{"id":12924,"date":"2018-03-09T08:29:31","date_gmt":"2018-03-09T08:29:31","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=12924"},"modified":"2018-03-09T08:29:31","modified_gmt":"2018-03-09T08:29:31","slug":"leter-kryeministrit-te-kosoves-z-ramush-haradinaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/leter-kryeministrit-te-kosoves-z-ramush-haradinaj\/","title":{"rendered":"Let\u00ebr kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs z. Ramush Haradinaj"},"content":{"rendered":"<p>Let\u00ebr kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs z. Ramush Haradinaj mbi rrug\u00ebn p\u00ebrpara q\u00eb duhet ndjekur p\u00ebr problemin e shkaktuar nga marr\u00ebveshja p\u00ebr \u2018demarkacionin\u2019 e kufirit me Malin e Zi<\/p>\n<p>I nderuar kryeminist\u00ebr Haradinaj,<\/p>\n<p>Pas 10 vjetorit t\u00eb shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb dhe 20 vjetorit t\u00eb Epopes\u00eb s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, do t\u00eb duhej t\u00eb renditnim t\u00eb arriturat dhe ngecjet, sukseset e d\u00ebshtimet tona. T\u00eb reflektonim p\u00ebr rrug\u00ebn e kaluar dhe vitet p\u00ebrpara nesh. Por, ja q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk po kemi koh\u00ebn dhe ambientin e duhur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb bilancin, nga po vijm\u00eb, ku jemi, kah po shkojm\u00eb&#8230; Dominohemi q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, kush m\u00eb shum\u00eb e kush m\u00eb pak, nga aktualiteti i urgjencave t\u00eb ndryshme, m\u00eb shum\u00eb t\u00eb importuara sesa t\u00eb brendshme, t\u00eb cilat nuk lejojn\u00eb planifikim dhe mendim. Nj\u00eb e k\u00ebtill\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtja e \u2018demarkacionit\u2019 ridefinues t\u00eb kufirit me Malin e Zi. <\/p>\n<p>N\u00ebse i pyesim qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs se cilat jan\u00eb p\u00ebr ta prioritetet, shumica e tyre pa dallim moshe, gjinie, prejardhjeje, feje e etnie, do t\u00eb thoshin se mbi t\u00eb gjitha e para s\u00eb gjithash duan drejt\u00ebsi dhe pun\u00ebsim. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, problemet kryesore t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb krimi e korrupsioni n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, dhe, papun\u00ebsia e mjerimi n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. <\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, ja q\u00eb urgjencat na e imponojn\u00eb si prioritet k\u00ebt\u00eb \u2018demarkacionin\u2019 e d\u00ebmsh\u00ebm me Malin e Zi. E kam p\u00ebrshtypjen q\u00eb sikur t\u00eb mos ishte \u2018demarkacioni\u2019 do t\u00eb ishte \u2018zajednica\u2019, e n\u00ebse nuk do t\u00eb ishte as ajo, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb problematizohej ndonj\u00eb nd\u00ebrtim xhamie a kishe, dhe, s\u00ebrish, nuk do t\u00eb ishin prioritet pun\u00ebsimi i t\u00eb rinj\u00ebve dhe grave, arsimimi i nx\u00ebn\u00ebsve dhe student\u00ebve, sh\u00ebndet\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb&#8230; Do t\u00eb na shfaqej nj\u00eb urgjenc\u00eb e radh\u00ebs duke na mbajtur t\u00eb ngujuar politikisht n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb klinike emergjente t\u00eb spitalit q\u00eb nuk ekziston. Madje, e kot\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb \u00e7lirohesh nga urgjenca m\u00eb e re duke u dor\u00ebzuar para saj. Vjen tjetra, menj\u00ebher\u00eb, thua se gjithmon\u00eb ishte aty, duke pritur edhe ajo. Urgjenca prin. Ne i