{"id":12986,"date":"2018-03-10T12:19:01","date_gmt":"2018-03-10T12:19:01","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=12986"},"modified":"2018-03-10T12:19:01","modified_gmt":"2018-03-10T12:19:01","slug":"besa-baftiu-jep-dorheqje-nga-te-gjitha-pozitat-ne-vetevendosje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/besa-baftiu-jep-dorheqje-nga-te-gjitha-pozitat-ne-vetevendosje\/","title":{"rendered":"Besa Baftiu jep dorheqje nga te gjitha pozitat n\u00eb Vetevendosje!"},"content":{"rendered":"<p>Besa Baftiu jep dorheqje nga te gjitha pozitat n\u00eb Vetevendosje!<\/p>\n<p>T\u00eb dashur an\u00ebtar\u00eb dhe aktivist\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE! &#8211; Qendra n\u00eb Gjilan, me keqardhje m\u00eb duhet t\u2019ju njoftoj\u00eb se q\u00eb nga sot kam marr\u00eb vendim t\u00eb dor\u00ebhiqem nga pozicioni i Kryetares s\u00eb Qendr\u00ebs t\u00eb L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE! n\u00eb Gjilan dhe nga K\u00ebshilli i P\u00ebrgjithsh\u00ebm. <\/p>\n<p>Kam dashur ta jap\u00eb dor\u00ebheqjen time nga pozita e kryetares s\u00eb Qendr\u00ebs qysh pas p\u00ebrfundimit t\u00eb zgjedhjeve lokale, me \u00e7\u2019rast n\u00eb Gjilan dol\u00ebm me nj\u00eb rezultat aspak t\u00eb k\u00ebnaqsh\u00ebm, por heshta p\u00ebr shkak dol\u00ebn n\u00eb publik mosmarr\u00ebveshjet e fundit n\u00eb nivelin qendror, duke mos dashur q\u00eb dor\u00ebheqja ime t\u00eb ndikoj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb situat\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb krijuar n\u00eb organizat\u00eb. <\/p>\n<p>Jam bashk\u00ebngjitur n\u00eb VET\u00cbVENDOSJE! m\u00eb vitin 2010, n\u00eb koh\u00ebn kur ka pasur shum\u00eb pak gra dhe vajza t\u00eb angazhuara brenda organizat\u00ebs. Q\u00ebllimi im ishte angazhimi p\u00ebr t\u00eb nxitur sa m\u00eb shum\u00eb gra e vajza p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb jet\u00ebn publike, n\u00eb vendimarrjen politike, rrjedhimisht, p\u00ebr ta fuqizuar rolin e tyre n\u00eb institucione dhe shoq\u00ebri. K\u00ebt\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb duke besuar se VET\u00cbVENDOSJE! \u00ebsht\u00eb subjekti i vet\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb ndryshimin e shum\u00ebpritur t\u00eb qytetar\u00ebve, prandaj sikur shum\u00eb aktivist\u00eb gjithandej Kosov\u00ebs, jam angazhuar me vullnetin m\u00eb t\u00eb madh dhe gjith\u00eb kapacitetin tim p\u00ebr ta jet\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb ndryshim aq t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr vendin ton\u00eb. <\/p>\n<p>Kur u zgjodha kryetare e Qendr\u00ebs n\u00eb Gjilan m\u00eb vitin 2016, jam njoftuar edhe m\u00eb shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e angazhimit politik, por edhe me v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e panum\u00ebrta p\u00ebr t\u2019i arritur synimet tona. P\u00ebrve\u00e7 rrethanave t\u00eb tjera q\u00eb ishin penges\u00eb drejt realizimit t\u00eb k\u00ebtyre synimeve, gjat\u00eb angazhimit tim kam kuptuar se edhe brenda organizat\u00ebs son\u00eb ishin afruar individ\u00eb me nj\u00eb mend\u00ebsi q\u00eb promovon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj q\u00eb promovon publikisht VET\u00cbVENDOSJE!. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, n\u00eb raste t\u00eb ndryshme \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb penges\u00eb e diskutimeve t\u00eb sinqerta e parimore dhe p\u00ebr m\u00eb keq ka ndikuar negativisht n\u00eb vendimmarrjen dhe demokracin\u00eb e brenshme.