{"id":129666,"date":"2022-10-19T13:15:40","date_gmt":"2022-10-19T11:15:40","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=129666"},"modified":"2022-10-19T13:15:40","modified_gmt":"2022-10-19T11:15:40","slug":"detaje-tronditese-nga-vrasja-e-bedri-rexhepit-e-vrane-duke-e-ngulfatur-dhe-e-lidhen-me-qese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/detaje-tronditese-nga-vrasja-e-bedri-rexhepit-e-vrane-duke-e-ngulfatur-dhe-e-lidhen-me-qese\/","title":{"rendered":"Detaje trondit\u00ebse nga vrasja e Bedri Rexhepit: E vran\u00eb duke e ngulfatur dhe e lidh\u00ebn me qese"},"content":{"rendered":"<p>Plani ishte organizuar q\u00eb nga data 9 janar. Jeton e Nexhat Vllasaliu, duke e shfryt\u00ebzuar af\u00ebrsin\u00eb e tyre me biznesmenin Bedri Rexhepi, e vun\u00eb n\u00eb lajthitje at\u00eb p\u00ebr ta vrar\u00eb p\u00ebrfundimisht me dat\u00ebn 8 prill 2021. Rexhepi m\u00eb pas u varros n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb fshehur n\u00eb Novob\u00ebrd\u00eb dhe p\u00ebr gati dy vjet figuronte si i zhdukur. N\u00eb aktakuz\u00ebn e Prokuroris\u00eb jepen detaje se si krimi ishte kryer p\u00ebr 30 mij\u00eb euro. Gazeta Nacionale e ka siguruar aktakuz\u00ebn e plot\u00eb dhe sjell detaje.<\/p>\n<p>Misteri gati 2-vje\u00e7ar i zhdukjes s\u00eb biznesmenit Bedri Rexhepi e preku fundin. Trupi i tij u gjet n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb n\u00eb Novob\u00ebrd\u00eb. Prokuroria po akuzon dy persona p\u00ebr vrasjen e Rexhepit: Jeton e Nexhat Vllasaliun.<\/p>\n<p>Gazeta Nacionale e ka siguruar aktakuz\u00ebn e plot\u00eb. Aty specifikohet se plani p\u00ebr vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi ishte organizuar q\u00eb nga data 9 janar 2021. Dy t\u00eb dyshuarit, sipas aktakuz\u00ebs, e kishin shfryt\u00ebzuar af\u00ebrsin\u00eb me Rexhepin.<\/p>\n<p>Biznesmenit Rexhepi i ishin ofruar dy vetura me nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb volitsh\u00ebm. E me dat\u00ebn 8 prill 2021, duke menduar se Rexhepi i kishte 30 mij\u00eb eurot me vete, Jeton Vllasaliu e kishte d\u00ebrguar n\u00eb Novob\u00ebrd\u00eb, ku e kishte vrar\u00eb duke e ngulfatur.<\/p>\n<p>\u201cPrej periudh\u00ebs 9 janar 2021 deri m\u00eb 8 prill 2021, t\u00eb pandehurit Jeton Vllasaliu dhe Nexhat Vllasaliu, n\u00eb bashk\u00ebkryerje, pas marr\u00ebveshjes paraprake, kishin filluar planifikimin p\u00ebr t\u00eb privuar nga jeta me q\u00ebllim t\u00eb fitimit t\u00eb dobis\u00eb pasurore t\u00eb d\u00ebmtuarin Bedri Rexhepi. Ata fillimisht i kishin ndar\u00eb rolet dhe planifikuar veprimet, dhe Jeton Vllasaliu, duke e shfryt\u00ebzuar besimin q\u00eb i d\u00ebmtuari\/ndjeri Bedri Rexhepi e kishte ndaj tij, e v\u00eb n\u00eb lajthitje t\u00eb d\u00ebmtuarin Bedri Rexhepi. Duke filluar nga data 9 janar 2021, ku i kishte ofruar p\u00ebr shitje dy vetura: nj\u00eb Range Rover dhe nj\u00eb BMW X3, p\u00ebr vler\u00ebn prej 30 mij\u00eb eurosh\u201d<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb realizimit t\u00eb planit t\u00eb tyre, i pandehuri Jeton, m\u00eb 08 prill 2021, t\u00eb d\u00ebmtuarin Bedri Rexhepi e d\u00ebrgon n\u00eb fshatin