{"id":13434,"date":"2018-03-20T18:38:27","date_gmt":"2018-03-20T18:38:27","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=13434"},"modified":"2018-03-20T18:38:27","modified_gmt":"2018-03-20T18:38:27","slug":"kurti-liberalizimi-i-vizave-nuk-eshte-prioriteti-i-qytetareve-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kurti-liberalizimi-i-vizave-nuk-eshte-prioriteti-i-qytetareve-te-kosoves\/","title":{"rendered":"Kurti : Liberalizimi i vizave nuk \u00ebsht\u00eb prioriteti i qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Ky votim sot p\u00ebrcakton fatin e gjeneratave t\u00eb ardhshme, sepse, pyetja \u00ebsht\u00eb: ka apo nuk ka Kosova kufij? Demarkacioni i Murat Meh\u00ebs e i Tha\u00e7it, i Sk\u00ebnder Hysenit e i Mustaf\u00ebs, e tash edhe i Haradinajt, nuk \u00ebsht\u00eb demarkacion por kufi i ri. Me logjik\u00ebn e Meh\u00ebs, Kosova nuk ka kufij fare dhe ajo duhet t\u2019i p\u00ebrcaktoj\u00eb ata duke u bazuar n\u00eb librat kadastral\u00eb, me \u00e7\u2019rast ne marrim barr\u00ebn e prov\u00ebs: aty ku nuk kemi ne mbules\u00eb kadastrale, toka i takon pal\u00ebs tjet\u00ebr pavar\u00ebsisht n\u00ebse ata kan\u00eb d\u00ebshmi apo jo.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb studimi t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb KFOR-it, q\u00eb un\u00eb e kam par\u00eb jan\u00eb rreth 200 konteste kufitare me Serbin\u00eb prej maj\u00ebs s\u00eb Pan\u00e7iqit e deri n\u00eb Kara\u00e7ev\u00eb, n\u00eb 50 prej t\u00eb cilave ka prona private ose popullsi ose t\u00eb dyja k\u00ebto. Me k\u00ebt\u00eb lloj delimitimi, q\u00eb quhet demarkacion, b\u00ebhet nj\u00eb precedan i rreziksh\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn an\u00eb e mban\u00eb kufijve t\u00eb saj. <\/p>\n<p>Pra, ky nuk \u00ebsht\u00eb demarkacion por delimitim. Nuk \u00ebsht\u00eb shenjim i vij\u00ebs kufitare, por caktim i vij\u00ebs s\u00eb re kufitare, ndryshim i kufirit t\u00eb Kosov\u00ebs. Komisioni shtet\u00ebror i Kosov\u00ebs i udh\u00ebhequr nga Meha ka pasur t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u201cshenjim e mir\u00ebmbajtje t\u00eb kufirit\u201d, nd\u00ebrkaq ai i Malit t\u00eb Zi \u201cp\u00ebrcaktim kufiri (kufizim) dhe vendosje\u201d. Dy komisione me misione t\u00eb ndryshme, me \u00e7\u2019rast komisioni yn\u00eb ka p\u00ebrfunduar n\u00eb misionin e huaj. Murat Meha ka punuar dhe negociuar sipas kushteve t\u00eb Komisionit t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Ky ndryshim kufiri duket sikur t\u00eb kishim pasur luft\u00eb me Malin e Zi e t\u00eb cil\u00ebn e kemi humbur dhe, tash, erdhi kapitullimi. Por, nuk ka pasur luft\u00eb me Malin e Zi. Nuk humb\u00ebm kurrfar\u00eb lufte me Malin e Zi. Delimitimi Meha \u00ebsht\u00eb kapitullim pa luft\u00eb. Le t\u00eb mos kapitulloj\u00eb edhe Kuvendi. Le t\u00eb mos e ratifikojm\u00eb ndryshimin e kufirit.