shkojm\u00eb pas. Prandaj dhe jemi kaq t\u00eb prapambetur. Jeta politike dhe p\u00ebrvoja institucionale e vendit ton\u00eb dominohet nga aktualiteti si urgjenc\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb urgjencave nuk po arrijm\u00eb as t\u00eb mendojm\u00eb. Urgjenca k\u00ebrkon reagim t\u00eb detyruesh\u00ebm, jo planifikim t\u00eb menduar. Ndoshta urgjenca \u00ebsht\u00eb aty pik\u00ebrisht q\u00eb t\u00eb detyrohemi t\u00eb vrapojm\u00eb e t\u00eb mos mund t\u00eb mendojm\u00eb? Urgjenc\u00eb shaka, nj\u00eblloj urgjence q\u00eb porsi shakaja ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me di\u00e7ka tjet\u00ebr. <\/p>\n<p>Ngutia p\u00ebr t\u00eb ratifikuar \u2018demarkacionin\u2019 me Malin e Zi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb urgjenca e dit\u00ebs \u2018p\u00ebr shkak t\u00eb vizave\u2019. Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se ratifikimi i \u2018demarkacionit\u2019 \u00ebsht\u00eb kushti i parafundit dhe jo i fundit p\u00ebr liberalizimin e vizave. Sepse, edhe po ta harrojm\u00eb e abstraktojm\u00eb kufirin me Serbin\u00eb dhe kusht\u00ebzimet e mundshme vijuese, kushti tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb po aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr BE-n\u00eb (n\u00eb mos edhe m\u00eb shum\u00eb se aq): luftimi i krimit e korrupsionit, me vendime t\u00eb prera e t\u00eb fundme n\u00eb af\u00ebr 40 raste korrupsioni. Sepse, nuk ka heqje vizash pa miratimin e ligjit p\u00ebr konfiskimin e pasuris\u00eb s\u00eb paligjshme, pa ndryshim t\u00eb Kodit Penal e t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, e, qe besa, edhe pa arrestimin e disa peshkaqen\u00ebve t\u00eb krimit. <\/p>\n<p>Prandaj, shtrohet pyetja, a nuk mund ta luftojm\u00eb korrupsionin e krimin pa e b\u00ebr\u00eb nj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb \u2018demarkacionin\u2019?! A thua mosratifikimi i \u2018demarkacionit\u2019 na e paska penguar luftimin e krimit e korrupsionit?! Non sequitur. Lidhja e marr\u00ebveshjes p\u00ebr demarkacion me l\u00ebvizjen e lir\u00eb \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se shantazh i qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt nuk duhen g\u00ebnjyer. Ratifikimi nuk jep garancion p\u00ebr liberalizimin e vizave. Ky kushti tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb dhe vendimtar. Po ashtu, n\u00eb BE me shpejt\u00ebsi po ngjiten n\u00eb qeverisje partit\u00eb e ekstremit t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb cilat kan\u00eb q\u00ebndrim negativ ndaj Kosov\u00ebs. Gjasat q\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb mos ket\u00eb heqje vizash jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha sesa q\u00eb t\u00eb ket\u00eb. Qytetar\u00ebve duhet t\u2019iu thuhet e v\u00ebrteta. <\/p>\n<p>Le t\u2019i kthehemi edhe nj\u00ebher\u00eb \u2018demarkacionit\u2019 si t\u00eb till\u00eb. Deklarata Tha\u00e7i-Vujanoviq ofron gabim n\u00eb hapa: korrigjim pas ratifikimit, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb: korrigjim pas vulosjes! Pse t\u00eb mos b\u00ebjm\u00eb nj\u00ebher\u00eb korrigjim e pastaj ratifikim? Por, edhe k\u00ebtu, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb pse. Mund t\u00eb korrigjohen maksimalisht disa hektar\u00eb, jo 8.200 hektar\u00eb! Dhe, ai korrigjim eventual do t\u00eb insistohet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrbrenda logjik\u00ebs k\u00ebmbimore tit for tat e cila do t\u00eb na i d\u00ebmtoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Malin