Vllasali, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb pandehurit Nexhat Vllasaliu, ku paraprakisht e kishin planifikuar vrasjen e tij. I pandehuri Jeton, pastaj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tin\u00ebzare, duke e ngulfatur, e privon nga jeta Bedri Rexhepin, duke menduar se e ka me vete shumic\u00ebn e t\u00eb hollave dhe at\u00eb n\u00eb vler\u00eb prej 30 mji\u00eb eurove, si\u00e7 edhe ishin marr\u00eb vesh p\u00ebr shitjen e veturave. Mir\u00ebpo, pas vrasjes, te viktima kishte gjetur vet\u00ebm shum\u00ebn prej 8 mij\u00eb eurosh, q\u00eb i ka ndar\u00eb me t\u00eb pandehurin Nexhat Vllasaliu\u201d, thuhet n\u00eb aktakuz\u00ebn q\u00eb e ka siguruar ekskluzivisht gazeta Nacionale.<\/p>\n<p>Pas vrasjes s\u00eb tij, dy v\u00ebllez\u00ebrit Vllasaliu, gjithnj\u00eb sipas Prokurois\u00eb, e kishin vazhduar planin p\u00ebr fshehjen e trupit.<\/p>\n<p>\u201cPastaj, kufom\u00ebn e t\u00eb ndjerit e d\u00ebrgon n\u00eb katin e tret\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb dhe, n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr ta varrosur, e kishte mb\u00ebshtjell\u00eb kok\u00ebn e tij me qese t\u00eb zez\u00eb t\u00eb najlonit, kurse t\u00ebr\u00eb trupin me perden e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb t\u00eb pandehuir Nexhat, dhe e kishte lidhur me nj\u00eb litar. Pastaj, vetur\u00ebn e t\u00eb ndjerit Bedri Rexhepi e kishte d\u00ebrguar n\u00eb arat e fshatit Sushis\u00eb-Janjev\u00eb. Nga aty, i pandehuri Jeton i kishte telefonuar t\u00eb pandehurit Nexhat, i cili pastaj e kishte marr\u00eb vetur\u00ebn e tipit, mu n\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb d\u00ebrgon te vendi ku e kishte l\u00ebn\u00eb automjetin\u201d, thuhet n\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, i pandehuri Nexhat do t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb kryerjen e vepr\u00ebs dhe at\u00eb duke tentuar t\u2019i humb\u00eb gjurm\u00ebt e kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs, ashtu si\u00e7 edhe ishte planifikuar m\u00eb her\u00ebt. T\u00eb nes\u00ebrmen, her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes, m\u00eb 9 prill 2021, s\u00eb bashku shkojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre n\u00eb Vllasali, te vendi ku ishte kufoma, dhe n\u00eb bashk\u00ebkryerje e d\u00ebrgojn\u00eb n\u00eb vendin kodrinor malor t\u00eb quajtur \u201cMali i Madh\u201d n\u00eb Vllasali, ku i pandehuri Nexhat e kryen veprimin si\u00e7 e kishin planifikuar m\u00eb her\u00ebt, p\u00ebr zhdukjen e kufom\u00ebs duke e varrosur dhe duke i fshehur edhe gjurm\u00ebt deri m\u00eb dat\u00eb 30 shtator, kur jan\u00eb gjetur mbetjet mortore q\u00eb me besueshm\u00ebri jan\u00eb t\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarit Bedri Rexhepi\u201d, p\u00ebrfundon pjesa kryesore e aktakuz\u00ebs.<\/p>\n<p>Detaje t\u00eb ngjashme jan\u00eb ofruar edhe n\u00eb pjes\u00ebn e fundit t\u00eb aktakuz\u00ebs, pas d\u00ebgjimit t\u00eb gati 30 d\u00ebshmitar\u00ebve. I ndjeri dhe shoku i tij deri n\u00eb momentin e krimit, Bedri Rexhepi e Jeton Vllasaliu, dit\u00ebn e kobshme kishin planifikuar t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Ferizaj p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb veturat q\u00eb kishte planifikuar t\u2019i blinte i ndjeri.