{"id":131437,"date":"2022-11-06T19:19:21","date_gmt":"2022-11-06T18:19:21","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=131437"},"modified":"2022-11-06T19:19:21","modified_gmt":"2022-11-06T18:19:21","slug":"theksime-nga-studimi-i-edith-durham-fiset-ligjet-e-zakonet-e-ballkanasve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/theksime-nga-studimi-i-edith-durham-fiset-ligjet-e-zakonet-e-ballkanasve\/","title":{"rendered":"Theksime nga studimi i Edith Durham \u201cFiset, ligjet e zakonet e ballkanasve\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Nga: Ismajl Kurteshi<\/p>\n<p>Theksime nga studimi i Edith Durham  \u201cFiset, ligjet e zakonet e ballkanasve\u201d<\/p>\n<p>                                                           (Shkruar n\u00eb vitin 1927)<\/p>\n<p>   P\u00ebrb\u00ebrja e grupit t\u00eb fiseve q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin Malin e Zi, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe duket se ka prejardhje nga barinjt\u00eb vlleh\u00eb dhe shqiptar\u00eb, disa prej t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb serbizuar vet\u00ebm gjat\u00eb k\u00ebtyre pak brezave t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>                                                                                            E. Durham<\/p>\n<p>Grupi i Prizrenit, faqe 42.<\/p>\n<p> \u2026Gjat\u00eb viteve 1912 \u2013 13, ata (shqiptar\u00ebt) hoq\u00ebn vuajtje t\u00eb r\u00ebnda. Nj\u00eb oficer serb n\u00eb pranin time, tregonte se si batalioni i tij kishte shkuar n\u00eb bajoneta t\u00ebr\u00eb grat dhe f\u00ebmij\u00ebt, n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fisit,\u201d sepse grat lindin burra.\u201d \u2026 Nga hetimet e b\u00ebra m\u00eb von\u00eb, m\u00ebsova se ishin masakruar rreth 1400 vet\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij fisi tani \u00ebsht\u00eb n\u00ebn zgjedh\u00ebn serbe.<\/p>\n<p>Grupi i Pej\u00ebs, faqe 44.<\/p>\n<p>\u2026 serb\u00ebt kishin l\u00ebn\u00eb ushqime p\u00ebrtok\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr drejt tij nj\u00eb turm\u00eb f\u00ebmij\u00ebsh t\u00eb uritur e pastaj kishin hedhur nj\u00eb bomb\u00eb n\u00eb mes t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u2026 fiset e tanishme t\u00eb  Shqip\u00ebris\u00eb,  kryesisht rrjedhin nga banor\u00ebt para \u2013 sllav t\u00eb  Ballkanit.<\/p>\n<p>                            Fiset e Malit t\u00eb  Zi deri m\u00eb  1913,  faqe 45.<\/p>\n<p>\u2026 faqe 49. Kur arriti Punoshi n\u00eb  Llovqen  tashm\u00eb  kishte banor, \u2026k\u00ebtu jetonin barinjt\u00eb me prejardhje vllahe dhe shqiptare.<\/p>\n<p>\u2026Faqe 53.  C\u00cbRNOJEVIQ\u00cbT<\/p>\n<p>\u2026 Prejardhja e tyre s\u00eb  paku pjes\u00ebrisht ishte shqiptare. M\u00eb  1403 raguzian\u00ebt i drejtuan Nikoll\u00eb  Topis\u00eb , nj\u00eb  nga krer\u00ebt shqiptar, nj\u00eb  let\u00ebr  n\u00eb  dialektin latin q\u00eb  p\u00ebrdorej at\u00ebher\u00eb  n\u00eb  bregdet, duke k\u00ebrkuar nga krer\u00ebt dhe luft\u00ebtar\u00ebt shqiptar q\u00eb  t\u00eb  luftonin kund\u00ebr Bosnj\u00ebs. \u201cKapiten\u00ebve tan\u00eb   u jan\u00eb  dh\u00ebn\u00eb  fuqi t\u00eb  plota q\u00eb  t\u00eb  b\u00ebjn\u00eb  lidhje me Gjurasheviq\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt e tjer\u00eb .