{"id":12957,"date":"2018-03-09T19:13:08","date_gmt":"2018-03-09T19:13:08","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=12957"},"modified":"2018-03-09T19:13:08","modified_gmt":"2018-03-09T19:13:08","slug":"shenimi-i-kufirit-me-malin-e-zi-korrektimi-para-ratifikimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/shenimi-i-kufirit-me-malin-e-zi-korrektimi-para-ratifikimit\/","title":{"rendered":"Sh\u00ebnimi i kufirit me Malin e Zi &#8211; Korrektimi para ratifikimit"},"content":{"rendered":"<p>Sh\u00ebnimi i kufirit me Malin e Zi &#8211; Korrektimi para ratifikimit<\/p>\n<p>Sot, L\u00ebvizja VET\u00cbVENDOSJE! mbajti tryez\u00ebn me titull: Sh\u00ebnimi i kufirit me Malin e Zi &#8211; Korrektimi para ratifikimit\u201d p\u00ebr t\u00eb diskutuar edhe nj\u00ebher\u00eb mbi argumentet dhe veprimet q\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrmerren nga institucionet e Kosov\u00ebs para se marr\u00ebveshja t\u00eb sillet n\u00eb Kuvend p\u00ebr Ratifikim. <\/p>\n<p>Drejtuesi i Grupit Parlamentar t\u00eb L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE!, Glauk Konjufca nxorri 7 konkludime  q\u00eb sipas tij do t\u00eb qart\u00ebsonin edhe m\u00eb shum\u00eb \u00e7\u00ebshtjen aktuale t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr Demarkacionin. <\/p>\n<p>Konkluza e par\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me mandatin e Komisionit paraprak q\u00eb udh\u00ebhiqej nga Murat Meha, duke konstatuar q\u00eb ky Komision ka b\u00ebr\u00eb delimitim dhe jo demarkim. Pastaj \u00e7\u00ebshtja e dyt\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me raportin q\u00eb ka procesi i Demarkacionit me procesin e liberalizimit t\u00eb vizave.  <\/p>\n<p>\u201cVizat duhet ta ken\u00eb kusht liberalizimin e vizave vet\u00ebm si parim, mir\u00ebpo jo t\u00eb jet\u00eb kusht p\u00ebr liberalizim p\u00ebrmbajtja speficike e marr\u00ebveshjes\u201d, tha Glauk Konjufca n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. Kushti p\u00ebr viza m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb simptom\u00eb e gabimit n\u00eb marr\u00ebveshjen e Demarkacionit.<\/p>\n<p>Pika tjet\u00ebr q\u00eb shtroi \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si duhet t\u00eb procedohet kjo marr\u00ebveshje, duke shtuar se s\u00eb pari duhet t\u00eb b\u00ebhet verifikimi dhe pastaj ratifikimi i k\u00ebsaj marr\u00ebveshje. N\u00ebse ndodh e kund\u00ebrta at\u00ebher\u00eb mund\u00ebsia e korrigjimit vdes.<\/p>\n<p>\u201cHudhja posht\u00eb e k\u00ebsaj marr\u00ebveshje do t\u00eb ishte akt sovran dhe q\u00eb nuk do t\u00eb sjellte pasoja\u201d, shtoi Konjufca n\u00eb konkluz\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtje tjera q\u00eb ngriti ai ishin edhe argumentet e kontrollit efektiv t\u00eb kufirit. Ashtu si\u00e7 ka argumentruar edhe Komisioni i kryesuar nga Shpejtim Bulliqi se kontrolli i at\u00ebhersh\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb kontroll ilegal i kufirit, mir\u00ebpo n\u00eb p\u00ebrputhje me rregullimin e at\u00ebhersh\u00ebm kushtetues.<\/p>\n<p>Konkluza tjet\u00ebr q\u00eb vuri n\u00eb pah deputeti Konjufca ishte mbi marr\u00ebveshjen Tha\u00e7i-Vujanovic, marr\u00ebveshje kjo q\u00eb nuk ka karakter juridik obligative p\u00ebrtej nenit t\u00eb 7 t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi t\u00eb vitit 2015.