{"id":129414,"date":"2022-10-16T12:22:29","date_gmt":"2022-10-16T10:22:29","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=129414"},"modified":"2022-10-16T13:39:42","modified_gmt":"2022-10-16T11:39:42","slug":"ekspertet-kerkojne-masa-ndaj-inflacionit-rritja-ekonomike-me-e-uleta-ne-dekaden-e-fundit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ekspertet-kerkojne-masa-ndaj-inflacionit-rritja-ekonomike-me-e-uleta-ne-dekaden-e-fundit\/","title":{"rendered":"Ekspert\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb masa ndaj inflacionit: Rritja ekonomike m\u00eb e ul\u00ebta n\u00eb dekad\u00ebn e fundit"},"content":{"rendered":"<p>Kosova k\u00ebt\u00eb vit do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ngadal\u00ebsim t\u00eb theksuar t\u00eb rritjes ekonomike. Rritja e Bruto Produktit Vendor(GDP) p\u00ebr vitin 2022, do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e ul\u00ebta n\u00eb 10 vjet\u00ebt e fundit, vler\u00ebsojn\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb, duke u mb\u00ebshtetur edhe n\u00eb parashikimet e Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (FMN). T\u00eb nj\u00ebjtit k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmerren masa p\u00ebr zbutjen e efektit t\u00eb inflacionit.<\/p>\n<p>Profesori n\u00eb Republik\u00ebn \u00c7eke, Florin Aliu thot\u00eb p\u00ebr KosovaPress se p\u00ebrtej tkurrjes s\u00eb rritjes ekonomike n\u00eb vend pritet edhe nj\u00eb gjendje e r\u00ebnd\u00eb e shkaktuar nga kriza energjetike.<\/p>\n<p>Derisa flet p\u00ebr inflacionin, ai thekson se si pasoj\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb edhe falimentim t\u00eb bizneseve.<\/p>\n<p>\u201cBanka Bot\u00ebrore dhe Fondi Monetar edhe m\u00eb her\u00ebt e kan\u00eb parashikuar se pas atij boom-it do t\u00eb kthehemi te nivelet reale t\u00eb rritjes ekonomike, pra do t\u00eb jemi aty 2-3 p\u00ebr qind. Mir\u00ebpo, p\u00ebrtej rritjes ekonomike un\u00eb e shoh edhe nj\u00eb skenar edhe shum\u00eb m\u00eb t\u00eb zi. Periudha q\u00eb po futemi do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb e r\u00ebnd\u00eb energjetike. K\u00ebt\u00eb kriz\u00eb e ka pranuar edhe vet kryeministri, q\u00eb ka mund\u00ebsi t\u00eb ket\u00eb edhe rritje t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb ose t\u00eb pakt\u00ebn importi do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i kushtuesh\u00ebm. Inflacioni po arrin n\u00eb nivelet, sipas Bank\u00ebs Bot\u00ebrore 20 p\u00ebr qind, qytetar\u00ebt kan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb ardhura. Kur kan\u00eb qytetar\u00ebt m\u00eb pak t\u00eb ardhura, edhe shpenzimet e tyre jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. Prandaj, studimet tregojn\u00eb q\u00eb 6 muaj deri n\u00eb nj\u00eb vit pas inflacionit q\u00eb tejkalon nivelet e 15 p\u00ebr qind, efektet reale n\u00eb ekonomi do t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb ndihen p\u00ebr arsye se qytetar\u00ebt kan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb ardhura dhe i kan\u00eb shpenzuar kursimet e tyre, t\u00eb cilat do t\u00eb reflektohen pastaj te bizneset. Kjo i bie se bizneset do t\u00eb ken\u00eb m\u00eb pak shitje, m\u00eb pak qarkullim e mund t\u00eb kemi edhe falimentime. Bizneset t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb ngarkuara shum\u00eb me borxhe, ka gjas\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shkojn\u00eb edhe n\u00eb falimentim\u201d, thot\u00eb Aliu.<\/p>\n<p>Profesori n\u00eb Fakultetin Ekonomik n\u00eb UP, Nagip Sk\u00ebnderi thot\u00eb se parashikimet e FMN-s\u00eb p\u00ebr rritje ekonomike tregojn\u00eb q\u00eb n\u00eb dekad\u00ebn e fundit nuk ka pasur r\u00ebnie ekonomike m\u00eb t\u00eb madhe sasa n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin e Kosov\u00ebs, Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka dh\u00ebn\u00eb sinjale t\u00eb qarta q\u00eb ekonomia e Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb duke shkuar sipas parashikimeve t\u00eb cilat qeveria dhe institucionet tjera parashohin n\u00eb Kosov\u00eb. FMN ka parashikuar t\u00eb kemi nj\u00eb ngadal\u00ebsim t\u00eb rritjes ekonomike t\u00eb cilat tregojn\u00eb dhe sinjalizojn\u00eb q\u00eb nuk kemi pasur kurr\u00eb r\u00ebnie ekonomike m\u00eb t\u00eb madhe sesa n\u00eb vitin 2022 p\u00ebr Kosov\u00ebn. K\u00ebshtu q\u00eb FMN-ja ka parashikuar q\u00eb rritja e p\u00ebrgjithshme ekonomike do t\u00eb jet\u00eb 2.7 p\u00ebr qind, edhe pse parashikimet kan\u00eb qen\u00eb mbi 5 p\u00ebr qind nga institucionet vendore, p\u00ebrkat\u00ebsisht Qeveria e Kosov\u00ebs. Rrjedhat nacionale p\u00ebr ekonomin\u00eb e vendit ton\u00eb tregojn\u00eb se FMN-ja ka plot\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00eb, dhe ne jemi duke shkuar n\u00eb nj\u00eb r\u00ebnie ekonomike kur dihet q\u00eb drejt r\u00ebnies ekonomike, FMN ka parashikuar edhe Gjermanin\u00eb dhe fuqit\u00eb tjera ekonomike evropiane t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb recesion t\u00eb pashmangsh\u00ebm n\u00eb vitin vijues\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Profesori Sk\u00ebnderi flet edhe p\u00ebr norm\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb inflacionit, dyshifrore.