{"id":130189,"date":"2022-10-25T10:34:54","date_gmt":"2022-10-25T08:34:54","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=130189"},"modified":"2022-10-25T10:34:54","modified_gmt":"2022-10-25T08:34:54","slug":"gjimnazi-natyror-xhavit-ahmeti-shenon-diten-e-shkolles","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/gjimnazi-natyror-xhavit-ahmeti-shenon-diten-e-shkolles\/","title":{"rendered":"Gjimnazi Natyror \u201cXhavit Ahmeti\u201d sh\u00ebnon dit\u00ebn e shkoll\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb Gjimnazi Natyror \u201cXhavit Ahmeti\u201d sh\u00ebnon dit\u00ebn e shkoll\u00ebs. Kjo vat\u00ebr e dituris\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb em\u00ebr jo vet\u00ebm n\u00eb Gjilan, Anamorav\u00eb e Kosov\u00eb, por edhe m\u00eb gjer\u00eb \u00ebsht\u00eb shembull i nj\u00eb shkolle me p\u00ebrplot suksese.<\/p>\n<p>Bekim Mustafa, drejtor n\u00eb Gjimnazin Natyror \u201cXhavit Ahmeti\u201d ka p\u00ebrg\u00ebzuar nx\u00ebn\u00ebsit, m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit e stafin udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb shkoll\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar, duke rikujtuar se kjo shkoll\u00eb gjat\u00eb vitit 2021\/2022 ka arritur suksese t\u00eb lakmueshme, q\u00eb gjithk\u00ebnd e b\u00ebjn\u00eb krenar\u00eb.<\/p>\n<p>Ja disa nga sukseset e k\u00ebsaj shkolle q\u00eb nga festimi i p\u00ebrvjetorit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar:<\/p>\n<p>Klubi i Teknik\u00ebve t\u00eb shkoll\u00ebs fillimisht pati t\u00eb ftuar prof. Nijazi Haziri, profesor i dizajnit t\u00eb mod\u00ebs dhe tekstilit s\u00eb bashku me nx\u00ebn\u00ebsen e tij tanim\u00eb specialiste e makin\u00ebs s\u00eb qepjes. Ata e prezantuan pun\u00ebn e tyre duke na dh\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu njohuri t\u00eb reja n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. M\u00eb pas Klubi i Karrier\u00ebs mbajti me sukses trajnimin tre ditor t\u00eb programit \u201cFuqizo t\u00eb ardhmen\u201d nga Coca-Cola HBC Kosova n\u00eb bashk\u00ebpunim me Innovation Centre Kosovo p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar m\u00eb pas edhe nj\u00eb sesion tjet\u00ebr efektiv at\u00eb mbi Rrjetat kompjurerike, me ligj\u00ebrues student\u00ebt e rrjetave n\u00eb levelin e CCNP, Mert Sylqiq dhe Jusuf Sahiti. Nuk shkuan shum\u00eb dit\u00eb dhe Klubi i Karrier\u00ebs ftoi n\u00eb sesion nj\u00eb profesor, astronom nga Shtetet e Bashkuara (Arizona) Chris Impey p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb pas edhe  me Doruntina Sylejmanin, me t\u00eb cil\u00ebn u diskutua rreth rrug\u00ebtimit t\u00eb saj me plot sakrifica dhe mundime p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb pozicionin q\u00eb ka tani, p\u00ebr garat dhe veprimtarin\u00eb e saj si atomist\u00eb.<\/p>\n<p>I ftuar n\u00eb Gjimnazin Natyror \u201cXhavit Ahmeti\u201d ishte edhe dr. Xhevdet Thaqi, pro-rektor i Universitetit \u201d Kadri Zeka \u201d Gjilan e Klubi i Karrier\u00ebs realizoi nj\u00eb sesion tjet\u00ebr t\u00eb suksessh\u00ebm me American Advising Center (AAC), ku nx\u00ebn\u00ebsit u informuan p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si t\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb bursa t\u00eb plota p\u00ebr studime jasht\u00eb vendit n\u00eb universitetet m\u00eb prestigjioze t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Kush nuk do t\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb veshte mantelin e bardh\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb mjek, andaj nx\u00ebn\u00ebsit mbajt\u00ebn nj\u00eb sesion informativ me dr. Taulant Ramadani, doktor i Stomatologjis\u00eb. U mbajt edhe nj\u00eb sesion tjet\u00ebr shum\u00eb interaktiv s\u00eb bashku me Dekanin e Fakultetit t\u00eb Arteve,  Prof. Dr. Hazir Haziri,  i cili me nx\u00ebn\u00ebsit ndau p\u00ebrvojat n\u00eb karrier\u00ebn e tij. Nuk shkuan shum\u00eb dit\u00eb e shkoll\u00ebn ton\u00eb e nderoi edhe fotografi i njohur Endrit Hoti.