{"id":130410,"date":"2022-10-27T21:05:41","date_gmt":"2022-10-27T19:05:41","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=130410"},"modified":"2022-10-27T21:07:00","modified_gmt":"2022-10-27T19:07:00","slug":"faton-bislmi-kur-interesi-kombetar-i-shtetit-eshte-ne-pyetje-neve-duhet-zhveshur-petkun-e-interesave-politike-te-brendeshme-dhe-duhet-vene-ksulen-e-bardhe-mbi-koke-te-gjithe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/faton-bislmi-kur-interesi-kombetar-i-shtetit-eshte-ne-pyetje-neve-duhet-zhveshur-petkun-e-interesave-politike-te-brendeshme-dhe-duhet-vene-ksulen-e-bardhe-mbi-koke-te-gjithe\/","title":{"rendered":"Faton Bislimi: Kur interesi komb\u00ebtar i shtetit \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje, neve duhet zhveshur petkun e interesave politike t\u00eb brend\u00ebshme, dhe duhet v\u00ebn\u00eb ksul\u00ebn e bardh\u00eb mbi kok\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>E DREJTA P\u00cbR T\u00cb VEPRUAR JO DOMOSDOSHM\u00cbRISHT N\u00cbNKUPTON VEPRIMIN E DREJT\u00cb APO T\u00cb DUHUR<\/p>\n<p>Sundimi i ligjit nuk njeh etni e as preferenca tjera n\u00eb vende demokratike. Republika e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb vend sovran dhe demokratik, andaj e ka t\u00eb drejt\u00ebn e veprimit t\u00eb plot\u00eb n\u00eb zbatimin e ligjit kudo brenda territorit t\u00eb vet.  Fatmir\u00ebsisht, t\u00eb gjith\u00eb aleat\u00ebt tan\u00eb kryesor\u00eb, e ve\u00e7an\u00ebrisht Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, e kan\u00eb th\u00ebn\u00eb haptas dhe pa asnj\u00eb m\u00ebdyshje se \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e Kosov\u00ebs t\u00eb implementoj\u00eb ligjet e vendit! <\/p>\n<p>Por, po k\u00ebta miq, nj\u00ebkoh\u00ebsisht kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb ky implementim t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb nj\u00eb afat kohor m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm. Nuk kam dyshim se kjo k\u00ebrkes\u00eb ka arsye t\u00eb mir\u00ebfillta dhe duhet marr\u00eb m\u00eb seriozitet t\u00eb lart\u00eb.  Nuk kemi \u00e7ka hamendemi por duhet t\u00eb b\u00ebhemi real dhe t\u00eb sinqert\u00eb me vetvet\u00ebn. Qeverisja dhe lidershipi i nj\u00eb vendi k\u00ebrkojn\u00eb maturi dhe kreativitet n\u00eb tejkalimin e sfidave.<\/p>\n<p>Kosov\u00ebn sfidat e kan\u00eb ndjekur hap pas hapi historikisht, por realiteti \u00ebsht\u00eb se sa her\u00eb ne jemi rreshtuar krah-p\u00ebr-krah me SHBA-t\u00eb, kemi dale fitimtar\u00eb nga k\u00ebto sfida. Edhe sot, Kosova duhet t\u00eb gjej\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr tejkalimin e sfid\u00ebs s\u00eb rradh\u00ebs, dhe m\u00ebnyra m\u00eb e sigurt\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb koordinimi i plot\u00eb me Washingtonin. Sepse, \u00ebsht\u00eb Washingtoni ai q\u00eb haptas ka deklaruar se marr\u00ebveshja finale e dale nga dialogu duhet t\u00eb ket\u00eb n\u00eb qend\u00ebr njohjen reciproke; \u00ebsht\u00eb Washingtoni po ashtu ai q\u00eb po deklaron n\u00eb vazhdim\u00ebsi se integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosov\u00ebs sikur edhe unitariteti i shtetit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb t\u00eb pac\u00ebnueshme; dhe \u00ebsht\u00eb Washingtoni q\u00eb s\u00eb fundi po k\u00ebrkon shtyrjen e zbatimit te vendimit p\u00ebr targat p\u00ebr nj\u00eb date m\u00eb t\u00eb von\u00ebshme se 31 tetori, duke potencuar n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb se \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e Kosov\u00ebs t\u00eb implementoj\u00eb ligjet n\u00eb fuqi kurdo q\u00eb shteti e p\u00ebrcakton nj\u00eb afat t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Andaj, duhet t\u00eb shiqohet pak p\u00ebrtej asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb sip\u00ebrfaq\u00ebsore n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Duhet t\u00eb kuptojm\u00eb se ka dy elemente bazike q\u00eb na duhet t\u2019i konsiderojm\u00eb e shtjellojm\u00eb holl\u00ebsisht para se t\u00eb lidhemi kryek\u00ebput p\u00ebr data t\u00eb cilat, n\u00eb fund t\u00eb fundit, jan\u00eb ana teknike e nj\u00eb procesi vendimmarr\u00ebs, jo ajo substanciale.  