{"id":128652,"date":"2022-10-07T23:21:24","date_gmt":"2022-10-07T21:21:24","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=128652"},"modified":"2022-10-07T23:21:24","modified_gmt":"2022-10-07T21:21:24","slug":"vajza-nga-gjilani-mori-ne-duar-sigurine-e-microsoft-it","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/vajza-nga-gjilani-mori-ne-duar-sigurine-e-microsoft-it\/","title":{"rendered":"Vajza nga Gjilani mori n\u00eb duar sigurin\u00eb e Microsoft-it"},"content":{"rendered":"<p>Kukullat e saj nuk mbijetonin asnj\u00ebher\u00eb gjat\u00eb. Q\u00eb kur mban mend, Teuta Hyseni, thot\u00eb se gjithmon\u00eb i priste lodrat e saj n\u00eb gjysm\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si ishin t\u00eb nd\u00ebrtuara nga brenda.<\/p>\n<p>Mij\u00ebvje\u00e7arin e ri n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj n\u00eb Gjilan e kishin pritur me nj\u00eb kompjuter t\u00eb ri, Pentium 3, e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kureshtje ia kishte ngjallur edhe teknologjia q\u00eb e fuqizonte at\u00eb.<\/p>\n<p>E lindur n\u00eb nj\u00eb familje at\u00ebher\u00eb pes\u00eban\u00ebtar\u00ebshe, Teuta p\u00ebrshkruhej gjithmon\u00eb si nj\u00eb vajz\u00eb e urt\u00eb, asnj\u00ebher\u00eb e lazdruar dhe shum\u00eb e lidhur pas n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj. Di\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb e karakterizonte at\u00eb ishte edhe pasioni p\u00ebr video-loj\u00ebrat, si Counter Strike dhe Need for Speed, i ngjallur nga koha q\u00eb kalonte me dy v\u00ebllez\u00ebrit e saj dhe gatishm\u00ebria p\u00ebr t\u2019i luftuar kornizat tradicionale gjinore.<\/p>\n<p>K\u00ebto karakteristika e kan\u00eb ndjekur Teut\u00ebn gjat\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00eb saj jet\u00ebsor: nga shkollimi fillor dhe i mes\u00ebm n\u00eb Gjilan, ai universitar n\u00eb Teksas t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs e deri te pun\u00ebsimi n\u00eb gjigantin amerikan, Microsoft, si inxhiniere e siguris\u00eb kibernetike.<\/p>\n<p>Dashuria p\u00ebr numrat q\u00eb ia p\u00ebrcaktoi fatin n\u00eb jet\u00eb<\/p>\n<p>Prej kur kishte filluar shkollimin, Teuta gjithmon\u00eb preferonte t\u00eb zgjidhte probleme matematikore, para se t\u00eb shkruante ndonj\u00eb ese ose t\u00eb lexonte teori. Kjo e kishte shtyr\u00eb at\u00eb q\u00eb ta zgjidhte inxhinierin\u00eb p\u00ebr karrier\u00ebn e saj, e jo drejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb ishte opsioni i saj i dyt\u00eb, apo mjek\u00ebsin\u00eb q\u00eb ishte preferenc\u00eb e familjes s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Edhe tani, ajo preferon t\u00eb merret vesh me t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebrmes numrave, n\u00eb vend t\u00eb fjal\u00ebve, pasi thot\u00eb se i mban mend m\u00eb leht\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb qesharake. N\u00eb autostradat n\u00eb Amerik\u00eb, secila dalje e ka numrin dhe emrin. Un\u00eb kurr\u00eb nuk mund ta mbaj mend emrin e daljes, gjithmon\u00eb me numra shkoj. Njer\u00ebzit zakonisht e mbajn\u00eb mend emrin, un\u00eb vet\u00ebm them \u2018tregoma numrin\u2019\u201d, thot\u00eb Teuta duke qeshur, teksa rr\u00ebfen p\u00ebr REL-in jet\u00ebn e saj n\u00eb San Francisko t\u00eb SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Familja Hyseni n\u00eb Gjilan, qytet n\u00eb pjes\u00ebn lindore t\u00eb Kosov\u00ebs, num\u00ebron disa an\u00ebtar\u00eb q\u00eb e ndajn\u00eb k\u00ebt\u00eb dashuri p\u00ebr numrat. Nd\u00ebr ta ishte edhe babai i Teut\u00ebs, i cili ishte matematikan. Megjithat\u00eb, ai nuk pati fatin ta shijoj\u00eb suksesin e vajz\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb fush\u00ebn q\u00eb e donte, pasi q\u00eb vdiq kur Teuta ishte dyvje\u00e7are.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrderisa mund ta ket\u00eb marr\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebt ekzakte nga babai i saj, mb\u00ebshtetjen morale p\u00ebr t\u00eb vazhduar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, pavar\u00ebsisht sfidave, thot\u00eb se e mori nga n\u00ebna e saj.<\/p>\n<p>Nga d\u00ebshira p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb n\u00ebn\u00ebn krenare, Teuta thot\u00eb se nuk u dor\u00ebzua kur hasi n\u00eb sfida.