<\/p>\n<p>Klubi i Karrier\u00ebs, jav\u00ebn e Politik\u00ebs dhe Diplomacis\u00eb e filloi duke bashk\u00ebbiseduar me Ambasadoren e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Suedis\u00eb, shk\u00eblqesin\u00eb e saj Znj. Shk\u00ebndije Geci Sherifi, e cila si Ambasadore e karrier\u00ebs n\u00eb vende t\u00eb huaja si Hungaria, Kroacia, Suedia dhe n\u00eb vende baltike, informoi nx\u00ebn\u00ebsit se si kishte arritur sukseset e karrier\u00ebs s\u00eb saj. Java e Politik\u00ebs dhe Diplomacis\u00eb vazhdoi me sesionin diskutues ku i ftuar ishte Konsulli i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb IO\u00cbA, ShBA, Artan Duraku.<\/p>\n<p>Klubi Karrier\u00ebs mbajti sesionin informues me znj. Selvete Sylejmani, Drejtoresh\u00eb e DKA-s\u00eb e cila erdhi si e deleguar e kryetarit te Komun\u00ebs, z. Alban Hyseni.<\/p>\n<p>E n\u00eb Jav\u00ebn e Shkenc\u00ebs e ftuar ishte Drejtoresha Ekzekutive e BIRN, znj . Jeta Xharra e Klubi i Karrier\u00ebs e p\u00ebrmbylli me sukses Muajin e Karrier\u00ebs me nj\u00eb sesion t\u00eb mrekulluesh\u00ebm me dy trajner\u00ebt e fitnesit, z. Rinor Behluli dhe znj. Nagjije Selimi.<\/p>\n<p>N\u00eb Klubin e Drejt\u00ebsis\u00eb mysafir i ve\u00e7ant\u00eb ishte Afrim Shala, kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, Klubi i Karrier\u00ebs pati t\u00eb ftuar profesoresh\u00ebn e Gjuh\u00ebs Shqipe, Shqipe Sjiarina \u2013 Jakupin e m\u00eb pas edhe MSc. Taulant Ymerin \u2013 TLP Scholarship Alumnus dhe Senior Inxhinier Softueri, i cili foli p\u00ebr rrug\u00ebtimin e tij, p\u00ebr p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb dhe mang\u00ebsit\u00eb e profesionit t\u00eb tij, p\u00ebr universitetet publike dhe private t\u00eb cilat ofrojn\u00eb programe studimi disa vje\u00e7are n\u00eb Bachelor dhe Master, si edhe arsyet se pse ne duhet t\u00eb zgjedhim k\u00ebt\u00eb profesion.<\/p>\n<p>Klubi i Drejt\u00ebsis\u00eb ka vazhduar me aktivitetet e tija, duke patur t\u00eb ftuar prokurorin e njohur gjilanas Isuf Sadikun, p\u00ebr t\u00eb vazhduar me pas edhe me z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin rajonal t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, togerin Ismet Hashanin. Pak dit\u00eb m\u00eb pas, Klubi i Drejt\u00ebsis\u00eb i b\u00ebri nj\u00eb vizit\u00eb Policis\u00eb Rajonale n\u00eb Gjilan, ku nga af\u00ebr jan\u00eb njohur me pun\u00ebn e policis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjenerata e maturant\u00ebve 2021\/2022, shkaku i pandemis\u00eb, ndryshe nga her\u00ebt tjera ka realizuar n\u00eb ekskursion nj\u00ebditor n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri, kurse pak dit\u00eb m\u00eb pas ish-profesori i Gjimnazit Natyror \u201cXhavit Ahmeti\u201d, Safet Rexhepi ka promovuar librin \u201cKuizi i Gjeografis\u00eb n\u00eb Gjimnazet e Gjilanit dhe t\u00eb Kamenic\u00ebs (1987 \u2013 2017)\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit \u201cTeen4Justice\u201d nx\u00ebn\u00ebsit tan\u00eb dhan\u00eb dy shfaqje at\u00eb \u201cVeni, vidi, vici\u201d dhe \u201cAranea\u201d, gj\u00eb e cila b\u00ebri q\u00eb Gjimnazi Natyror \u201cXhavit Ahmeti\u201d t\u00eb shpallet m\u00eb i miri n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt \u2013 sfida e Teatrit Ligjor.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Jav\u00ebs s\u00eb Psikologjis\u00eb \u00ebsht\u00eb organizuar nj\u00eb sh\u00ebtitje n\u00eb natyr\u00eb t\u00eb organizuara nga profesoresha e l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb psikologjis\u00eb Vjollca Zymberi n\u00eb bashk\u00ebpunim me psikologen e shkoll\u00ebs Kalt\u00ebrina Jetishi. \u201cJava e Psikologjis\u00eb\u201d u p\u00ebrmbyll me tri tema t\u00eb prezantuara nga nx\u00ebn\u00ebset tona.