{"id":129052,"date":"2022-10-12T13:35:22","date_gmt":"2022-10-12T11:35:22","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=129052"},"modified":"2022-10-12T13:35:22","modified_gmt":"2022-10-12T11:35:22","slug":"nuk-lirohet-ish-presidenti-gjykatesi-i-speciales-ekziston-rreziku-qe-thaci-te-arratiset","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/nuk-lirohet-ish-presidenti-gjykatesi-i-speciales-ekziston-rreziku-qe-thaci-te-arratiset\/","title":{"rendered":"Nuk lirohet ish-presidenti, gjykat\u00ebsi i Speciales: Ekziston rreziku q\u00eb Tha\u00e7i t\u00eb arratiset"},"content":{"rendered":"<p>Gjykat\u00ebsi i procedur\u00ebs paraprake, Nicolas Guillou, me 29 shtator, ka marr\u00eb vendim, me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cilit ia ka vazhduar mas\u00ebn e paraburgimit Hashim Tha\u00e7it, i cili po akuzohet p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Ai ka konkluduar se vazhdon t\u00eb ekzistoj rreziku q\u00eb Tha\u00e7i t\u00eb arratiset, pengoj\u00eb procedurat e kryej krime t\u00eb tjera, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>\u201cGjyqtari i procedur\u00ebs paraprake arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se rreziqet q\u00eb Tha\u00e7i do t\u00eb arratiset, do t\u00eb pengoj\u00eb mbar\u00ebvajtjen e procedur\u00ebs s\u00eb DhSK-s\u00eb ose do t\u00eb kryej\u00eb krime t\u00eb m\u00ebtejshme kund\u00ebr atyre q\u00eb perceptohen si kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb ofruar ose mund t\u00eb ofrojn\u00eb prova n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast dhe\/ ose do t\u00eb paraqiten n\u00eb DhsK, vazhdojn\u00eb t\u00eb ekzistojn\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket rrezikut t\u00eb arratisjes, n\u00eb pjes\u00ebn ku flitet p\u00ebr lirimin me kusht, thuhet se gjyqtari i procedur\u00ebs paraprake konsideron se, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar m\u00eb par\u00eb, ky rrezik mund t\u00eb zbutet mjaftuesh\u00ebm n\u00eb baz\u00eb t\u00eb zotimit t\u00eb Tha\u00e7it p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb arrest sht\u00ebpiak, qoft\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb apo n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb tret\u00eb me marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi me DhSK-n\u00eb dhe t\u2019i p\u00ebrmbahet \u00e7do kushti t\u00eb vendosur nga gjyqtari i procedur\u00ebs paraprak.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim p\u00ebrmenden k\u00ebto kushte i) dor\u00ebzimin e dokumenteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb udh\u00ebtimit; (ii) ndalimi i afrimit t\u00eb vendeve ose personave t\u00eb caktuar; (iii) ndjekja e procedurave me video-lidhje; dhe (iv) ndalimi i p\u00ebrdorimit t\u00eb medias ose aktivitetit politik.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket rrezikut t\u00eb pengimit t\u00eb progresit t\u00eb procedurave t\u00eb gjykat\u00ebs dhe kryerjes s\u00eb krimeve t\u00eb m\u00ebtutjeshme thuhet se gjyqtari konstatoi se d\u00ebrgimi i stafit t\u00eb objekteve t\u00eb paraburgimit t\u00eb DhSK-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbik\u00ebqyrur arrestin sht\u00ebpiak t\u00eb z. Tha\u00e7i n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mas\u00eb e paarsyeshme dhe, n\u00eb \u00e7do rast, nuk do t\u00eb zbuste n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb adekuate rreziqet e identifikuara<\/p>\n<p>\u201cDhe, n\u00eb \u00e7do rast, nuk do t\u00eb zbuste n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb adekuate rreziqet e identifikuara dhe as nuk do t\u00eb adresonte faktin se [REDAKTUAR]; (ii) p\u00ebrfshirja e Forc\u00ebs Evropiane t\u00eb Xhandarm\u00ebris\u00eb nuk do t\u00eb minimizonte mjaftuesh\u00ebm rreziqet q\u00eb [REDAKTUAR]; (iii) [REDAKTUAR]; (iv) kufizimi i list\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes q\u00eb lejohen t\u00eb jetojn\u00eb me z. Tha\u00e7i nuk do t\u00eb zbuste n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb adekuate rreziqet e identifikuara; (v) \u00e7do nd\u00ebrhyrje e supozuar n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e z. Tha\u00e7i p\u00ebr