{"id":131341,"date":"2022-11-05T19:46:05","date_gmt":"2022-11-05T18:46:05","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=131341"},"modified":"2022-11-05T19:46:05","modified_gmt":"2022-11-05T18:46:05","slug":"ekskluzive-eshte-arritur-pajtim-per-liberalizimin-e-vizave-per-kosoven-pune-e-kryer","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ekskluzive-eshte-arritur-pajtim-per-liberalizimin-e-vizave-per-kosoven-pune-e-kryer\/","title":{"rendered":"Ekskluzive: \u00cbsht\u00eb arritur pajtim p\u00ebr liberalizimin e vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn \u2013 \u201cpun\u00eb e kryer\u201d"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrkund\u00ebr informacioneve se \u00ebsht\u00eb zyrtarizuar k\u00ebrkesa e Franc\u00ebs q\u00eb hyrja n\u00eb fuqi e nj\u00eb vendimi eventual p\u00ebr liberalizimin e vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn, t\u00eb kusht\u00ebzohet me fuqizimin e Sistemit Evropian t\u00eb Informimit dhe Autorizimit t\u00eb Udh\u00ebtimit (ETIAS), Albanian Post ka m\u00ebsuar nga burimet se \u00e7\u00ebshtja e vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e kryer.<\/p>\n<p>Jan\u00eb vendosur edhe n\u00ebnshkrimet dhe Kosov\u00ebs do t\u2019i liberalizohen vizat shum\u00eb shpejt, pasi \u00ebsht\u00eb arritur edhe pajtim mes Brukselit dhe Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Burimet thon\u00eb p\u00ebr AP se Brukseli zyrtar ka marr\u00eb p\u00eblqimin e t\u00eb gjitha ministrive t\u00eb shteteve an\u00ebtare dhe K\u00ebshilli i Ministrave do t\u00eb vendos\u00eb pozitivisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>N\u00eb bisedimet e radh\u00ebs me 9 dhe 10 n\u00ebntor, n\u00eb takimin e grupit punues p\u00ebr vizat n\u00eb K\u00ebshillin e BE-s\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet e qart\u00eb gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Historik i rrug\u00ebtimit t\u00eb Kosov\u00ebs drejt Liberalizimit t\u00eb Vizave<\/p>\n<p>Kosova e ka nisur rrug\u00ebtimin e saj drejt liberalizimit para 12 viteve. Premtimet e shpeshta t\u00eb politikan\u00ebve kosovar\u00eb se liberalizimi i vizave do t\u00eb ndodhte \u201cshum\u00eb shpejt\u201d, gazi lotsjell\u00ebs n\u00eb Kuvend dhe protestat masive n\u00eb sheshet kryesore t\u00eb Prishtin\u00ebs ishin vet\u00ebm disa nga zhvillimet kryesore q\u00eb karakterizuan procesin.<\/p>\n<p>Fillimi i Dialogut p\u00ebr Liberalizimin e Vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn<\/p>\n<p>Komisioni Evropian, m\u00eb 19 shkurt t\u00eb vitit 2012 pati nisur procesin e liberalizimit t\u00eb vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, Komisionerja e BE-s\u00eb, Cecilia Malmstr\u00f6m, zhvilloi takime dypal\u00ebshe me lider\u00ebt e Kosov\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAngazhimi yn\u00eb p\u00ebr liberalizimin e vizave p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb real dhe jam shum\u00eb e k\u00ebnaqur q\u00eb tani mund t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb progres konkret drejt k\u00ebtij q\u00ebllimi. E di se sa i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb l\u00ebvizja pa viza p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs. Se sa shpejt qytetar\u00ebt do ta ken\u00eb privilegjin e l\u00ebvizjes pa viza, do t\u00eb varet t\u00ebr\u00ebsisht nga p\u00ebrpjekjet e vazhdueshme t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr zbatimin e reformave n\u00eb fush\u00ebn e sundimit t\u00eb ligjit dhe nga p\u00ebrparimi konkret i b\u00ebr\u00eb n\u00eb terren\u201d, pati th\u00ebn\u00eb Malmstr\u00f6m.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli Evropian u dor\u00ebzon Autoriteteve  t\u00eb Kosov\u00ebs Udh\u00ebrr\u00ebfyesin e Vizave<\/p>\n<p>M\u00eb 14 qershor t\u00eb vitit 2012, Kosova pranoi udh\u00ebrr\u00ebfyesin p\u00ebr liberalizimin e vizave, duke identifikuar t\u00eb gjitha masat q\u00eb Kosova duhet t\u00eb miratoj\u00eb dhe zbatoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb avancuar drejt liberalizimit t\u00eb vizave. Udh\u00ebrr\u00ebfyesi p\u00ebrb\u00ebhej nga 95 kritere q\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrmbusheshin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb hiqen vizat p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs. Ky udh\u00ebrr\u00ebfyes ishte strukturuar sipas blloqeve p\u00ebrkat\u00ebse:<\/p>\n<p>Ripranimi dhe Riintegrimi;<br \/>\nSiguria e dokumenteve;<br \/>\nMenaxhimi i Kufirit dhe Migracionit;<br \/>\nSiguria dhe Rendi Publik, dhe<br \/>\nLiria e L\u00ebvizjes dhe t\u00eb Drejtat Themelore.