{"id":129692,"date":"2022-10-19T17:28:05","date_gmt":"2022-10-19T15:28:05","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=129692"},"modified":"2022-10-19T17:28:05","modified_gmt":"2022-10-19T15:28:05","slug":"kurti-ne-burg-merresha-me-matematike-me-ndihmonte-te-ruaja-logjiken","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kurti-ne-burg-merresha-me-matematike-me-ndihmonte-te-ruaja-logjiken\/","title":{"rendered":"Kurti: N\u00eb burg merresha me matematik\u00eb, m\u00eb ndihmonte t\u00eb ruaja logjik\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka ndar\u00eb shp\u00ebrblime p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit n\u00eb gara t\u00eb matematik\u00ebs dhe fizik\u00ebs.<\/p>\n<p>ZKM ka njoftuar se Kurti ka th\u00ebn\u00eb se \u201cshpreson q\u00eb k\u00ebto shp\u00ebrblime t\u00eb jen\u00eb nxitje shtes\u00eb p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ndjekin prirjet dhe pasionet e tyre\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKryeministri tha se shpreson q\u00eb k\u00ebto shp\u00ebrblime t\u00eb jen\u00eb nxitje shtes\u00eb p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ndjekin prirjet dhe pasionet e tyre, dhe q\u00eb m\u00ebsimet shkollore dhe dijet e marra t\u2019i p\u00ebrkthejn\u00eb pastaj n\u00eb shpikje t\u00eb vyera, inovacione kreative dhe metoda funksionale, kudo q\u00eb do t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d, thuhet n\u00eb njoftim.<\/p>\n<p>Kjo ceremoni \u00ebsht\u00eb organizuar nga MASHTI, nd\u00ebrsa kryeministri Kurti e ministrja Nagavci i kan\u00eb ndar\u00eb \u00e7mimiet p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Olimpiad\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Matematik\u00ebs, Garat Republikane t\u00eb Fizikan\u00ebve t\u00eb Rinj, Olimpiad\u00ebn e Matematik\u00ebs Kosov\u00eb \u2013 Shqip\u00ebri, Olimpiad\u00ebn Matematike Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Math Kangaroo dhe Kup\u00ebn Matematike Evropiane.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjalimit t\u00eb tij, Kurti ka ndar\u00eb nj\u00eb kujtim nga universiteti.<\/p>\n<p>\u201cE kur un\u00eb kam qen\u00eb student n\u00eb universitet, mbaj mend, q\u00eb nj\u00eb problem t\u00eb ngjash\u00ebm matematikor e pat\u00ebm zgjidhur dhe ai ka qen\u00eb di\u00e7ka k\u00ebsisoj: Sa veta duhet t\u00eb jen\u00eb minimalisht n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb gjasat, q\u00eb s\u00eb paku dy prej tyre ta ken\u00eb dit\u00eblindjen e nj\u00ebjt\u00eb, t\u00eb jen\u00eb mbi 50 p\u00ebr qind? Dhe, n\u00ebse nuk gaboj, rezultati \u00ebsht\u00eb 23, por si\u00e7 e dini ju q\u00eb zgjidhni probleme matematikore, duhen 3-4 faqe, p\u00ebr t\u00eb arritur te ky numri p\u00ebrfundimtar\u201d.<\/p>\n<p>Kurti tregoi se kur i ka hyr\u00eb n\u00eb pun\u00eb matematika.<\/p>\n<p>\u201cMatematika m\u00eb ka hyr\u00eb shum\u00eb her\u00eb n\u00eb pun\u00eb gjat\u00eb jet\u00ebs, madje edhe n\u00eb periudha shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, por edhe at\u00ebher\u00eb kur ta z\u00ebm\u00eb isha n\u00eb burg a n\u00eb arrest sht\u00ebpiak a n\u00eb paraburgim edhe zgjidhja sisteme t\u00eb ekuacioneve me disa t\u00eb panjohura, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta mbaj kujtes\u00ebn edhe mendjen sa m\u00eb t\u00eb fresk\u00ebt e aktive dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ta ruaj logjik\u00ebn.