<\/p>\n<p>Edhe vet\u00eb harta q\u00eb e ka punuar Murat Meha dhe e ka botuar \u201cRilindja\u201d n\u00eb vitin 1998 e ka kufi \u00c7akorrin, dhe, Bjelluha \u00ebsht\u00eb n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs. E tash, n\u00eb Deklarat\u00ebn Tha\u00e7i-Vujanoviq thuhet n\u00eb drejtim t\u00eb \u00c7akorrit e Zhlebit, jo n\u00eb \u00c7akorr e Zhleb. Kjo \u2018Deklarata\u2019 Tha\u00e7i-Vujanoviq fare nuk p\u00ebrmend Bjelluh\u00ebn si burim uji.T\u00eb reshurat n\u00eb pellgun e lumit Bjelluha jan\u00eb gati 1200 mm, pra 1200 litra\/m2, q\u00eb \u00ebsht\u00eb sa dyfishi i Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Aneks marr\u00ebveshja, apo \u2018Deklarata\u2019, p\u00ebr L\u00ebvizjen VET\u00cbVENDOSJE! (LV) \u00ebsht\u00eb mashtrim. Ajo \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkrim p\u00ebr s\u00eb dyti i s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs marr\u00ebveshje. LV voton vet\u00ebm dokumentin q\u00eb korrigjon kufirin e jo dokumentin q\u00eb premton korrigjimin eventual t\u00eb kufirit.<\/p>\n<p>Sipas profesor\u00ebve Florim Isufi dhe Shpejtim Bulliqi b\u00ebhet ndryshimi madh i kufirit sepse ai \u201cKah ana e Qaf\u00ebs s\u00eb \u00c7akorrit n\u00eb distanc\u00eb ajrore l\u00ebviz rreth 4.100 m n\u00eb brendi t\u00eb Kosov\u00ebs, duke l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb territorit t\u00eb Kosov\u00ebs pellgun e Bjelluh\u00ebs, Vaganic\u00ebn dhe Shipovic\u00ebn. Nd\u00ebrsa kah ana e Kull\u00ebs rreth 4.000 m n\u00eb brendi t\u00eb territorit t\u00eb Kosov\u00ebs duke l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb an\u00ebt veriper\u00ebndimore t\u00eb Zhlebit, t\u00eb banet e Loqanit dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb baneve t\u00eb Gllogjanit.\u201d Nuk mund t\u00eb korrigjohet kufiri m\u00eb von\u00eb me disa kilometra apo mij\u00ebra hektar\u00eb por vet\u00ebm me dhjet\u00ebra metra apo disa hektar\u00eb. T\u00eb dor\u00ebzohet shteti e Kuvendi sot para Murat Meh\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb m\u00eb von\u00eb ta korrigjoj\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebmashtrim.  <\/p>\n<p>Raporti Bulliqi nuk mund ta ket\u00eb statusin sikurse Marr\u00ebveshja e Vjen\u00ebs. Kot thuhet se ajo p\u00ebrb\u00ebn orientim n\u00eb Projekt-Ligj. Sikur ai Raport t\u00eb ishte nj\u00ebmend p\u00ebr orientim, at\u00ebher\u00eb Tha\u00e7i e Meha do t\u00eb ishin n\u00eb burg. Pas raportit Bulliqi s&#8217;ka pun\u00eb Kuvendi k\u00ebtu, por prokuroria. Pas Raportit Bulliqi, seanca e sotme \u00ebsht\u00eb pengim i drejt\u00ebsis\u00eb.   <\/p>\n<p>Mu n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb me 25 qershor t\u00eb vitit 2015, kemi miratuar me shumic\u00eb votash Rezolut\u00ebn e Kuvendit pas interpelanc\u00ebs p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Demarkacionit, pika 4. e s\u00eb cil\u00ebs thot\u00eb: Qeveria t\u00eb raportoj\u00eb n\u00eb Kuvend para miratimit t\u00eb elaboratit nd\u00ebrkufitar Kosov\u00eb \u2013 Mali i Zi. Pra, kjo Rezolut\u00eb \u00ebsht\u00eb shkelur. Ish qeveria kurr\u00eb s\u2019erdhi n\u00eb Kuvend para n\u00ebnshkrimit n\u00eb Vjen\u00eb m\u00eb 26 gusht 2015. Integriteti territorial varet nga integriteti institutional. Duke mos e votuar k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje ne e refuzojm\u00eb edhe shkeljen e Kuvendit edhe faljen e territorit.