<\/p>\n<p>\u201cNdoshta shembull n\u00eb jet\u00eb p\u00ebr mua ka qen\u00eb mami im me at\u00eb p\u00ebrkushtimin e saj. Ajo m\u00eb ka shtyr\u00eb gjithmon\u00eb, sepse kam pasur shum\u00eb sfida n\u00eb jet\u00eb, kur kam th\u00ebn\u00eb se nuk dua [t\u00eb vazhdoj] m\u00eb, sepse jam lodhur dhe nuk mundem m\u00eb\u201d, rr\u00ebfen gjilanasja, duke treguar se kur kishte diplomuar n\u00eb Universitetin Luterian t\u00eb Teksasit, m\u00eb shum\u00eb ishte emocionuar nga prania e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj, sesa nga profesor\u00ebt q\u00eb do ta vler\u00ebsonin.<\/p>\n<p>Sfidat q\u00eb s\u2019e ndal\u00ebn dot<\/p>\n<p>Edhe pse kishte nisur p\u00ebrgatitjet p\u00ebr studime universitare p\u00ebr inxhinieri jasht\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb nga viti i dyt\u00eb i shkoll\u00ebs s\u00eb mesme, zgjedhja e saj nuk i erdhi leht\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Teuta u p\u00ebrball me shum\u00eb dyshime nga njer\u00ebz q\u00eb i sugjeronin t\u00eb zgjidhte nj\u00eb fush\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb ishte, sipas tyre, m\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr nj\u00eb vajz\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb shoq\u00ebri, k\u00ebto l\u00ebnd\u00ebt STEM [shkenc\u00eb, teknologji, inxhinieri dhe matematik\u00eb] gjithmon\u00eb mendohen q\u00eb jan\u00eb p\u00ebr meshkuj. Por, kjo nuk ka kuptim, pasi q\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb fillore e t\u00eb mesme vajzat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb zonjat se djemt\u00eb. Un\u00eb gjithmon\u00eb e kam pasur pyetjen se \u00e7far\u00eb b\u00ebhet kur shkojm\u00eb n\u00eb fakultet\u2026 A e humbim at\u00eb diturin\u00eb q\u00eb e kemi n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme?\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjen e k\u00ebsaj pyetjeje q\u00eb ia kishte b\u00ebr\u00eb vetes, e mori n\u00eb vitin 2008, kur nisi studimet n\u00eb Universitetin Luterian t\u00eb Teksasit. Gjat\u00eb studimeve, Teuta tregon se ishte m\u00eb e p\u00ebrgatitur n\u00eb Matematik\u00eb e Fizik\u00eb, sesa shum\u00eb student\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, u zgjodh edhe guvernatore e student\u00ebve gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit t\u00eb studimeve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, jo gjith\u00e7ka ishte e leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Kur shkoi n\u00eb Teksas, Teuta thot\u00eb se hasi n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi shkaku i gjuh\u00ebs, metodave t\u00eb shkrimit akademik dhe orarit t\u00eb ngjeshur t\u00eb ligj\u00ebratave dhe detyrave universitare.<\/p>\n<p>Por, d\u00ebshira e madhe p\u00ebr t\u00eb arritur e motivoi q\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 angazhimit n\u00eb fakultet, t\u00eb b\u00ebnte praktik\u00eb n\u00eb kompanin\u00eb e teknologjis\u00eb, Rackspace, n\u00eb shoqat\u00ebn bamir\u00ebse, Make A Wish, dhe n\u00eb kompanin\u00eb e investimeve, Bulldog.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb, faktikisht, kam l\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb familjen dhe jetoj tash n\u00eb Amerik\u00eb, shum\u00eb larg prej tyre. Dhe n\u00ebse nuk arrij, me gjith\u00eb ato sakrifica, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb m\u00eb dukej humbje kohe dhe nuk do t\u2019ia vlente n\u00ebse nuk b\u00ebj di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb sesa q\u00eb do t\u00eb kisha mundur t\u00eb b\u00ebja n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, shprehet Teuta.<\/p>\n<p>Shpeshher\u00eb n\u00eb karrier\u00ebn e saj, Teuta thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb dashur t\u2019ua d\u00ebshmoj\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00ebve vler\u00ebn e saj. Paragjykimet se nj\u00eb vajz\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb inxhiniere e zonja, e ndoq\u00ebn edhe n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Ajo rikujton se si k\u00ebshilluese p\u00ebr siguri kibernetike p\u00ebr firm\u00ebn Denim Group, me baz\u00eb n\u00eb San Antonio t\u00eb Teksasit, ishte n\u00ebnvler\u00ebsuar nga inxhinier\u00ebt softuerik\u00eb, pun\u00ebn e t\u00eb cil\u00ebve po e analizonte.