<br \/>\nManifestimi m\u00eb i vrazhd\u00eb i k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb hasur pas humbjes n\u00eb zgjedhjet e fundit lokale n\u00eb Gjilan, ku n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb reflektonim bashk\u00ebrisht, t\u00eb nj\u00ebjtit njer\u00ebz filluan t\u00eb promovonin edhe m\u00eb shum\u00eb gjuh\u00ebn e p\u00ebr\u00e7arjes, duke sajuar akuza e shpifje t\u00eb pabaza n\u00eb drejtim t\u00eb individ\u00ebve t\u00eb caktuar p\u00ebr sabotim t\u00eb zgjedhjeve. Pa dyshim se nj\u00eb qasje e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e papranueshme dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht ishte zhg\u00ebnjyese p\u00ebr gjith\u00eb ne q\u00eb me gjith\u00eb mundin ton\u00eb u angazhuam q\u00eb VET\u00cbVENDOSJE! t\u00eb dal\u00eb sa m\u00eb e fuqishme n\u00eb zgjedhje, ku punuam pandalur q\u00eb organizata t\u00eb forcohet sa m\u00eb shum\u00eb n\u00eb terren. Por, kjo duket se nuk kishte r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebta individ\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb m\u00eb s\u00eb paku iden\u00eb e t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt\u00ebs dhe t\u00eb unitetit, duke pasur probleme t\u00eb theksuara me demokracin\u00eb dhe me rregullat e saj. <\/p>\n<p>Shfaqja e problemit n\u00eb nivel qendror p\u00ebrkeq\u00ebsoi edhe m\u00eb shum\u00eb gjendjen n\u00eb Qendr\u00ebn e Gjilanit, duke shkaktuar zhg\u00ebnjim t\u00eb madh dhe duke d\u00ebmtuar tep\u00ebr shum\u00eb besimin e aktivist\u00ebve. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb kontribuohej p\u00ebr zgjidhjen e problemit dhe p\u00ebr unifikim, individ\u00ebt e nj\u00ebjt\u00eb me mend\u00ebsi p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse kontribuan p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb hapej debati p\u00ebr t\u00eb ardhmen e organizat\u00ebs, p\u00ebrpjekja p\u00ebr ta mbytur kritik\u00ebn dhe reflektimin e domosdosh\u00ebm, bashk\u00eb me gjuh\u00ebn akuzuese e me tendenca dashakeqe u rrit\u00ebn. K\u00ebsisoj, gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe kemi par\u00eb fushat\u00eb t\u00eb eg\u00ebr lin\u00e7uese ndaj gjith\u00eb atyre q\u00eb shprehnin pak\u00ebnaq\u00ebsi me gjendjen e krijuar, duke d\u00ebshmuar se brenda organizat\u00ebs po i hapej rrug\u00eb nj\u00eb mend\u00ebsie t\u00eb rrezikshme totalitare, e cila nuk duron kritik\u00ebn dhe mendimin ndryshe. Personalisht, jam munduar q\u00eb t\u00eb jap\u00eb kontribut p\u00ebr aq sa kam pasur hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos lejuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, duke dashur t\u00eb ruhen vlerat q\u00eb i kemi promovuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi, por tashm\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb m\u00eb duket e pamundur. Sidomos pasi q\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, nuk kam par\u00eb vullnet as tek Kryetari i L\u00ebvizjes, z. Albin Kurti, q\u00eb ta parandaloj\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj mend\u00ebsie q\u00eb i kanosej organizat\u00ebs dhe e cila duket se po z\u00eb vend brenda saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, duke iu fal\u00ebnderuar p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e deritash\u00ebm, nga sot jap dor\u00ebheqjen time nga gjitha funksionet n\u00eb organizat\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Besa Baftiu jep dorheqje nga te gjitha pozitat n\u00eb Vetevendosje! T\u00eb dashur an\u00ebtar\u00eb dhe aktivist\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE! &#8211; Qendra n\u00eb Gjilan, me keqardhje m\u00eb duhet t\u2019ju njoftoj\u00eb se q\u00eb nga sot kam marr\u00eb vendim t\u00eb dor\u00ebhiqem nga pozicioni i Kryetares s\u00eb Qendr\u00ebs t\u00eb L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE! n\u00eb Gjilan dhe nga K\u00ebshilli i P\u00ebrgjithsh\u00ebm. Kam dashur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12987,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-12986","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12986","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12986"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12986\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12987"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12986"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12986"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12986"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}