{"id":128567,"date":"2022-10-06T23:23:25","date_gmt":"2022-10-06T21:23:25","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=128567"},"modified":"2022-10-06T23:23:25","modified_gmt":"2022-10-06T21:23:25","slug":"kurti-qeveria-dhe-populli-i-kosoves-besojne-ne-bashkimin-evropian","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kurti-qeveria-dhe-populli-i-kosoves-besojne-ne-bashkimin-evropian\/","title":{"rendered":"Kurti: Qeveria dhe populli i Kosov\u00ebs besojn\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian"},"content":{"rendered":"<p>Kryeminstri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb pritjen e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komitetit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Aspektet Civile t\u00eb Menaxhimit t\u00eb Krizave n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Aktiviteti n\u00eb fjal\u00eb u organizua nga EULEX-i dhe Ambasada e \u00c7ekis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSi Kryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, jam i lumtur t\u00eb raportoj se pas vet\u00ebm nj\u00eb viti e gjysm\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparime t\u00eb m\u00ebdha pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto fusha. Vitin e kaluar, ne u p\u00ebrmir\u00ebsuam me 17 vende sipas Indeksit t\u00eb Perceptimit t\u00eb Korrupsionit t\u00eb Transparency International dhe 17 vende t\u00eb tjera n\u00eb Indeksin e Liris\u00eb s\u00eb Shtypit Bot\u00ebror t\u00eb Reporter\u00ebve pa Kufij; dhe ne jemi num\u00ebr nj\u00eb n\u00eb rajon p\u00ebr sa i p\u00ebrket sundimit t\u00eb ligjit sipas Projektit Bot\u00ebror t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb\u201d u shpreh kryeministri Kurti.<\/p>\n<p>Kurti u shpreh se Kosova ka sh\u00ebnuar edhe rritje ekonomike dhe progres t\u00eb madh, sidomos gjat\u00eb p\u00ebrballjes me kriza globale.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb fjala e plot\u00eb e kryeministrit n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim:<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komitetit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Aspektet Civile t\u00eb Menaxhimit t\u00eb Krizave n\u00eb Kosov\u00eb,<\/p>\n<p>I nderuari shef i Misionit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Sundimin e Ligjit n\u00eb Kosov\u00eb, Ambasadori Lars-Gunnar Wigemark,<\/p>\n<p>I nderuari i Ngarkuar me Pun\u00eb i Ambasad\u00ebs s\u00eb \u00c7ekis\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, z.Pavel B\u00edlek,<\/p>\n<p>I nderuar Ambasador i BE-s\u00eb, Shef i Misionit, z.Tom\u00e1\u0161 Szunyog<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq, koleg\u00eb dhe partner\u00eb,<\/p>\n<p>Zonja dhe zot\u00ebrinj,<\/p>\n<p>Ju faleminderit shum\u00eb p\u00ebr organizimin e k\u00ebsaj pritjeje. D\u00ebshiroj t\u2019u uroj mir\u00ebseardhje t\u00eb ngroht\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs mysafir\u00ebve tan\u00eb nga delegacioni i CIVICOM.<\/p>\n<p>Jam njoftuar se q\u00ebllimi i vizit\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij delegacioni \u00ebsht\u00eb \u201ct\u00eb b\u00ebj\u00eb vler\u00ebsimin e pun\u00ebs s\u00eb Misionit t\u00eb EULEX-it n\u00eb Kosov\u00eb dhe t\u00eb kuptoj\u00eb m\u00eb thell\u00eb situat\u00ebn e sundimit t\u00eb ligjit dhe t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb terren\u201d.<\/p>\n<p>Si Kryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, jam i lumtur t\u00eb raportoj se pas vet\u00ebm nj\u00eb viti e gjysm\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparime t\u00eb m\u00ebdha pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto fusha. Vitin e kaluar, ne u p\u00ebrmir\u00ebsuam me 17 vende sipas Indeksit t\u00eb Perceptimit t\u00eb Korrupsionit t\u00eb Transparency International dhe 17 vende t\u00eb tjera n\u00eb Indeksin e Liris\u00eb s\u00eb Shtypit Bot\u00ebror t\u00eb Reporter\u00ebve pa Kufij; dhe ne jemi num\u00ebr nj\u00eb n\u00eb rajon p\u00ebr sa i p\u00ebrket sundimit t\u00eb ligjit sipas Projektit Bot\u00ebror t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Gjat\u00eb mandatit ton\u00eb aktual ne kemi kryer edhe rreth 800 operacione policore kund\u00ebr krimeve ekonomike dhe korrupsionit dhe kemi arrestuar mbi 2000 persona, duke p\u00ebrfshir\u00eb rreth 300 zyrtar\u00eb publik\u00eb apo shtet\u00ebror\u00eb. Kemi shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb 68 banda kriminale dhe kemi konfiskuar mbi 1.7 ton drog\u00eb ilegale.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhd\u00ebn e invazionit t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb Ukrain\u00ebs nga Federata Ruse k\u00ebt\u00eb vit, Rusia ka shtuar p\u00ebrpjekjet e saj p\u00ebr t\u00eb destabilizuar situat\u00ebn e siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb bashk\u00ebpunim me Serbin\u00eb, aleatin e saj t\u00eb ngusht\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Qeveria jon\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb p\u00ebrputhje me rrethanat duke intensifikuar bashk\u00ebpunimin ton\u00eb me NATO-n, BE-n\u00eb, SHBA-n\u00eb, Britanin\u00eb e Madhe dhe aleat\u00ebt kryesor\u00eb evropian\u00eb. Po ashtu kemi dyfishuar fondet p\u00ebr Forc\u00ebn e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Dhe ne kemi prezantuar nj\u00eb pako ekonomike p\u00ebr t\u00eb luftuar inflacionin pasues, si dhe sot kemi filluar me masat p\u00ebr subvencionimin e efi\u00e7enc\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>E di q\u00eb p\u00ebrshkrimi juaj i pun\u00ebs p\u00ebrdor\u00eb shprehjen \u201cmenaxhimi i kriz\u00ebs\u201d. Meqen\u00ebse kriza \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kriz\u00eb e shum\u00ebfisht\u00eb, ndoshta nevojitet t\u00eb p\u00ebrparojm\u00eb me guxim nga menaxhimi drejt zgjidhjes. Pra, zgjidhja e kriz\u00ebs s\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn ne s\u00eb bashku p\u00ebrballemi.