{"id":128242,"date":"2022-10-05T16:29:24","date_gmt":"2022-10-05T14:29:24","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=128242"},"modified":"2022-10-05T16:29:24","modified_gmt":"2022-10-05T14:29:24","slug":"projektligji-per-faljen-e-gjobave-gjate-pandemise-procedohet-per-ne-kuvend","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/projektligji-per-faljen-e-gjobave-gjate-pandemise-procedohet-per-ne-kuvend\/","title":{"rendered":"Projektligji p\u00ebr faljen e gjobave gjat\u00eb pandemis\u00eb procedohet p\u00ebr n\u00eb Kuvend"},"content":{"rendered":"<p>Projektligji q\u00eb synon faljen e gjobave p\u00ebr shkel\u00ebsit e masave t\u00eb vendosura gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb COVID-19 \u00ebsht\u00eb proceduar n\u00eb Kuvend pa p\u00ebrkrahjen e Komisionit p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsi dhe Mir\u00ebqenie Sociale. Kat\u00ebr an\u00ebtar\u00eb votuan kund\u00ebr k\u00ebtij Projektligji, kurse tre pro.<\/p>\n<p>E shqyrtimi i k\u00ebtij projektligji n\u00eb mbledhjen e sotme t\u00eb Komisionit p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsi p\u00ebrplasi pozit\u00ebn me opozit\u00ebn. Derisa partia n\u00eb pushtet e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb projektligj duke e  konsideruar diskriminues, opozita e mb\u00ebshteti at\u00eb.<\/p>\n<p>Propozuesi i k\u00ebtij projektligji, Nol Nushi, adresoi kritika p\u00ebr Kuvendin e Kosov\u00ebs p\u00ebr trajtimin me vones\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj iniciative ligjore.<\/p>\n<p>\u201cProjektligji \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2021, sot jemi n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2022, 15 muaj pas dor\u00ebzimit t\u00eb k\u00ebtij projektligji n\u00eb Kuvend po e trajtojm\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. K\u00ebt\u00eb e kam si kritik\u00eb p\u00ebr vonesat e paarsyeshme t\u00eb institucioneve n\u00eb trajtimin e nj\u00eb projektligji q\u00eb ka vet\u00ebm 5 faqe. P\u00ebr ta trajtuar k\u00ebt\u00eb projektligj ka pasur nevoj\u00eb ka shum\u00eb \u00ebsht\u00eb end po besoj n\u00ebp\u00ebr procedura burokratike totalisht pa nevoj\u00eb  dhe \u00ebsht\u00eb dekurajuese p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb propozime tjera p\u00ebr projektligje\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Nushi tha se falja e gjobave nuk vlen p\u00ebr bizneset e m\u00ebdha dhe vet\u00eb partit\u00eb politike q\u00eb e shkel\u00ebn Ligjin p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e pandemis\u00eb COVID-19.<\/p>\n<p>Po ashtu, ai theksoi se vet\u00ebm nga Policia e Kosov\u00ebs jan\u00eb shqiptuar 329 mij\u00eb gjoba p\u00ebr mos respektim t\u00eb masave anti-COVID.<\/p>\n<p>\u201cAi ligj q\u00eb ka dal\u00eb, ka dal\u00eb si pasoj\u00eb e votimit n\u00eb Kuvend mir\u00ebpo shkelja flagrante e atij ligji q\u00eb ndodh pik\u00ebrisht  prej partive t\u00eb Kuvendit n\u00eb fushat\u00ebn e famshme t\u00eb vitit 2021 na ka nxit neve si qytetar\u00eb t\u00eb reagojm\u00eb ndaj k\u00ebsaj padrejt\u00ebsie dhe t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb faljen e  p\u00ebrgjithshme t\u00eb gjobave t\u00eb shqiptuara n\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij ligji. Me k\u00ebt\u00eb ligj q\u00eb \u00ebsht\u00eb para jush p\u00ebrjashtohen bizneset e m\u00ebdha, nuk p\u00ebrjashtohen bizneset e vogla dhe t\u00eb mesme, atyre duhet tu falen\u2026 Po ashtu p\u00ebrjashtohen nga falja edhe partit\u00eb politike q\u00eb jan\u00eb z\u00ebn\u00eb n\u00eb shkelje flagrante t\u00eb ligjit\u2026 Sot kam marr nga Policia t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb jan\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb  k\u00ebtij ligji: jan\u00eb shqiptuar 329 mij\u00eb gjoba. Pra po flasim gati \u00bc e popullsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij ligji dhe n\u00eb disa matje q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb jemi vendi me m\u00eb s\u00eb shumti d\u00ebnime p\u00ebr kok\u00eb banori. Un\u00eb dua t\u00eb k\u00ebrkoj  ndihm\u00ebn tuaj q\u00eb ky projektligj t\u00eb avancohet n\u00eb procedurat e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shpejtuar edhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet me at\u00eb sa keni mund\u00ebsi por jo t\u00eb nd\u00ebrrohet\u201d, tha Nushi.