K\u00ebto elemente jan\u00eb: kapacitetet vetanake p\u00ebr zbatim t\u00eb ligjit deri n\u00eb fund, dhe rezultati p\u00ebrfundimtar i arritsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pra, pyetjes n\u00ebse duhet shtyr\u00eb apo jo vendimin p\u00ebr zbatimit e legjislacionit n\u00eb fuqi p\u00ebr target ilegale, duhet gjetur p\u00ebrgjigjen vet\u00ebm nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi substancial.  <\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, elementi i par\u00eb esencial q\u00eb duhet shqyrtuar \u00ebsht\u00eb ai i kapaciteteve tona vetanake p\u00ebr zbatim t\u00eb ligjit. A kemi ne kapacitete, pa ndihm\u00ebn e KFOR-it e EULEX-it (t\u00eb cilat tanim\u00eb edhe jan\u00eb deklaruar se misioni i tyre \u00ebsht\u00eb siguria p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe lev\u00ebzija e lir\u00eb, pra, jo \u00e7\u00ebshtjet tjera q\u00eb nd\u00ebrlidhen me trafikun apo regjistrimin e automjeteve), p\u00ebr t\u00eb zbatuar denj\u00ebsisht dhe deri n\u00eb fund ligjin e aplikuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast? Normalisht se Policia e Kosov\u00ebs ka d\u00ebshmuar disa her\u00eb jo vet\u00ebm gatishm\u00ebrine e vullnetin, por edhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer operacione t\u00eb suksesshm\u00eb edhe n\u00eb veri t\u00eb vendit, por ato nuk kan\u00eb qen\u00eb kaq m\u00eb m\u00ebdha dhe kaq t\u00eb shtrira sic \u00ebsht\u00eb kjo puna e targave. \u00c7ka n\u00ebse k\u00ebtyre forcave policore iu duhet ndihm\u00eb shtes\u00eb, a jemi t\u00eb gatsh\u00ebm dhe a mundemi, e mbi t\u00eb gjitha a e meriton ushtria e Kosov\u00ebs, FSK, t\u00eb futet n\u00eb aksione p\u00ebr targa ilegale?  Dilemat jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe komplekse p\u00ebr secilin q\u00eb racionalisht d\u00ebshiron t\u2019i \u00e7aset problemit n\u00eb fjal\u00eb. Ne edhe mund t\u00eb vendosim t\u00eb shfryt\u00ebzojm\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn tone p\u00ebr t\u00eb vepruar me krejta kapacitetet q\u00eb kemi, por rezultati p\u00ebrfundimtar mund t\u00eb mos na p\u00eblqej\u00eb. E at\u00ebher\u00eb, ndoshta do kemi humbur m\u00eb shum\u00eb se sa q\u00eb kemi fituar.<\/p>\n<p>Elementi i dyt\u00eb, ai i rezultatit p\u00ebrfundimtar t\u00eb arritsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nd\u00ebrlidhet kryek\u00ebput edhe me reagimin e Beogradit karshi k\u00ebsaj situate. Dihet bot\u00ebrisht se Beogradi \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i interesuar p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb lloj krize t\u00eb thell\u00eb apo edhe konflikti n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, ashtu q\u00eb t\u00eb arsyetoj\u00eb para bot\u00ebs veprimet e veta destabilizuese p\u00ebr krejt rajonin. \u00cbsht\u00eb racionale t\u00eb mendohet se fillimi i zbatimit t\u00eb vendimit me forc\u00ebn e ligjit dhe kapacitetet e shtetit p\u00ebr zbatim t\u00eb ligjit do nxiste rezistenc\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb madhe tek serb\u00ebt lokal dhe nj\u00eb propagand\u00eb t\u00eb tmerr\u00ebshme anti-shqiptare e anti-Kosov\u00eb nga Beogradi. Andaj, thuajse vler\u00ebsimin e k\u00ebtij elementi m\u00eb s\u00eb miri e shp\u00ebrfaq\u00eb fjala popullore \u201ckatundi q\u00eb shihet, kallauz nuk do!\u201d  Pra, secili e ka t\u00eb kjart\u00eb se \u00e7far\u00eb situate konfliktuoze do krijohej nga Beogradi. Por, ne si Kosov\u00eb thuaja se jemi m\u00ebsuar m\u00eb k\u00ebto avanturat propagandistike t\u00eb Beogradit, dhe k\u00ebto veprime mund t\u00eb mos na b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrshtypje. Sidoqoft\u00eb, neve betej\u00ebn me Serbin\u00eb n\u00eb \u00e7do aspekt duhet ta fitojm\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, jo p\u00ebrbrenda nesh.