jet\u00ebn familjare ishte n\u00eb proporcion me q\u00ebllimet legjitime t\u00eb ndjekura; (vi) rreziku n\u00eb thelb i lart\u00eb i frik\u00ebsimit ose nd\u00ebrhyrjes p\u00ebr d\u00ebshmitar\u00ebt dhe\/ose an\u00ebtar\u00ebt e familjeve t\u00eb tyre nuk mund t\u00eb zbutet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive duke u mb\u00ebshtetur vet\u00ebm n\u00eb masat mbrojt\u00ebse dhe n\u00eb marr\u00ebveshjen e z. Tha\u00e7i p\u00ebr t\u2019u riburgosur 30 dit\u00eb para fillimit t\u00eb gjykimit pas skadimit t\u00eb masat mbrojt\u00ebse t\u00eb autorizuara n\u00eb rastin konkret; (vii) monitorimi virtual i vizitave nd\u00ebrmjet z. Tha\u00e7i dhe vizitor\u00ebve t\u00eb aprovuar paraprakisht nga Zyra e Regjistrimit nuk ofron nj\u00eb shkall\u00eb mbrojtjeje q\u00eb i afrohet mjaftuesh\u00ebm masave mbrojt\u00ebse t\u00eb ofruara nga monitorimi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb objektet e paraburgimit t\u00eb DhSK\u201d, thuhet tutje.<\/p>\n<p>Sipas gjykat\u00ebs, asnj\u00eb kusht shtes\u00eb, i cili mund t\u00eb merret parasysh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb arsyeshme, duke p\u00ebrfshir\u00eb ato t\u00eb propozuara nga [REDAKTUAR] ose ndonj\u00eb kusht tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb zbatohet qoft\u00eb n\u00eb [REDAKTUAR], nuk mund t\u00eb adresoj\u00eb mjaftuesh\u00ebm rreziqet e paraqitura nga z. Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Gjyqtari i Procedur\u00ebs Paraprake thuhet se kujton se masat e vendosura n\u00eb objektet e paraburgimit t\u00eb DhSK-s\u00eb, t\u00eb par\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, ofrojn\u00eb garanci t\u00eb forta kund\u00ebr vizitave dhe komunikimeve t\u00eb pa monitoruara me an\u00ebtar\u00ebt e familjes dhe vizitor\u00ebt e miratuar paraprakisht, me q\u00ebllim minimizimin e rreziqeve t\u00eb pengimit dhe kryerjes s\u00eb krime t\u00eb m\u00ebtejshme. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, thuhet se ato ofrojn\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb kontrolluar ku nj\u00eb shkelje e mundshme e konfidencialitetit mund t\u00eb identifikohet dhe\/ose parandalohet m\u00eb leht\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuke kujtuar se \u00ebsht\u00eb n\u00eb diskrecionin e gjyqtarit t\u00eb procedur\u00ebs paraprake q\u00eb t\u00eb krahasoj\u00eb kushtet e propozuara nga Mbrojtja me kushtet n\u00eb ambientet e paraburgimit t\u00eb DhSK, gjyqtari i procedur\u00ebs paraprake mbetet i bindur se kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrmes korniz\u00ebs s\u00eb monitorimit t\u00eb komunikimit t\u00eb zbatuesh\u00ebm n\u00eb DhSK q\u00eb komunikimet e z.Tha\u00e7i mund t\u00eb kufizohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb zbuten mjaftuesh\u00ebm rreziqet e lartp\u00ebrmendura\u201d, thuhet tutje.<\/p>\n<p>Gjykata po ashtu ka konkluduar q\u00eb, koha q\u00eb ai ka kaluar n\u00eb paraburgim nuk \u00ebsht\u00eb joproporcionale.<\/p>\n<p>Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar, m\u00eb 30 shtator ka dor\u00ebzuar aktakuz\u00ebn e konfirmuar t\u00eb ndryshuar ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila p\u00ebrb\u00ebhet nga dhjet\u00eb pika me akuza, ku k\u00ebta t\u00eb fundit ngarkohen p\u00ebr krime lufte e krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Kjo pasi, gjykat\u00ebsi e kishte aprovuar pjes\u00ebrisht mocionin e mbrojtjes s\u00eb Hashim Tha\u00e7it, t\u00eb parashtruar ndaj aktakuz\u00ebs s\u00eb ndryshuar n\u00eb rastin ku ai me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, po akuzohen p\u00ebr krime lufte dhe ZPS ishte urdh\u00ebruar t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndryshime n\u00eb aktakuz\u00ebn e ndryshuar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aktakuz\u00eb, thuhet se p\u00ebrmes veprimeve dhe mosveprimeve t\u00eb p\u00ebrshkruara m\u00eb lart, Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kan\u00eb kryer p\u00ebrmes pjes\u00ebmarrjes s\u00eb tyre n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale dhe\/ose kan\u00eb ndihmuar dhe nxitur krimet e ngarkuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb, krahas k\u00ebsaj ose n\u00eb alternativ\u00eb, Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs si epror\u00eb p\u00ebr krimet e kryera nga vart\u00ebsit e tyre.