\u201d<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb fund ai fal\u00ebnderoi nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb \u201cpo sjellin lajme t\u00eb mira n\u00eb Kosov\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cJu faleminderit q\u00eb po na sillni lajme t\u00eb mira n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhmen e vendit ton\u00eb. Urime edhe nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr rezultatet e p\u00ebr suksesin e treguar dhe ju d\u00ebshiroj\u00eb \u00e7do t\u00eb mir\u00eb, edhe m\u00eb shum\u00eb suksese n\u00eb t\u00eb ardhmen e juaj, nga e cila varet e ardhmja e shtetit dhe e shoq\u00ebris\u00eb ton\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Fjala e plot\u00eb e Kryeministrit Kurti:<\/p>\n<p>E nderuara Ministre e Arsimit, znj. Arb\u00ebrie Nagavci,<br \/>\nT\u00eb nderuar m\u00ebsues e arsimtar\u00eb,<br \/>\nT\u00eb nderuar prind\u00ebr,<br \/>\nShum\u00eb t\u00eb dashur nx\u00ebn\u00ebs,<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb qenkemi sot shum\u00eb njer\u00ebz dhe po t\u00eb grupoheshin n\u00eb grupe me nga dhjet\u00eb, me siguri do t\u00eb b\u00ebheshim dhjet\u00ebra sosh. N\u00eb qoft\u00eb se k\u00ebtu do t\u00eb ishim m\u00eb shum\u00eb se 366 persona, pra aq dit\u00eb sa mund t\u2019i ket\u00eb maksimalisht nj\u00eb vit, n\u00ebse shkurti \u00ebsht\u00eb me 29 dit\u00eb, personi i 367-t\u00eb, do t\u00eb mbetej pa nj\u00eb dit\u00eblindje autentike dhe unike edhe n\u00eb kuptimin teorik t\u00eb fjal\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, t\u00eb pakt\u00ebn ai dhe nj\u00eb tjet\u00ebr, pra minimalisht dy persona, do ta kishin dit\u00eblindjen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb.<\/p>\n<p>Ky mund t\u00eb duket nj\u00eb arsyetim shum\u00eb i thjesht\u00eb, aq i thjesht\u00eb, sa q\u00eb ndoshta edhe trivial, por matematika e ka nj\u00eb em\u00ebr edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Parimi Drikle, sipas emrit t\u00eb matematikanit gjerman t\u00eb shekullit t\u00eb n\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb, Piter Drikle.<\/p>\n<p>E kur un\u00eb kam qen\u00eb student n\u00eb universitet, mbaj mend, q\u00eb nj\u00eb problem t\u00eb ngjash\u00ebm matematikor e pat\u00ebm zgjidhur dhe ai ka qen\u00eb di\u00e7ka k\u00ebsisoj: Sa veta duhet t\u00eb jen\u00eb minimalisht n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb gjasat, q\u00eb s\u00eb paku dy prej tyre ta ken\u00eb dit\u00eblindjen e nj\u00ebjt\u00eb, t\u00eb jen\u00eb mbi 50 p\u00ebr qind? Dhe, n\u00ebse nuk gaboj, rezultati \u00ebsht\u00eb 23, por si\u00e7 e dini ju q\u00eb zgjidhni probleme matematikore, duhen 3-4 faqe, p\u00ebr t\u00eb arritur te ky numri p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb Greqin\u00eb antike, pra kur Platoni e ka themeluar Akademin\u00eb n\u00eb Athin\u00eb, mbi hyrjen e nd\u00ebrtes\u00ebs ka shkruar: \u201cLe t\u00eb mos hyj\u00eb k\u00ebtu ai q\u00eb nuk e di gjeometrin\u00eb\u201d. Kjo akademi pastaj i dha bot\u00ebs at\u00eb q\u00eb njihet si Babai i Logjik\u00ebs, Aristotelin, i cili me kategorit\u00eb e tij filozofike, e sidomos me kauzalitetin, Ligjin e Shkak\u00ebsis\u00eb, ndikoi aq shum\u00eb n\u00eb k\u00ebdo q\u00eb erdhi pas tij n\u00eb fush\u00ebn e filozofis\u00eb apo t\u00eb shkencave.<\/p>\n<p>Un\u00eb i kujtova k\u00ebto, pak nga p\u00ebrvoja ime, e pak nga ajo \u00e7far\u00eb jan\u00eb m\u00ebsimet nga matematika, meq\u00eb mes matematikan\u00ebsh e fizikan\u00ebsh p\u00ebrgjith\u00ebsisht preferohet t\u00eb flitet me gjuh\u00ebn e matematik\u00ebs. Edhe kur ata jan\u00eb t\u00eb rinj, sikurse puna juaj, jan\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb mosh\u00ebn kur shquhen p\u00ebr matematik\u00eb, sepse prirjet p\u00ebr matematik\u00eb shfaqen p\u00ebrgjith\u00ebsisht dhe zakonisht qysh n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri e n\u00eb rini. Por cila \u00ebsht\u00eb kjo gjuha e matematik\u00ebs? P\u00ebr Galileo Galilein, matematika \u00ebsht\u00eb gjuha me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb shkruar libri i madh i natyr\u00ebs. Pra, i p\u00ebrket atyre