\u201d<\/p>\n<p>  M\u00eb  1404, shohim t\u00eb  p\u00ebrmendet \u201cCernoci i quajtur Gjurasi\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb  n\u00eb  m\u00ebnyr\u00eb  t\u00eb  qart\u00eb  shqip, ose Gjur-i-zi (Gjergji i Zi), ose rrjedh nga Gurzi af\u00ebr  Shkodr\u00ebs. N\u00eb  serbisht, \u201cdjal\u00eb  i t\u00eb  ziut\u201d b\u00ebhet  <\/p>\n<p>C\u00ebrnojeviq. Duke qen\u00eb  vendas, gj\u00eb  q\u00eb  duket qart\u00eb  n\u00eb  krahin\u00ebn e Zet\u00ebs, pjes\u00ebrisht sllave e pjes\u00ebrisht shqiptare.<\/p>\n<p> Faqe 54. \u2026Cernojeviq\u00ebt kishin tre djem, ata hyn\u00eb  n\u00eb  grindje me serb\u00ebt. \u2026n\u00eb  at\u00eb  koh\u00eb  Mali i Zi nuk kishte d\u00ebshir\u00eb t\u00eb  bashkohet me Serbin\u00eb .<\/p>\n<p>Faqe 55. M\u00eb  1455,   Nikshiqi i p\u00ebrkiste Duk\u00eb  Stjepanit T\u00eb  Hercegovin\u00ebs. Pjesa tjet\u00ebr e territoreve t\u00eb  Stefanic\u00ebs kufizohej me fiset shqiptare, me t\u00eb  cilat dukej se ai mbante marr\u00ebdh\u00ebnie m\u00eb  t\u00eb  mira se me serb\u00ebt deri sa u martua me motr\u00ebn e t\u00eb  madhit Skenderbe. \u2026 N\u00eb  vitin 1465, n\u00eb  vend t\u00eb  tij erdhi i biri i tij Ivani. \u2026 Kur turqit e sulmojn\u00eb  Shkodr\u00ebn 1474, Ivani me njer\u00ebzit  e tij i shkoj n\u00eb ndihm\u00eb, po k\u00ebshtu b\u00ebri edhe fisi shqiptar trim i Hotit\u2026 ky fis trimash me nj\u00eb t\u00eb kaluar heroike, iu dor\u00ebzua  pa m\u00ebshir\u00eb sundimit sllav nga ana e Fuqive m\u00eb 1913.<\/p>\n<p>  Faqe 57. \u2026Nuk ka asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb ndodhur ndonj\u00eb kryengritje n\u00eb favor t\u00eb Cernojeviq\u00ebve, megjithat\u00eb , m\u00eb 1500, Gjergji u kthye n\u00eb Mal t\u00eb Zi duke ju n\u00ebnshtrua turqve. \u2026 Af\u00ebrsisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb vendit iu dha m\u00eb s\u00eb pari em\u00ebri \u201cMal i Zi\u201d. N\u00eb hartat e vjetra kjo krahin\u00eb sh\u00ebnohet si pjes\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>  \u2026 pas vdekjes s\u00eb Stanish\u00ebs Mali i Zi u b\u00eb p\u00ebrs\u00ebri pjes\u00eb e krahin\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>  7.  Nahija e C\u00ebrmnic\u00ebs<\/p>\n<p>Faqe 58.  Lll. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pleme e madhe af\u00ebr liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs, n\u00eb krye, n\u00eb bregun per\u00ebndimor t\u00eb gryk\u00ebs s\u00eb Rjek\u00ebs. Deri n\u00eb vitin 1878 kjo \u2026 gjendej n\u00eb kufi  sh\u00ebrbente si tampon n\u00eb mes t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe turqve. K\u00ebta pretendojn\u00eb se kan\u00eb lidhje gjaku me Piperin dhe Vasojeviq\u00ebt, flisnin shqip dhe ishin katolik. Brastvoja e Plamenacve, nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet e C\u00ebrmnin\u00ebs, e njeh prejardhjen e vet shqiptare.