{"id":132040,"date":"2022-11-13T10:42:17","date_gmt":"2022-11-13T09:42:17","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=132040"},"modified":"2022-11-13T10:42:17","modified_gmt":"2022-11-13T09:42:17","slug":"marreveshjet-per-leternjoftime-diploma-dhe-vende-pune-ne-pritje-pas-nenshkrimit-nga-kreret-e-ballkanit-perendimor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/marreveshjet-per-leternjoftime-diploma-dhe-vende-pune-ne-pritje-pas-nenshkrimit-nga-kreret-e-ballkanit-perendimor\/","title":{"rendered":"Marr\u00ebveshjet p\u00ebr let\u00ebrnjoftime, diploma dhe vende pune, n\u00eb pritje pas n\u00ebnshkrimit nga krer\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor"},"content":{"rendered":"<p>Nuk ka gjasa q\u00eb marr\u00ebveshjet e n\u00ebnshkruara n\u00eb Berlin nga lider\u00ebt e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, t\u00eb cilat do t\u00eb leht\u00ebsonin udh\u00ebtimin, studimin dhe pun\u00ebn p\u00ebr qytetar\u00ebt, t\u00eb vihen n\u00eb jet\u00eb s\u00eb shpejti.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshjet p\u00ebr njohjen reciproke t\u00eb let\u00ebrnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, u n\u00ebnshkruan nga krer\u00ebt e gjasht\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, m\u00eb 3 n\u00ebntor, n\u00eb samitin n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Procesit t\u00eb Berlinit. Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Hercegovina, Shqip\u00ebria dhe Kosova u pajtuan paraprakisht p\u00ebr marr\u00ebveshjet, n\u00eb tetor, pas disa jav\u00ebsh negociatash t\u00eb udh\u00ebhequra nga Gjermania.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb filloj\u00eb zbatimi i asaj q\u00eb u n\u00ebnshkrua, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb dokumentet t\u00eb ratifikohen nga parlamentet e secilit prej vendeve, brenda 18 muajve, gj\u00eb q\u00eb nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e pasigurt p\u00ebr shkak t\u00eb procedurave, problemeve t\u00eb brendshme dhe bllokimeve politike, si dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet disa prej k\u00ebtyre vendeve. Nga ana tjet\u00ebr, disa prej shteteve tashm\u00eb kan\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb ngjashme me t\u00eb tjerat dhe n\u00eb praktik\u00eb dokumentet e Berlinit nuk do t\u00eb sjellin shum\u00eb ndryshime.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e par\u00eb n\u00eb Berlin parashikon q\u00eb p\u00ebr udh\u00ebtime nd\u00ebrmjet vendeve t\u00eb rajonit, n\u00eb t\u00eb ardhmen, do t\u00eb nevojiten let\u00ebrnjoftimet. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe Bosnje e Hercegovin\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt ende kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr viza p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar n\u00eb k\u00ebto dy shtete. K\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi tashm\u00eb e kan\u00eb qytetar\u00ebt e shteteve t\u00eb tjera p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb m\u00ebhershme.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja do t\u00eb duhet gjithashtu t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb lirin\u00eb e l\u00ebvizjes nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs. Ajo u n\u00ebnshkrua nga kryeministrja e Serbis\u00eb, Ana B\u00ebrnabiq, dhe kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, nd\u00ebrkaq, gjat\u00eb samitit, flamuri i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb ekspozuar n\u00eb mesin e flamujve t\u00eb pes\u00eb vendeve t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Beogradi thot\u00eb se tashm\u00eb ekziston \u2018Ballkani i Hapur\u2019<br \/>\nQ\u00eb marr\u00ebveshjet e n\u00ebnshkruara n\u00eb Berlin nga kryeministrja e Serbis\u00eb, Ana B\u00ebrnabiq, t\u00eb procedohen para deputet\u00ebve, ato duhet t\u00eb shqyrtohen edhe nga Komisioni p\u00ebr Pun\u00eb t\u00eb Jashtme i Kuvendit t\u00eb Serbis\u00eb, ka konfirmuar p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb (REL) Elvira Kova\u00e7, an\u00ebtare e atij komisioni.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshjet nga Berlini, megjithat\u00eb, ende nuk kan\u00eb arritur n\u00eb Kuvendin e Serbis\u00eb. Qeveria e Serbis\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb REL-it se kur do t\u00eb d\u00ebrgohen dokumentet n\u00eb Kuvend dhe as p\u00ebr at\u00eb se kur presin q\u00eb marr\u00ebveshja t\u00eb zbatohet.