{"id":135866,"date":"2022-12-16T09:59:22","date_gmt":"2022-12-16T08:59:22","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=135866"},"modified":"2022-12-16T09:59:22","modified_gmt":"2022-12-16T08:59:22","slug":"spitali-i-gjilanit-ne-pagat-jubilare-i-perfshiu-edhe-kujdestarite-rrogat-shkuan-deri-ne-5-6-mije-euro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/spitali-i-gjilanit-ne-pagat-jubilare-i-perfshiu-edhe-kujdestarite-rrogat-shkuan-deri-ne-5-6-mije-euro\/","title":{"rendered":"Spitali i Gjilanit n\u00eb pagat jubilare i p\u00ebrfshiu edhe kujdestarit\u00eb, rrogat shkuan deri n\u00eb 5-6 mij\u00eb Euro"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Spitalin e Gjilanit nj\u00eb shp\u00ebrblim jubilar sipas Kontrat\u00ebs Kolektive ka shkuar mbi 5 mij\u00eb euro p\u00ebr nj\u00ebrin nga ish-udh\u00ebheq\u00ebsit e k\u00ebtij institucioni.\u00a0 N\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr paga jubilare kapi shum\u00ebn prej 6536 Euro.\u00a0 Drejtori aktual Arsim Emini e pranon se n\u00eb pagat jubilare jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe kujdestarit\u00eb, por thot\u00eb se ky ishte vendim i gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Spitali i Gjilanit ka paguar mbi 300 mij\u00eb euro shp\u00ebrblime jubilare p\u00ebr 140 pun\u00ebtor\u00eb gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Kontrat\u00ebs Kolektive Sektoriale t\u00eb vitit 2018. K\u00ebto shp\u00ebrblime n\u00eb disa raste jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe kujdestarit\u00eb. K\u00ebt\u00eb e ka pohuar edhe vet drejtori i spitalit Arsim Emini, shkruan Gazeta Shneta.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve dhe informatave q\u00eb posedon Gazeta, nga 301,810 Euro t\u00eb paguara p\u00ebr paga jubilare, rreth 60 mij\u00eb Euro llogaritet t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm kujdestari. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb pohuar e as mohuar nga drejtori Emini n\u00eb pyetjet e Gazet\u00ebs.<\/p>\n<p>Emini, i cili nga maji i vitit 2021 ishte em\u00ebruar ud.drejtor i Spitalit e m\u00eb pas ishte p\u00ebrzgjedhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb edhe me konkurs, thot\u00eb se n\u00eb vitin 2018 kur ishte n\u00ebnshkruar Kontrata Kolektive shumica e pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Spitalit ishin dakorduar q\u00eb t\u00eb mos e padisnin spitalin p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar pagat jubilare deri n\u00eb nj\u00eb zgjidhje t\u00eb buxhetit nga SHSKUK.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e tyre kishin ngritur padi t\u00eb cilat spitali i kishte kund\u00ebrshtuar p\u00ebrmes p\u00ebrfaq\u00ebsuesit ligjor.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha rastet- k\u00ebrkes\u00ebpadit\u00eb fillimisht ishin kund\u00ebrshtuar nga ana e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb autorizuar t\u00eb spitalit p\u00ebr t\u00eb cilat ekzistojn\u00eb d\u00ebshmit\u00eb-aktgjykimet. Jan\u00eb mbi  29 raste t\u00eb cilat jan\u00eb refuzuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Ka disa raste kur nga ana e Gjykat\u00ebs jan\u00eb refuzuar pagat jubilare por jan\u00eb v\u00ebrtetuar pagat p\u00ebrcjell\u00ebse p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn padi ( edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ekzistojn\u00eb d\u00ebshmit\u00eb).Pra nuk ka laramani por p\u00ebrfaq\u00ebsuesi me autorizim, aty ku ka gjetur zbraz\u00ebti ligjore edhe ka vepruar p\u00ebr t\u2019i kund\u00ebrshtuar dhe p\u00ebr t\u2019i fituar kontestet\u201d, ka deklaruar Emini.