{"id":133846,"date":"2022-11-30T12:13:20","date_gmt":"2022-11-30T11:13:20","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=133846"},"modified":"2022-11-30T12:13:20","modified_gmt":"2022-11-30T11:13:20","slug":"gani-gecit-denohet-me-3-vjet-e-6-muaj-burgim-per-vrasje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/gani-gecit-denohet-me-3-vjet-e-6-muaj-burgim-per-vrasje\/","title":{"rendered":"Gani Gecit d\u00ebnohet me 3 vjet e 6 muaj burgim p\u00ebr vrasje"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata e Apelit ka v\u00ebrtetuar d\u00ebnimin me 3 vite e 6 muaj burgim p\u00ebr ish-deputetin e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Gani Geci, i akuzuar p\u00ebr vrasjen e Ruzhdi Shaqirit n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2014.<\/p>\n<p>Sipas aktgjykimit t\u00eb shpallur m\u00eb 4 qershor 2021, nga Gjykata Themelore n\u00eb Mitrovic\u00eb, Geci u d\u00ebnua me 3 vite burgim p\u00ebr vrasje t\u00eb kryer n\u00eb gjendje t\u00eb tronditjes s\u00eb fort\u00eb mendore, kurse me 10 muaj burgim p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje. Ndaj tij, u shqiptua d\u00ebnimi unik prej 3 vite e 6 muaj burgim efektiv.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr k\u00ebtij aktgjykimi, ankes\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit kishin parashtruar Prokuroria Themelore n\u00eb Mitrovic\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i pal\u00ebs s\u00eb d\u00ebmtuar Sokol Dobruna dhe i akuzuari Gani Geci me avokatin e tij Ndrec Dodaj.<\/p>\n<p>Prokuroria Themelore n\u00eb Mitrovic\u00eb, kishte propozuar q\u00eb l\u00ebnda t\u00eb kthehet n\u00eb rigjykim ose t\u00eb ndryshohet sa i p\u00ebrket pik\u00ebs 1, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr i akuzuari Geci dhe avokati i tij Dodaj, kan\u00eb propozuar q\u00eb Geci t\u00eb lirohet nga vepra penale e vrasjes.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit m\u00eb 29 shtator 2022, kishte refuzuar ankesat e pal\u00ebve dhe ka v\u00ebrtetuar aktgjykimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cGjykata e Apelit, analizoi aktgjykimin e ankimuar s\u00eb bashku me shkresat e l\u00ebnd\u00ebs, vler\u00ebsoi pretendimet ankimore, dhe sipas detyr\u00ebs zyrtare, gjeti se aktgjykimi i ankimuar nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb me shkeljet esenciale t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs penale t\u00eb parashikuara n\u00eb dispozit\u00ebn e nenit 384 par.1 pika 1.12 e lidhur me nenin 370 t\u00eb KPPRK-s\u00eb, apo shkelje tjera e t\u00eb cil\u00ebt kishin me kusht\u00ebzua anulimin e detyrueshme t\u00eb aktgjykimit\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e Apelit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim, thuhet se Gjykata e Apelit ka gjetur si t\u00eb pabazuar pretendimet e prokuroris\u00eb se veprimet e t\u00eb pandehurit ishin joproporcionale me shkall\u00ebn e rrezikut t\u00eb perceptuar.<\/p>\n<p>\u201cGjykata e Apelit, gjen t\u00eb pabazuar pretendimin ankimor t\u00eb Prokuroris\u00eb se veprimet e t\u00eb pandehurit ishin jo proporcionale me shkall\u00ebn e rrezikut t\u00eb perceptuar se po i kanosej atij nga veprimet e viktim\u00ebs, e q\u00eb do t\u00eb prodhonin tek i pandehuri gjendjen e r\u00ebnd\u00eb mendore, kjo p\u00ebr faktin se prokuroria p\u00ebrve\u00e7 bindjes se tyre se ka konsideruar p\u00ebr nj\u00eb gjendje t\u00eb k\u00ebtill\u00eb, n\u00eb ankes\u00eb nuk potencon se nga cilat provat po v\u00ebrtetohet ky fakt\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Po ashtu, Apeli ka gjetur si t\u00eb pabazuar edhe pretendimin ankimor t\u00eb t\u00eb akuzuarit dhe mbrojt\u00ebsit t\u00eb tij se n\u00eb rastin konkret, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb mbrojtje t\u00eb nevojshme fiktive apo putative.<\/p>\n<p>\u201cEdhe pse \u00ebsht\u00eb fakt, q\u00eb nuk kemi sulm klasik nga ana e viktim\u00ebs si\u00e7 parashihet me nenin 12 t\u00eb KPK-s\u00eb, por duke pas parasysh t\u00eb kaluar\u00ebn e t\u00eb akuzuarit para dhe pas luft\u00ebs, plagosja e tij, rreshtimi politik, bashk\u00ebpunimi me strukturat dhe kontributi i tij me daljen n\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb rastit Bllaca, pastaj provokimi nga viktima rezulton se i akuzuari \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb i rrezikuar p\u00ebr jet\u00eb pas ngritjes s\u00eb viktim\u00ebs nga karriga dhe vendosjen e dor\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb n\u00eb brez\u201d, thuhet tutje n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij vendimi, gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb drejt i ka vler\u00ebsuar rrethanat t\u00eb cilat ndikojn\u00eb n\u00eb caktimin e llojit dhe lart\u00ebsis\u00eb s\u00eb d\u00ebnimit, nd\u00ebrsa nga rrethanat e pretenduara nga mbrojtja, p\u00ebrve\u00e7, atyre se i ndjeri ka l\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshorten me f\u00ebmij\u00eb, e cila nuk paraqet ndonj\u00eb rrethan\u00eb t\u00eb re pas shpalljes s\u00eb aktgjykimit t\u00eb ankimuar dhe si till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e asaj natyre q\u00eb do t\u00eb determinonte nj\u00eb d\u00ebnim tjet\u00ebr nga ai i shqiptuar nga gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb pare.