{"id":129757,"date":"2022-10-20T10:42:01","date_gmt":"2022-10-20T08:42:01","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=129757"},"modified":"2022-10-20T10:42:01","modified_gmt":"2022-10-20T08:42:01","slug":"ekskluzive-kjo-eshte-rruga-e-para-marreveshjes-kosove-serbi-gjithcka-duhet-te-kryhet-para-dates-24-shkurt-ose-pason-shkopi-i-rende","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ekskluzive-kjo-eshte-rruga-e-para-marreveshjes-kosove-serbi-gjithcka-duhet-te-kryhet-para-dates-24-shkurt-ose-pason-shkopi-i-rende\/","title":{"rendered":"Ekskluzive: Kjo \u00ebsht\u00eb rruga e para-marr\u00ebveshjes Kosov\u00eb \u2013 Serbi, gjith\u00e7ka duhet t\u00eb kryhet para dat\u00ebs 24 shkurt ose pason \u201cshkopi i r\u00ebnd\u00eb\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Albanian Post ekskluzivisht siguron skenarin e prezantuar p\u00ebr para-marr\u00ebveshjen Kosov\u00eb-Serbi. Pajtimi i par\u00eb duhet t\u00eb arrihet m\u00eb s\u00eb largu deri me 24 shkurt. Serbia n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb s\u2019ka nevoj\u00eb ta ndryshoj\u00eb Kushtetut\u00ebn e saj. Nj\u00ebjt\u00eb, Kosova duhet ta themeloj\u00eb Asociacionin, por pa e ndryshuar Kushtetut\u00ebn. Asociacioni nuk do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb OJQ, megjithat\u00eb, p\u00ebr momentin, nuk do t\u00eb themeloj\u00eb nivel t\u00eb ri t\u00eb pushtetit. N\u00ebse arrihet pajtim, ka pako financiare. N\u00ebse nuk arrihet, \u201cshkop t\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d p\u00ebr pal\u00ebn penguese. Urgjenca p\u00ebr marr\u00ebveshje lidhet me situat\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb. Po q\u00eb se dy pal\u00ebt refuzojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen partner\u00eb bashk\u00ebpunuese, komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb tret\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr at\u00eb q\u00eb po e k\u00ebrkon aktualisht p\u00ebrmes \u201cShuttle diplomacy\u201d-s\u00eb.<\/p>\n<p>Komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar e ka kuptuar q\u00eb pajtimi n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs e Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh dhe me nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb p\u00ebrgjithshme finale, p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimeve maksimaliste t\u00eb pal\u00ebve, por edhe Albin Kurtit dhe Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7-it u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb futen shpejt dhe me patjet\u00ebr n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie kontraktuale, sepse zgjidhja e problemit mes tyre m\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje e dy shteteve.<\/p>\n<p>Albanian Post ekskluzivisht, nga burime nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ka siguruar disa pika t\u00eb skenarit q\u00eb duhet t\u00eb konkretizohet s\u00eb paku deri n\u00eb shkurt t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, kur edhe sh\u00ebnon nj\u00eb vjetori i luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Vizitat e shpeshta t\u00eb Miroslav Laj\u00e7ak, Gabriel Escobar dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, n\u00eb Prishtin\u00eb e Beograd, jan\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb funksion t\u00eb shpalosjes s\u00eb tij skenari.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb arrihet s\u00eb paku deri me 24 shkurt?<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi Special i Bashkimit Evropian p\u00ebr Dialogun Kosov\u00eb Serbi, Miroslav Laj\u00e7ak, dhe i z\u00ebvend\u00ebs-ndihm\u00ebs sekretari i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe i deleguar amerikan p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Gabriel Escobar, ua kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, se \u201cTema e Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb duhet t\u00eb mbyllet para nj\u00eb vjetorit t\u00eb fillimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Si\u00e7 i jan\u00eb prezantuar pikat Albanian Post-it, arsyeja e urgjenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb se \u201cn\u00eb nj\u00eb vjetorin e luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, shtetet aleate planifikojn\u00eb q\u00eb t\u00eb demonstrojn\u00eb unitet, gatishm\u00ebri e fuqi n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb Ukrain\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Sipas asaj q\u00eb ka par\u00eb AP, \u201cky demonstrim do t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb kalimin n\u00eb nj\u00eb nivel tjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkrahjes p\u00ebr Ukrain\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Ky plan ka shkaktuar nevoj\u00ebn q\u00eb tema t\u00eb trajtohet urgjentisht, prandaj \u201clidhershipi n\u00eb Kosov\u00eb duhet t\u00eb mendohet mir\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pyetja \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb qart\u00eb dhe thjesht \u2013 \u201cA do t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e k\u00ebtij demonstrimi t\u00eb unitetit dhe fuqis\u00eb s\u00eb aleat\u00ebve apo do q\u00eb ta rr\u00ebnoj\u00eb nga brenda?