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, i akuzuari Jeton Vllasaliu e devijon rrug\u00ebn dhe e d\u00ebrgon t\u00eb ndjerin n\u00eb Novob\u00ebrd\u00eb, ku edhe ia merr jet\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cNga provat e siguruara \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar fakti se t\u00eb pandehurit Jeton e Nexhat Vllasaliu kan\u00eb kryer vepr\u00ebn vrasje e r\u00ebnd\u00eb, e kan\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebkryerje duke i ndar\u00eb pun\u00ebt \u2013 veprimet e tyre. T\u00eb nj\u00ebjtit me marr\u00ebveshje paraprake kan\u00eb planifikuar dhe organizuar m\u00ebnyr\u00ebn se si do ta joshin ashtu edhe q\u00eb me dat\u00eb 09.01.2021 i ofrojn\u00eb me \u00e7mim shum\u00eb t\u00eb volitsh\u00ebm dy automjete t\u00eb tipit Range Rover ashtu edhe X3 n\u00eb \u00e7mim prej 30 mij\u00eb eurosh, t\u00eb pyesin t\u00eb ndjerin Bedri Rexhepi dhe t\u00eb sigurohen se i ka parat\u00eb n\u00eb vler\u00eb 30 mij\u00eb euro, t\u00eb devijojn\u00eb rrug\u00ebn duke mos shkuar n\u00eb Ferizaj, por ta d\u00ebrgojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb sigurt dhe ku e njohin terrenin, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia e tyre n\u00eb Vllasali\u201d, thuhet n\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>Plani, sipas Prokuroris\u00eb, ishte n\u00eb detaje i organizuar. T\u00eb akuzuarit madje kishin diskutuar se si do t\u00eb p\u00ebrgjigjeshin para hetuesve, pasi e dinin se do t\u00eb kontaktoheshin.<\/p>\n<p>\u201cKu edhe me dat\u00eb 8 prill paradite, takohen n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre n\u00eb Vllasali dhe sigurohen se nuk ka shum\u00eb njer\u00ebz dhe frekuentimin e tyre n\u00eb dit\u00eb pune \u2013 dit\u00eb e enjte, dhe nj\u00eb vend ku m\u00eb pas mund t\u00eb zhdukin provat inkriminuese dhe trupin e t\u00eb d\u00ebmtuarit Bedri Rexhepi, veprimi i d\u00ebrgimit t\u00eb automjetit n\u00eb fshatin Sushic\u00eb, pra me kilometra larg vendit ku kryhet vrasja e r\u00ebnd\u00eb. Koordinimi q\u00eb Nexhati t\u00eb dal\u00eb e ta marr\u00eb Jetonin p\u00ebr ta kthyer n\u00eb sht\u00ebpi si dhe shkuarja e nes\u00ebrme her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes, pa u zbardhur dita, q\u00eb ta varrosin kufom\u00ebn e t\u00eb ndjerit n\u00eb nj\u00eb vend ku nuk \u00ebsht\u00eb i parapar\u00eb p\u00ebr varreza dhe rrall\u00eb i frekuentuesh\u00ebm edhe nga vet\u00eb banor\u00ebt e fshatit Vllasali. Krijimi i nj\u00eb tregimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb n\u00eb rast t\u00eb marrjes n\u00eb pyetje nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb, ta ken\u00eb versionin e nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr t\u2019i krijuar alibi nj\u00ebri-tjetrit\u201d, p\u00ebrfundon aktakuza e siguruar nga Nacionale.<\/p>\n<p>Hetimet n\u00eb terren<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 28 shtator 2022, Prokuroria dhe hetuesia i kishin zhvendosur n\u00eb vendin e dyshuar Jeton e Nexhat Vllasaliun. Prokuroria n\u00eb aktakuz\u00eb e ka zbardhur bised\u00ebn e tyre p\u00ebr gjetjen e trupit.