{"id":133533,"date":"2022-11-27T16:41:10","date_gmt":"2022-11-27T15:41:10","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=133533"},"modified":"2022-11-27T16:41:10","modified_gmt":"2022-11-27T15:41:10","slug":"rexhep-qosja-mund-te-shpresohet-shqiperia-etnike-pashmangshem-do-te-behet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/rexhep-qosja-mund-te-shpresohet-shqiperia-etnike-pashmangshem-do-te-behet\/","title":{"rendered":"Rexhep Qosja: Mund t\u00eb shpresohet, Shqip\u00ebria etnike pashmangsh\u00ebm do t\u00eb b\u00ebhet"},"content":{"rendered":"<p>Akademiku Rexhep Qosja ka shkruar p\u00ebr Ismail Qemalin dhe qytetin e Vlor\u00ebs, n\u00eb prag t\u00eb 110 vjetorit t\u00eb shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Qosja n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb publikuar n\u00eb Facebook i ka dh\u00ebn\u00eb Ismail Qemalit epitete si \u201czot\u00ebruesi i situatave\u201d dhe \u201czot\u00ebria i koh\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Ai thekson se ideja e Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, Isa Boletinit, Hasan Prishtin\u00ebs e t\u00eb tjer\u00ebve u b\u00eb \u201cpjes\u00ebrisht\u201d. Sipas Qosjes, Shqip\u00ebria etnike, ka shpres\u00eb se \u201cpashmangsh\u00ebm do t\u00eb b\u00ebhet plot\u00ebsisht\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPasardh\u00ebsit e Ismail Qemalit, t\u00eb Luigj Gurakuqit, t\u00eb Isa Boletinit, t\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs e t\u00eb delegat\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Vlor\u00ebs kan\u00eb sot dy shtete \u201cm\u00eb vehte, t\u00eb lira e t\u00eb mosvarme\u201d \u2013 Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn. Ideja e tyre shtet\u00ebrore komb\u00ebtare k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00ebrisht. Por n\u00eb qoft\u00eb se historia u ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe ideja e tyre komb\u00ebtare \u2013 Shqip\u00ebria etnike sot \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm pjes\u00ebrisht, mund t\u00eb shpresohet se ajo pashmangsh\u00ebm do t\u00eb b\u00ebhet plot\u00ebsisht\u201d, ka shkruar Qosja.<\/p>\n<p>Shkrimi i plot\u00eb i Rexhep Qosj\u00ebs:<\/p>\n<p>HISTORIA DHE ATDHETARIA P\u00cbRZGJODH\u00cbN<\/p>\n<p>ISMAIL QEMALIN<\/p>\n<p>G\u00ebzuar 28 N\u00ebntori.<\/p>\n<p>Sa shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, sa shum\u00eb i merituar, sa shum\u00eb i madh ai u b\u00eb me vepr\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe historike: me shpalljen e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb \u00e7ka do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb historin\u00eb e popullit t\u00eb vet e kishin p\u00ebrgatitur atdhetaria dhe historia. Ai ishte i urt\u00eb dhe i dinjitetsh\u00ebm, i vendosur dhe zem\u00ebrmadh, i guximsh\u00ebm dhe i matur, i parimsh\u00ebm e largpam\u00ebs. Gjykimi i qart\u00eb, sjellja e avasht\u00eb dhe goj\u00ebtaria p\u00ebrshtypjeb\u00ebr\u00ebse e b\u00ebnin sip\u00ebror dhe magjeps\u00ebs personalitetin e tij. Me veprimin e tij t\u00eb nj\u00ebsuar ai ishte zot\u00ebruesi i situatave dhe zot\u00ebria i koh\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb virtyteve t\u00eb tilla ai do t\u00eb b\u00ebhet prij\u00ebsi i L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare n\u00eb \u00e7astet m\u00eb vendimtare t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Mendja e qart\u00eb, p\u00ebrvoja e madhe politike dhe vendosm\u00ebria burr\u00ebrore do t\u2019i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mundshme t\u00eb p\u00ebrzgjedh\u00eb dit\u00ebn dhe t\u00eb p\u00ebrzgjedh\u00eb vendin p\u00ebr shpalljen e vepr\u00ebs s\u00eb tij madhore: p\u00ebr shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqipris\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe kjo dit\u00eb ishte 28 N\u00ebntori 1912.<\/p>\n<p>Dhe ky vend ishte Vlora heroike.