<\/p>\n<p>  M\u00eb 1322, mbreti Stefan Uroshi lll i dha manastirit t\u00eb Sh\u00ebn Nikoll\u00ebs, n\u00eb ishullin e Vranin\u00ebs, krahin\u00ebn e Orahov\u00ebs n\u00eb C\u00ebrmnic\u00eb, bashk\u00eb me njer\u00ebzit e familjet e tyre. Midis emrave q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebn aty jan\u00eb edhe ato t\u00eb shqiptar\u00ebve (p.sh. Vogliq, nga shqipja \u201ci vog\u00ebl\u201d\u2026 nj\u00eb dokument i hartuar n\u00eb Raguz\u00eb m\u00eb 1402, q\u00eb ka lidhje me disa pasuri p\u00ebrmendet \u201clumi \u00c7irnica\u201d (lumi fjal\u00eb shqipe). S\u2019ka dyshim se kjo krahin\u00eb  \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrzier dhe ato fise q\u00eb e lidh\u00ebn fatin e tyre me Malin e Zi, u b\u00ebn\u00eb ortodoks dhe flisnin serbisht.<\/p>\n<p>Faqe 59. V. B\u00ebrda. K\u00ebtu ka tri plemena (fise).<\/p>\n<p>Bjellopavliq d.m.th. t\u00eb bijt\u00eb e Pavlit t\u00eb Bardh\u00eb (shqip Pali i Bardh\u00eb), i biri i Lek\u00eb Dukagjinit, zot i nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb mal\u00ebsive shqiptare. \u2026 Dy brastvo kryesore jan\u00eb Vezheg\u00ebrmci dhe Martiniqi.<br \/>\nPiperi: Piperi dhe Vasojeviqi i Malit t\u00eb Zi dhe Hoti e Krasniqi i Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb prejardhjen nga nj\u00eb i par\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt \u2026 Mali i Zi ishte nj\u00eb mikrokozmos \u2026 sa njeriu mund t\u00eb shoh\u00eb me syt\u00eb e tij se si zhvillohet nj\u00eb komb nga fiset ; se sa leht\u00eb mund t\u00eb kaloj nj\u00eb gjuh\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn\u2026 sa e thel \u00ebsht\u00eb brazda q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb fet\u00eb e ndryshme, bile edhe zakonet e ndryshme \u2026ju b\u00ebjn\u00eb t\u00eb lidheni detyrimisht me nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb\u2026.<br \/>\nPjeshevci \u00ebsht\u00eb plemena e tret, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk kam\u00eb t\u00eb dh\u00ebna.<br \/>\nTre fiset e p\u00ebrmendura m\u00eb sip\u00ebr, duke qen\u00eb t\u00eb krishtera dhe n\u00eb luft\u00eb t\u00eb vazhdueshme me Turqin\u00eb, n\u00eb mesin e shekullit t\u00eb XVll , n\u00eb koh\u00ebn e Vlladik\u00ebs Danilla l e lidhin fatin e tyre me Malin e Zi. Kjo lidhje kishte karakter t\u00eb lir\u00eb \u2026 zyrtarisht ata as q\u00eb quheshin Malazez\u00eb. \u2026<\/p>\n<p>  Raporti i t\u00eb d\u00ebrguarit austriak Jozef K\u00ebrmpotiq, m\u00eb 1788, tregon se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, t\u00eb gjitha k\u00ebto fise ishin shqiptare katolike\u2026.<\/p>\n<p>Faqe 60.  Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb me shum\u00eb vler\u00eb, sepse sot, t\u00eb gjith\u00eb, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Kelmendit, t\u00eb Hotit, t\u00eb Kastratit dhe t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb Kuqit jan\u00eb ortodoks dhe flasin serbisht. Me  aneksimin e k\u00ebtyre viseve, filloj sllavizimi i detyruar.