<\/p>\n<p>\u201cRrethanat tjera t\u00eb potencuara si r\u00ebnduese jan\u00eb ato t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb inkorporuar n\u00eb vet vepr\u00ebn penale dhe si t\u00eb tilla nuk mund t\u00eb vler\u00ebsohen edhe si rrethanat r\u00ebnduese, nd\u00ebrsa ato leht\u00ebsuese n\u00eb t\u00eb cilat thirret mbrojt\u00ebsi i t\u00eb akuzuarit dhe vet i akuzuari kan\u00eb qen\u00eb objekt vler\u00ebsimi nga ana e gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs se par\u00eb ku pik\u00ebrisht si rezultat i rrethanave leht\u00ebsues gjykata edhe i ka shqiptuar d\u00ebnimin p\u00ebr ket\u00eb vepre penale, andaj t\u00eb gjitha k\u00ebto rrethana sipas vler\u00ebsimit t\u00eb kolegjit penal t\u00eb k\u00ebsaj gjykate japin baz\u00eb t\u00eb mjaftueshme q\u00eb arsyetojn\u00eb shqiptimin e d\u00ebnimit nga gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb si n\u00eb dispozitiv t\u00eb aktgjykimit t\u00eb ankimuar\u201d, thuhet tutje n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Ndryshe, Gjykata Themelore n\u00eb Mitrovic\u00eb, me 3 qershor 2016, e kishte d\u00ebnuar Gani Gecin me 4 vjet e 6 muaj burgim p\u00ebr vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.<\/p>\n<p>Geci e kishte pranuar se e ka kryer k\u00ebt\u00eb vrasje, duke th\u00ebn\u00eb se k\u00ebt\u00eb veprim e kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb vet\u00ebmbrojtje, pasi kishte deklaruar se ka qen\u00eb i rrezikuar t\u00eb vritej.<\/p>\n<p>Pas ankesave t\u00eb ushtruara n\u00eb shkall\u00ebn e dyt\u00eb, Gjykata e Apelit m\u00eb 26 shtator 2017 kishte anuluar aktgjykimin e gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe l\u00ebnd\u00ebn e kishte kthyer n\u00eb rigjykim.<\/p>\n<p>N\u00eb aktvendimin e Apelit, t\u00eb siguruar nga \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d, thuhej se gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb nuk e ka aprovuar cil\u00ebsimin e vepr\u00ebs penale sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb ndryshuar n\u00eb \u201cvrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d, pasi nuk ishte e qart\u00eb se p\u00ebr cil\u00ebn vep\u00ebr penale e ka shpallur fajtor.<\/p>\n<p>Sipas vendimit, nga em\u00ebrtimi ligjor i vepr\u00ebs penale sipas dispozitivit t\u00eb aktgjykimit rezulton se i akuzuari \u00ebsht\u00eb shpallur fajtor p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cvrasjes\u201d, kurse nga p\u00ebrshkrimi i veprimeve inkriminuese, respektivisht, fakteve dhe rrethanave q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb figur\u00ebn e vepr\u00ebs penale del se i akuzuari ka vepruar n\u00eb gjendje t\u00eb tronditjes s\u00eb fort\u00eb mendore, kund\u00ebrth\u00ebnie k\u00ebto q\u00eb sipas shkall\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pakuptuesh\u00ebm dispozitivin e aktgjykimit.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto kund\u00ebrth\u00ebnie dhe paqart\u00ebsi jan\u00eb aq t\u00eb theksuara n\u00eb aktgjykim sa e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb t\u00eb paqart\u00eb, konfuz dhe juridikisht t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm dhe t\u00eb cilat paraqesin shkelje esenciale t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs penale, q\u00eb paraqesin baz\u00eb p\u00ebr anulimin e aktgjykimit, ngase jan\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs absolute dhe nuk mund t\u00eb evitohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb, sepse b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur vler\u00ebsimin e drejt\u00eb t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb aktgjykimit n\u00eb fjal\u00eb\u201d, thuhej n\u00eb aktvendimin e Apelit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, me k\u00ebt\u00eb aktvendim, ankesat e t\u00eb d\u00ebmtuar\u00ebs Halime Shaqiri dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb autorizuar t\u00eb saj, avokatit Sokol Dobruana, Apeli i kishte cil\u00ebsuar si jol\u00ebndore.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, Gani Geci e kishte vrar\u00eb Ruzhdi Shaqirin n\u00eb kafiterin\u00eb \u201cN\u2019Qosh\u201d, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Skenderajt, m\u00eb 4 gusht t\u00eb vitit 2014.\/betimip\u00ebrdrejt\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Apelit ka v\u00ebrtetuar d\u00ebnimin me 3 vite e 6 muaj burgim p\u00ebr ish-deputetin e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Gani Geci, i akuzuar p\u00ebr vrasjen e Ruzhdi Shaqirit n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2014. Sipas aktgjykimit t\u00eb shpallur m\u00eb 4 qershor 2021, nga Gjykata Themelore n\u00eb Mitrovic\u00eb, Geci u d\u00ebnua me 3 vite burgim p\u00ebr vrasje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":133847,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-133846","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133846","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=133846"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133846\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/133847"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=133846"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=133846"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=133846"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}