<\/p>\n<p>Deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit,<\/p>\n<p>Liberalizimi i vizave nuk \u00ebsht\u00eb prioriteti i qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, por prioriteti i Qeveris\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs. Qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs duan vende pune, drejt\u00ebsi, liri, mir\u00ebqenie, barazi&#8230; n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr liberalizim t\u00eb vizave por p\u00ebr falje t\u00eb territorit.<br \/>\nSikur t\u00eb ndodheshim n\u00eb prag t\u00eb liberalizimit t\u00eb vizave si\u00e7 po na premtojn\u00eb, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb ishte shum\u00eb kollaj q\u00eb t\u00eb merren vizat n\u00ebp\u00ebr ambasadat e vendeve t\u00eb BE-s\u00eb. Mir\u00ebpo, jemi d\u00ebshmitar\u00eb se kurr\u00eb s\u2019ka qen\u00eb m\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, apo jo?<\/p>\n<p>Para s\u00eb gjithash, pse Qeveria nuk po i jep zor q\u00eb ta p\u00ebrmbushim kriterin tjet\u00ebr: lufta kund\u00ebr krimit e korrupsionit? Pse jan\u00eb ngujuar te demarkacioni dhe mu te demarkacioni i Murat Meh\u00ebs? Pse? Jan\u00eb af\u00ebr 40 raste gjyq\u00ebsore, q\u00eb duhet t\u00eb shkojn\u00eb deri n\u00eb fund, duhet t\u00eb aprovohet Ligji p\u00ebr konfiskimin e pasuris\u00eb s\u00eb paligjshme, duhet t\u00eb ket\u00eb arrestime t\u00eb reja &#8230; Por, k\u00ebta nuk duan ta plot\u00ebsojn\u00eb kriterin tjet\u00ebr sepse nuk duan ta luftojn\u00eb vetveten. <\/p>\n<p>E mbani mend qysh, Isa Mustafa, vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb zgjedhje t\u00eb reja, i mb\u00ebshteti t\u00eb gjitha vendimet e k\u00ebqija t\u00eb Tha\u00e7it edhe m\u00eb shum\u00eb sesa vet\u00eb ai. Mustafa e b\u00ebri Tha\u00e7in President, Veselin Kryeparlamentar, e mori barr\u00ebn e Zajednic\u00ebs e Demarkacionit dhe n\u00eb fund e rr\u00ebzuan. Ngjash\u00ebm, Haradinaj po p\u00ebrpiqet t\u00eb haj\u00eb me dy lug\u00eb: edhe me Meh\u00ebn edhe me Bulliqin. Po del q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb i uritur se sa zem\u00ebruar. Dhe, p\u00ebr postin e kryeministrit po e merr barr\u00ebn q\u00eb nuk i takon e p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk ka faj. Nuk ka ndryshuar Demarkacioni i Meh\u00ebs por kan\u00eb ndryshuar AAK e Nisma. Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr korrigjim kufiri n\u00eb drejtim t\u00eb \u00c7akorrit e Zhlebit por p\u00ebr devijim q\u00ebndrimi t\u00eb Haradinajt n\u00eb drejtim t\u00eb Murat Meh\u00ebs.<\/p>\n<p>8.200 hektar\u00eb kan\u00eb vler\u00eb e s&#8217;kan\u00eb \u00e7mim. Kjo qeveri s&#8217;ka vler\u00eb sepse ka \u00e7mim. 82 kilometra katror\u00eb po jipen p\u00ebr \u00e7erek metro katror t\u00eb karriges s\u00eb kryeministrit.