\u201d.<\/p>\n<p>Lider\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb u \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb p\u00ebrkushtimi i tyre m\u00eb nuk duhet t\u00eb jet\u00eb deklarativ, por \u201cduhet ta tregojn\u00eb me vepra se v\u00ebrtet jan\u00eb pjes\u00eb e aleat\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e ka th\u00ebn\u00eb qart\u00ebsisht edhe Escobar, \u201cajo q\u00eb pritet nga pal\u00ebt \u00ebsht\u00eb p\u00eblqimi p\u00ebr marr\u00ebveshjen p\u00ebr rrug\u00ebn para\u201d.<\/p>\n<p>Komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar m\u00eb nuk k\u00ebrkon \u201cnj\u00eb zgjidhje t\u00eb shpejt\u201d, por \u201cnj\u00eb proces pajtimi\u201d, i cili dallon nga dinamikat e dialogut aktual dhe k\u00ebrkon arritje pajtimi n\u00eb disa faza.<\/p>\n<p>Projekti \u00ebsht\u00eb hartuar me kujdes dhe \u00ebsht\u00eb gjetur nj\u00eb rrug\u00eb e re \u201cku secila pal\u00eb ruan mirazhin e pozicionit t\u00eb vet parimor\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPal\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfitime, n\u00eb afat t\u00eb mes\u00ebm dhe t\u00eb gjat\u00eb\u201d, n\u00ebse b\u00ebhen pjes\u00eb e k\u00ebtij plani t\u00eb ri nd\u00ebrkomb\u00ebtar, por po ndodhi e kund\u00ebrta \u00ebsht\u00eb treguar \u201cedhe nj\u00eb shkop shum\u00eb i ashp\u00ebr\u201d, p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb nuk tregohet konstruktiv n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e ka th\u00ebn\u00eb edhe Escobar n\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media me Kurtin, \u201cKosova duhet t\u00eb kuptoj\u00eb implikimet rajonale\u201d q\u00eb vijn\u00eb me pozicionimin e tyre.<\/p>\n<p>Prandaj, \u201czgjedhja \u00ebsht\u00eb e Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb\u201d t\u00eb vendosin se cila do jet\u00eb rruga para.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga pikat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb asaj q\u00eb ka par\u00eb Albanian Post, n\u00eb planin e faz\u00ebs s\u00eb par\u00eb, apo n\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb prezantuar si \u201crruga e Marr\u00ebveshjes Kosov\u00eb \u2013 Serbi\u201d, \u00ebsht\u00eb pika tre.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebsaj pike, \u201cpasi q\u00eb njohja e nd\u00ebrsjell\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj faze, kjo n\u00ebnkupton q\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, nga Serbia nuk do t\u00eb k\u00ebrkohet t\u00eb ndryshoj\u00eb kushtetut\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Mos ndryshimi i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ende Kosova \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij shteti, e nj\u00ebjta nuk do t\u00eb k\u00ebrkohet as nga Kosova p\u00ebr formimin e Asociacionit.<\/p>\n<p>\u201cPasi q\u00eb Serbia nuk do q\u00eb ta ndryshoj\u00eb kushtetut\u00ebn at\u00ebher\u00eb askush nuk ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga Kosova q\u00eb ta ndryshoj\u00eb kushtetut\u00ebn e vet, p\u00ebr ta akomoduar nj\u00eb Asociacion si nivel i ri i pushtetit\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, ku edhe \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb se brenda \u00e7far\u00eb formati parashihet formimi i Asociacionit t\u00eb Komunave me Shumic\u00eb Serbe.<\/p>\n<p>\u201cAsociacioni duhet t\u00eb mish\u00ebroj\u00eb praktikat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb mundshme t\u00eb garancive p\u00ebr komunitetin serb, por kjo \u00ebsht\u00eb e t\u00ebra\u201d.<\/p>\n<p>Sipas asaj q\u00eb i \u00ebsht\u00eb prezantuar Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs \u201cnuk do t\u00eb jet\u00eb OJQ, por gjithsesi do t\u00eb akomodohet brenda korniz\u00ebs ekzistuese t\u00eb kushtetut\u00ebs dhe ligjeve t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Se \u00e7far\u00eb modeli do t\u00eb jet\u00eb, disa nga versionet tashm\u00eb u jan\u00eb prezantuar edhe t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn nga Escobar, presidentes Vjosa Osmani e kryeministrit Albin Kurti.