<\/p>\n<p>  Hoti dhe Gruda q\u00eb ju dor\u00ebzuan armikut t\u00eb tyre me 1913, tani po bluhen n\u00eb mullirin serb. Aty nuk lejohen as shkolla as libra n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>   Vl. Lukovo. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pleme q\u00eb shtrihet n\u00eb mes t\u00eb Drobnjakut dhe Nikshiqit.<\/p>\n<p>   Vll. Bratonozhiq. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fis i vog\u00ebl n\u00eb lindje t\u00eb Piperit, kan\u00eb qen\u00eb shqiptar\u00eb katolik, \u2026<\/p>\n<p>   Vlll. Vasojeviq. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pleme e madhe q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga shum\u00eb brastvo (v\u00ebllaz\u00ebri) \u2026 nga disa portrete t\u00eb vjetra m\u00ebsova se deri n\u00eb brezin e fundit grat kan\u00eb p\u00ebrdor veshjen dhe zbukurimet e shqiptar\u00ebve t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb madhe. Shum\u00eb prej burrave mbanin akoma veshjen shqiptare. \u2026<\/p>\n<p>Faqe 62. Kolashini \u00ebsht\u00eb nga shqipja \u201cKol i shen\u201d (Kola i shenjt\u00eb P\u00ebrkthim): sh\u00ebn Nikolla , s\u2019ka dyshim, shenjti mbrojt\u00ebs i katolik\u00ebve shqiptar, t\u00eb cil\u00ebve ai u p\u00ebrkiste dikur. N\u00eb vitin 1858, balada na tregon se si i nxitnin murgjit e manastirit t\u00eb Moraq\u00ebs vojvod\u00ebt vend\u00ebs t\u00eb sulmonin Kolashinin.<\/p>\n<p>Faqe 63. Drobnjaku \u00ebsht\u00eb krenar se ka nxjerr\u00eb nj\u00eb njeri t\u00eb madh. St\u00ebrgjyshi i Vuk Karagjiqit, mbledh\u00ebsit t\u00eb madh t\u00eb baladave t\u00eb vjetra dhe t\u00eb folklorit\u2026.<\/p>\n<p>Faqe 64. Drobnjak\u00ebt ishin midis fiseve q\u00eb b\u00ebnin pjes\u00eb n\u00eb lidhjen e fsheht\u00eb kund\u00ebr mbretit plak Nikolla, m\u00eb 1907. Qysh m\u00eb 1918, ata kan\u00eb luftuar kund\u00ebr aneksimit nga ana e Serbis\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Faqe 66. Mbet\u00ebn p\u00ebr t\u2019u shqyrtuar edhe pak nahije t\u00eb tjera, m\u00eb tep\u00ebr administrative se fisnore, t\u00eb aneksuara m\u00eb 1878.<\/p>\n<p>XlX. Zeta dhe Podgorica. Kur u aneksua kjo krahin\u00eb, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe banohej nga mysliman malazez\u00eb dhe disa shqiptar\u00eb. \u2026 shqiptar\u00ebt gjendeshin n\u00eb brigjet e liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs  \u2026 d\u00ebbimi n\u00eb mas\u00eb dhe  konfiskimi i tokave t\u00eb mysliman\u00ebve nga ana e malazezve e ndryshoj p\u00ebrb\u00ebrjen e popullsis\u00eb.<\/p>\n<p>Faqe 67. Primorje dhe Kraina. (Bregu dhe tokat e bregdetit). Kjo p\u00ebrfshin Tivarin dhe Ulqinin, nj\u00eb qytet krejt\u00ebsisht shqiptar q\u00eb ju dor\u00ebzua padrejt\u00ebsisht Mali t\u00eb Zi nga ana e fuqive me 1878 \u2026 zot\u00ebri Gladstoni, q\u00eb nuk i kishte vizituar kurr\u00eb ato krahina, mendonte q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mysliman\u00ebt ishin turq, nd\u00ebrsa  t\u00eb gjith\u00eb kristian\u00ebt e Ballkanit engj\u00ebj, prandaj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pam\u00ebshirshme , ngulte k\u00ebmb\u00eb n\u00eb dor\u00ebzimin e shqiptar\u00ebve t\u00eb pafat tek armiku m\u00eb i keq i tyre.