<\/p>\n<p>Tutje, aktakuza thot\u00eb se Tha\u00e7i, Veseli, Selimi dhe Krasniqi, e dinin ose kishin arsye t\u00eb dinin se krimet e akuzuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktakuz\u00eb ishin gati t\u00eb kryheshin ose ishin kryer nga vart\u00ebsit e tyre dhe nuk kishin marr\u00eb masat e nevojshme dhe t\u00eb arsyeshme p\u00ebr parandalimin e krimeve t\u00eb tilla ose t\u00eb nd\u00ebshkojn\u00eb autor\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>\u201cHashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi individualisht penalisht p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr: pik\u00ebn 1 persekutim mbi baza politike dhe\/ose etnike, krim kund\u00ebr njer\u00ebzimit, i d\u00ebnuesh\u00ebm sipas nenit 13 (1) (h), 16 (1) ( a), dhe 16 (1) (c) t\u00eb Ligjit; Pika 2: burgim, krim kund\u00ebr njer\u00ebzimit, i d\u00ebnuesh\u00ebm sipas neneve 13 (1) (e), 16 (1) (a) dhe 16 (1) (c) t\u00eb Ligjit; pik\u00ebn 3 arrestimi dhe paraburgimi i paligjsh\u00ebm ose arbitrar, krim lufte, i d\u00ebnuesh\u00ebm sipas neneve 14 (1) (c), 16 (1) (a), dhe 16 (1) (c) t\u00eb Ligjit\u201d, thuhet n\u00eb aktakuz\u00eb nga ana e prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn 4, ata ngarkohen me vepr\u00ebn akte tjera \u00e7njer\u00ebzore, krim kund\u00ebr njer\u00ebzimit, i d\u00ebnuesh\u00ebm sipas neneve 13 (1) (j), 16 (1) (a) dhe 16 (1) (c) t\u00eb Ligjit, kurse n\u00eb pik\u00ebn 5 p\u00ebr trajtim mizor, krim lufte, i d\u00ebnuesh\u00ebm sipas neneve 14 (1) (c) (i), 16 (1) (a) dhe 16 (1) (c) t\u00eb Ligjit.<\/p>\n<p>\u201cPika 6: tortur\u00eb, krim kund\u00ebr njer\u00ebzimit, i d\u00ebnuesh\u00ebm sipas neneve 13 (1) (f), 16 (1) (a) dhe 16 (1) (c) t\u00eb ligji; Pika 7: tortur\u00eb, krim lufte, i d\u00ebnuesh\u00ebm sipas neneve 14 (1) (c) (i), 16 (1) (a) dhe 16 (1) (c) t\u00eb Ligjit; Pika 8: : vrasje, krim kund\u00ebr njer\u00ebzimit, i d\u00ebnuesh\u00ebm sipas neneve 13 (1) (a), 16 (1) (a) dhe 16 (1) (c) t\u00eb Ligjit; Pika 9: vrasje, krim lufte, i d\u00ebnuesh\u00ebm sipas neneve 14 (1) (c) (i), 16 (1) (a) dhe 16 (1) (c) t\u00eb Ligjit; Pika 10: zhdukja e detyruar e personave, krim kund\u00ebr njer\u00ebzimit, i d\u00ebnuesh\u00ebm sipas neneve 13 (1) (i), 16 (1) (a) dhe 16 (1) (c) t\u00eb Ligjit\u201d, thot\u00eb aktakuza.<\/p>\n<p>Ndryshe, gjykat\u00ebsi paraprak, m\u00eb 29 shtator, miratoi k\u00ebrkes\u00ebn e Prokurorit t\u00eb Specializuar p\u00ebr t\u00ebrheqjen e pretendimeve p\u00ebr krime ndaj t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb viktime n\u00eb Komun\u00ebn e Ferizajt.<\/p>\n<p>M\u00eb 29 prill, Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar kishte dor\u00ebzuar nj\u00eb aktakuz\u00eb t\u00eb ndryshuar ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.<\/p>\n<p>Prokuroria po pretendon se kat\u00ebr t\u00eb akuzuarit kan\u00eb kryer krime lufte edhe n\u00eb Gjilan, Budakov\u00eb e Semetisht\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykat\u00ebsi i procedur\u00ebs paraprake, Nicolas Guillou, me 29 shtator, ka marr\u00eb vendim, me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cilit ia ka vazhduar mas\u00ebn e paraburgimit Hashim Tha\u00e7it, i cili po akuzohet p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Ai ka konkluduar se vazhdon t\u00eb ekzistoj rreziku q\u00eb Tha\u00e7i t\u00eb arratiset, pengoj\u00eb procedurat e kryej krime t\u00eb tjera, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":129053,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-129052","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129052","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=129052"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129052\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/129053"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=129052"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=129052"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=129052"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}