{"id":131707,"date":"2022-11-09T15:46:05","date_gmt":"2022-11-09T14:46:05","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=131707"},"modified":"2022-11-09T15:46:05","modified_gmt":"2022-11-09T14:46:05","slug":"kmdlnj-thote-se-hysni-gucati-eshte-ne-gjendje-jo-te-mire-shendetesore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kmdlnj-thote-se-hysni-gucati-eshte-ne-gjendje-jo-te-mire-shendetesore\/","title":{"rendered":"KMDLNJ thot\u00eb se Hysni Gucati \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje jo t\u00eb mir\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Drejtave dhe Lirive t\u00eb Njeriut ka njoftuar se ish-kryetari i OVL e U\u00c7K-s\u00eb, Hysni Gucati nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Nga KMDLNJ kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jan\u00eb njoftuar mbr\u00ebm\u00eb nga familjar\u00ebt e Gucatit, teksa thon\u00eb se p\u00ebrkeq\u00ebsimi i tij \u00ebsht\u00eb si pasoj\u00eb e nj\u00eb intervenimi kirurgjik t\u00eb komplikuar.<\/p>\n<p>\u201cHysni Gucati, n\u00eb gjendje jo t\u00eb mir\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore! Mbr\u00ebm\u00eb nga familjar\u00eb t\u00eb Hysni Gucatit KMDLNj \u00ebsht\u00eb informuar se gjendja sh\u00ebndet\u00ebsore e Hysni Gucatit nuk \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb dhe se p\u00ebrkeq\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e nj\u00eb intervenimi kirurgjik t\u00eb komplikuar pas t\u00eb cilit ishte edhe nj\u00eb intervenim tjet\u00ebr kirurgjik q\u00eb zgjati s\u00eb paku tre or\u00eb (t\u00eb premten e kaluar) nd\u00ebrsa, dje, m\u00eb dat\u00eb 8 n\u00ebntor 2022 ishte nj\u00eb intervenim m\u00eb i vog\u00ebl p\u00ebr shkakun se gjendja sh\u00ebndet\u00ebsore nuk po i p\u00ebrmir\u00ebsohet, ka temperatur\u00eb deri m\u00eb 40 grad\u00eb dhe se ka infektim e q\u00eb nuk po dihet shkaku\u201d, thuhet n\u00eb njoftim.<\/p>\n<p>Sipas KMDLNJ-s\u00eb, familjar\u00ebve t\u00eb Gucatit nuk i \u00ebsht\u00eb lejuar vizita, madje as gruas t\u00eb kryetarit.<\/p>\n<p>\u201cFamiljar\u00ebt e Hysni Gucatit i kan\u00eb deklaruar KMDLNj \u2013s\u00eb se gjat\u00eb dhe pas operacionit nuk u \u00ebsht\u00eb lejuar vizita, madje as gruas s\u00eb kryetarit t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb OVL \u2013s\u00eb s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr faktit se kan\u00eb k\u00ebrkuar me k\u00ebmb\u00ebngulje k\u00ebt\u00eb. Gjithashtu, familjar\u00ebt por edhe mbrojt\u00ebsi kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb ken\u00eb qasje n\u00eb dosjen sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebrkat\u00ebsisht ta m\u00ebsojn\u00eb diagnoz\u00ebn e s\u00ebmundjes s\u00eb Gucatit por se nuk i \u00ebsht\u00eb treguar\u201d, thuhet m\u00eb tej n\u00eb njoftim.<\/p>\n<p>Po ashtu, KMDLNJ vler\u00ebson se ka shkelje flagrante n\u00eb rastin e Hysni Gucatit, pasi sipas tyre nuk po i jepen sh\u00ebrbimet n\u00eb koh\u00eb t\u00eb duhur.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin e Hysni Gucatit KMDLNj \u2013\u00eb vler\u00ebson se kemi shkelja flagrante t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut p\u00ebrkat\u00ebsisht mosdh\u00ebnia e sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore me koh\u00eb sikur q\u00eb edhe mosdh\u00ebnia e mund\u00ebsive e trajtimit mjek\u00ebsor jasht\u00eb qendr\u00ebs ku mbahet tani\u201d, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb nga KMDLNJ. <\/p>\n<p>Njoftimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Hysni Gucati, n\u00eb gjendje jo t\u00eb mir\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore!<\/p>\n<p>Mbr\u00ebm\u00eb nga familjar\u00eb t\u00eb Hysni Gucatit KMDLNj \u00ebsht\u00eb informuar se gjendja sh\u00ebndet\u00ebsore e Hysni Gucatit nuk \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb dhe se p\u00ebrkeq\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e nj\u00eb intervenimi kirurgjik t\u00eb komplikuar pas t\u00eb cilit ishte edhe nj\u00eb intervenim tjet\u00ebr kirurgjik q\u00eb zgjati s\u00eb paku tre or\u00eb (t\u00eb premten e kaluar) nd\u00ebrsa, dje, m\u00eb dat\u00eb 8 n\u00ebntor 2022 ishte nj\u00eb intervenim m\u00eb i vog\u00ebl p\u00ebr shkakun se gjendja sh\u00ebndet\u00ebsore nuk po i p\u00ebrmir\u00ebsohet, ka temperatur\u00eb deri m\u00eb 40 grad\u00eb dhe se ka infektim e q\u00eb nuk po dihet shkaku.