<\/p>\n<p>M\u00eb 3 n\u00ebntor, pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebveshjeve, kryeministrja e Serbis\u00eb, Ana B\u00ebrnabiq, tha se ato jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb rajon, por edhe se \u201cnuk di se p\u00ebr \u00e7far\u00eb t\u00eb duartrokas\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7far\u00eb po n\u00ebnshkruajm\u00eb k\u00ebtu dhe kush do t\u2019i zbatoj\u00eb? Si mendoni se do t\u00eb sillet [kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin] Kurti ndaj atyre marr\u00ebveshjeve? Ashtu si\u00e7 d\u00ebshiron. Asnj\u00eb marr\u00ebveshje nuk e ka zbatuar deri m\u00eb tash dhe askush nuk i ka th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb\u201d, tha B\u00ebrnabiq.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ajo nuk u deklarua lidhur me at\u00eb se a do t\u2019i zbatoj\u00eb Beogradi marr\u00ebveshjet q\u00eb ka n\u00ebnshkruar, por tha se \u201c\u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb k\u00ebto marr\u00ebveshje t\u00eb mos devijojn\u00eb nga ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jemi marr\u00eb vesh ose po merremi vesh n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut midis Beogradit dhe Prishtin\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Kosova dhe Serbia, n\u00eb fund t\u00eb gushtit, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve, arrit\u00ebn nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr heqjen e dokumenteve p\u00ebr hyrje\/dalje, t\u00eb cilat deri at\u00ebher\u00eb kishin z\u00ebvend\u00ebsuar let\u00ebrnjoftimin.<\/p>\n<p>Premtimi i Kosov\u00ebs p\u00ebr \u2018fillimin e procedurave\u2019<br \/>\nQeveria e Kosov\u00ebs, e pyetur nga REL-i lidhur me ratifikimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb Berlinit, ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb shkurt\u00ebr se shteti \u201cdo t\u00eb filloj\u00eb procedurat e nevojshme n\u00eb koh\u00ebn m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb mundshme, bazuar n\u00eb Ligjin p\u00ebr marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs udh\u00ebtojn\u00eb me let\u00ebrnjoftim kudo n\u00eb rajon, duke p\u00ebrjashtuar Bosnje e Hercegovin\u00ebn, me t\u00eb cil\u00ebn ka regjim t\u00eb vizave. Me let\u00ebrnjoftim ata mund t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb n\u00eb Serbi, Mal t\u00eb Zi, Maqedoni t\u00eb Veriut dhe Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 Serbis\u00eb, Bosnje dhe Hercegovina \u00ebsht\u00eb gjithashtu i vetmi vend n\u00eb rajon q\u00eb nuk e njeh pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, por e njeh pasaport\u00ebn e saj si dokument t\u00eb vlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani, p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb, qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs e kan\u00eb pasur t\u00eb domosdoshme t\u00eb ken\u00eb viz\u00eb. Nd\u00ebrkaq, q\u00eb nga viti 2014 e nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr qytetar\u00ebt e Bosnje e Hercegovin\u00ebs q\u00eb duan t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb p\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb, sepse asokohe u vendos masa reciproke p\u00ebr regjimin e vizave.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani, madje edhe ata q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe kan\u00eb familje n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb dhe anasjelltas, p\u00ebrballeshin me probleme p\u00ebr marrjen e viz\u00ebs.<\/p>\n<p>Labirinti boshnjak deri n\u00eb miratim<br \/>\nP\u00ebr ministren e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00ebs, Bisera Turkoviq, n\u00ebnshkrimi i marr\u00ebveshjes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap drejt normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs dhe hapjes s\u00eb dyerve p\u00ebr forcimin e bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrmjet Bosnje e Hercegovin\u00ebs dhe Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo tha p\u00ebr REL-in se procesi i Berlinit \u00ebsht\u00eb konfirmim p\u00ebr at\u00eb se \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb zgjidhen edhe \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira politike. Ajo \u00ebsht\u00eb e bindur se marr\u00ebveshjet nga Berlini \u201cdo t\u00eb kalojn\u00eb t\u00eb gjitha procedurat e nevojshme n\u00eb koh\u00ebn e duhur dhe do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb fuqi, n\u00eb interes t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb rajonit\u201d.<\/p>\n<p>Nga kabineti i kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00ebs, Zoran Tegeltija, i cili ka n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshjet, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb shkurt p\u00ebr REL-in se ato do t\u00eb d\u00ebrgohen p\u00ebr t\u2019i futur n\u00eb procedur\u00eb t\u00eb miratimit dhe ratifikimit t\u00eb marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ata nuk specifikuan se kur do t\u00eb ndodh\u00eb kjo.