<\/p>\n<p>Kryeminist\u00ebr Haradinaj,<\/p>\n<p>Kjo q\u00eb po b\u00ebni \u00ebsht\u00eb mashtrim dhe vet\u00ebmashtrim. Por, n\u00ebse duan t\u00eb ta rr\u00ebzojn\u00eb qeverin\u00eb pse ju nuk po i falni tok\u00eb Malit t\u00eb Zi, un\u00eb ju mbroj, ne ju mbrojm\u00eb. Kur ta bllokojm\u00eb \u2018demarkacionin\u2019 e Meh\u00ebs nuk po e lejojm\u00eb Tha\u00e7in q\u00eb t\u2019ua rr\u00ebzoj\u00eb juve qeverin\u00eb. Mospajtimet e dallimet tona mbeten, por un\u00eb nuk dua q\u00eb ju t\u00eb rr\u00ebzoheni pse nuk i dhat\u00eb 8.200 hektar\u00eb Malit t\u00eb Zi. M\u00eb von\u00eb duhet t\u00eb rr\u00ebzoheni, p\u00ebr aq shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb cilat nuk \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb flasim sot, por, jo p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb. Kund\u00ebrth\u00ebnia pozit\u00eb-opozit\u00eb n\u00eb mandatin aktual nuk shterr gjith\u00e7ka. Ka gj\u00ebra komb\u00ebtare e shoq\u00ebrore, t\u00eb interesit publik e t\u00eb pesh\u00ebs historike, q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sesa partit\u00eb tona apo postet tona. Pra, n\u00ebse po t\u00eb thon\u00eb q\u00eb po deshe ta vazhdosh qeverin\u00eb, duhet ta legjitimosh tradhtin\u00eb, k\u00ebtu dhe tash t\u00eb dalim n\u00eb ndihm\u00eb e mbrojtje: mos e legjitimo tradhtin\u00eb. Ndonj\u00eb mocion mosbesimi q\u00eb ta nisin, ndoshta k\u00ebsaj radhe nuk \u00ebsht\u00eb NISMA, ndoshta, pse nuk nuk i fale 8.200 hektar\u00eb, ne nuk e p\u00ebrkrahim.<\/p>\n<p>Tash \u00ebsht\u00eb momenti i fundit t\u00eb b\u00ebjm\u00eb di\u00e7ka pa p\u00eblqimin e Malit t\u00eb Zi. Pas ratifikimit, asgj\u00eb s\u2019b\u00ebhet pa p\u00eblqimin edhe t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Mali i Zi po sillet but\u00eb dhe mir\u00eb. Kjo duhet shfryt\u00ebzuar p\u00ebr bisedime t\u00eb reja e jo p\u00ebr dyfishim n\u00ebnshkrimi t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb si\u00e7 b\u00ebri Presidenti. Nuk kemi pasur nevoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet Vjena n\u00eb Podgoric\u00eb. S\u2019ka kuptim nj\u00ebher\u00eb ratifikim e pastaj korrigjim. Anasjelltas duhet: korrigjim kufiri mandej ratifikim.<br \/>\nA e dini pse Mali i Zi po sillet disi but\u00eb? Jo pse kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb kultur\u00ebn a tradit\u00ebn e tyre, por, s\u00eb pari, Mali i Zi nuk ka hesap t\u2019i prish\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet edhe me Rusin\u00eb edhe me shqiptar\u00ebt q\u00eb i ka rrotull shtetit e brenda shtetit. Dhe, e dyta, Mali i Zi po sillet but\u00eb derisa ta marr\u00eb k\u00ebt\u00eb ratifikim n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, pastaj eg\u00ebrsohet ca, jo shum\u00eb, por do t\u00eb eg\u00ebrsohet pak.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, ne propozojm\u00eb:<\/p>\n<p>1) Debat parlamentar p\u00ebr Raportin e Komisionit Bulliqi<br \/>\n2) Deklarat\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb dhe k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr rishqyrtim t\u00eb marr\u00ebveshjes.<br \/>\n3) P\u00ebrmes kontakteve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta diplomatike t\u2019i kumtohet mospajtueshm\u00ebria Malit t\u00eb Zi me metodologjin\u00eb e p\u00ebrcaktimit t\u00eb kufirit dhe nisja e iniciativ\u00ebs s\u00eb re p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb ri t\u00eb demarkimit.