<\/p>\n<p>Suksese t\u00eb m\u00ebdha jan\u00eb arritur n\u00eb garat sportive. Shum\u00eb medalje, kupa, diploma e mir\u00ebnjohje shk\u00eblqejn\u00eb n\u00eb vitrinat e shkoll\u00ebs q\u00eb jan\u00eb fituar nga nx\u00ebn\u00ebsit tan\u00eb. Djemt\u00eb dhe vajzat e shkoll\u00ebs son\u00eb kan\u00eb z\u00ebn\u00eb vendet e para n\u00eb garat rajonale n\u00eb basketboll e vajzat e drejtuara nga profesori Selami Haziri p\u00ebr t\u00eb dytin vit me radh\u00eb u shpall\u00ebn kampione t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr cka me mir\u00ebnjohje ato i nderoi edhe Drejtoria e Arsimit.<\/p>\n<p>Nx\u00ebn\u00ebsit e Gjimnazit \u201cXhavit Ahmeti\u201d ishin t\u00eb par\u00ebt n\u00eb garat komunale t\u00eb shahut, m\u00eb pas n\u00eb ato rajonale dhe komb\u00ebtare dhe ishte kjo arsye q\u00eb djemt\u00eb e vajzat q\u00eb udh\u00ebhiqeshin nga profesori Blerim Shala t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb Ballkaniad\u00ebn e Sportit Shkollor n\u00eb Oh\u00ebr, ku nx\u00ebn\u00ebsja Lena Osmani u shpall n\u00ebnkampione ballkanike n\u00eb pingpong, derisa Alp Sahiti dhe Melisa Fetahu u stolis\u00ebn me medalje t\u00eb bronzta. Nuk kan\u00eb munguar sukseset as n\u00eb futsoll dhe sporte t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb vigjilje t\u00eb Fest\u00ebs s\u00eb 28 N\u00ebntorit nx\u00ebn\u00ebsit tan\u00eb kan\u00eb organizuar nj\u00eb program t\u00eb pasur kulturore \u2013artistik, n\u00eb shkoll\u00eb u themelua edhe Grupi Shkollor p\u00ebr Siguri, ku u organizuan trajnime t\u00eb ndryshme mbi k\u00ebto tema: bullizmi, paragjykimet, stereotipet, lajmet e rrejshme, etj.<\/p>\n<p>Suksese t\u00eb m\u00ebdha arrit\u00ebn edhe Kimistet e reja, q\u00eb ishin fituese t\u00eb projektit \u201cLaboratori i yt\u201d, t\u00eb udh\u00ebhequra nga profesori Islam Zuzaku. Pati edhe aktivitete humanitare me aksionin \u201cT\u00eb dhurosh nuk t\u00eb varf\u00ebron\u201d, pastaj aktivitetin e artit pamor \u201cArt n\u00eb mask\u00eb!\u201d, t\u00eb udh\u00ebhequr nga profesoresha Magbule Xhemajli.<\/p>\n<p>U sh\u00ebnua edhe \u201c14- VJETORI I PAVAR\u00cbSIS\u00cb S\u00cb KOSOV\u00cbS\u201d, pastaj u mbajt nj\u00eb terapi grupore \u201cCilin profesion t\u00eb zgjedhim n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d, Nx\u00ebn\u00ebset e Gjimnazit Natyror \u201cXhavit Ahmeti\u201d prezantuan eksperimentin \u201cKrijimi i pasqyr\u00ebs s\u00eb Argjendit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb l\u00ebmin e matematik\u00ebs, t\u00eb udh\u00ebhequr nga profesori Festim Shkodra, nx\u00ebn\u00ebsit tan\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb suksesshmit n\u00eb \u201cOLIMPIAD\u00cbN MATEMATIKE T\u00cb GJILANIT 2022\u201d dhe nga ku dy nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb shkoll\u00ebs son\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb \u201cGAR\u00cbN ND\u00cbRKOMB\u00cbTARE T\u00cb MATEMATIK\u00cbS IMO 2022 N\u00cb NORVEGJI\u201d, ku nx\u00ebn\u00ebsit tan\u00eb Lum Jerliu dhe Yllk\u00eb Jashari kan\u00eb fituar mir\u00ebnjohje nderi\u201d.<\/p>\n<p>Nx\u00ebn\u00ebsja e jon\u00eb Els\u00eb Kqiku, \u00ebsht\u00eb nderuar Certifikat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare nga \u201cGARAT E OLIMPIAD\u00cbS BOT\u00cbRORE T\u00cb FIZIK\u00cbS N\u00cb LITUANI\u201d.