<\/p>\n<p>E k\u00ebtu, tash b\u00ebhet shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00ebndrimi i faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Duhet t\u00eb jemi t\u00eb sinqert\u00eb q\u00eb as SHBA-t\u00eb e as BE-ja s\u2019do e \u201cqortojn\u00eb\u201d e as \u201cd\u00ebnojn\u00eb\u201d r\u00ebnd\u00eb Kosov\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrdorimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vet p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, por n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb, as nuk do e mbrojn\u00eb e as p\u00ebrkrahin k\u00ebt\u00eb veprim, ngase tashm\u00eb k\u00ebta aleat\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb date tjer\u00ebt p\u00ebr t\u00eb vepruar, e jo 31 tetorin. Shto k\u00ebtu faktin se po jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb gjeopolitikisht shum\u00eb dinamike, kur nj\u00eb front i hapur evropian ekziston n\u00eb luft\u00ebn e Ukrain\u00ebs me Rusin\u00eb, dhe po ashtu ekziston vet\u00ebm nj\u00eb shtet n\u00eb Evrop\u00eb \u2013 pra, Serbia \u2013 q\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb lojale ndaj Rusis\u00eb. Marr\u00eb k\u00ebto fakte parasysh, \u00ebsht\u00eb lehtazi e kuptueshme pse edhe nj\u00eb tensionim i gjendjes n\u00eb Ballkan, respektivisht n\u00eb Kosov\u00eb, s\u2019i ndihmon assesi interesave gjeostrategjike t\u00eb SHBA-ve kryesisht, por edhe t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Andaj, Kosova duhet gjetur nj\u00eb modalitet, n\u00eb koordinim t\u00eb plot\u00eb me SHBA-t\u00eb, q\u00eb ofron mund\u00ebsi optimale p\u00ebr t\u00eb arritur dy q\u00ebllime nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u2013 parandalimin e \u00e7far\u00ebdo tensionimi t\u00eb gjendjes n\u00eb vend dhe zbatimin e sundimit t\u00eb ligjit p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.  Kjo \u00ebsht\u00eb gjith\u00ebsesi e arritshme, ve\u00e7 duhet vullnet dhe kreativitet, e mbi t\u00eb gjitha maturi, nga e gjith\u00eb klasa politike n\u00eb vend. Fundja, problemet me Serbin\u00eb jan\u00eb probleme t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe jo vet\u00ebm t\u00eb nj\u00eb subjekti politik, apo vet\u00ebm t\u00eb posit\u00ebs apo opozit\u00ebs. Kur interesi komb\u00ebtar i shtetit \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje, neve duhet zhveshur petkun e interesave politike t\u00eb brend\u00ebshme, dhe duhet v\u00ebn\u00eb ksul\u00ebn e bardh\u00eb mbi kok\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb! Ndryshe, ve\u00e7 ia lehtojm\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vet p\u00ebr t\u00eb vepruar edhe pas 31 tetorit edhe n\u00eb qershor 2023, por e drejta p\u00ebr t\u00eb vepruar jo domosdoshm\u00ebrisht n\u00ebnkupton veprimin e drejt\u00eb apo t\u00eb duhur, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Veprimi i drejt\u00eb apo i duhur \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb nuk c\u00ebnon zbatueshm\u00ebrin\u00eb e sundimit t\u00eb ligjit dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht nuk krijon tensione n\u00eb vend e as me miq\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Sukses \u00ebsht\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb k\u00ebt\u00eb modalitet, dhe un\u00eb besoj fort\u00eb se n\u00eb koordinim me miq\u00ebt tan\u00eb n\u00eb Washington, DC, kjo \u00ebsht\u00eb e arritshme. T\u00eb shikojm\u00eb substancial\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, e jo teknik\u00ebn! Rezultati p\u00ebrfundimtar \u00e7on\u00eb pesh\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa data e veprimit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E DREJTA P\u00cbR T\u00cb VEPRUAR JO DOMOSDOSHM\u00cbRISHT N\u00cbNKUPTON VEPRIMIN E DREJT\u00cb APO T\u00cb DUHUR Sundimi i ligjit nuk njeh etni e as preferenca tjera n\u00eb vende demokratike. Republika e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb vend sovran dhe demokratik, andaj e ka t\u00eb drejt\u00ebn e veprimit t\u00eb plot\u00eb n\u00eb zbatimin e ligjit kudo brenda territorit t\u00eb vet. Fatmir\u00ebsisht, t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":130411,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-130410","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130410","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=130410"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/130410\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/130411"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=130410"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=130410"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=130410"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}