<br \/>\n4) Hetim  parlamentar p\u00ebr marr\u00ebveshjen, gjith\u00eb rrjedh\u00ebn, rolin  dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e faktor\u00ebve  t\u00eb involvuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<br \/>\n5) Konferenc\u00eb   nd\u00ebrkomb\u00ebtare lidhur  me procesin e  p\u00ebrkufizimit (delimitimit)  dhe  sh\u00ebnjimit (demarkacionit) t\u00eb kufirit n\u00eb Kosov\u00eb, regjion e m\u00eb  gjer\u00eb, si  rast  p\u00ebr shpalosjen  e gjith\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb i kemi dy zhvillime pozitive: pranimi implicit i gabimit nga Tha\u00e7i dhe pranimi implicit nga Mali i Zi p\u00ebr bisedime t\u00eb reja. K\u00ebto duhen mir\u00ebp\u00ebrdorur.<\/p>\n<p>Deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs,<\/p>\n<p>Po t\u2019ishte n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshja n\u00eb Vjen\u00eb nga Behgjet Pacolli ose nga Enver Hoxhaj nuk do t\u00eb ndodheshim n\u00eb k\u00ebt\u00eb nxitim sot dhe kollaj isht\u00eb rr\u00ebzuar demarkacioni i Meh\u00ebs. K\u00ebshtu, me Tha\u00e7in n\u00ebnshkrues po b\u00ebhet gjith\u00eb ky nxitim q\u00eb na i humb menj\u00ebher\u00eb 8.200 hektar\u00eb dhe na e premton heqjen e vizave dikur.  Madje, i nj\u00ebjti Tha\u00e7i m\u00eb 27 dhjetor 2010 premtonte q\u00eb vizat hiqen p\u00ebr 13 muaj, tash e n\u00ebnshkroi faljen e tok\u00ebs dhe k\u00ebrkohet prej jush t\u2019i besoni e t\u2019i n\u00ebnshtroheni s\u00ebrish?!<\/p>\n<p>Le ta b\u00ebjm\u00eb nj\u00ebher\u00eb korrigjimin me Komision t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, pastaj ratifikimin. Nd\u00ebrkoh\u00eb, e plot\u00ebsojm\u00eb kriterin p\u00ebr luftimin e korrupsionit e krimit. N\u00eb fund, t\u00eb dy kriteret i plot\u00ebsojn\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsisht nj\u00ebkoh\u00ebsisht, psh. n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn jav\u00eb t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit muaj kah fundi i vitit. Ky nxitim do t\u00eb kishte kuptim, po t\u00eb ishte kriteri i fundit p\u00ebr liberalizimin e vizave. Pse e pengon mosratifikimi luftimin e krimit dhe korrupsionit? Lidhja e marr\u00ebveshjes p\u00ebr demarkacion me l\u00ebvizjen e lir\u00eb \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se shantazh i qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ju falemnderit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ky votim sot p\u00ebrcakton fatin e gjeneratave t\u00eb ardhshme, sepse, pyetja \u00ebsht\u00eb: ka apo nuk ka Kosova kufij? Demarkacioni i Murat Meh\u00ebs e i Tha\u00e7it, i Sk\u00ebnder Hysenit e i Mustaf\u00ebs, e tash edhe i Haradinajt, nuk \u00ebsht\u00eb demarkacion por kufi i ri. Me logjik\u00ebn e Meh\u00ebs, Kosova nuk ka kufij fare dhe ajo duhet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13265,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-13434","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13434","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13434"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13434\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13265"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13434"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13434"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13434"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}