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend ai mblodhi delegat\u00ebt prej t\u00eb gjitha krahinave shqiptare, t\u00eb cil\u00ebt e shpall\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb \u201cm\u00eb vehte, t\u00eb lir\u00eb, dhe t\u00eb mosvarme\u201d n\u00eb t\u00eb gjitha trojet shqiptare. Por Konferenca e ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr n\u00eb vitin 1913 ia shkoqi Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb 28 n\u00ebntorit 1912 m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebm e trojeve dhe m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e popullsis\u00eb shqiptare. Fqinj\u00ebt ballkanik\u00eb dhe fuqit\u00eb e m\u00ebdha, megjithat\u00eb, s\u2019arrit\u00ebn t\u2019ia marrin popullit shqiptar iden\u00eb e shqiptar\u00ebve t\u00eb bashkuar e cila historin\u00eb shqiptare e ka l\u00ebvizur gjat\u00eb gjith\u00eb shekullit XX dhe po vazhdon ta l\u00ebviz\u00eb edhe sot, n\u00eb shekullin XXI.<\/p>\n<p>Fryti i k\u00ebsaj ideje q\u00eb e ka l\u00ebvizur historin\u00eb shqiptare do t\u00eb jet\u00eb Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs e cila me luft\u00ebn e saj heroike dhe me p\u00ebrkrahjen e SHBA-ve e t\u00eb Forcave t\u00eb NATO-s, m\u00eb n\u00eb fund, do ta \u00e7liroj\u00eb Kosov\u00ebn prej pushtimit t\u00eb Serbis\u00eb e t\u00eb Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>Pasardh\u00ebsit e Ismail Qemalit, t\u00eb Luigj Gurakuqit, t\u00eb Isa Boletinit, t\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs e t\u00eb delegat\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Vlor\u00ebs kan\u00eb sot dy shtete \u201cm\u00eb vehte, t\u00eb lira e t\u00eb mosvarme\u201d \u2013 Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn. Ideja e tyre shtet\u00ebrore komb\u00ebtare k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00ebrisht. Por n\u00eb qoft\u00eb se historia u ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe ideja e tyre komb\u00ebtare \u2013 Shqip\u00ebria etnike sot \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm pjes\u00ebrisht, mund t\u00eb shpresohet se ajo pashmangsh\u00ebm do t\u00eb b\u00ebhet plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Ismail Qemali n\u00eb historin\u00eb e popullit shqiptar mbetet p\u00ebrgjithmon\u00eb i sh\u00ebnuar si Shtetari, q\u00eb themeloi Shqip\u00ebrin\u00eb shtet\u00ebrore me kufijt q\u00eb ajo ka sot; si Profeti i madh i Shqip\u00ebris\u00eb etnike, \u00e7far\u00eb do t\u00eb jet\u00eb ajo nes\u00ebr; si Demokrati liberal, q\u00eb e filloi qeverisjen demokratike n\u00eb jet\u00ebn komb\u00ebtare dhe si Njeriu, q\u00eb dhuntin\u00eb e tij politike e p\u00ebrdori n\u00eb m\u00ebnyrat m\u00eb t\u00eb denja p\u00ebr pun\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb popullit t\u00eb vet \u2013 dometh\u00ebn\u00eb mbetet i sh\u00ebnuar si Personaliteti, q\u00eb ka kryer mision prij\u00ebs e parath\u00ebn\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori. \u00cbsht\u00eb e kuptueshme pse pik\u00ebrisht populli, njer\u00ebzit e thjesht\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb p\u00ebrnj\u00ebsuar ai, e kan\u00eb vler\u00ebsuar aq bukur k\u00ebt\u00eb mision kur e kan\u00eb k\u00ebnduar n\u00eb vargjet<\/p>\n<p>O ti je Smail Qemali<\/p>\n<p>Pas teje vjen historia.<\/p>\n<p>\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014<\/p>\n<p>NATYRA DHE HISTORIA P\u00cbRZGJODH\u00cbN<\/p>\n<p>VLOR\u00cbN<\/p>\n<p>Vlora \u00ebsht\u00eb qyteti i Bukuris\u00eb dhe Vlora \u00ebsht\u00eb qyteti i Lavdis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Dhe, k\u00ebt\u00eb Bukuri q\u00eb bashkon det dhe tok\u00eb Vlor\u00ebs ia ka dhuruar Gjeografia.<\/p>\n<p>Dhe, k\u00ebt\u00eb Lavdi , q\u00eb bashkon t\u00eb shkuar\u00ebn dhe t\u00eb p\u00ebrtashmen, Vlor\u00ebs ia ka dhuruar Historia.<\/p>\n<p>Gjeografia dhe Historia, nd\u00ebr t\u00eb gjitha qytetet shqiptare, e p\u00ebrzgjodh\u00ebn Vlor\u00ebn q\u00eb t\u00eb jet\u00eb Mendja dhe Zemra Bashkuese shqiptare m\u00eb 28 n\u00ebntor 1912.