e Zi. Pas ratifikimit, p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo korrigjimi do t\u00eb na thon\u00eb: meq\u00eb po t\u2019i jap kaq metra k\u00ebtu, m\u2019i jep po aq metra aty (apo diku tjet\u00ebr)! <\/p>\n<p>Sipas profesor\u00ebve Florim Isufi dhe Shpejtim Bulliqi me \u2018demarkacionin\u2019 e Komisionit Meha b\u00ebhet ndryshim i madh i kufirit sepse ai \u201cKah ana e Qaf\u00ebs s\u00eb \u00c7akorrit n\u00eb distanc\u00eb ajrore l\u00ebviz rreth 4.100 m n\u00eb brendi t\u00eb territorit t\u00eb Kosov\u00ebs, duke l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb territorit t\u00eb Kosov\u00ebs pellgun e Bjelluh\u00ebs, Vaganic\u00ebn dhe Shipovic\u00ebn. Nd\u00ebrsa kah ana e Kull\u00ebs rreth 4.000 m n\u00eb brendi t\u00eb territorit t\u00eb Kosov\u00ebs duke l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb an\u00ebt veriper\u00ebndimore t\u00eb Zhlebit, t\u00eb banet e Loqanit dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb baneve t\u00eb Gllogjanit.\u201d Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me ndryshim kufiri prej 4 kilometrash n\u00eb vij\u00eb ajrore. Nuk do t\u00eb ket\u00eb dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb korrigjim q\u00eb matet me kilometra. Korrigjimi i m\u00ebpastajm\u00eb i kufirit do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet me dhjet\u00ebra metra e jo me kilometra. Sepse qysh n\u00eb fillim k\u00ebtu nuk e kemi problemin e demarkacionit t\u00eb gabuar por t\u00eb delimitimit t\u00eb panevojsh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb ndryshuar kufiri, nuk \u00ebsht\u00eb shenjuar ai. <\/p>\n<p>Prandaj, \u00ebsht\u00eb absurde t\u00eb besohet q\u00eb shteti i cili dor\u00ebzohet para gabimit t\u00eb Komisionit Meha do t\u00eb mund ta korrigjonte at\u00eb pak m\u00eb von\u00eb at\u00eb. S\u00eb dyti, nuk mund t\u00eb korrigjohet delimitimi. Korrigjimi i ndryshimit t\u00eb kufirit \u00ebsht\u00eb po ashtu ndryshim kufiri e jo korrigjim (shenjimi). S\u00eb k\u00ebndejmi, jo deklarat\u00eb president\u00ebsh q\u00eb premton korrigjim brenda marr\u00ebveshjes s\u00eb gabuar, me plot\u00eb pasakt\u00ebsi, lajthitje e mashtrime, por korrigjim marr\u00ebveshjeje \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb i nevojitet Kosov\u00ebs. Sepse Komisioni shtet\u00ebror i Kosov\u00ebs ka pasur t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u201cshenjim t\u00eb kufirit\u201d (obele\u017eenje), nd\u00ebrkaq ai i Malit t\u00eb Zi \u201cp\u00ebrcaktim kufiri, kufizim\u201d (&#8220;razgrani\u010denje&#8221;). Kishim dy komisione me misione t\u00eb ndryshme, me \u00e7\u2019rast komisioni yn\u00eb ka p\u00ebrfunduar n\u00eb misionin e huaj. Murat Meha ka negociuar krejt gabim dhe fort keq. E ka marr\u00eb barr\u00ebn e prov\u00ebs q\u00eb me kopje t\u00eb librave kadastral\u00eb dhe vet\u00ebm me to ta d\u00ebshmoj\u00eb q\u00eb toka jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e jona edhe p\u00ebr pjes\u00eb t\u00eb territorit ku as Mali i Zi nuk ka libra kadastral\u00eb, qasje kjo q\u00eb vjen ndesh edhe me konkludimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb arbitrazhit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>N\u00eb kuadrin e doktrin\u00ebs dhe praktik\u00ebs apo zakonit nd\u00ebrkomb\u00ebtar jan\u00eb dy metoda q\u00eb kan\u00eb gjetur zbatimin m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb p\u00ebrcaktimit t\u00eb kufijve shtet\u00ebror. K\u00ebto jan\u00eb: Kriteri natyror dhe Kriteri sipas parimit uti possidetis juris. Me marr\u00ebveshjen e n\u00ebnshkruar q\u00eb po imponohet p\u00ebr ratifikim, shkilen t\u00eb dy k\u00ebto parime.