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas informat\u00ebs s\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb Hysni Gucatit atij i \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e indit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb analizat p\u00ebr shkakun q\u00eb po prodhon pasoja p\u00ebr sh\u00ebndetin e Hysni Gucatit sikur q\u00eb \u00ebsht\u00eb infeksioni i vazhduesh\u00ebm dhe zjarrmi t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Familjar\u00ebt e Hysni Gucatit i kan\u00eb deklaruar KMDLNj \u2013s\u00eb se gjat\u00eb dhe pas operacionit nuk u \u00ebsht\u00eb lejuar vizita, madje as gruas s\u00eb kryetarit t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb OVL \u2013s\u00eb s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr faktit se kan\u00eb k\u00ebrkuar me k\u00ebmb\u00ebngulje k\u00ebt\u00eb. Gjithashtu, familjar\u00ebt por edhe mbrojt\u00ebsi kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb ken\u00eb qasje n\u00eb dosjen sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebrkat\u00ebsisht ta m\u00ebsojn\u00eb diagnoz\u00ebn e s\u00ebmundjes s\u00eb Gucatit por se nuk i \u00ebsht\u00eb treguar.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre refuzimeve dhe duke u thirrur dhe duke besuar se Gjykata Speciale \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs i jan\u00eb drejtuar Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb sigurohet mund\u00ebsia me ndihm\u00ebn e MD q\u00eb t\u00eb vizitohet Hysni Gucati gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebs s\u00eb trajtimit mjek\u00ebsor por se nuk jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur me premtimet dhe angazhimin nga kjo ministri.<\/p>\n<p>KMDLNj ka sqaruar familjen e Gucatit se MD nuk ka asnj\u00eb qasje e as ndikim n\u00eb trajtimin e t\u00eb burgosurve t\u00eb Gjykat\u00ebs Speciale dhe se t\u00eb drejt\u00ebn ekskluzive p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e kan\u00eb Komiteti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Kryqit n\u00eb Gjenev\u00eb dhe Avokati i Popullit i Holand\u00ebs dhe se k\u00ebto jan\u00eb adresat ku ata duhet t\u2019i adresojn\u00eb shqet\u00ebsimet p\u00ebr shkelje t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut t\u00eb personave t\u00eb burgosur n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb e Paraburgimit n\u00eb Hag\u00eb , q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb shtetas t\u00eb Kosov\u00ebs e q\u00eb jan\u00eb m\u00eb se evidente .<\/p>\n<p>KMDLNj edhe m\u00eb her\u00ebt ka informuar opinionin se p\u00ebr shkak t\u00eb kalkulimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Speciale, nd\u00ebrhyrja kirurgjike \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me vones\u00eb dhe vet\u00ebm pasi ishte d\u00ebnuar thuaja me d\u00ebnim kapital prej 4.5 vjet\u00ebve me burg e q\u00eb thuaja ishte p\u00ebrmbushje e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Prokurorit t\u00eb \u201cSpecializuar\u201d q\u00eb k\u00ebrkonte d\u00ebnim maksimal prej 6 vjet\u00ebve burg p\u00ebr Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.<\/p>\n<p>Edhe Nasim Haradinaj u d\u00ebnua me 4,5 vjet burg dhe q\u00eb t\u00eb dy presin vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, n\u00eb fillim t\u00eb janarit 2023 ku , KMDLNj \u2013\u00eb pret t\u00eb ket\u00eb ulje t\u00eb d\u00ebnimit.<\/p>\n<p>KMDLNj \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb Hysni Gucatit , Salih Mustaf\u00ebs dhe Jakup Krasniqit duke k\u00ebrkuar nga organizatat monitoruese ( nd\u00ebrkomb\u00ebtare ) q\u00eb t\u00eb ngrejn\u00eb k\u00ebto shqet\u00ebsime si shkelje e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut t\u00eb personave t\u00eb privuar nga liria e q\u00eb jan\u00eb t\u00eb garantuara me t\u00eb gjitha dokumentet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb koh\u00ebn kur Gjykata Speciale, me Rregulloren p\u00ebr trajtimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut t\u00eb personave t\u00eb privuar nga liria, p\u00ebrve\u00e7 Rregullave Evropiane t\u00eb Burgjeve ka integruar edhe Rregullat e Nelson Mandeles, si standardi m\u00eb i lart\u00eb i trajtimit q\u00eb parashihet nga Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin konkret k\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Kuvendi i Kosov\u00ebs , si themelues i Gjykat\u00ebs Speciale e ka p\u00ebr detyrim q\u00eb p\u00ebrmes Komisionit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut seriozisht t\u00eb trajtoj\u00eb k\u00ebto shqet\u00ebsime duke i adresuar edhe n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb Kuvendit, si pik\u00eb e rendit t\u00eb dit\u00ebs apo si tem\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk n\u00ebnkupton se Kuvendi i Kosov\u00ebs, MD apo ndonj\u00eb institucion tjet\u00ebr po nd\u00ebrhyn\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi por se e kan\u00eb detyrim q\u00eb t\u00eb interesohen p\u00ebr trajtimin