<\/p>\n<p>Teza e fundit ishte konceptimi i marr\u00ebveshjes t\u00ebr\u00ebsishme t\u00eb Demarkacionit duke th\u00ebn\u00eb se: \u201ckjo marr\u00ebveshje nuk \u00ebsht\u00eb konceptuar nga aspekti i t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs shkencore, por gjithnj\u00eb \u00ebsht\u00eb intepretuar sipas thjerr\u00ebs s\u00eb pushtetit t\u00eb n\u00ebnshkruesit\u201d. Nj\u00eb triumf i till\u00eb i k\u00ebtij versioni do t\u00eb ishte triumf i gabimit dhe vdekje p\u00ebr shkenc\u00ebn dhe drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Panelisti tjet\u00ebr, deputeti Ali Laj\u00e7i, foli m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr aspektin praktik t\u00eb implementimit t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshje dhe tokat t\u00eb cilat i prek direkt ky version.<\/p>\n<p>\u201cKufiri mes Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb definuar q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur jan\u00eb caktuar kufijt\u00eb mes republikave n\u00eb ish-Jugosllavi dhe q\u00eb prej at\u00ebher\u00eb ato asnj\u00ebher\u00eb nuk kan\u00eb ndryshuar. Ato fillojn\u00eb nga Trimegja, Babinopoli, duke zbritur luginave n\u00eb drejtim t\u00eb Bogi\u00e7ave dhe duke shkuar k\u00ebshtu n\u00ebp\u00ebr Qafat e Bogi\u00e7ave duke dalur k\u00ebshtu n\u00eb Qaf\u00ebn e Diellit, n\u00eb Qaf\u00ebn e Qakorrit q\u00eb m\u00eb tutje del te Vran\u00e7eva q\u00eb shkon n\u00eb drejtim t\u00eb Ludibalit e n\u00ebp\u00ebr Mokna e m\u00eb pas n\u00eb pjes\u00ebn e Stakajve e te Qafa e Dasmor\u00ebve dhe zbret n\u00eb Hajl\u00eb. Pas k\u00ebsaj vija zbret drejt Buxhovit duke vazhduar vija drejt maleve t\u00eb Kralanit dhe zbret kah Duboviku e q\u00eb del n\u00eb Qaf\u00ebn e Kull\u00ebs n\u00eb Zhlep. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb verifikushme\u201d, tha n\u00eb fjal\u00ebn e tij Ali Laj\u00e7i.<\/p>\n<p>M\u00eb tutje Laj\u00e7i tha se VET\u00cbVENDOSJE! vazhdon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb kund\u00ebr k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje dhe b\u00ebri thirrje po e nj\u00ebjta t\u00eb kthehet mbrapsht.<\/p>\n<p>Kryetari i L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE!, Albin Kurti tha se aktualisht kemi dy zhvillime positive dhe propozime p\u00ebr gabimin n\u00eb hapa. S\u00eb pari \u00ebsht\u00eb gatishm\u00ebria e Malit t\u00eb Zi p\u00ebr t\u00eb biseduar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe s\u00eb dyti, gatishm\u00ebria e Tha\u00e7it p\u00ebr pranuar gabimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje. <\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, kemi dy propozime si t\u00eb shkohet tutje n\u00eb lidhje m\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb. \u201cS\u00eb pari duhet t\u00eb ndodh korrigjimi dhe pastaj ratifikimi\u201d, tha Albin Kurti, si dhe n\u00eb kriteret q\u00eb jan\u00eb vendosur n\u00eb kemi fillimisht Demarkacionin si kusht e pastaj luftimin e korrupsionit, gj\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb ishte e kund\u00ebrta. Meqen\u00ebse luftimi i korrupsionit \u00ebsht\u00eb process, ai do t\u00eb duhej t\u00eb ishte p\u00ebrmbushur para Demarkaconit, meqen\u00ebse ratifikimi i saj do t\u00eb ishte vet\u00ebm akt.<\/p>\n<p>\u201cNe refuzojm\u00eb t\u00eb gabojm\u00eb n\u00eb hapa sepse refuzojm\u00eb t\u00eb gabojm\u00eb\u201d, shtoi Albin Kurti.<\/p>\n<p>Ai poashtu foli edhe p\u00ebr Rezolut\u00ebn q\u00eb ishte votuar n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, para n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr Demarkacionin, e cila rezolut\u00eb k\u00ebrkonte q\u00eb Qeveria t\u00eb raportoj\u00eb n\u00eb Kuvend para n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebveshjes.<\/p>\n<p>\u201cDuke pasur parasysh t\u00eb gjitha k\u00ebto ne do t\u00eb duhej t\u00eb ndiqej nj\u00eb rrug\u00eb e re p\u00ebr daljen nga kjo kriz\u00eb q\u00eb i ka tashm\u00eb mund\u00ebsit\u00eb aty p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre dy zhvillimeve positive\u201d, shtoi m\u00eb tutje Kurti. <\/p>\n<p>E para, \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm nj\u00eb raport parlamentar p\u00ebr Raportin e Komisionit t\u00eb z. Bulliqi sepse nj\u00eb i till\u00eb nuk u zhvilluar asnj\u00ebher\u00eb. <\/p>\n<p>E dyta, duhet nj\u00eb deklarat\u00eb e fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb me Malin e Zi dhe k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr rishqyrtim t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshje. <\/p>\n<p>E treta, duhet t\u00eb zhvillohen kontakte diplomatike ku Kryeministri Haradinaj duhet t\u2019i kumtoj\u00eb mospajtueshm\u00ebrin Malit t\u00eb Zi me metodologjin\u00eb e p\u00ebrcaktimit t\u00eb kufirit dhe t\u00eb fillojm\u00eb m\u00eb iniciativ\u00ebn e re p\u00ebr nj\u00eb process t\u00eb ri t\u00eb demarkimit. Kjo duhet t\u00eb ndodh sepse dy komisionet kan\u00eb pasur misione t\u00eb ndryshme, Komisioni Meha ka pasur p\u00ebr mision shenjimin e kufirit nd\u00ebrkaq ai malazez ka pasur p\u00ebr mision kufizimin, p\u00ebrkufizimin e vij\u00ebs kufitare.<\/p>\n<p>E kat\u00ebrta, duhet t\u00eb zhvillohet hetim parlamentar p\u00ebr marr\u00ebveshjen si dhe gjith\u00eb procesin q\u00eb solli deri te kjo marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Si dhe e fundit, t\u00eb mbahet nj\u00eb konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr procesin e Demarkacionit si rast p\u00ebr t\u00eb shpalosur gjith\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja e kryesis\u00eb dhe deputetja e L\u00ebvizjes, Fitore Pacolli foli p\u00ebr mashtrimin e madh q\u00eb po ju b\u00ebhet qytetar\u00ebve n\u00eb lidhje me liberalizimin e vizave. \u201cKushtri kryesor vazhdon t\u00eb mbetet lufta ndaj korrupsionit. Madje kjo \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb edhe nga vet\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e BE-s\u00eb\u201d, shtoi Fitore Pacolli. Poashtu ajo deklaroi se edhe pas p\u00ebrmbushjes s\u00eb kushteve shtetet e BE-s\u00eb votojn\u00eb ve\u00e7 e ve\u00e7 p\u00ebr liberalizmin e vizave p\u00ebr nj\u00eb vend. <\/p>\n<p>Profesori Zejnullah Gruda duke shpjeguar argumentet kund\u00ebr k\u00ebsaj marr\u00ebveshje tha q\u00eb \u201cKomisioni aktual nuk ka b\u00ebr\u00eb demarkim, por delimitim\u201d. Ai poashtu tha se nj\u00eb votim eventual i k\u00ebtij projektligji nuk do t\u00eb mund t\u00eb rishikohej thelb\u00ebsisht dhe shtoi se n\u00eb parimet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk njihen ratifikimet me kushte, ato ose votohen ose hidhen posht\u00eb. \u201cNj\u00eb rishikim eventual nuk do t\u00eb mund t\u00eb l\u00ebvizte m\u00eb shum\u00eb se 500 metra\u201d, shtoi profesor Gruda.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sh\u00ebnimi i kufirit me Malin e Zi &#8211; Korrektimi para ratifikimit Sot, L\u00ebvizja VET\u00cbVENDOSJE! mbajti tryez\u00ebn me titull: Sh\u00ebnimi i kufirit me Malin e Zi &#8211; Korrektimi para ratifikimit\u201d p\u00ebr t\u00eb diskutuar edhe nj\u00ebher\u00eb mbi argumentet dhe veprimet q\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrmerren nga institucionet e Kosov\u00ebs para se marr\u00ebveshja t\u00eb sillet n\u00eb Kuvend p\u00ebr Ratifikim. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12958,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-12957","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12957","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12957"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12957\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12958"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12957"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12957"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12957"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}