fizikan\u00ebve q\u00eb kan\u00eb besuar se ata nd\u00ebrmjet\u00ebsojn\u00eb midis natyr\u00ebs edhe matematik\u00ebs, dhe se matematika \u00ebsht\u00eb gjuh\u00eb e natyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra, matematika si vet\u00eb gjuha e universit, ashtu qysh e besonte edhe Ajnshtajni kur tha q\u00eb \u201cEkuacionet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr mua, sepse politika \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb tashmen, por nj\u00eb ekuacion \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb\u201d. Un\u00eb si\u00e7 e dini nuk e kam respektuar plot\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb parim t\u00eb Ajnshtajnit, meq\u00eb kam zgjedhur politik\u00ebn, ndoshta jo edhe plot\u00ebsisht vet\u00eb, kjo zgjedhje \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e imja. P\u00ebr k\u00ebtu kam ardhur duke kaluar n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb shkollore t\u00eb matematik\u00ebs, pasi kur kam qen\u00eb pak a shum\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn tuaj dhe m\u00eb pas, i frym\u00ebzuar fillimisht nga m\u00ebsuesja ime Nafije Deva, e m\u00eb pastaj nga arsimtari i matematik\u00ebs Taip Sylejmani, e n\u00eb fund edhe nga profesor\u00ebt e mi t\u00eb matematik\u00ebs kur shkova t\u00eb studioja n\u00eb Fakultetin e Elektroteknik\u00ebs n\u00eb Telekomunikacion dhe Kompjuterik\u00eb, ku kishte shum\u00eb matematik\u00eb, padyshim q\u00eb m\u00eb kan\u00eb ndikuar e form\u00ebsuar p\u00ebrtej vet\u00ebdijes edhe dijes sime.<\/p>\n<p>Matematika m\u00eb ka hyr\u00eb shum\u00eb her\u00eb n\u00eb pun\u00eb gjat\u00eb jet\u00ebs, madje edhe n\u00eb periudha shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, por edhe at\u00ebher\u00eb kur ta z\u00ebm\u00eb isha n\u00eb burg a n\u00eb arrest sht\u00ebpiak a n\u00eb paraburgim edhe zgjidhja sisteme t\u00eb ekuacioneve me disa t\u00eb panjohura, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta mbaj kujtes\u00ebn edhe mendjen sa m\u00eb t\u00eb fresk\u00ebt e aktive dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ta ruaj logjik\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb mas\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kemi respekt p\u00ebr matematik\u00ebn, n\u00eb at\u00eb mas\u00eb edhe do ta kultivojm\u00eb logjik\u00ebn. Prandaj t\u00eb jesh matematikane ose matematikan do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh jo thjesht qytetar i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm i Republik\u00ebs, por edhe i shquar p\u00ebr nga logjika. E kam p\u00ebrshtypjen se jetojm\u00eb n\u00eb koh\u00ebrat kur kjo \u00ebsht\u00eb e nevojshme si rrall\u00eb her\u00eb t\u00eb tjera. Madje matematika neve na ndihmon edhe n\u00eb politik\u00eb, sepse numrat din\u00eb t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb kok\u00ebfort\u00eb e ata duhet llogaritur mir\u00eb p\u00ebr buxhetin e shtetit, p\u00ebr rritjen ekonomike e p\u00ebr shp\u00ebrndarjen sociale.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar t\u00eb pranish\u00ebm,<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga shtyllat kryesore p\u00ebr zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm ekonomik e shoq\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb arsimi cil\u00ebsor. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb Qeveria ka ndar\u00eb 3.5 milion\u00eb euro p\u00ebr ofrimin e praktik\u00ebs profesionale p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e shkollave t\u00eb arsimit dhe aft\u00ebsimit profesional, 106 bursa p\u00ebr nxitjen e vajzave p\u00ebr t\u00eb ndjekur profile teknike dhe djemve p\u00ebr t\u00eb ndjekur profile deficitare, si dhe rreth 1 mij\u00eb kupon\u00eb p\u00ebr maturant\u00eb t\u00eb shkollave profesionale p\u00ebr t\u00eb ndjekur kurse t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit. P\u00ebr ta mbyllur hendekun ekzistues gjinor n\u00eb profesione, n\u00eb vitin akademik 2021\/2022 jan\u00eb ndar\u00eb 1365 bursa universitare p\u00ebr studentet n\u00eb fushat e shkenc\u00ebs, teknologjis\u00eb, inxhinieris\u00eb dhe matematik\u00ebs, apo si\u00e7 njihet ndryshe STEM.