{"id":133548,"date":"2022-11-27T19:46:34","date_gmt":"2022-11-27T18:46:34","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=133548"},"modified":"2022-11-27T19:46:34","modified_gmt":"2022-11-27T18:46:34","slug":"propozohet-qe-mbledhja-e-radhes-e-dy-kuvendeve-te-mbahet-me-10-qershor-ne-prizren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/propozohet-qe-mbledhja-e-radhes-e-dy-kuvendeve-te-mbahet-me-10-qershor-ne-prizren\/","title":{"rendered":"Propozohet q\u00eb mbledhja e radh\u00ebs e dy kuvendeve t\u00eb mbahet m\u00eb 10 qershor n\u00eb Prizren"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb mbledhjen e dy kuvendeve, kryetari i grupit parlamentar Partia Socialiste e Shqip\u00ebris\u00eb, Taulant Balla ka propozuar q\u00eb takimi i radh\u00ebs i deputet\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb mbahet m\u00eb 10 qershor 2023 n\u00eb Prizren, n\u00eb 145 vjetorin e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa gjat\u00eb fjalimit t\u00eb tij, ai p\u00ebrmendi ish-krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb q\u00eb ndodhen n\u00eb Hag\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se duhet t\u00eb mbrohet legjitimiteti i luft\u00ebs heroike.<\/p>\n<p>\u201cSot komandant\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb mbahen t\u00eb arrestuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin burg sikur ata q\u00eb urdh\u00ebruan masakrat n\u00eb Kosov\u00eb, Srebrenic\u00eb e gjetk\u00eb, mbi baz\u00ebn e disa akuzave t\u00eb paqena, t\u00eb nj\u00eb raporti e nj\u00eb rezolute turpi p\u00ebr ata q\u00eb e shkruan e p\u00ebr ata q\u00eb e votuan. Tek komandant\u00ebt nj\u00eb grup prej nesh do t\u00eb do shkojm\u00eb nes\u00ebr n\u00eb Hag\u00eb e t\u00eb ua urojm\u00eb aty dit\u00ebn e pavar\u00ebsis\u00eb\u2026 Duke mos harruar se fitoren e arrit\u00ebm me per\u00ebndimin n\u00eb krah dhe duhet t\u00eb mbyllet e t\u00eb sanksionohet n\u00eb aleanc\u00eb me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, koleg\u00eb deputet\u00eb, nd\u00ebrsa vitin e ardhsh\u00ebm festojm\u00eb 145 vjetorin e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, do t\u00eb propozoja q\u00eb takimi i radh\u00ebs i dy kuvendeve tona t\u00eb jet\u00eb n\u00eb Prizren, m\u00eb 10 qershor 2023\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka folur edhe shefi i deputet\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Abelard Tahiri, sipas s\u00eb cilit historia e nd\u00ebrtuar me sakrific\u00eb nuk mund t\u00eb ndryshohet nga askush.<\/p>\n<p>\u201cHashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, e bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb heronj t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb liris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb son\u00eb t\u00eb cil\u00ebt sot po mbahen larg nesh padrejt\u00ebsisht. Por si\u00e7 nuk kemi pasur kurr dyshim n\u00eb lirin\u00eb ton\u00eb, nuk kemi dyshim se ata do t\u00eb jen\u00eb prapa n\u00eb mesin ton\u00eb dhe se e v\u00ebrteta do t\u00eb triumfoj\u00eb mbi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe e drejta mbi padrejt\u00ebsin\u00eb. Historin\u00eb q\u00eb e kemi b\u00ebr\u00eb me gjak dhe sakrific\u00eb nuk mund t\u00eb ndryshoj\u00eb askush kurr dhe me asgj\u00eb. Jemi p\u00ebrgjithmon\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs ndaj Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb me ne kur e drejta duket e pamundur dhe jemi shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs\u201d, tha Tahiri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ,kryetari i grupit parlamentar Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb, Enkelejd Alibeaj, tha se e mb\u00ebshtesin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn heroike t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, derisa theksoi se jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb shqyrtimit t\u00eb rezolut\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn e kan\u00eb propozuar p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar gjenocidin serb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPartia Demokratike do ta shoh Serbin\u00eb vet\u00ebm me syt\u00eb e Kosov\u00ebs. Ne jemi p\u00ebr paqe midis popullit serb dhe atij shqiptar, por pa l\u00ebkundur mendojm\u00eb se t\u00eb drejt\u00ebn e shpalljes s\u00eb k\u00ebsaj paqeje e ka Kosova dhe populli i saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr dialogun n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb ka folur edhe deputeti i parlamentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Fatmir Mediu i cili tha se shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb bashkuar n\u00eb procese t\u00eb tilla t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai shtoi se Serbia e mb\u00ebshtetur nga Rusia, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme provokon n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryetarja e grupit parlamentar t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se mbledhje n\u00eb mes t\u00eb dy kuvendeve duhet t\u00eb mbahen m\u00eb shpesh.<\/p>\n<p>\u201cSot duhet t\u00eb kujtojm\u00eb edhe ata djem dhe vajza t\u00eb cil\u00ebt derisa dhan\u00eb frym\u00ebn e fundit n\u00eb frontin e liris\u00eb kishin shikimin nga malet shqiptare, me flamurin kuq e zi n\u00eb gjoks shum\u00eb gjak u derdh t\u00eb hiqej ai kufi, shum\u00eb shpresa u ngrit\u00ebn p\u00ebr \u00e7lirimin e vendit, shum\u00eb \u00ebndrra u lan\u00eb n\u00eb gjysm\u00eb q\u00eb jeta e kombit t\u00eb mos zhvillohej ndar\u00eb. \u00cbsht\u00eb pra detyr\u00eb e jona q\u00eb kjo mbledhje mos t\u00eb jet\u00eb ve\u00e7se e para, t\u00eb tjera m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse e dobiprur\u00ebse duhet t\u00eb vijojn\u00eb\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Gjithashtu, shefi i deputet\u00ebve t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Arben Gashi tha se Kosova dhe Shqip\u00ebria kan\u00eb rrug\u00ebt e p\u00ebrbashk\u00ebt evropiane.<\/p>\n<p>Ai theksoi se domosdoshm\u00ebrin\u00eb e thellimit t\u00eb bashk\u00ebpunimit n\u00eb mes t\u00eb dy vendeve.<\/p>\n<p>\u201cThellimi i bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrmjet dy parlamenteve \u00ebsht\u00eb kontribut p\u00ebr demokracin\u00eb, dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt patriotik p\u00ebr proceset tona integruese. Bashk\u00eb k\u00ebshtu si sot ne na duan shqiptar\u00ebt, bashk\u00eb ne fest\u00ebn e madhe t\u00eb shqiptar\u00ebve, bashk\u00eb n\u00eb angazhimin p\u00ebr integrim sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb dy shteteve tona n\u00eb familjen e madhe evropiane\u201d, tha Gashi.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb mbledhja e par\u00eb e dy kuvendeve dhe po zhvillohet n\u00eb tiran\u00eb n\u00eb prag t\u00eb sh\u00ebnimit t\u00eb p\u00ebrvjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.\/kp<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb mbledhjen e dy kuvendeve, kryetari i grupit parlamentar Partia Socialiste e Shqip\u00ebris\u00eb, Taulant Balla ka propozuar q\u00eb takimi i radh\u00ebs i deputet\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb mbahet m\u00eb 10 qershor 2023 n\u00eb Prizren, n\u00eb 145 vjetorin e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit. Nd\u00ebrsa gjat\u00eb fjalimit t\u00eb tij, ai p\u00ebrmendi ish-krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb q\u00eb ndodhen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":133549,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-133548","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133548","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=133548"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133548\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/133549"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=133548"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=133548"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=133548"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}