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi Nx\u00ebn\u00ebsit e Gjimnazit Natyror \u201cXhavit Ahmeti\u201d ishinm pjes\u00eb e Kampit Veror Nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Prizren, t\u00eb udh\u00ebhequr nga profesoresha Kimete Kamberi e Nx\u00ebn\u00ebsit e shkoll\u00eb son\u00eb Yllka Jashari, Lum Jerliu dhe Elsa Kqiku ishin pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb ceremonin\u00eb solemne t\u00eb organizuar nga MASHTI, ku u ndan\u00eb shp\u00ebrblime dhe mir\u00ebnjohje p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e talentuar q\u00eb kan\u00eb korrur sukses n\u00eb garat e fizik\u00ebs dhe matematik\u00ebs n\u00eb nivel vendor dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Nx\u00ebn\u00ebsit e shkoll\u00ebs son\u00eb s\u00eb bashku me Profesorin  Pajtim Vela, fituan vendin e dyt\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb gar\u00ebn \u201cSfida e dizajnit\u201d, e organizuar nga programi \u201cP\u00ebrkrahje Adoleshent\u00ebve pas M\u00ebsimit t\u00eb Rregullt\u201d \u2013 ASSET dhe IPKO Foundation.<\/p>\n<p>Shkolla e jon\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga drejtori Bekim Mustafa \u00ebsht\u00eb binjak\u00ebzuar me Ata\u015fehir Rotary Anadolu Lisesi n\u00eb Turqi. Mustafa ka th\u00ebn\u00eb se t\u00eb gjitha k\u00ebto takime kishin p\u00ebr q\u00ebllim zhvillimin e bashk\u00ebpunimit reciprok dhe t\u00eb mir\u00ebkuptimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, me q\u00ebllim q\u00eb forcohen lidhjet e v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb dhe miq\u00ebsis\u00eb mes k\u00ebtyre dy institucioneve arsimore. \u00cbsht\u00eb arritur marr\u00ebveshje q\u00eb k\u00ebto shkolla t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb legjislacionit aktual dhe kurrikul\u00ebs arsimore t\u00eb dy shteteve, sikurse q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb ket\u00eb vizita t\u00eb nd\u00ebrsjella arsimore dhe kulturore t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve e m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve me q\u00ebllim t\u00eb ndarjes s\u00eb praktikave t\u00eb mira n\u00eb arsim dhe t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb rrjeti t\u00eb komunikimit.<\/p>\n<p>Gjimnazi Natyror \u201cXhavit Ahmeti\u201d \u00ebsht\u00eb pasuruar me teknologji bashk\u00ebkohore dhe me mjete t\u00eb tjera t\u00eb konkretizimit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij viti, nga Gjimnazi Natyror \u201cXhavit Ahmeti\u201d jan\u00eb pensionuar profesor\u00ebt Mefail Mustafa dhe Ziz\u00eb Ismajli, derisa me koleg\u00ebt \u00ebsht\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur edhe Leonora Morina \u2013 Bunjaku e cila p\u00ebr kat\u00ebr vitet e ardhshme do t\u00eb jet\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryetare e Gjilanit.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve, m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve, stafit udh\u00ebheq\u00ebs dhe prind\u00ebrve u urojm\u00eb 25 tetorin, Dit\u00ebn e Gjimnazit Natyror \u201cXhavit Ahmeti\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb Gjimnazi Natyror \u201cXhavit Ahmeti\u201d sh\u00ebnon dit\u00ebn e shkoll\u00ebs. Kjo vat\u00ebr e dituris\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb em\u00ebr jo vet\u00ebm n\u00eb Gjilan, Anamorav\u00eb e Kosov\u00eb, por edhe m\u00eb gjer\u00eb \u00ebsht\u00eb shembull i nj\u00eb shkolle me p\u00ebrplot suksese. Bekim Mustafa, drejtor n\u00eb Gjimnazin Natyror \u201cXhavit Ahmeti\u201d ka p\u00ebrg\u00ebzuar nx\u00ebn\u00ebsit, m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit e stafin udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb shkoll\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":130190,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-130189","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130189","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=130189"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130189\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/130190"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=130189"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=130189"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=130189"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}