{"id":12908,"date":"2018-03-08T12:15:41","date_gmt":"2018-03-08T12:15:41","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=12908"},"modified":"2018-03-08T12:15:41","modified_gmt":"2018-03-08T12:15:41","slug":"haziri-komuna-e-gjilanit-ka-krijuar-mekanizma-te-vecante-kunder-dhunes-ndaj-grave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/haziri-komuna-e-gjilanit-ka-krijuar-mekanizma-te-vecante-kunder-dhunes-ndaj-grave\/","title":{"rendered":"Haziri: Komuna e Gjilanit ka krijuar mekanizma t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kund\u00ebr dhun\u00ebs ndaj grave"},"content":{"rendered":"<p> Kuvendi Komunal i Gjilanit e ka sh\u00ebnuar me 8 marsin \u2013 dit\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Gruas, me nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, e cila, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb kryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini, \u00ebsht\u00eb iniciuar nga k\u00ebshilltar\u00ebt e LVV dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrahur edhe nga grupimet tjera, ku ka marr\u00eb pjes\u00eb edhe kryetari i Komun\u00ebs, bashk\u00eb me mekanizmat q\u00eb merren me parandalimin dhe trajtimin e k\u00ebsaj dukurie negative, q\u00eb si\u00e7 doli nga debati, nuk \u00ebsht\u00eb karakteristik\u00eb vet\u00ebm e shoq\u00ebris\u00eb kosovare, por edhe vendeve tjera m\u00eb t\u00eb zhvilluara.<br \/>\nKryetari Lutfi Haziri, pasi i ka uruar grat\u00eb p\u00ebr 8 mars, ka th\u00ebn\u00eb se Komuna e Gjilanit ka krijuar strategji e mekanizma t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kund\u00ebr dhun\u00ebs n\u00eb familje, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb duke e b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mjaft efikase.  <\/p>\n<p>Duke shprehur keqardhjen e tij p\u00ebr dhun\u00ebn n\u00eb familje, q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq ndodh edhe sot, Haziri ka th\u00ebn\u00eb se shifrat nuk tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rritje t\u00eb rasteve, por p\u00ebr nj\u00eb vet\u00ebdijesim t\u00eb qytetar\u00ebve, sidomos t\u00eb femrave, n\u00eb raportimin e dhun\u00ebs.<br \/>\nDuke qen\u00eb se faktori ekonomik, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shkaktar\u00ebt kryesor t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje, kryetari Haziri ka folur edhe p\u00ebr angazhimet konkrete t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, n\u00eb krijimin e kushteve p\u00ebr pun\u00ebsimin e grave p\u00ebrmes programeve t\u00eb ndryshme.<br \/>\n\u201cPavar\u00ebsia ekonomike e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb pavarur nj\u00eb grua dhe vetvetiu e largon at\u00eb nga mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb viktim\u00eb e dhun\u00ebs n\u00eb familje&#8221;, ka th\u00ebn\u00eb Haziri.<br \/>\nNevzad Isufi (LVV), n\u00eb em\u00ebr t\u00eb grupit iniciues p\u00ebr mbajtjen e k\u00ebsaj seance, ka th\u00ebn\u00eb se dhuna \u00ebsht\u00eb dukuri e papranueshme n\u00eb \u00e7do shoq\u00ebri, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim q\u00eb cenon dinjitetin e tjetrit dhe aq m\u00eb keq kur kjo ndodh\u00eb brenda familjes. <\/p>\n<p>\u201cFamilja konsiderohet nj\u00eb vler\u00eb e shenjt\u00eb dhe nuk duhet lejuar q\u00eb dhuna ta cenoj\u00eb k\u00ebt\u00eb shenjt\u00ebri\u201d, ka n\u00ebnvizuar Isufi, duke rikujtuar se Kosov\u00ebs nuk i mungojn\u00eb ligjet p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut dhe barazi gjinore, por si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb ai, b\u00ebrja e ligjit dhe zbatimi i tij, jan\u00eb dy gjera t\u00eb ndryshme.<br \/>\nLindita Salihu, zyrtare p\u00ebr barazi gjinore dhe koordinatore e Mekanizmit Kund\u00ebr Dhun\u00ebs n\u00eb Familje, ka paraqitur aktivitetet e zhvilluara brenda nj\u00eb viti n\u00eb funksion t\u00eb parandalimit t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje. <\/p>\n<p>K\u00ebsaj teme, me pyetje e diskutime, i kan\u00eb kontribuar edhe Arb\u00ebresh\u00eb Kryeziu, Avdyl Aliu, Riza Abdyli, Arta Nuhiu, Gentrit Murseli, Arijeta Rexhepi, Xhelal Rrustemi, Shemsedin Elezi, Burim Berisha, Fitim Guda, Ibish Ibishi, Antigona Kqiku e t\u00eb tjer\u00eb, sikurse edhe Elmina Mahmuti, drejtoresh\u00eb regjionale e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Nexhat Hajrullahu, drejtor p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsi, Mursel Zymberi, drejtor i Qendr\u00ebs Sociale, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb disa prej interesimeve konkrete t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve komunal\u00eb.<br \/>\nKuvendi Komunal ka miratuar edhe tri rekomandime nga kjo seanc\u00eb, t\u00eb cilat i ka lexuar kryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini.<br \/>\nK\u00ebsisoj, Mekanizmit Komunal Kund\u00ebr Dhun\u00ebs n\u00eb familje i rekomandohet q\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me Komitetin p\u00ebr Kultur\u00eb, Rini e Sport si dhe Komitetin p\u00ebr Barazi Gjinore, t\u00eb organizoj\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb vet\u00ebdijesimi kund\u00ebr dhun\u00ebs n\u00eb familje, pastaj u rekomandua rishqyrtimi i Strategjis\u00eb Komunale Kund\u00ebr Dhun\u00ebs n\u00eb Familje dhe ndryshimi e plot\u00ebsimi i saj aty ku \u00ebsht\u00eb e nevojshme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rekomandimi i tret\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me plot\u00ebsimin e Mekanizmit Kund\u00ebr Dhun\u00ebs n\u00eb Familje edhe me dy an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rinj nga Kuvendi Komunal, nj\u00ebri nga LDK dhe tjetri nga LVV.<br \/>\nP\u00ebrndryshe, p\u00ebr nder t\u00eb 8 Marsit, n\u00eb Gjilan jan\u00eb zhvilluar edhe aktivitete t\u00eb tjera, ku \u00ebsht\u00eb diskutuar p\u00ebr rolin e gruas n\u00eb proceset e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat ka kaluar Kosova.  <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi Komunal i Gjilanit e ka sh\u00ebnuar me 8 marsin \u2013 dit\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Gruas, me nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, e cila, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb kryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini, \u00ebsht\u00eb iniciuar nga k\u00ebshilltar\u00ebt e LVV dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrahur edhe nga grupimet tjera, ku ka marr\u00eb pjes\u00eb edhe kryetari i Komun\u00ebs, bashk\u00eb me mekanizmat q\u00eb merren me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12909,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-12908","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12908","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12908"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12908\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12909"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12908"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12908"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12908"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}