<\/p>\n<p>1) N\u00eb faqe 24 t\u00eb librit \u201cKufiri n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d t\u00eb Zejnullah Grud\u00ebs thuhet: \u201cKur shtetet ndahen me bjeshk\u00eb, kufi konsiderohet vija q\u00eb b\u00ebn kurrizin (qaf\u00ebn) e bjeshk\u00ebs, ose vija uj\u00ebndar\u00ebse. Kur kufiri shkon vargmaleve ose kodrave, vija e demarkacionit ndjek vij\u00ebn uj\u00ebndar\u00ebse (kurrizin). K\u00ebta kufij i kan\u00eb q\u00ebndruar koh\u00ebs m\u00eb shum\u00eb; e edhe n\u00eb raste kur lumenj\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb af\u00ebr, evropian\u00ebt kan\u00eb zgjedhur zakonisht vargmalet, dhe k\u00ebto ndarje kufitare u kan\u00eb q\u00ebndruar shekujve.\u201c Nd\u00ebrkaq, n\u00eb faqe 29 e 30: \u201cKur vargmalet e b\u00ebjn\u00eb kufirin midis dy shteteve, supozohet, n\u00eb rast dyshimi, se kufirin e b\u00ebn qafa m\u00eb e lart\u00eb dhe uj\u00ebndarja\u201d. N\u00ebse duam paqe edhe p\u00ebr gjeneratat e ardhshme le ta p\u00ebrdorim modelin evropian. E k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr ju z.Haradinaj si deputet ua keni shp\u00ebrndar\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit kurse tash e keni fshehur e degraduar Raportin Bulliqi n\u00eb pik\u00eb neni p\u00ebrfundi delimitimit Meha.  <\/p>\n<p>2) Kriteri i dyt\u00eb sipas parimit uti possidetis juris konsiston n\u00eb p\u00ebrcaktimin e kufijve sipas ushtrimit t\u00eb autoritetit administrativ, pra posedimit juridik mbi territorin. Ky \u00ebsht\u00eb parimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare publike i cili mb\u00ebshtetet n\u00eb paprekshm\u00ebrin\u00eb e kufijve n\u00eb kuptim t\u00eb administrimit t\u00eb territorit. Komisioni Bulliqi ka evidentuar panum\u00ebr shembuj q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se ne kishim kontrollin efektiv n\u00eb ato 8.200 hektar\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni Bulliqi ka konstatuar se ish-Komisioni ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebto l\u00ebshime:<br \/>\n&#8211; ka zhvilluar biseda pa platform\u00eb, e cila do t\u00eb miratohej nga Qeveria;<br \/>\n&#8211; \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebr demarkacionin dhe p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e kufirit shtt\u00ebror, nd\u00ebrsa ka biseduar me Komisionin e Malit t\u00eb Zi p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e kufijve;<br \/>\n&#8211; i ka shp\u00ebrfillur autorizimet zyrtare;<br \/>\n&#8211; e ka tejkaluar dhe e ka cenuar mandatin zyrtar;<br \/>\n&#8211; ka fshehur nga Kuvendi dhe nga opinioni se me Malin e Zi po zhvillohen negociata p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e kufirit t\u00eb ri;<br \/>\n&#8211; \u00ebsht\u00eb punuar pa p\u00ebrkthyes t\u00eb autorizuar p\u00ebr nevoja t\u00eb pal\u00ebs son\u00eb; dhe,<br \/>\n&#8211; faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe opinioni publik jan\u00eb n\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb lajthitje, gjoja se \u00ebsht\u00eb lidhur marr\u00ebveshje p\u00ebr demarkacion t\u00eb kufirit, e n\u00eb esenc\u00eb \u00ebsht\u00eb lidhur marr\u00ebveshje p\u00ebr kufi t\u00eb ri.