<\/p>\n<p>Por, kryetarja e k\u00ebtij Komisioni, Fatmire Koll\u00e7aku e konsideroi se projektligj ka humbur kuptimin. Madje ajo vler\u00ebsoi se me faljen e gjobave p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb shkel masat anti-COVID  b\u00ebhet nj\u00eb precedent i rreziksh\u00ebm p\u00ebr sh\u00ebndetin publik.<\/p>\n<p>\u201cKy ligj tani e ka humbur edhe kuptimin e vet, qytetar\u00ebt nuk mund t\u2019i ndajm\u00eb n\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe t\u00eb pand\u00ebrgjegjsh\u00ebm, ata q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjigjur kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb i kan\u00eb shkelur edhe ligjet q\u00eb ishin aktuale n\u00eb fuqi dhe t\u00eb gjitha vendimet q\u00eb jan\u00eb t\u00eb obliguara\u2026 Duhet ta mbrojm\u00eb shtetin ligjor dhe mos t\u00eb krijojm\u00eb precedane t\u00eb rrezikshme kur kemi kriza t\u00eb tilla kur jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebndet publik, ne mund t\u00eb themi se ende nuk \u00ebsht\u00eb mbyllur epidemia por nuk  mund t\u00eb themi se nuk do t\u00eb kemi situata t\u00eb ngjashme\u201d, theksoi ajo.<\/p>\n<p>Mendim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me Koll\u00e7akun ndau edhe deputeti nga radh\u00ebt e LVV-s\u00eb, Burim Meta.<\/p>\n<p>\u201cMendoj q\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt  kan\u00eb shkelur ligjin, ne sot edhe n\u00eb komunikacion kemi ndonj\u00ebher\u00eb tolerime t\u00eb tilla t\u00eb ndonj\u00eb polici edhe ndaj qytetar\u00ebve\u2026 Mendoj q\u00eb nuk duhet t\u00eb mb\u00ebshteten ata qytetar\u00eb q\u00eb kan\u00eb  shkelur ligjin p\u00ebr shkak se as ne asnj\u00ebher\u00eb nuk jemi t\u00eb sigurt se n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim nuk do t\u00eb kemi n\u00eb vitet e ardhshme pandemi t\u00eb tilla\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Por mb\u00ebshtetje p\u00ebr Projektligjin p\u00ebr faljen e masave nd\u00ebshkimore t\u00eb vendosura gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Pandemis\u00eb Covid-19 ofruan partit\u00eb opozitare PDK dhe AAK.<\/p>\n<p>Deputeti i PDK-s\u00eb, Bekim Haxhiu vonesat p\u00ebr procedim t\u00eb k\u00ebtij Projektligji n\u00eb Kuvend i ka konsideruar t\u00eb kund\u00ebrligjshme.<\/p>\n<p>Haxhiu konsideron se gjobat kan\u00eb qen\u00eb selektive dhe jan\u00eb gjobitur vet\u00ebm qytetar\u00ebt, nd\u00ebrsa jan\u00eb amnistuar politikan\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cKushdo dhe sa do q\u00eb e ka mbajtur n\u00ebp\u00ebr sirtar\u00ebt e zyrave t\u00eb tyre n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb shkelje ligjore\u2026 Ka nevoj\u00eb q\u00eb ky ligj t\u00eb trajtohet  nga t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt e Kuvendit dhe t\u00eb analizohet drejt\u00eb dhe mir\u00eb efekti i k\u00ebtij ligji sot n\u00eb koh\u00eb krize. Ka filluar p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb dhe se gjobat nuk kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj, jan\u00eb nd\u00ebshkuar qytetar\u00ebt e jan\u00eb amnistuar politikan\u00ebt. Prandaj,  ka nevoj\u00eb q\u00eb ky ligj t\u00eb miratohet n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb jet\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr qytetar\u00ebt sepse tani m\u00eb nuk ka rrezik q\u00eb n\u00ebse largohen gjobat do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb rritjen e pandemis\u00eb\u2026 Besa, n\u00ebse e krahasojm\u00eb vitin 2021 me vitin 2020 vlen t\u00eb theksohet se m\u00eb mir\u00eb kemi kaluar n\u00eb vitin 2022 kur nuk ka pasur masa e veprime t\u00eb qeveris\u00eb e pothuajse nuk kemi  pas as minist\u00ebr t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, sesa n\u00eb vitin 2021 kur kemi pasur masa e ministra e deklarime t\u00eb p\u00ebrditshme\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Edhe deputeti nga AAK-ja, Shemsedin Dreshaj u shpreh pro projektligjit q\u00eb synon faljen e gjobave t\u00eb vendosura nga institucionet p\u00ebr mos respektim t\u00eb masave anti-COVID.<\/p>\n<p>\u201cDerisa kemi implementim selektiv t\u00eb ligjit COVID-19 n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb raport me gjoba edhe un\u00eb jam pjes\u00eb e politik\u00ebs edhe un\u00eb kam marr pjes\u00eb n\u00eb kampanj\u00ebn zgjedhore  edhe un\u00eb kam marr pjes\u00eb n\u00eb tubime ku n\u00eb nj\u00eb tubim edhe jemi d\u00ebnuar ku si kemi respektuar t\u00eb gjitha partit\u00eb politike, por p\u00ebr zotin ka pas plot\u00eb prej juve q\u00eb jeni t\u00eb pranish\u00ebm e t\u00eb cil\u00ebt keni marr pjes\u00eb edhe n\u00ebp\u00ebr oda dhe nuk keni respektuar asnj\u00eb mas\u00eb dhe nuk jen\u00eb t\u00eb nd\u00ebshkuar dhe un\u00eb nuk jam nd\u00ebshkuar. Pra, kur t\u00eb kan\u00eb z\u00ebn\u00eb t\u00eb kan\u00eb nd\u00ebshkuar, kur nuk t\u00eb kan\u00eb z\u00ebn\u00eb ke kaluar\u2026 P\u00ebr gabime t\u00eb nj\u00ebjta kemi veprime t\u00eb ndryshme, p\u00ebr obligime t\u00eb nj\u00ebjta t\u00eb cilat e obligojn\u00eb qeverin\u00eb kemi veprime t\u00eb ndryshme ndaj ky ligj \u00ebsht\u00eb i kontestuar. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb, un\u00eb rekomandoj q\u00eb si pozit\u00eb dhe opozit\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi s\u00eb bashku dhe k\u00ebt\u00eb ligj ta ngrehim n\u00eb cil\u00ebsi dhe ta gjejm\u00eb nj\u00eb modalitet si t\u00eb veprojm\u00eb q\u00eb nes\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb t\u00eb mos na p\u00ebrs\u00ebritet\u201d, theksoi ai. <\/p>\n<p>Projektligji p\u00ebr faljen e masave nd\u00ebshkimore t\u00eb vendosura gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Pandemis\u00eb COVID-19 \u00ebsht\u00eb iniciativ\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs si lloj peticioni i cili ishte n\u00ebnshkruar nga mbi 11 mij\u00eb qytetar\u00eb.<\/p>\n<p>E n\u00eb Ligjin p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e pandemis\u00eb COVID-19 ishin parapar\u00eb gjoba p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb shkelnin masat anti-COVID.\/kp\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Projektligji q\u00eb synon faljen e gjobave p\u00ebr shkel\u00ebsit e masave t\u00eb vendosura gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb COVID-19 \u00ebsht\u00eb proceduar n\u00eb Kuvend pa p\u00ebrkrahjen e Komisionit p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsi dhe Mir\u00ebqenie Sociale. Kat\u00ebr an\u00ebtar\u00eb votuan kund\u00ebr k\u00ebtij Projektligji, kurse tre pro. E shqyrtimi i k\u00ebtij projektligji n\u00eb mbledhjen e sotme t\u00eb Komisionit p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsi p\u00ebrplasi pozit\u00ebn me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":128243,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-128242","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128242","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=128242"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128242\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/128243"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=128242"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=128242"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=128242"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}