e shtetasve t\u00eb Kosov\u00ebs , t\u00eb burgosur n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb e Paraburgimit n\u00eb Hag\u00eb sikur q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr detyrim interesimin p\u00ebr trajtimin e t\u00eb privuarve nga liria dhe t\u00eb d\u00ebnuarve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb vendosur n\u00eb qendrat e paraburgimit dhe qendrat korrektuese n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Hysni Gucatit KMDLNj \u2013\u00eb vler\u00ebson se kemi shkelja flagrante t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut p\u00ebrkat\u00ebsisht mosdh\u00ebnia e sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore me koh\u00eb sikur q\u00eb edhe mosdh\u00ebnia e mund\u00ebsive e trajtimit mjek\u00ebsor jasht\u00eb qendr\u00ebs ku mbahet tani.<\/p>\n<p>KMDLNj p\u00ebrkujton opinionin se n\u00eb raste t\u00eb ngjashme , madje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb Tribunalin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Krime Lufte p\u00ebr ish \u2013 Jugosllavin\u00eb, trajtimi sh\u00ebndet\u00ebsor ka qen\u00eb m\u00eb human\u00eb dhe m\u00eb profesional.<\/p>\n<p>KMDLNj k\u00ebrkon q\u00eb Kuvendi i Kosov\u00ebs, si themelues, t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebnurit eventual\u00eb, pas plotfuqishm\u00ebris\u00eb s\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb vuajn\u00eb d\u00ebnimin n\u00eb nj\u00eb shtet q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb af\u00ebr familjes p\u00ebrjashtuar k\u00ebtu Kosov\u00ebn , Serbin\u00eb dhe Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat ka ndalesa q\u00eb t\u00eb pranojn\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarve.<\/p>\n<p>N\u00ebse Kosova p\u00ebr nj\u00eb grusht eurosh pranon q\u00eb kriminel\u00ebt e d\u00ebnuar n\u00eb Danimark\u00eb, asnj\u00ebri shtetas i Danimark\u00ebs t\u00eb akomodohen n\u00eb Burgun e Gjilanit n\u00eb kushte t\u00eb nj\u00eb hoteli mesatar dhe me sh\u00ebrbime mjek\u00ebsore t\u00eb nivelit t\u00eb Spitalit Amerikan, pse k\u00ebto t\u00eb drejta do t\u2019iu mohohen shtetasve t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb Burgun e Gjykat\u00ebs Speciale ?! Vendosja e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuarit q\u00eb ta vuajn\u00eb d\u00ebnimin sa m\u00eb af\u00ebr familjes nuk \u00ebsht\u00eb beneficion por standard nd\u00ebrkomb\u00ebtar i rregulluar me t\u00eb gjitha dokumentet komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb drejtat e personave t\u00eb privuar nga liria.<\/p>\n<p>Koh\u00ebve t\u00eb fundit po ngritet si shqet\u00ebsim ndarja e mjeteve p\u00ebr mbrojtje ligjore t\u00eb t\u00eb burgosurve n\u00eb Hag\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb shtetas t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00eb duke b\u00ebr\u00eb publike shifra (p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit jan\u00eb ndar\u00eb 6 milion\u00eb euro) n\u00eb koh\u00ebn kur Kroacia vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb rast , p\u00ebr rastin Ante Gotovina ka shpenzuar 33 milion\u00eb euro, hi\u00e7 k\u00ebtu mjetet q\u00eb jan\u00eb shpenzuar nga burimet tjera.<\/p>\n<p>Kosova ka p\u00ebr detyrim t\u2019i kompensoj\u00eb viktimat eventuale q\u00eb e fitojn\u00eb k\u00ebt\u00eb status nga vendimet e plot\u00ebfuqishme t\u00eb Gjykat\u00ebs Speciale dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ka p\u00ebr detyrim t\u00eb paguaj\u00eb mbrojtjen ligjore e \u00e7do t\u00eb akuzuari apo t\u00eb d\u00ebnuari nga kjo Gjykat\u00eb deri sa d\u00ebnimi t\u00eb b\u00ebhet i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Drejtave dhe Lirive t\u00eb Njeriut ka njoftuar se ish-kryetari i OVL e U\u00c7K-s\u00eb, Hysni Gucati nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore. Nga KMDLNJ kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jan\u00eb njoftuar mbr\u00ebm\u00eb nga familjar\u00ebt e Gucatit, teksa thon\u00eb se p\u00ebrkeq\u00ebsimi i tij \u00ebsht\u00eb si pasoj\u00eb e nj\u00eb intervenimi kirurgjik t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":131708,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-131707","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131707","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=131707"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/131707\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/131708"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=131707"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=131707"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=131707"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}