<\/p>\n<p>Gjeografia e Historia e p\u00ebrzgjodh\u00ebn Vlor\u00ebn q\u00eb pik\u00ebrisht ajo t\u00eb b\u00ebhet edhe \u00e7ka u b\u00eb n\u00eb historin\u00eb e re t\u00eb popullit shqiptar edhe p\u00ebr disa arsye: pozita gjeografike e b\u00ebnte m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr ngjarjen e madhe q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb aty; visoret e saj, k\u00ebshtjella e saj dhe bregdeti i saj e b\u00ebnin natyrsh\u00ebm m\u00eb t\u00eb mbrojtur prej rreziqeve q\u00eb mund t\u2019i kanoseshin ato dit\u00eb; traditat e burr\u00ebris\u00eb dhe trim\u00ebris\u00eb s\u00eb banor\u00ebve t\u00eb saj e t\u00eb rrethinave t\u00eb saj ishin premtimi m\u00eb i sigurt p\u00ebr mbrojtjen e personaliteteve historike q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb aty dhe t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb madhe historike q\u00eb do t\u00eb krijojn\u00eb ata.<\/p>\n<p>Por, Gjeografia dhe Historia e p\u00ebrzgjodh\u00ebn Vlor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kryer misionin historik q\u00eb do t\u00eb kryej\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb arsye tjet\u00ebr t\u00eb madhe: edhe p\u00ebr arsye se ajo ishte qyteti ku kishte lindur Burr\u00ebshteti i saj i madh: Ismail Qemali.<\/p>\n<p>E vlonjati Ismail Qemali ishte ai t\u00eb cilin n\u00ebna natyr\u00eb e kishte p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb \u00e7ka do t\u00eb b\u00ebhet ai n\u00eb historin\u00eb e popullit shqiptar: ai ishte prij\u00ebsi i lindur p\u00ebr koh\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb merreshin vendimet historike p\u00ebr fatin e popullit shqiptar.<\/p>\n<p>Ai ishte i parimsh\u00ebm dhe i dinjitetsh\u00ebm, i vendosur dhe zem\u00ebrgjer\u00eb, i guximsh\u00ebm dhe i matur, largpam\u00ebs dhe parashikues. Gjykimi i tij i qart\u00eb, sjellja e tij e avasht\u00eb, goj\u00ebtaria e tij p\u00ebrshtypjeb\u00ebr\u00ebse e b\u00ebnin sip\u00ebror dhe magjeps\u00ebs personalitetin e tij. Me veprimet e tij t\u00eb nj\u00ebsuara dhe me mendimet e tij parath\u00ebn\u00ebse ai ishte zot\u00ebruesi i situatave dhe, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb bukur p\u00ebr t\u00eb, zot\u00ebria i koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Me t\u00eb gjitha k\u00ebto virtyte ai ishte prij\u00ebsi i mezipritur, q\u00eb po i dhurohej popullit shqiptar. N\u00eb saj\u00eb t\u00eb cil\u00ebsive t\u00eb sip\u00ebrth\u00ebna ai do t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb b\u00ebhet prij\u00ebsi i L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare n\u00eb \u00e7astet m\u00eb vendimtare t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Dhe, pik\u00ebrisht ky prij\u00ebs i madh do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb m\u00eb 28 n\u00ebntor 1912, n\u00eb Vlor\u00eb, t\u00eb mbledh\u00eb rilind\u00ebs e atdhetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, mendimet dhe veprimet e t\u00eb cil\u00ebve p\u00ebrcaktoheshin prej vlerash morale e shpirt\u00ebrore e jo prej leverdish l\u00ebndore.<\/p>\n<p>At\u00eb dit\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb u bashkuan ata mendimet dhe veprimet e t\u00eb cil\u00ebve pr\u00ebcaktoheshin prej idealit t\u00eb madh: q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb Shqiptarin zot n\u00eb vendin e vet.<\/p>\n<p>At\u00eb dit\u00eb, n\u00eb Vlor\u00eb, k\u00ebta idealist\u00eb ngrit\u00ebn flamurin kuq e zi, me shqiponj\u00ebn dykrenore, si simbolin e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb rilindur pas aq shekujsh.<\/p>\n<p>Dhe, at\u00eb dit\u00eb, n\u00eb Vlor\u00eb, k\u00ebta idealist\u00eb mbajt\u00ebn Kuvendin me delegat\u00eb t\u00eb ftuar prej t\u00eb gjitha krahinave shqiptare.<\/p>\n<p>At\u00eb Kuvend, n\u00eb t\u00eb cilin nj\u00eb num\u00ebr i delegat\u00ebve nuk arriti kurr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebrave q\u00eb po b\u00ebheshin n\u00eb Ballkan dhe n\u00eb tokat shqiptare, e drejtoi vonjati i madh, Ismail Qemali.