{"id":131215,"date":"2022-11-04T17:01:07","date_gmt":"2022-11-04T16:01:07","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=131215"},"modified":"2022-11-04T17:01:07","modified_gmt":"2022-11-04T16:01:07","slug":"murati-ska-shtesa-per-sektorin-privat-bizneset-duhet-tua-rrisin-pagat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/murati-ska-shtesa-per-sektorin-privat-bizneset-duhet-tua-rrisin-pagat\/","title":{"rendered":"Murati: S\u2019ka shtesa p\u00ebr sektorin privat, bizneset duhet t\u2019ua rrisin pagat"},"content":{"rendered":"<p>Qeveria e Kosov\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebsisht Ministria e Financave, mbetet e prer\u00eb q\u00eb mos t\u00eb ndaj\u00eb shtesa p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt e sektorit privat. Ekzekutivi me pakon e fundit p\u00ebr p\u00ebrballje me inflacionin ka parapar\u00eb ndarjen e shtesave p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt e sektorit publik me nga 50 euro nga muaji shtator, t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve publike me 100 euro t\u00eb nj\u00ebhershme, si dhe p\u00ebr pensionist\u00ebt dhe student\u00ebt nga 100 euro.<\/p>\n<p>Ministri i Financave, Hekuran Murati, deklaroi t\u00eb premten se nuk do t\u00eb ndajn\u00eb mjete shtes\u00eb drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt e sektorit privat, por si\u00e7 tha ai, do t\u2019i mb\u00ebshtesin pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit q\u00eb t\u2019u rrisin pagat pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij sektorit.<\/p>\n<p>Sipas Muratit, fitimi i korporatave dhe bizneseve \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se q\u00eb ka qen\u00eb ndonj\u00eb her\u00eb, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ai tha se ka hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb n\u00eb sektorin privat kompanit\u00eb t\u2019i rrisin pagat p\u00ebr pun\u00ebtor\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai shtoi se disa masa nga pakoja p\u00ebr p\u00ebrballje me inflacionin kan\u00eb nisur t\u00eb zbatohen dhe shum\u00eb shpejt do t\u00eb trajtohen edhe shtesat p\u00ebr student\u00eb dhe pastaj p\u00ebr pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve publike.<\/p>\n<p>\u201cMasat po zbatohen, normalisht jo t\u00eb gjitha p\u00ebr nj\u00eb her\u00eb ose p\u00ebr nj\u00eb muaj zbatohen. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka nj\u00eb sekuencim nj\u00ebsoj sikur me pakon e prillit. Aktualisht formulari i aplikimit \u00ebsht\u00eb i hapur p\u00ebr student\u00eb, shum\u00eb shpejt do t\u2019i trajtojm\u00eb edhe shtesat p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt e nd\u00ebrmarrjeve publike dhe p\u00ebr kategori t\u00eb tjera. Sa i p\u00ebrket sektorit privat, \u00e7ka kemi dashur t\u00eb b\u00ebjm\u00eb si qeveri, ka qen\u00eb q\u00eb t\u00eb sigurohemi se ka nj\u00eb rritje permanente t\u00eb pagave n\u00eb sektorin publik\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPra, t\u2019i mb\u00ebshtesim pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit q\u00eb t\u2019u rriten pagat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb permanente. Sepse ne si qeveri kemi dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje, por ajo ka qen\u00eb nj\u00eb mujore. Pra, n\u00eb sektorin privat rritja e pagave duhet t\u00eb vij nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi. Dhe k\u00ebt\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit kan\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, ne k\u00ebt\u00eb e shohim nga niveli i qarkullimit edhe nga mbledhja e tatimit n\u00eb fitimin e korporatave. Fitimi i korporatave \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se q\u00eb ka qen\u00eb ndonj\u00eb her\u00eb, pra ka hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb n\u00eb sektorin privat kompanit\u00eb t\u2019i rrisin pagat. Dhe ne si qeveri do t\u00eb insistojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb\u201d, tha Murati.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media bashk\u00eb me misionin e FMN-s\u00eb, Murati vazhdoi duke k\u00ebrkuar nga kompanit\u00eb \u201ct\u00eb mos i rrisin vet\u00ebm marzhat e fitimit, por k\u00ebt\u00eb ta ndajn\u00eb edhe me pun\u00ebtor\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cU b\u00ebj edhe nj\u00eb her\u00eb thirrje q\u00eb kompanit\u00eb private ta shfryt\u00ebzojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ofron Qeveria p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur tre muajt e par\u00eb rritjen pagave, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i rrisin pagat edhe n\u00eb sektorin privat, sepse ka hap\u00ebsir\u00eb. Si Qeveri kemi mb\u00ebshtetur sektorin privat edhe bizneset p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb elektrike\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSi Qeveri kemi ndar\u00eb subvencion prej 100 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb mos lejuar q\u00eb tarifat t\u00eb rriten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pap\u00ebrballueshme. Sektorin privat e kemi mb\u00ebshtetur n\u00eb vazhdim\u00ebsi, dhe presim q\u00eb edhe k\u00ebto kompani t\u00eb mos e shfryt\u00ebzojn\u00eb rastin vet\u00ebm t\u00eb rrisin marzhat e tyre t\u00eb fitimit si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb deri tani, por q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb atyre fitimeve ta ndajn\u00eb edhe me ata q\u00eb ua mund\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb fitim, me pun\u00ebtor\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse, p\u00ebr zbatimin e mas\u00ebs p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e rritjes s\u00eb pag\u00ebs me 50 p\u00ebr qind, Murati nuk tregoi se sa kompani kan\u00eb aplikuar dhe p\u00ebr sa pun\u00ebtor\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Dhoma e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb ka k\u00ebrkuar nga Qeveria t\u00eb ndajn\u00eb shtesat nga 200 euro edhe p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt e sektorit privat. Po k\u00ebshtu, edhe sindikata e sektorit privat po k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb mb\u00ebshteten me shtesa edhe pun\u00ebtor\u00ebt e k\u00ebtij sektori.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria e Kosov\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebsisht Ministria e Financave, mbetet e prer\u00eb q\u00eb mos t\u00eb ndaj\u00eb shtesa p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt e sektorit privat. Ekzekutivi me pakon e fundit p\u00ebr p\u00ebrballje me inflacionin ka parapar\u00eb ndarjen e shtesave p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt e sektorit publik me nga 50 euro nga muaji shtator, t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve publike me 100 euro t\u00eb nj\u00ebhershme, si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":130740,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-131215","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131215","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=131215"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131215\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/130740"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=131215"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=131215"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=131215"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}