<\/p>\n<p>\u2026 Ulqini n\u00eb koh\u00ebn e mesme nxirrte monedhat e veta dhe ky bashk\u00eb me Tivarin kishin t\u00eb drejta t\u00eb ve\u00e7anta. \u2026<\/p>\n<p>Faqe 68. XXl. Fiset e fundit q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin Malin e zi m\u00eb 1913 ishin dy fise krejt\u00ebsisht shqiptare t\u00eb Kuqit dhe t\u00eb Trepshit, t\u00eb bashkuara si nj\u00eb nahije p\u00ebr q\u00ebllime administrative. I t\u00ebr\u00eb Trepshi dhe pjes\u00eb t\u00eb Kuqit i ishin dh\u00ebn\u00eb Malit t\u00eb Zi nga Traktati i Berlinit, m\u00eb 1878.<\/p>\n<p>K\u00ebtu un\u00eb ndesha n\u00eb procesin e rrept\u00eb t\u00eb serbizimit. Kostumi shqiptar ishte i ndaluar nd\u00ebrsa mbajtja e k\u00ebsul\u00ebs malazeze ishte e detyruar. F\u00ebmij\u00ebt ishin t\u00eb detyruar t\u00eb ndiqnin shkoll\u00ebn malazeze, kurse shkollat, librat e gazetat n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe nuk lejoheshin. N\u00eb luft\u00ebrat e vitit 1912 \u2013 13, Mali i zi p\u00ebrfitoj nga rasti t\u00eb rralloj popullsin\u00eb shqiptare duke i d\u00ebrguar batalionat e tyre n\u00eb vende t\u00eb rrezikshme. Kur disa nga k\u00ebto familje t\u00eb cilave u ishte marr \u00e7do gj\u00eb, m\u00eb k\u00ebrkuan t\u2019ju ndihmoj nga fondet e mija t\u00eb ndihm\u00ebs dhe un\u00eb po b\u00ebhesha gati t\u2019u shp\u00ebrndaja miell, guvernatori malazez i Podgoric\u00ebs, Stanko Markoviqi m\u00eb ndaloj t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe kur un\u00eb e qortova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ai mu p\u00ebrgjigj se nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi se sa shqiptar do t\u00eb vdisnin, ndihma mund t\u2019u jepja vet\u00ebm malazezve. Kaq t\u00eb terrorizuar ishin prift\u00ebrinjt\u00eb katolik\u00eb  t\u00eb krahin\u00ebs sa q\u00eb ata nuk guxuan t\u00eb pranonin as si dhurat\u00eb p\u00ebr grigj\u00ebn e tyre ca rroba t\u00eb vjetra. \u2026<\/p>\n<p>  Rreth gjysma e fisit t\u00eb Tripshtit e ka prejardhjen nga Hoti dhe nuk ka lidhje martesore me ta.<\/p>\n<p>   Nj\u00eb pjes\u00eb e Ku\u00e7it, brastvoja e Drakoloviqve \u2013 m\u00eb than\u00eb se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ortodokse her\u00ebt, n\u00eb shekullin e XlX kur filluan t\u00eb luftonin kund\u00ebr turqve n\u00eb an\u00ebn e malazezve, por prejardhjen e kan\u00eb nga fisi shqiptar i Berish\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vjetri n\u00eb mal\u00ebsit\u00eb e veriu. \u2026<\/p>\n<p>   Faqe 69. 8. Zhvillimi i Malit t\u00eb Zi n\u00eb shtet<\/p>\n<p> Tani ne kemi nj\u00eb ide t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb grupit t\u00eb fiseve q\u00eb formonin Malin e Zi. P\u00ebrb\u00ebrja e tyre n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe duket se ka prejardhje nga barinjt\u00eb vlleh\u00eb dhe shqiptar\u00eb, disa prej t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb serbizuar vet\u00ebm gjat\u00eb k\u00ebtyre pak brezave t\u00eb fundit. N\u00eb koh\u00ebt e para fiset nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb t\u00eb bashkoheshin me serb\u00ebt dhe luftuan vet\u00ebm p\u00ebr pavar\u00ebsi. Vet\u00ebm presioni i jasht\u00ebm i b\u00ebri ata t\u00eb bashkohen, por edhe kjo gj\u00eb s\u2019ka arritur t\u2019i mbaj\u00eb ata gjithmon\u00eb s\u00eb bashku\u2026.