<\/p>\n<p>Qeveria dhe institucionet e Kosov\u00ebs jan\u00eb t\u00eb fokusuara p\u00ebr plane e programe m\u00eb t\u00eb mira, p\u00ebr t\u00eb ofruar mund\u00ebsi maksimale n\u00eb arritjen e potencialeve sa m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb e t\u00eb rejat, p\u00ebr t\u00eb tashmen, por edhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur nx\u00ebn\u00ebs e student\u00eb,<\/p>\n<p>Sot jam shum\u00eb i g\u00ebzuar q\u00eb ju si matematikan\u00eb dhe fizikan\u00eb t\u00eb rinj keni fituar vendet e para, t\u00eb dyta dhe t\u00eb treta, si\u00e7 keni fituar medalje t\u00eb art\u00eb, argjendt\u00eb e t\u00eb bronzt\u00eb, e shp\u00ebrblime t\u00eb tjera n\u00eb gara si vendore, po ashtu edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Andaj, me shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi ju p\u00ebrgjigja ftes\u00ebs s\u00eb ministres s\u00eb Arsimit p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij organizimi ku ju do t\u00eb merrni shp\u00ebrblimet e merituara p\u00ebr sukseset e treguara n\u00eb k\u00ebto gara t\u00eb matematik\u00ebs dhe t\u00eb fizik\u00ebs.<\/p>\n<p>Me shpres\u00eb q\u00eb k\u00ebto shp\u00ebrblime t\u00eb jen\u00eb nxitje shtes\u00eb p\u00ebr juve q\u00eb t\u00eb vazhdoni t\u00eb ndiqni prirjet dhe pasionet tuaja p\u00ebr numrat, p\u00ebr matjet, p\u00ebr zgjidhjen e problemeve, p\u00ebr t\u00eb menduarit, p\u00ebr aritmetik\u00ebn e p\u00ebr logjik\u00ebn, p\u00ebr gjeometrin\u00eb dhe p\u00ebr algjebr\u00ebn, p\u00ebr matematik\u00ebn dhe fizik\u00ebn, q\u00eb m\u00ebsimet shkollore dhe dijet e marra t\u2019i p\u00ebrktheni pastaj n\u00eb shpikje t\u00eb vyera, inovacione kreative dhe metoda funksionale kudo q\u00eb punoni n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Ju faleminderit q\u00eb po na sillni lajme t\u00eb mira n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhmen e vendit ton\u00eb. Urime edhe nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr rezultatet e p\u00ebr suksesin e treguar dhe ju d\u00ebshiroj\u00eb \u00e7do t\u00eb mir\u00eb, edhe m\u00eb shum\u00eb suksese n\u00eb t\u00eb ardhmen e juaj, nga e cila varet e ardhmja e shtetit dhe e shoq\u00ebris\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>Faleminderit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka ndar\u00eb shp\u00ebrblime p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit n\u00eb gara t\u00eb matematik\u00ebs dhe fizik\u00ebs. ZKM ka njoftuar se Kurti ka th\u00ebn\u00eb se \u201cshpreson q\u00eb k\u00ebto shp\u00ebrblime t\u00eb jen\u00eb nxitje shtes\u00eb p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ndjekin prirjet dhe pasionet e tyre\u201d. \u201cKryeministri tha se shpreson q\u00eb k\u00ebto shp\u00ebrblime t\u00eb jen\u00eb nxitje shtes\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":129693,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-129692","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129692","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=129692"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129692\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/129693"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=129692"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=129692"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=129692"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}