<\/p>\n<p>Emini i arsyeton p\u00ebrfshirjen e kujdestarive n\u00eb pagat jubilare duke u thirrur n\u00eb Nenin 17, pika 3, t\u00eb Kontrat\u00ebs Kolektive e cila sa kishte qen\u00eb n\u00eb fuqi deri para disa jav\u00ebsh, e p\u00ebrcaktonte se pun\u00ebtor\u00ebt p\u00ebrfitojn\u00eb shp\u00ebrblimin jubilar \u201cn\u00eb vler\u00eb t\u00eb nj\u00eb page mujore\u201d, por duke mos e specifikuar n\u00ebse \u00ebsht\u00eb pag\u00eb baz\u00eb apo p\u00ebrfshihen edhe shtesat tjera.<\/p>\n<p>Gazeta ka biseduar me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb zyr\u00ebs ligjore t\u00eb SHSKUK-s\u00eb dhe jozyrtarisht kan\u00eb konfirmuar se p\u00ebrve\u00e7 pag\u00ebs baz\u00eb t\u00eb gjitha shtesat tjera gjithmon\u00eb jan\u00eb refuzuar n\u00eb l\u00ebnd\u00ebt e tyre dhe jan\u00eb fituar n\u00eb gjykat\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb Gazeta ka k\u00ebrkuar p\u00ebrgjigje zyrtare nga SHSKUK dhe Zyra Ligjore, por t\u00eb nj\u00ebjtit nuk kan\u00eb kthyer p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>\u201cPer te gjitha rastet per te cilat jemi ftuar nga gjykata , ne i kemi kundershtuar por mendojme se vendimet e gjykatave duhet zbatuar edhe kur ato ne i kundershtojme edhe pse ka patur vendime te cilat nuk kane qene ne perputhje me kontraten kolektive sektoriale por te cilat jane vertetuar edhe nga Gjykata e Apelit. Rast i tille eshte kur eshte vertetuar aktgjykimi i shkalles se pare ne Gjykaten e Apelit kur nje punetor i yni i cili ka pasur vetem 12 vite pervoje pune ne institucionet shendetesore por 18 vite te plota  edhe ne institucione te jera ( gjithsejt mbi 30 vite), ka marre 3 paga jubilare\u201d, ka deklaruar Emini.<\/p>\n<p>Ai e ka pranuar se nj\u00ebri nga mjek\u00ebt e spitalit i cili kishte mbajtur edhe pozit\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion, i ka marr shp\u00ebrblim jubilar 5071 Euro duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe kujdestarit\u00eb. Ndon\u00ebse Gazeta ka informacione se jo t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve iu jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb kujdestarit\u00eb, sipas Eminit k\u00ebshtu ka ndodhur edhe me pun\u00ebtor\u00ebt tjer\u00eb t\u00eb spitalit.<\/p>\n<p>\u201cEdhe per kete rast, sikurse per te gjitha rastet tjera qofte brenda apo jashte seance, kane vendosur gjykatat\u201d, ka deklaruar Emini.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve q\u00eb i posedon Gazeta, paga t\u00eb tjera jubilare p\u00ebr individ\u00eb kapin shum\u00ebn prej 6536 Euro, 4896 Euro, nj\u00eb rast tjet\u00ebr 4313 Euro, 3810 Euro, dhe dhjetra raste t\u00eb tjera me mbi 3 mij\u00eb euro. \/Gazeta Shneta\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Spitalin e Gjilanit nj\u00eb shp\u00ebrblim jubilar sipas Kontrat\u00ebs Kolektive ka shkuar mbi 5 mij\u00eb euro p\u00ebr nj\u00ebrin nga ish-udh\u00ebheq\u00ebsit e k\u00ebtij institucioni.\u00a0 N\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr paga jubilare kapi shum\u00ebn prej 6536 Euro.\u00a0 Drejtori aktual Arsim Emini e pranon se n\u00eb pagat jubilare jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe kujdestarit\u00eb, por thot\u00eb se ky ishte vendim i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":135870,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":{"0":"post-135866","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-shendetesi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135866","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=135866"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/135866\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/135870"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=135866"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=135866"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=135866"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}