<\/p>\n<p>\u201cA o larg\u201d, i drejtohet Jeton Vllasaliu v\u00ebllait t\u00eb tij. \u201cJo bre, qaty, kah ti din, un\u00eb nuk di\u201d, ia kthen Nexhati.<\/p>\n<p>Jeton Vllasaliu: \u201cA e din ku u met perdja, a \u00ebsht\u00eb larg qasaj perdes?\u201d<\/p>\n<p>Nexhat Vllasaliu: \u201cJo bre, 50-60 metra me kqyr\u00eb, her\u00eb anena, her\u00eb\u2026, kqyr, se kryt\u00eb po m\u00eb dhem.\u201d<\/p>\n<p>Jeton Vllasaliu: \u201cHajde edhe ti posht\u00eb, e lypmi edhe nj\u00eb her\u00eb avokatin, me avokat diqysh\u2026 [pastaj vazhdon me z\u00eb t\u00eb vog\u00ebl]. Qaty osht. Kqyr, kujtohu!\u201d<\/p>\n<p>Nexhat Vllasaliu: \u201cO vllau jem, me dit\u00ebn ku \u00ebsht\u00eb, e kisha gjet\u00eb. Qaty osht, kqyr, kujtohu!\u201d<\/p>\n<p>Jeton Vllasaliu: \u201cO s\u2019pe di ku e kom lan\u00eb, se me mujt me dit\u00eb ku e kom lan\u00eb, un\u00eb dy llafe nuk i boj.\u201d<\/p>\n<p>Nexhat Vllasaliu: \u201cSpo di a jam hi udh\u00ebs s\u00eb madhe a udh\u00ebs s\u00eb holl\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Jeton Vllasaliu: \u201cA ki najsen n\u00eb trup a? Jo\u201d<\/p>\n<p>Jeton Vllasaliu: Spo di, Nuxh. Po t\u00eb kall\u00ebzoj drejt, ve\u00e7 ty t\u00eb liroj prej k\u00ebsaj pune edhe gruen tane, \u00e7ka koft, hajl i koft\u00eb! Hajde!\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebto biseda ishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebrderisa t\u00eb dy ishin n\u00eb zon\u00ebn ku dyshohej se ishte trupi.<\/p>\n<p>Gazeta Nacionale i ka siguruar edhe deklaratat e dy t\u00eb akuzuarve para Prokuroris\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve. K\u00ebto do t\u00eb publikohen m\u00eb von\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebs, sot, n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Bedri Rexhepi ishte zhdukur m\u00eb 8 prill 2021. Trupi i tij u gjet n\u00eb fundin e shtatorit t\u00eb k\u00ebtij viti, pas nj\u00eb pune t\u00eb madhe nga prokurori i rastit, Armend Hamiti.\/Nacionale<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Plani ishte organizuar q\u00eb nga data 9 janar. Jeton e Nexhat Vllasaliu, duke e shfryt\u00ebzuar af\u00ebrsin\u00eb e tyre me biznesmenin Bedri Rexhepi, e vun\u00eb n\u00eb lajthitje at\u00eb p\u00ebr ta vrar\u00eb p\u00ebrfundimisht me dat\u00ebn 8 prill 2021. Rexhepi m\u00eb pas u varros n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb fshehur n\u00eb Novob\u00ebrd\u00eb dhe p\u00ebr gati dy vjet figuronte si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":129667,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-129666","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129666","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=129666"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129666\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/129667"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=129666"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=129666"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=129666"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}