<\/p>\n<p>Procedura n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb, p\u00ebr kontrata t\u00eb tilla, parashikon q\u00eb marr\u00ebveshja origjinale i shkon fillimisht Ministris\u00eb q\u00eb drejton Bisera Turkoviq, pastaj K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00ebs dhe m\u00eb pas Presidenc\u00ebs s\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme dhe ratifikim. Gjithashtu, paraprakisht, Parlamenti duhet t\u00eb jap\u00eb miratimin p\u00ebr ratifikim.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb pak e besueshme q\u00eb tre an\u00ebtar\u00ebt e Presidenc\u00ebs s\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00ebs t\u00eb pajtohen p\u00ebr ratifikim, duke pasur parasysh se pas zgjedhjeve t\u00eb tetorit n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb, n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e re t\u00eb k\u00ebsaj presidence \u00ebsht\u00eb Zhelka Cvijanoviq.<\/p>\n<p>Si bashk\u00ebpun\u00ebtore e af\u00ebrt, ajo vazhdon politik\u00ebn e Millorad Dodikut, i cili n\u00eb at\u00eb pozit\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e kaluar, ishte vazhdimisht kund\u00ebr njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs, ashtu sikurse edhe t\u00eb gjitha partit\u00eb serbe n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore n\u00eb entitetin Republika S\u00ebrpska. Formimi i pushtetit, pas zgjedhjeve, ende nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Malin e Zi, vet\u00ebm konfirmim i p\u00ebrfitimeve ekzistuese<br \/>\nN\u00ebnshkrimi i marr\u00ebveshjes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrparim i madh, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shtetet e rajonit, si Bosnje e Hercegovina dhe Kosova, \u201ct\u00eb cilat nuk e njohin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn dhe qytetar\u00ebt e t\u00eb cilave udh\u00ebtojn\u00eb me pasaporta me regjim vizash\u201d, konsideron Gjorgje Raduloviq, k\u00ebshilltar p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb jashtme i kryeministrit t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket Malit t\u00eb Zi, ai tashm\u00eb ka n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje dypal\u00ebshe me t\u00eb gjitha shtetet p\u00ebr udh\u00ebtime me let\u00ebrnjoftime, thot\u00eb Raduloviq, i cili \u00ebsht\u00eb edhe koordinator nacional p\u00ebr Procesin e Berlinit. Ai vler\u00ebson se marr\u00ebveshjet e n\u00ebnshkruara vet\u00ebm sa e konfirmojn\u00eb edhe m\u00eb tej mobilitetin e l\u00ebvizjes p\u00ebr qytetar\u00ebt malazez\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 udh\u00ebtimit vet\u00ebm me let\u00ebrnjoftime brenda rajonit, vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor kan\u00eb n\u00ebnshkruar edhe marr\u00ebveshje p\u00ebr njohjen e diplomave t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe p\u00ebr njohjen e kualifikimeve profesionale t\u00eb doktor\u00ebve t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb, doktor\u00ebve t\u00eb stomatologjis\u00eb dhe arkitekt\u00ebve.<\/p>\n<p>Kryeministrja e Serbis\u00eb tha se marr\u00ebveshje t\u00eb tilla \u201cnuk jan\u00eb di\u00e7ka tep\u00ebr e re\u201d p\u00ebr Beogradin, sepse nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201cn\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, si pjes\u00eb e nism\u00ebs s\u00eb Ballkanit t\u00eb Hapur\u201d me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut, q\u00eb ka nisur n\u00eb vitin 2019. K\u00ebsaj nisme nuk i jan\u00eb bashkuar Kosova, Bosnje e Heregovina dhe Mali i Zi.<\/p>\n<p>K\u00ebshilltari i kryeministrit malazez, Gjorgje Raduloviq, thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb me marr\u00ebveshjet nga Berlini t\u00eb njihen marr\u00ebveshjet e m\u00ebparshme bilaterale dhe marr\u00ebveshjet nd\u00ebrmjet vendeve. Po ashtu, n\u00ebse ato marr\u00ebveshje jan\u00eb m\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr qytetar\u00ebt sesa ato t\u00eb Berlinit, zbatimi i tyre nuk vihet n\u00eb dyshim, konsideron Raduloviq.<\/p>\n<p>Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr marr\u00ebveshjet p\u00ebr njohjen e diplomave dhe kualifikimeve profesionale, Ministria e Arsimit e Malit t\u00eb Zi thot\u00eb se vendet n\u00ebnshkruese, n\u00eb 18 muajt e ardhsh\u00ebm, do t\u00eb vendosin rregulla dhe procedura t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr njohjen e tyre.<\/p>\n<p>Kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjuroviq, n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsuesen e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Republik\u00ebs Federale t\u00eb Gjermanis\u00eb, Susanne Schutz, ka premtuar se t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet do t\u00eb ratifikohen n\u00eb parlament, sa m\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur.<\/p>\n<p>Maqedonasit e shohin t\u00eb gjith\u00ebn si trampolin\u00eb p\u00ebr tregun e BE-s\u00eb<br \/>\nQeveria e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut thot\u00eb se, n\u00eb fakt, synimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb p\u00ebrmes marr\u00ebveshjeve dypal\u00ebshe t\u00eb modelit t\u00eb Berlinit, t\u00eb tejkalohet problemi i Kosov\u00ebs dhe Bosnje e Hercegovin\u00ebs, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb vetmet vende q\u00eb nuk kan\u00eb regjim udh\u00ebtimi me let\u00ebrnjoftime.<\/p>\n<p>Ka vite q\u00eb qytetar\u00ebt e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut mund t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb n\u00eb cilindo nga vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor vet\u00ebm me let\u00ebrnjoftim, pa pasaport\u00eb. Tash e dhjet\u00eb vjet, qytetar\u00ebt mund t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb me let\u00ebrnjoftim n\u00eb Serbi, Shqip\u00ebri dhe Mal t\u00eb Zi, tash e gjasht\u00eb vjet n\u00eb Kosov\u00ebn, nd\u00ebrkaq mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb, qytetar\u00ebt e kan\u00eb q\u00eb nga viti 2018.<\/p>\n<p>Qeveria e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, megjithat\u00eb, k\u00ebto tri marr\u00ebveshje i konsideron t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe si \u201ctrampolin\u00eb drejt tregut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Bashkimit Evropian\u201d.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e arritur m\u00eb 3 n\u00ebntor, parashikon q\u00eb mjek\u00ebt, stomatolog\u00ebt dhe arkitekt\u00ebt nuk do t\u00eb ken\u00eb barriera administrative, pra nuk do t\u00eb ken\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr certifikim diplome dhe paraqitje t\u00eb k\u00ebrkesave n\u00eb institucione t\u00eb panum\u00ebrta.<br \/>\n\u201cKjo marr\u00ebveshje ofron p\u00ebrfitime t\u00eb shum\u00ebfishta, sepse jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb zbatohen kritere t\u00eb p\u00ebrpikta t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb l\u00ebvizshm\u00ebrin\u00eb e tregut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, por edhe vendet kan\u00eb detyrim q\u00eb p\u00ebr k\u00ebto tri profesione t\u2019i harmonizojn\u00eb kurrikulat dhe programet me k\u00ebrkesat e BE-s\u00eb\u201d, u p\u00ebrgjigj Qeveria.<\/p>\n<p>Me marr\u00ebveshjen p\u00ebr njohjen e kualifikimeve t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb, qytetar\u00ebt do t\u00eb lirohen nga procedurat komplekse p\u00ebr njohjen e kualifikimeve. Kjo do t\u2019ua leht\u00ebsoj\u00eb pun\u00ebsimin n\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn nga vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, studimin, shk\u00ebmbimin e m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve dhe hulumtuesve.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshjet do t\u00eb duhej t\u00eb ratifikoheshin n\u00eb Kuvendin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, por puna e Kuvendit \u00ebsht\u00eb e bllokuar nga partia m\u00eb e madhe opozitare VMRO-DPMNE dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye shum\u00eb ligje nuk jan\u00eb miratuar.<\/p>\n<p>Mes tyre jan\u00eb edhe marr\u00ebveshjet nga nisma e Ballkanit t\u00eb Hapur, t\u00eb cilat Parlamenti nuk i ka ratifikuar ende.<\/p>\n<p>Si pjes\u00eb e k\u00ebsaj nisme, tashm\u00eb jan\u00eb n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshjet p\u00ebr qasje t\u00eb lir\u00eb n\u00eb tregun e pun\u00ebs, sipas t\u00eb cilave qytetar\u00ebt e Serbis\u00eb, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut do t\u00eb mund t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb cilindo nga k\u00ebto shtete, si dhe \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb edhe leht\u00ebsimi i njohjes s\u00eb diplomave t\u00eb arritura n\u00eb ato vende.\/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk ka gjasa q\u00eb marr\u00ebveshjet e n\u00ebnshkruara n\u00eb Berlin nga lider\u00ebt e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, t\u00eb cilat do t\u00eb leht\u00ebsonin udh\u00ebtimin, studimin dhe pun\u00ebn p\u00ebr qytetar\u00ebt, t\u00eb vihen n\u00eb jet\u00eb s\u00eb shpejti. Marr\u00ebveshjet p\u00ebr njohjen reciproke t\u00eb let\u00ebrnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, u n\u00ebnshkruan nga krer\u00ebt e gjasht\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":132041,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-132040","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132040","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=132040"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/132040\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/132041"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=132040"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=132040"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=132040"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}