<\/p>\n<p>I nderuari kryeminist\u00ebr Haradinaj, <\/p>\n<p>Le ta ndjekim bashk\u00eb nj\u00eb udh\u00eb tjet\u00ebr e cila do t\u2019i p\u00ebrmbante k\u00ebta hapa:<br \/>\n1) Debat parlamentar p\u00ebr raportin e Komisionit Bulliqi, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb marr\u00ebveshja e 26 gushtit 2015 pat shkelur Rezolut\u00ebn e Kuvendit t\u00eb 25 qershorit 2015;<br \/>\n2) T\u00eb nxjerrim nj\u00eb Deklarat\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb me Malin e Zi dhe me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr rishqyrtim t\u00eb marr\u00ebveshjes;<br \/>\n3) P\u00ebrmes kontakteve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta diplomatike t\u2019i kumtoni mospajtueshm\u00ebrin\u00eb Malit t\u00eb Zi me metodologjin\u00eb e p\u00ebrcaktimit t\u00eb kufirit dhe t\u00eb filloni iniciativ\u00ebn e re p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb ri t\u00eb demarkimit.<br \/>\n4) Hetim  parlamentar p\u00ebr marr\u00ebveshjen, gjith\u00eb rrjedh\u00ebn, rolin  dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e faktor\u00ebve  t\u00eb involvuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<br \/>\n5) Konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare lidhur  me procesin e  p\u00ebrkufizimit (delimitimit)  dhe  sh\u00ebnjimit (demarkacionit) t\u00eb kufirit n\u00eb Kosov\u00eb, regjion e m\u00eb  gjer\u00eb, si  rast  p\u00ebr shpalosjen  e gjith\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb i kemi dy zhvillime pozitive: pranimi implicit i gabimit nga Presidenti Tha\u00e7i dhe pranimi implicit nga Mali i Zi p\u00ebr bisedime t\u00eb reja. K\u00ebto duhen mir\u00ebp\u00ebrdorur p\u00ebr zhvillime t\u00eb reja, jo p\u00ebr t\u2019i vulosur ato t\u00eb vjetrat. <\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, le ta b\u00ebjm\u00eb nj\u00ebher\u00eb korrigjimin me Komision t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt \u2013 le t\u00eb quhet edhe TPP (Trup i P\u00ebrbashk\u00ebt Punues) \u2013 pastaj ratifikimin. Nd\u00ebrkoh\u00eb, e plot\u00ebsojm\u00eb kriterin p\u00ebr luftimin e korrupsionit e krimit. N\u00eb fund, t\u00eb dy kriteret i plot\u00ebsojn\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsisht n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb dhe fitojm\u00eb liberalizimin e vizave. <\/p>\n<p>Duke shpresuar n\u00eb v\u00ebmendjen tuaj, pranoni p\u00ebrsh\u00ebndetjet tona t\u00eb sinqerta. <\/p>\n<p>Me nderime,<br \/>\nAlbin Kurti<br \/>\nKryetar i L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE!<br \/>\nDeputet i Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Let\u00ebr kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs z. Ramush Haradinaj mbi rrug\u00ebn p\u00ebrpara q\u00eb duhet ndjekur p\u00ebr problemin e shkaktuar nga marr\u00ebveshja p\u00ebr \u2018demarkacionin\u2019 e kufirit me Malin e Zi I nderuar kryeminist\u00ebr Haradinaj, Pas 10 vjetorit t\u00eb shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb dhe 20 vjetorit t\u00eb Epopes\u00eb s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, do t\u00eb duhej t\u00eb renditnim t\u00eb arriturat dhe ngecjet, sukseset [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12719,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-12924","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12924","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12924"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12924\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12719"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12924"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12924"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12924"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}