{"id":134165,"date":"2022-12-02T16:15:11","date_gmt":"2022-12-02T15:15:11","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=134165"},"modified":"2022-12-02T16:15:11","modified_gmt":"2022-12-02T15:15:11","slug":"imer-mushkolaj-po-hamiden-e-ka-vrare-shteti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/imer-mushkolaj-po-hamiden-e-ka-vrare-shteti\/","title":{"rendered":"Imer Mushkolaj: Po, Hamiden e ka vrar\u00eb shteti!"},"content":{"rendered":"<p>Shteti nuk \u00ebsht\u00eb pushteti, si\u00e7 mund ta keqkuptojn\u00eb militant\u00ebt e Vet\u00ebvendosjes. Gruaja shtatz\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb p\u00ebr shkak se instituconet, pra shteti, ka d\u00ebshtuar ta mbroj\u00eb. Pushteti ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb t\u00eb veproj\u00eb, e jo t\u00eb vajtoj\u00eb. Ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi politika e morale. Hamide Magashin e ka vrar\u00eb shteti, n\u00eb krye t\u00eb t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb Albin Kurti.<\/p>\n<p>Imer Mushkolaj<\/p>\n<p>Militant\u00ebt e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, t\u00eb cil\u00ebt i lexojn\u00eb vet\u00ebm titujt e shkrimeve, jam i sigurt se q\u00eb tash do t\u2019i nisin sharjet e fyerjet. Nj\u00ebsoj kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebto dit\u00ebt e fundit ndaj t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb vrasjen e gruas shtatz\u00ebn\u00eb nga ish-bashk\u00ebshorti e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb shtetit. Pra t\u00eb shtetit, si konstrukt politik e shoq\u00ebror, e jo t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Disa nga baltos\u00ebsit e k\u00ebrc\u00ebnuesit jam i sigurt q\u00eb nuk e din\u00eb dallimin nd\u00ebrmjet shtetit dhe pushtetit. T\u00eb tjer\u00ebve mund t\u2019ua thot\u00eb mendja se Albin Kurti, pasi q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet, \u00ebsht\u00eb vet\u00eb shteti. Por, sharjet, fyerjet e lin\u00e7imet q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb i b\u00ebjn\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta mbrojtur kryetarin e partis\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh kryeminist\u00ebr. Por, p\u00ebrpjekjet d\u00ebshtojn\u00eb n\u00eb rastet kur idhulli i tyre tregohet skandaloz n\u00eb reagimet publike p\u00ebr nj\u00eb rast kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, si ky i vrasjes se Hamide Magashit.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, ai n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb skandaloze foli p\u00ebr burrin q\u00eb q\u00eblloi mbi gruan \u201cq\u00eb duhej ta mbronte\u201d, duke ushqyer k\u00ebshtu mend\u00ebsin\u00eb patriarkale se burri po u dashka ta mbroj\u00eb gruan, se ajo nuk qenka e zonja t\u00eb mbrohet vet\u00eb dhe se duhet t\u00eb mbrohet nga shteti. E shteti nuk \u00ebsht\u00eb kryeministri, as partia.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, ai e dehumanizoi dhe e \u201ckomb\u00ebtarizoi\u201d viktim\u00ebn, \u201cDy qytetar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb pak, dy shqiptar\u00eb m\u00eb pak, do t\u00eb jen\u00eb duke menduar armiqt\u00eb tan\u00eb\u201d, shkroi kryeministri, duke i dh\u00ebn\u00eb gjith\u00eb tragjedis\u00eb sfond folklorik e politik. Pra, nj\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb tragjike, vet\u00eb kryeministri e politizoi. Se p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsye, e di ai m\u00eb s\u00eb miri. Por, se ishte qasje skandaloze, vet\u00ebm militant\u00ebt e verbuar nga dashuria p\u00ebr idhullin nuk e pranojn\u00eb.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Militant\u00ebt k\u00ebrc\u00ebnues e lin\u00e7ues duhet ta din\u00eb, pra, se pushteti nuk \u00ebsht\u00eb shteti. N\u00ebse nuk e din\u00eb, duhet t\u00eb lexojn\u00eb e ta m\u00ebsojn\u00eb se shtetin e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, shoq\u00ebri e institucione, q\u00eb n\u00eb rastin e krimit makab\u00ebr d\u00ebshtuan t\u00eb kryejn\u00eb pun\u00ebn si duhet.