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha informatat duhej t\u2019i merrja nga inxhinier\u00ebt e asaj kompanie dhe at\u00eb m\u00ebdyshjen e tyre q\u00eb ndoshta un\u00eb nuk jam person me dituri, e kam ndier shkaku i m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb komunikimit. Ata nuk ishin n\u00eb dijeni t\u00eb asaj se \u00e7far\u00eb kam gjetur un\u00eb dhe kur e kam prezantuar raportin, shefi i siguris\u00eb n\u00eb at\u00eb kompani gati sa nuk filloi t\u00eb qante, p\u00ebr shkak se ata kishin shum\u00eb probleme t\u00eb siguris\u00eb kibernetike\u201d, kujton ajo.<\/p>\n<p>D\u00ebshira e pangopshme p\u00ebr t\u00eb arritur m\u00eb shum\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2017, Teuta nisi pun\u00ebn si inxhiniere e siguris\u00eb kibernetike n\u00eb kompanin\u00eb e teknologjis\u00eb, Microsoft, ku tani sh\u00ebrben edhe si mentore p\u00ebr inxhinier\u00ebt e rinj n\u00eb at\u00eb departament.<\/p>\n<p>Teuta thot\u00eb se e ndien obligim moral q\u00eb t\u2019i b\u00ebj\u00eb produktet e paket\u00ebs Office, n\u00eb t\u00eb cilat punon, t\u00eb sigurta p\u00ebr p\u00ebrdoruesit, pasi, si\u00e7 thot\u00eb, \u201cnuk mund t\u00eb presim q\u00eb njer\u00ebzit e r\u00ebndomt\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm dhe t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb mbrohen vet\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse un\u00eb ende jam n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb kibernetike\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Teuta d\u00ebshiron t\u2019i kontribuoj\u00eb komunitetit t\u00eb siguris\u00eb kibernetike edhe n\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebt\u00eb ajo po e b\u00ebn p\u00ebrmes pjes\u00ebmarrjes n\u00eb konferenca t\u00eb ndryshme, si ajo e jav\u00ebs s\u00eb kaluar n\u00eb Prishtin\u00eb: Samiti Digjital p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor. N\u00eb k\u00ebt\u00eb samit, Teuta mbajti nj\u00eb fjalim frym\u00ebzues n\u00eb tem\u00ebn \u201cBesimi dhe siguria\u201d.<\/p>\n<p>E, p\u00ebr vet\u00eb Teut\u00ebn, frym\u00ebzim \u00ebsht\u00eb \u00ebndrra p\u00ebr ta hapur nj\u00eb kompani t\u00eb saj n\u00eb fush\u00ebn e teknologjis\u00eb. I vetmi shqet\u00ebsim n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt \u00ebsht\u00eb se do ta ket\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta braktis\u00eb rehatin\u00eb q\u00eb e ka n\u00eb Microsoft.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb gj\u00eb q\u00eb do ta them p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00ebse mendoni t\u00eb jeni sip\u00ebrmarr\u00ebs, at\u00ebher\u00eb nisjani her\u00ebt, sepse kur vjen n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb ku je shum\u00eb rehat, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ta l\u00ebsh at\u00eb dhe t\u00eb fillosh di\u00e7ka t\u00eb re. Sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb kalon koha, aq m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb do t\u00eb jet\u00eb\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Por, pavar\u00ebsisht problemeve q\u00eb mund t\u2019i has\u00eb n\u00eb fillim kur ta nis\u00eb rrug\u00ebtimin tjet\u00ebr drejt \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb saj, Teuta thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb p\u00ebrballet me \u00e7do sfid\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBesoj q\u00eb edhe k\u00ebsaj do t\u2019ia arrij\u201d, shprehet ajo, teksa optimizmi i v\u00ebrehet edhe n\u00eb syt\u00eb e rrudhosur nga buz\u00ebqeshja.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kukullat e saj nuk mbijetonin asnj\u00ebher\u00eb gjat\u00eb. Q\u00eb kur mban mend, Teuta Hyseni, thot\u00eb se gjithmon\u00eb i priste lodrat e saj n\u00eb gjysm\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si ishin t\u00eb nd\u00ebrtuara nga brenda. Mij\u00ebvje\u00e7arin e ri n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj n\u00eb Gjilan e kishin pritur me nj\u00eb kompjuter t\u00eb ri, Pentium 3, e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":128653,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-128652","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128652","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=128652"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/128652\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/128653"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=128652"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=128652"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=128652"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}