<\/p>\n<p>   Faqe 73. Sipas hetimeve t\u00eb 26 shtatorit t\u00eb vitit 1768, thuhet: \u201dNj\u00eb njeri i panjohur, i \u00e7uditsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb shfaqur n\u00eb Dalmaci dhe n\u00eb Shqip\u00ebri \u201c, \u2013 si\u00e7 e tregojn\u00eb  hartat e vjetra, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Mali i Zi num\u00ebrohej si pjes\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb\u2026<\/p>\n<p>   Faqe 80. Strabo dhe fiset e vjetra, Ardhja e Sllav\u00ebve.<\/p>\n<p> Strabo (viti 20 e.r.) n\u00eb p\u00ebrshkrimin e tij p\u00ebr fiset e Ballkanit t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb vet, t\u00eb pjes\u00ebs q\u00eb flet p\u00ebr Dodon\u00ebn, na tregon se \u201cmidis Thresprotve dhe mollos\u00ebve, njer\u00ebzit q\u00eb mbanin ofiqe quheshin Peligones, sikurse edhe te maqedonasit.<\/p>\n<p>  \u2026Fiset e Shqip\u00ebris\u00eb veriore, at\u00ebher\u00eb kur i vizitova un\u00eb, ishin fiset e fundit n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb ruanin autonomin. \u2026<\/p>\n<p> Ngjashm\u00ebria midis fjal\u00ebs s\u00eb Strabonit \u201cpeligones\u201d dhe termeve t\u00eb sotme te shqiptar\u00ebt t\u00eb bie kaq shum\u00eb n\u00eb sy, sa q\u00eb t\u00eb jep t\u00eb kuptosh se \u201cplak, plaku, pelaku\u201d (t\u00eb gjitha jan\u00eb variante t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs fjal\u00eb), \u2026<\/p>\n<p>  Neve na than\u00eb se edhe serb\u00ebt ishin n\u00eb sistemin e fiseve, por t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jan\u00eb t\u00eb pakta. Nj\u00eb nga p\u00ebrshkrimet m\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb asaj kohe p\u00ebr dep\u00ebrtimin e tyre n\u00eb Gadishullin e Ballkanit \u00ebsht\u00eb ai i Gjonit t\u00eb Efesit q\u00eb thot\u00eb: \u201dTamam ky vit, viti i tret pas vdekjes s\u00eb Justinianit (574 e.j.) \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrmendur p\u00ebr invadimin nga popuj t\u00eb mallkuar t\u00eb quajtur sllavon\u00eb \u2026 kan\u00eb kaluar kat\u00ebr vjet q\u00eb ata kan\u00eb z\u00ebn\u00eb vend k\u00ebtu , jan\u00eb shtrir\u00eb gjer\u00eb e gjat\u00eb  dhe grabisin, djegin e marrin rob\u00ebr akoma, sepse perandori \u00ebsht\u00eb i z\u00ebn\u00eb me luft\u00eb n\u00eb Persi. \u2026<\/p>\n<p>   N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ai na i p\u00ebrshkruan ata si kope eg\u00ebrsirash, por nuk na jep ndonj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr fiset ose kryetar\u00ebt e tyre. \u2026<\/p>\n<p>   Banimi i v\u00eblleh\u00ebve dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb male d\u00ebshmojn\u00eb akoma p\u00ebr ikjen e banor\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr para pushtuesve.