<\/p>\n<p>Ata duhet ta din\u00eb se p\u00ebrgjegj\u00ebsia n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb zinxhirore \u2013 q\u00eb nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse lokale e policia, deri te prokuroria e gjykata. Pavar\u00ebsisht se gruaja kishte urdh\u00ebr t\u00eb mbrojtjes, institucionet d\u00ebshtuan q\u00eb ta mbrojn\u00eb at\u00eb nga vras\u00ebsi. Pra, gruaja ishte n\u00ebn mbrojtje t\u00eb shtetit dhe shteti d\u00ebshtoi ta mbroj\u00eb. Ajo u vra n\u00eb duar t\u00eb shtetit, pra, u vra nga shteti. \u00c7do interpretim tjet\u00ebr ose p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta aministuar k\u00ebdoqoft\u00eb nga zinxhiri p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen e nj\u00eb jete \u00ebsht\u00eb i kot\u00eb. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb edhe p\u00ebrpjekja p\u00ebr ta mbrojtur me \u00e7do kusht pushtetin e Albin Kurtit nga kushdo, e n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast qoft\u00eb edhe nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia morale p\u00ebr krimin e ndodhur.<\/p>\n<p>Rasti i Hamide Magashit duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si alarm i fort\u00eb p\u00ebr pushtetin, p\u00ebr shtetin, p\u00ebr institucionet q\u00eb forcoj\u00eb rendin e ligjin p\u00ebr raste t\u00eb tilla dhe t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme. \u00cbsht\u00eb alarm p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb q\u00eb t\u00eb merret m\u00eb shum\u00eb me veten, me edukimin dhe t\u00eb reflektoj\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si trajtohen vajzat e grat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb status tjet\u00ebr problematik n\u00eb Facebook, kryeministri Kurti mbajti nj\u00eb ligj\u00ebrat\u00eb. \u201cKur vritet gruaja tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb von\u00eb. Zgjimi shoq\u00ebror edhe po ngjan von\u00eb edhe po zgjat shkurt. Nj\u00eb a dy protesta t\u00eb nes\u00ebrmen, dhe: mirupafshim pas vrasjes s\u00eb ardhshme\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>E v\u00ebrtet\u00eb. Por, kryeministri nuk \u00ebsht\u00eb aktivist, as zyrtar i ndonj\u00eb OJQ\u2019je. Shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta ngre z\u00ebrin n\u00ebp\u00ebrmjet protestave, e shteti \u00ebsht\u00eb t\u00eb reagoj\u00eb, t\u00eb veproj\u00eb, t\u00eb marr\u00eb vendime q\u00eb t\u2019i mbroj\u00eb vajzat e grat\u00eb nga dhuna, nga vrasja, nga krimi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shteti nuk \u00ebsht\u00eb pushteti, si\u00e7 mund ta keqkuptojn\u00eb militant\u00ebt e Vet\u00ebvendosjes. Gruaja shtatz\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb p\u00ebr shkak se instituconet, pra shteti, ka d\u00ebshtuar ta mbroj\u00eb. Pushteti ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb t\u00eb veproj\u00eb, e jo t\u00eb vajtoj\u00eb. Ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi politika e morale. Hamide Magashin e ka vrar\u00eb shteti, n\u00eb krye t\u00eb t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb Albin Kurti. Imer [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":134166,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-134165","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134165","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=134165"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/134165\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/134166"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=134165"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=134165"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=134165"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}