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmerren masa p\u00ebr zbutjen e efektit t\u00eb inflacionit.<\/p>\n<p>\u201cRealiteti tek ne d\u00ebshmon t\u00eb kemi nj\u00eb inflacion dyshifror\u00eb, mbi 20 p\u00ebrqind tash p\u00ebr momentin \u00ebsht\u00eb krahasuar me periudh\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar dhe kjo tregon q\u00eb ne duhet t\u00eb nd\u00ebrmarrim disa masa t\u00eb domosdoshme strukturore n\u00eb disa nga sektor\u00ebt ekonomik\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta zbusim paska efektin e inflacionit n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit dhe n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ta ruajm\u00eb nj\u00eb mir\u00ebqenie ekonomike e sociale tek qytetar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt dita dit\u00ebs jan\u00eb duke u p\u00ebrballur me v\u00ebshtir\u00ebsi ekonomike\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>Se k\u00ebt\u00eb vit ka ngadal\u00ebsim t\u00eb rritjes ekonomike, e thot\u00eb guvernatori i Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs, Fehmi Mehmeti.<\/p>\n<p>Sipas tij, ngadal\u00ebsimi i rritjes ekonomike pritet t\u00eb jet\u00eb rreth 3 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>\u201cRritja e lart\u00eb e aktivitetit e realizuar n\u00eb vitin 2021 pritet t\u00eb ngadal\u00ebsohet n\u00eb vitin 2022, dhe parashikimet tona jan\u00eb q\u00eb te jet\u00eb diku rreth 3 p\u00ebr qind. Ngadal\u00ebsimi i aktivitetit ekonomik pritet t\u00eb jet\u00eb kryesisht si pasoj\u00eb e rritjes m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb brendshme si dhe rritjes s\u00eb deficitit t\u00eb eksporteve neto\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Mehmeti. <\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve t\u00eb ekonomis\u00eb, Kosova \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb ekonomike, e cila po prodhon efekte negative n\u00eb aspektin ekonomik dhe social t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kosovare.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb raportin e e fundit, FMN ul parashikimin dhe pret q\u00eb ekonomia e Kosov\u00ebs k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb rritet prej 2.7 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kryeministri Albin Kurti n\u00eb mbledhjen e fundit t\u00eb qeveris\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se Kosova ka pasur rritje ekonomike historike p\u00ebr vitin q\u00eb shkoi me 10.7 p\u00ebr qind, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sipas tij, n\u00eb \u00e7erekun e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, e nj\u00ebjta ka qen\u00eb 4.9 p\u00ebr qind t\u00eb Bruto Produktit Vendor, pasi q\u00eb t\u00eb zbritet inflacioni.\/KP<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova k\u00ebt\u00eb vit do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ngadal\u00ebsim t\u00eb theksuar t\u00eb rritjes ekonomike. Rritja e Bruto Produktit Vendor(GDP) p\u00ebr vitin 2022, do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e ul\u00ebta n\u00eb 10 vjet\u00ebt e fundit, vler\u00ebsojn\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb, duke u mb\u00ebshtetur edhe n\u00eb parashikimet e Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (FMN). T\u00eb nj\u00ebjtit k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmerren masa p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":129415,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-129414","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129414","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=129414"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129414\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/129415"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=129414"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=129414"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=129414"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}