<br \/>\nUdh\u00ebrr\u00ebfyesi kishte p\u00ebr q\u00ebllim identifikimin e masave legjislative dhe masave t\u00eb tjera q\u00eb Kosova duhet t\u00eb miratoj\u00eb dhe zbatoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb afat t\u00eb shkurt\u00ebr p\u00ebr avancimin e procesit t\u00eb liberalizimit t\u00eb vizave.<\/p>\n<p>P\u00ebr adresimin e k\u00ebtyre masave, n\u00eb prill t\u00eb vitit 2013 u hartua nj\u00eb Plan Veprimi me aktivitete konkrete p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e k\u00ebtyre kritereve. I gjith\u00eb plani p\u00ebrmbante rreth 150 aktivitete specifike.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, arritjet kryesore gjat\u00eb procesit sipas Ministris\u00eb s\u00eb Integrimit Evropian p\u00ebrfshinin:<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e ripranimit dhe riintegrimit: ndarja dhe shpenzimi i buxhetit adekuat duke investuar n\u00eb riintegrimin afatgjat\u00eb t\u00eb personave t\u00eb riatdhesuar.<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb s\u00eb dokumenteve \u00ebsht\u00eb ndryshuar kuadri ligjor p\u00ebr ndryshimin e emrit.<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e migracionit dhe azilit, ka pasur nj\u00eb ulje drastike t\u00eb numrit t\u00eb kosovar\u00ebve q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb azil n\u00eb vendet e BE-s\u00eb dhe, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, jan\u00eb siguruar kushte dhe kapacitete t\u00eb mjaftueshme, n\u00eb rast t\u00eb fluksit t\u00eb refugjat\u00ebve nga vendet e treta.<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut \u00ebsht\u00eb kompletuar korniza ligjore dhe \u00ebsht\u00eb arritur marr\u00ebveshja me Serbin\u00eb p\u00ebr l\u00ebvizjen e lir\u00eb nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, e cila u mund\u00ebson qytetar\u00ebve t\u00eb t\u00eb dy vendeve t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb brenda ose n\u00ebp\u00ebr territoret e t\u00eb dy vendeve me let\u00ebrnjoftim. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur edhe nj\u00eb nga kriteret e fundit t\u00eb mbetura lidhur me pun\u00ebn e Avokatit t\u00eb Popullit, gjegj\u00ebsisht ofrimi i nj\u00eb leht\u00ebsie adekuate dhe sigurimi i pavar\u00ebsis\u00eb buxhetore t\u00eb institucionit.<\/p>\n<p>Raporti i Par\u00eb i Liberalizimit t\u00eb Vizave<\/p>\n<p>Komisioni Evropian, m\u00eb 12 mars t\u00eb vitit 2013 prezantoi raportin e par\u00eb p\u00ebr progresin e arritur nga Kosova n\u00eb p\u00ebrmbushjen e k\u00ebrkesave t\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyesit p\u00ebr liberalizimin e vizave. Pika kryesore e saj ishte se, edhe pse Kosova kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim, ajo kishte ende nj\u00eb kapacitet t\u00eb kufizuar p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin dhe korrupsionin.<\/p>\n<p>Raporti i Dyt\u00eb i Liberalizimit t\u00eb Vizave<\/p>\n<p>M\u00eb 24 korrik 2014, KE prezantoi raportin e dyt\u00eb p\u00ebr progresin e Kosov\u00ebs n\u00eb p\u00ebrmbushjen e k\u00ebrkesave p\u00ebr liberalizimin e vizave. Sipas raportit, Kosova ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb mir\u00eb, por nevojiten p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr nj\u00eb regjim pa viza p\u00ebr mbajt\u00ebsit e pasaportave t\u00eb Kosov\u00ebs, duke arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se heqja e detyrimit t\u00eb vizave p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs mbartte disa rreziqe sigurie dhe migracioni p\u00ebr BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti i Tret\u00eb i Liberalizimit t\u00eb Vizave<\/p>\n<p>Komisioni Evropian, m\u00eb 18 dhjetor t\u00eb vitit 2015 miratoi raportin e tret\u00eb p\u00ebr progresin e Kosov\u00ebs n\u00eb p\u00ebrmbushjen e k\u00ebrkesave p\u00ebr liberalizimin e vizave, duke