<\/p>\n<p>Dhe, n\u00eb at\u00eb Kuvend u shpall Shqip\u00ebria \u201dm\u00eb vehte, e lir\u00eb dhe e mosvarme\u201d, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej t\u00eb gjitha trojeve n\u00eb t\u00eb cilat shqiptar\u00ebt ishin popullsi e vetme a shumic\u00eb e madhe etnike, q\u00eb brezat e ardhsh\u00ebm gjithnj\u00eb do ta quajn\u00eb Shqip\u00ebria etnike.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb Kuvend u krijua Qeveria e par\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb pavarur, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej ministrash t\u00eb cil\u00ebt mbi pasurin\u00eb, mbi mir\u00ebqenien dhe mbi jet\u00ebn e tyre kishin v\u00ebn\u00eb Atdheun dhe Popullin e tyre.<\/p>\n<p>Dhe, i par\u00eb i k\u00ebtyre ministrave u zgjodh vlonjati i madh, Ismail Qemali.<\/p>\n<p>Duke filluar prej asaj Dit\u00eb t\u00eb madhe, m\u00eb e madhja n\u00eb historin\u00eb e tyre, shqiptar\u00ebt mblidhen n\u00eb Vlor\u00eb dhe e kremtojn\u00eb 28 n\u00ebntorin 1912.<\/p>\n<p>Tani, me 28 n\u00ebntor, shqiptar\u00ebt nuk mblidhen dhe nuk kremtojn\u00eb si republikan\u00eb, socialist\u00eb a demokrat\u00eb; as si tosk\u00eb a geg\u00eb; as si katolik\u00eb, ortodoks\u00eb a mysliman\u00eb; n\u00eb Vlor\u00eb, p\u00ebr kujtim dhe nderim t\u00eb 28 n\u00ebntorit, shqiptar\u00ebt mblidhen dhe kremtojn\u00eb vet\u00ebm si shqiptar\u00eb. Si shqiptar\u00eb t\u00eb bashkuar, q\u00eb pashmangsh\u00ebm do ta b\u00ebjn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Bashkuar \u2013 Shqip\u00ebrin\u00eb etnike.<\/p>\n<p>Me iden\u00eb e bashkimit n\u00eb mendje dhe n\u00eb zem\u00ebr ata e p\u00ebrmbushin amanetin e paraardh\u00ebsve t\u00eb lavdish\u00ebm q\u00eb gjith\u00eb \u00e7\u2019pat\u00ebn e flijuan p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ishin 28 N\u00ebntor\u00ebt e shkuar.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu do t\u00eb jen\u00eb 28 N\u00ebntor\u00ebt e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu do t\u00eb jet\u00eb derisa t\u00eb jet\u00eb Vlora e Vlora do t\u00eb jet\u00eb Gjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb rol t\u00eb madh, historik komb\u00ebtar, Vlor\u00ebs nuk do t\u00eb mund t\u2019ia marr\u00eb kush kurr\u00eb. Kurr\u00eb. Sepse at\u00eb rol t\u00eb madh, historik komb\u00ebtar, Vlor\u00ebs ia kan\u00eb dhuruar Historia dhe Gjeografia. Sepse at\u00eb rol t\u00eb madh, historik komb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs e kan\u00eb n\u00eb mendje dhe e kan\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb atdhetar\u00ebt shqipar\u00eb, si\u00e7 e kishte poeti i saj, i cili n\u00eb emrin e tyre k\u00ebndonte:<\/p>\n<p>Vlor\u00ebn edhe Vlor\u00ebn thelp e kam n\u00eb zem\u00ebr.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e kam Drit\u00eb, nat\u00ebn e kam \u00cbnd\u00ebrr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Akademiku Rexhep Qosja ka shkruar p\u00ebr Ismail Qemalin dhe qytetin e Vlor\u00ebs, n\u00eb prag t\u00eb 110 vjetorit t\u00eb shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Qosja n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb publikuar n\u00eb Facebook i ka dh\u00ebn\u00eb Ismail Qemalit epitete si \u201czot\u00ebruesi i situatave\u201d dhe \u201czot\u00ebria i koh\u00ebs\u201d. Ai thekson se ideja e Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, Isa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":133534,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-133533","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133533","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=133533"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133533\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/133534"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=133533"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=133533"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=133533"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}