<\/p>\n<p>Qeveria dhe populli i Kosov\u00ebs besojn\u00eb n\u00eb BE dhe ne mendojm\u00eb se BE-ja duhet t\u00eb ket\u00eb ambicie t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor dhe p\u00ebr vete. BE-ja duhet t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb, ne t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb mbrojm\u00eb BE-n\u00eb dhe BE-ja duhet t\u00eb zgjerohet.<\/p>\n<p>Ne kemi nd\u00ebrmarr\u00eb gjithashtu hapa p\u00ebr t\u00eb rritur dialogun me komunitetin serb, dhe komunitetet e tjera joshumic\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i integrojm\u00eb ata si qytetar\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb vendit ton\u00eb. T\u00eb drejtat e pakicave tona jan\u00eb t\u00eb mbrojtura dhe do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb. Ne themi se barazia p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb kemi demokraci t\u00eb sh\u00ebndetshme. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb demokraci, pa t\u00eb drejta t\u00eb njeriut, pa barazi dhe pa pluraliz\u00ebm. Sundimi i ligjit, mund\u00ebsit\u00eb ekonomike dhe drejt\u00ebsia sociale do t\u2019i bashkojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt dhe komunitetet n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, pavar\u00ebsisht nga p\u00ebrkat\u00ebsia etnike apo fetare.<\/p>\n<p>Krahas k\u00ebtyre sukseseve n\u00eb pun\u00ebt tona t\u00eb brendshme, Kosova ka treguar gjithashtu se \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb sigurin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ne mor\u00ebm pjes\u00eb me entuziaz\u00ebm n\u00eb Defender Europe 2021 s\u00eb bashku me 26 vende t\u00eb tjera dhe nuk humb\u00ebm koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb iu bashkuar sanksioneve t\u00eb ShBA-ve dhe BE-s\u00eb kund\u00ebr Federat\u00ebs Ruse. I kemi strehuar mbi 1.800 refugjat\u00eb nga Afganistani, aktualisht po strehojm\u00eb 410 prej tyre, nd\u00ebrsa n\u00ebnt\u00eb gazetar\u00eb nga Ukraina, tani jan\u00eb banor\u00eb t\u00eb kryeqytetit ton\u00eb, Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, krahas p\u00ebrparimeve tona n\u00eb fush\u00ebn e sundimit t\u00eb ligjit dhe siguris\u00eb, Republika e Kosov\u00ebs ka treguar progres t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm ekonomik n\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00eb vit e gjysm\u00eb, edhe p\u00ebrball\u00eb krizave t\u00eb shumta globale. Vitin e kaluar e mbyll\u00ebm me rritje ekonomike prej 10.7%. Dhe k\u00ebt\u00eb vit, n\u00eb tremujorin e par\u00eb, kemi pasur 4,9 % t\u00eb rritjes s\u00eb BPV-s\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ne kemi siguruar q\u00eb prosperiteti i vendit ton\u00eb t\u00eb ndahet gjer\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popullsin\u00eb ton\u00eb. Nd\u00ebr iniciativat e tjera, ne kemi ndar\u00eb subvencione p\u00ebr n\u00ebnat e reja dhe f\u00ebmij\u00ebt, si dhe kemi rritur pensionet me 11%, duke p\u00ebrfshir\u00eb pensionet p\u00ebr personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara me 33%. Dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, arsimi i lart\u00eb publik n\u00eb vendin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht pa pages\u00eb. E gjith\u00eb kjo tregon se, p\u00ebrkund\u00ebr asaj q\u00eb disa qeveri autokratike, fuqi dhe superfuqi n\u00eb bot\u00eb po p\u00ebrpiqen me d\u00ebshp\u00ebrim t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb, demokracia dhe p\u00ebrparimi ekonomik shkojn\u00eb krah p\u00ebr krah. N\u00eb bashk\u00ebpunim me aleat\u00ebt tan\u00eb n\u00eb BE dhe m\u00eb gjer\u00eb, qeveria ime vazhdon t\u00eb punoj\u00eb \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb demonstruar k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb her\u00eb ju uroj mir\u00ebseardhje t\u00eb ngroht\u00eb dhe q\u00ebndrim shum\u00eb t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm dhe produktiv n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeminstri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb pritjen e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komitetit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Aspektet Civile t\u00eb Menaxhimit t\u00eb Krizave n\u00eb Kosov\u00eb. Aktiviteti n\u00eb fjal\u00eb u organizua nga EULEX-i dhe Ambasada e \u00c7ekis\u00eb. \u201cSi Kryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, jam i lumtur t\u00eb raportoj se pas vet\u00ebm nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":128568,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-128567","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128567","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=128567"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128567\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/128568"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=128567"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=128567"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=128567"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}