vler\u00ebsuar se kan\u00eb mbetur vet\u00ebm tet\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb pazgjidhura dhe duke siguruar se me p\u00ebrmbushjen e tyre Komisioni do t\u00eb propozoj\u00eb heqjen e regjimit t\u00eb vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Raporti P\u00ebrfundimtar i Liberalizimit t\u00eb Vizave<\/p>\n<p>M\u00eb 4 maj 2016, KE i propozoi K\u00ebshillit t\u00eb Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian heqjen e vizave p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, me p\u00ebrmbushjen e dy standardeve t\u00eb fundit \u2013 ratifikimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb demarkacionit me Malin e Zi dhe luftimin e korrupsionit.<\/p>\n<p>Komiteti i PE-s\u00eb LIBE rekomandon liberalizimin e vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn<\/p>\n<p>Komiteti i Parlamentit Evropian LIBE, m\u00eb 5 shtator t\u00eb vitit 2016, rekomandoi liberalizimin e vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn, por votoi kund\u00ebr fillimit t\u00eb negociatave p\u00ebrpara se vendi t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb dy kriteret e mbetura, duke p\u00ebrfshir\u00eb miratimin e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.<\/p>\n<p>Komisioni Evropian publikon Raportin p\u00ebr Kosov\u00ebn<\/p>\n<p>Komisioni Evropian, m\u00eb 17 prill 2018 konfirmoi n\u00eb Raportin e tij p\u00ebr Kosov\u00ebn se Kosova ka p\u00ebrmbushur k\u00ebrkes\u00ebn e fundit t\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyesit p\u00ebr liberalizimin e vizave, q\u00eb ishte lufta kund\u00ebr korrupsionit. Raporti tregoi se autoritetet e Kosov\u00ebs krijuan dhe forcuan nj\u00eb histori t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb hetimeve dhe vendimeve p\u00ebrfundimtare t\u00eb gjykatave n\u00eb rastet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke p\u00ebrmbushur k\u00ebshtu me sukses standardin p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Komisioni Evropian propozon liberalizimin e vizave p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs<\/p>\n<p>Komisioni Evropian, m\u00eb 18 korrik 2018 dha nj\u00eb rekomandim pozitiv p\u00ebr liberalizimin e vizave p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, duke rikonfirmuar se Kosova ka p\u00ebrmbushur dy k\u00ebrkesat e pazgjidhura p\u00ebr liberalizimin e vizave. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, Komisioneri Dimitris Avramopoulos b\u00ebri thirrje Parlamentit Evropian dhe K\u00ebshillit q\u00eb t\u00eb miratojn\u00eb me shpejt\u00ebsi propozimin e Komisionit p\u00ebr heqjen e vizave p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cJam i lumtur t\u00eb ju njoftoj se t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet e Kosov\u00ebs dhe puna e tyre drejt liberalizimit t\u00eb vizave jan\u00eb shpaguar dhe prandaj sot mund t\u00eb konfirmojm\u00eb se Kosova ka p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha kriteret e udh\u00ebrr\u00ebfyesit p\u00ebr liberalizimin e vizave\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb komisioneri Avramopoulos.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i kishte th\u00ebn\u00eb se vendimi i Komisionit Evropian p\u00ebr t\u00eb shpallur t\u00eb p\u00ebrmbushur edhe kriterin e fundit p\u00ebr liberalizimin e vizave \u00ebsht\u00eb lajmi m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb dekad\u00ebn e fundit.<\/p>\n<p>\u201cKilometrat e fundit ishin shum\u00eb t\u00eb gjata, por jam i lumtur q\u00eb s\u00eb bashku po mb\u00ebrrijm\u00eb n\u00eb cak dhe shpresojm\u00eb q\u00eb shum\u00eb shpejt qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs do t\u00eb l\u00ebvizin pa viza\u201d, \u2013 kishte shtuar Thaci.<\/p>\n<p>Komiteti LIBE Voton p\u00ebr Liberalizimin e Vizave<\/p>\n<p>Komisioni i Parlamentit Evropian p\u00ebr Lirit\u00eb Civile, Drejt\u00ebsi dhe \u00c7\u00ebshtje t\u00eb Brendshme (LIBE), m\u00eb 30 gusht 2018 dha drit\u00ebn jeshile p\u00ebr liberalizimin e vizave p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Komisioni miratoi hapjen e negociatave nd\u00ebrinstitucionale p\u00ebr p\u00ebrfundimin e procesit. Tridhjet\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb komisionit votuan pro, dhjet\u00eb kund\u00ebr dhe dy abstenuan.