<\/p>\n<p>N\u00ebse pal\u00ebt refuzojn\u00eb t\u00eb pajtohen p\u00ebr skenarin p\u00ebrpara dhe refuzojn\u00eb fillimin e rrug\u00ebtimit konkret drejt faz\u00ebs s\u00eb fundit p\u00ebr pajtim final, nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt kan\u00eb parashikuar edhe nj\u00eb skenar alternativ\u00eb, ku do ta merrnin procesin krejt\u00ebsisht n\u00eb dor\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb Prishtin\u00eb dhe Beograd tash\u00ebm u \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se duhet ta ken\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb \u201ckjo p\u00ebrpjekje dallon nga dinamika e deritashme e dialogut\u201d.<\/p>\n<p>Fuqit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare e kan\u00eb nj\u00eb referenc\u00eb se si do t\u00eb mund ta p\u00ebrshpejtonin arritjen e nj\u00eb pajtimi, duke i larguar lider\u00ebt dhe ekipet negociatore nga komfort-zona e tyre dhe mbledhur n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb gjitha pal\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb dalur me nj\u00eb marr\u00ebveshje brenda dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>Si\u00e7 dihet, Marr\u00ebveshja e Dejtonit (1995) ishte arritur pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, kur p\u00ebrkund\u00ebr se elementet bazike t\u00eb nj\u00eb pajtimi ishin propozuar vite m\u00eb par\u00eb, me iden\u00eb q\u00eb t\u00eb parandalohej shp\u00ebrthimi i luft\u00ebs, di\u00e7ka e till\u00eb nuk kishte ndodhur dhe negociatat kishin d\u00ebshtuar.<\/p>\n<p>Plani origjinal p\u00ebr marr\u00ebveshje ishte ai q\u00eb tashm\u00eb njihet si Plani p\u00ebr Paqe \u201cCarrington\u2013Cutileiro\u201d, em\u00ebruar k\u00ebshtu p\u00ebr shkak t\u00eb autor\u00ebve Lord Carrington dhe ambasadori portugez Jose Cutileiro. N\u00eb at\u00eb q\u00eb do t\u00eb njihej m\u00eb von\u00eb si \u201cMarr\u00ebveshja e d\u00ebshtuar e Lisbon\u00ebs\u201d, pasi pal\u00ebt e kishin kund\u00ebrshtuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, n\u00eb vitin 1993, komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar prap\u00eb kishte provuar arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebrmes p\u00ebrfaq\u00ebsuesit special t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara Cyrus Vance dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb komuniteti evropian, Lord David Owen.<\/p>\n<p>Iniciativa q\u00eb parashihte ndarje t\u00eb Bosnj\u00ebs n\u00eb 10 regjione gjysm\u00eb-autonome dhe q\u00eb do njihej si \u201cPlani p\u00ebr Paqe Vance-Owen\u201d, d\u00ebshtoi gjithashtu, meq\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr se u n\u00ebnshkruar nga lideri i Republik\u00ebs Serbe n\u00eb Bosnje, ishte rrezuar n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekje t\u00eb tilla t\u00eb d\u00ebshtuar kishin prodhuar iden\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb lider\u00ebt t\u00eb mblidhen n\u00eb nj\u00eb vend, duke shkurtuar k\u00ebshtu levat e tyre p\u00ebr negocim nga distanca dhe duke rritur presionin p\u00ebr marr\u00ebveshje t\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>N\u00eb Dayton t\u00eb shtetit amerikan t\u00eb Ohios ishte siguruar nj\u00eb zon\u00eb ku ishin akomoduar mbi 800 zyrtar\u00eb. Me 21 n\u00ebntor 1995 pal\u00ebt kishin dal\u00eb me nj\u00eb pajtim, derisa marr\u00ebveshja e plot\u00eb dhe formale ishte n\u00ebnshkruar n\u00eb Paris me 14 dhjetor t\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjtit vit. \/Albanianpost.com<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Albanian Post ekskluzivisht siguron skenarin e prezantuar p\u00ebr para-marr\u00ebveshjen Kosov\u00eb-Serbi. Pajtimi i par\u00eb duhet t\u00eb arrihet m\u00eb s\u00eb largu deri me 24 shkurt. Serbia n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb s\u2019ka nevoj\u00eb ta ndryshoj\u00eb Kushtetut\u00ebn e saj. Nj\u00ebjt\u00eb, Kosova duhet ta themeloj\u00eb Asociacionin, por pa e ndryshuar Kushtetut\u00ebn. Asociacioni nuk do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb OJQ, megjithat\u00eb, p\u00ebr momentin, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":129758,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-129757","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129757","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=129757"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/129757\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/129758"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=129757"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=129757"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=129757"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}