<\/p>\n<p>  Faqe 82. Ligji i fisit n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb veriore<\/p>\n<p>  Kanuni i Lek\u00eb Dukagjinit.<\/p>\n<p>Sa her\u00eb q\u00eb pyesja mal\u00ebsor\u00ebt  se p\u00ebrse ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb, gjithmon\u00eb m\u00eb thoshin: \u201cse ashtu ka urdh\u00ebruar Leka\u201d. Ligjet, zakonet, doket, t\u00eb gjitha i lidhnin me Lek\u00ebn. \u2026 shprehja \u201ck\u00ebshtu ka th\u00ebn\u00eb Leka\u201d i b\u00ebnte njer\u00ebzit t\u00eb bindeshim m\u00eb shum\u00eb se sa dhjet\u00eb porosit\u00eb dhe predikimet e hoxh\u00ebve dhe prift\u00ebrinjve. \u2026 Letra nga Papa Inocenti lll p\u00ebr fisnikun Demetrius, princ i Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkese q\u00eb i b\u00ebhej p\u00ebr m\u00ebsimin e fes\u00eb; si dhe nj\u00eb dokument t\u00eb vitit 1216 q\u00eb na shpjegon se \u201cDemetrius  \u00ebsht\u00eb i biri i Progonit dhe v\u00eblla i Gjinit, Kont i Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>   Hopf, Chroniques inedits Greco \u2013 Romanes(Kronika t\u00eb pabotuara Greko-Romane), Berlin 1873, si rezultat i shum\u00eb k\u00ebrkimeve jep nj\u00eb gjenealogji t\u00eb Dukagjin\u00ebve. M\u00eb i hershmi \u00ebsht\u00eb \u201cTanushi l, Dux Ginus, Zot i Zadrim\u00ebs, i Malit t\u00eb Zi dhe i Pulatit dhe i Shatit\u201d.<\/p>\n<p>  Leka (Aleksand\u00ebr) l, rrjedh Tanusius Dux Ginus. Ai ishte nj\u00eb prij\u00ebs q\u00eb ndihmoj venedikasit kund\u00ebr turqve. \u2026<\/p>\n<p>Faqe 84. \u2026 Thuhet, se m\u00eb 1464 Papa Pal i ll e kishte shkish\u00ebruar Lek\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb kodit t\u00eb tij q\u00eb nuk p\u00ebrputhej fare me krishterimin. \u2026<\/p>\n<p>Faqe 97.  Kodi i ligjeve, i shkruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr Malin e Zi, u p\u00ebrpilua nga Vladika Petar l, m\u00eb 1796. \u2026<\/p>\n<p>Faqe 117. \u2026 procedurat n\u00eb Gryk\u00ebn e Kotorrit e n\u00eb Mal t\u00eb Zi jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngjashme me at\u00eb q\u00eb vazhdon akoma n\u00eb Kanunin e Lek\u00ebs. \u2026<\/p>\n<p>Faqe 118. Zakonet e vjetra rrojn\u00eb gjat\u00eb. Koh\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb njoftuar se gjat\u00eb luft\u00ebrave Ballkanike t\u00eb viteve 1912-13 tortura me an\u00ebn e ashklave t\u00eb pish\u00ebs ka qen\u00eb nj\u00eb nga mjetet e p\u00ebrdorura t\u00eb malazezve p\u00ebr t\u2019i kthyer mysliman\u00ebt n\u00eb t\u00eb krishter\u00eb; gjithashtu, edhe gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb shkruhet ky lib\u00ebr (12927), maqedonasit deklarojn\u00eb se jan\u00eb arrestuar student q\u00eb dyshohen p\u00ebr propagand\u00eb kund\u00ebr Serbis\u00eb dhe se atyre u jan\u00eb futur gjilp\u00ebra n\u00ebn thonjt\u00eb p\u00ebr t\u2019i detyruar t\u2019i tregojn\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p> Ligji serb<\/p>\n<p>Ligji serb, i njohur tek ne si Kanuni i Stefan Dushanit, ndryshon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsore nga ligji i fisit i malit t\u00eb Zi dhe i Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb rastin e fundit ne kemi fise t\u00eb vet\u00ebqeverisura n\u00eb vendin e vet. K\u00ebtu gjejm\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb feudalizuar n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt fisnik\u00ebt zot\u00ebrojn\u00eb krahina t\u00eb gjera dhe g\u00ebzojn\u00eb favore t\u00eb shumta klasore, kurse pjesa tjet\u00ebr e popullsis\u00eb p\u00ebrb\u00ebhen nga rob\u00ebr dhe skllev\u00ebr. Krahinat q\u00eb nuk jan\u00eb pron\u00eb e fisnik\u00ebve i p\u00ebrkasin Carit dhe Kish\u00ebs serbe, t\u00eb cil\u00ebs i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb fuqi shum\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>  Kanuni \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpiluar n\u00eb vitin 1349, n\u00eb form\u00ebn e 135 artikujve, t\u00eb cil\u00ebve u jan\u00eb shtuar 66 t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb pak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, m\u00eb 1354. \u2026<\/p>\n<p>Faqe 121. Sipas ligjit serb, Klasa e dyt\u00eb e sh\u00ebrb\u00ebtorve, \u2026 p\u00ebrb\u00ebhej nga barinjt\u00eb, q\u00eb kullotni kopet\u00eb n\u00eb male. Ata p\u00ebrmenden n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb si \u201cVlasi\u201d dhe \u201cArbanasi\u201d.<\/p>\n<p>  T\u00eb par\u00ebt vlleh\u00ebt, ishin rumun\u00eb t\u00eb serbizuar pjes\u00ebrisht, me gjak t\u00eb p\u00ebrzier ilir dhe \u201croman\u201d. Q\u00eb flisnin nj\u00eb dialekt latin. \u2026<\/p>\n<p>  Grupi i dyt\u00eb, arbanasit, ishin shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt si\u00e7 duket kishin ruajtur gjuh\u00ebn e tyre. Vendbanimet e barinjve n\u00eb mal\u00ebsi quheshin \u201ckatun\u201d, em\u00ebr q\u00eb p\u00ebrdoret akoma p\u00ebr kasollet e staneve n\u00eb kullosat e Malit t\u00eb Zi dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. \u2026<\/p>\n<p>N\u00ebntor  2022<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Ismajl Kurteshi Theksime nga studimi i Edith Durham \u201cFiset, ligjet e zakonet e ballkanasve\u201d (Shkruar n\u00eb vitin 1927) P\u00ebrb\u00ebrja e grupit t\u00eb fiseve q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin Malin e Zi, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe duket se ka prejardhje nga barinjt\u00eb vlleh\u00eb dhe shqiptar\u00eb, disa prej t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb serbizuar vet\u00ebm gjat\u00eb k\u00ebtyre pak brezave t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":131438,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-131437","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131437","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=131437"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131437\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/131438"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=131437"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=131437"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=131437"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}