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb hap drejt l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb, edhe nj\u00eb sukses i p\u00ebrbashk\u00ebt drejt afrimit me familjen evropiane. Pas votimit n\u00eb Komision, procesi vazhdon n\u00eb seanc\u00ebn plenare t\u00eb Parlamentit Evropian q\u00eb pritet t\u00eb mbahet n\u00eb mesin e shtatorit t\u00eb k\u00ebtij viti, pastaj n\u00eb K\u00ebshillin e Ministrave e tutje\u201d. \u2013 kishte th\u00ebn\u00eb ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.<\/p>\n<p>Parlamenti Evropian miraton bisedimet p\u00ebr viza me Kosov\u00ebn<\/p>\n<p>Parlamenti Evropian m\u00eb 13 shtator 2018 \u00ebsht\u00eb pajtuar q\u00eb t\u00eb hap\u00eb bisedimet p\u00ebr heqjen e regjimit t\u00eb vizave p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs. Miratimi erdhi pasi 420 nga an\u00ebtar\u00ebt e PE-s\u00eb votuan pro propozimit dhe 186 kund\u00ebr tij.<\/p>\n<p>Raportuesja p\u00ebr vizat n\u00eb Parlamentin Evropian Tanja Fajon, gjat\u00eb prezantimit t\u00eb rekomandimit kishte th\u00ebn\u00eb se qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs e meritojn\u00eb vot\u00ebn pro, pasi institucionet e Kosov\u00ebs i kan\u00eb p\u00ebrmbushur gjitha kriteret p\u00ebr liberalizimin e vizave.<\/p>\n<p>Fajon tha se qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs jan\u00eb edhe nj\u00eb hap m\u00eb af\u00ebr udh\u00ebtimit pa viza n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrpjekjet vazhdojn\u00eb me qeverit\u00eb e vendeve t\u00eb BE-s\u00eb dhe nuk do t\u00eb ndalem derisa t\u00eb liberalizohen vizat\u201d, pat\u00eb shkruar Fajon n\u00eb rrjetin e saj social T\u00ebitter.<\/p>\n<p>Presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i kishte th\u00ebn\u00eb se qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, jan\u00eb \u201cnj\u00eb hap m\u00eb af\u00ebr drejt realizimit t\u00eb nj\u00eb t\u00eb drejte bazike\u201d.<\/p>\n<p>Ai tha se votimi n\u00eb Parlamentin Evropian pro liberalizimit t\u00eb vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn \u201c\u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh i qart\u00eb edhe p\u00ebr institucionet e tjera vendimmarr\u00ebse n\u00eb Bashkimin Evropian\u201d.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj tha se qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs s\u00eb shpejti do t\u00eb l\u00ebvizin lirsh\u00ebm, pa viza.<\/p>\n<p>\u201cUrime qytetar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs! S\u00eb shpejti do t\u00eb l\u00ebvizni lirsh\u00ebm n\u00eb Evrop\u00eb. Fal\u00ebnderues ndaj t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve dhe grupeve parlamentare, t\u00eb t\u00eb gjitha partive e shteteve an\u00ebtare, q\u00eb n\u00eb Parlamentin Europian e mb\u00ebshtet\u00ebn t\u00eb drejt\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr l\u00ebvizje t\u00eb lir\u00eb\u201d. \u2013 kishte shkruar Haradinaj n\u00eb rrjetin e tij social Facebook. \/Albanianpost.com<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrkund\u00ebr informacioneve se \u00ebsht\u00eb zyrtarizuar k\u00ebrkesa e Franc\u00ebs q\u00eb hyrja n\u00eb fuqi e nj\u00eb vendimi eventual p\u00ebr liberalizimin e vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn, t\u00eb kusht\u00ebzohet me fuqizimin e Sistemit Evropian t\u00eb Informimit dhe Autorizimit t\u00eb Udh\u00ebtimit (ETIAS), Albanian Post ka m\u00ebsuar nga burimet se \u00e7\u00ebshtja e vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e kryer. Jan\u00eb vendosur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":131342,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-131341","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131341","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=131341"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131341\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/131342"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=131341"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=131341"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=131341"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}