{"id":136264,"date":"2022-12-19T21:50:21","date_gmt":"2022-12-19T20:50:21","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=136264"},"modified":"2022-12-19T21:50:21","modified_gmt":"2022-12-19T20:50:21","slug":"presidentja-osmani-thote-se-marreveshja-finale-duhet-te-kete-njohje-reciproke-ne-qender","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/presidentja-osmani-thote-se-marreveshja-finale-duhet-te-kete-njohje-reciproke-ne-qender\/","title":{"rendered":"Presidentja Osmani thot\u00eb se marr\u00ebveshja finale duhet t\u00eb ket\u00eb njohje reciproke n\u00eb qend\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p>Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se marr\u00ebveshja finale me Serbin\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb n\u00eb qend\u00ebr njohjen e nd\u00ebrsjell\u00ebt dhe duhet t\u00eb respektoj\u00eb sovranitetin dhe integritetin territorial, rendin kushtetues dhe funksionalitetin institucional t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebto komente i b\u00ebri n\u00eb Konferenc\u00ebn e 6-t\u00eb t\u00eb ambasador\u00ebve, organizuar sonte nga Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs.<\/p>\n<p>Teksa foli p\u00ebr procesin e dialogut me Serbin\u00eb, Osmani faj\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit p\u00ebr bllokimin e procesit.<\/p>\n<p>\u201cProcesi i dialogut u bllokua dhe u minua nga veprimet obstruksioniste t\u00eb regjimit n\u00eb Serbi duke pamund\u00ebsuar progresin dhe arritjen e marr\u00ebveshjeve n\u00eb shum\u00eb fronte, p\u00ebrfshir\u00eb edhe marr\u00ebveshjen p\u00ebr personat e zhdukur me dhun\u00eb, mos implementimin e marr\u00ebveshjes n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb, mos implementimin e marr\u00ebveshjeve t\u00eb tjera\u2026 Marr\u00ebveshja finale duhet t\u00eb ket\u00eb n\u00eb qend\u00ebr njohjen e nd\u00ebrsjell\u00ebt dhe duhet t\u00eb respektoj\u00eb sovranitetin dhe integritetin territorial, rendin kushtetues dhe funksionalitetin institucional t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Osmani.<\/p>\n<p>Tutje, Osmani tha se konferenca t\u00eb tilla vjetore t\u00eb ambasador\u00ebve sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur diskutim t\u00eb hapur mbi politik\u00ebn ton\u00eb t\u00eb jashtme, t\u00eb arriturat dhe sfidat me t\u00eb cilat ballafaqohet politika e jon\u00eb e jashtme.<\/p>\n<p>\u201cPolitika jon\u00eb e jashtme duhet t\u00eb jet\u00eb \u00e7do her\u00eb n\u00eb interes t\u00eb shtetit dhe qytetar\u00ebve t\u00eb saj dhe bazuar n\u00eb promovimin e vlerave euroatlantike dhe nd\u00ebrtimin e partneritetit me shtete nga kontinente t\u00eb ndryshme dhe thellimin e aleancave me partner\u00ebt tan\u00eb tradicional\u00eb strategjik\u00eb, andaj kjo konferenc\u00eb duhet t\u00eb na mund\u00ebsoj\u00eb p\u00ebrmes diskutimeve dhe analizave t\u00eb arrijm\u00eb tek i nj\u00ebjti kuptim i mjedisit q\u00eb ndikon n\u00eb politik\u00ebn ton\u00eb t\u00eb jashtme, qart\u00ebsim t\u00eb synimeve strategjike t\u00eb k\u00ebsaj politike, si dhe t\u00eb b\u00ebjm\u00eb identifikimin e fushave dhe praktikave m\u00eb t\u00eb mira me t\u00eb cilat duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohemi. Ju si diplomat\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs jeni pasqyra dhe dritarja e Kosov\u00ebs jasht\u00eb vendit dhe n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb me veprimet tuaja duhet t\u00eb pasqyroni vlerat themeltare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb lidhura me demokracin\u00eb, diversitetin etnik e kulturor, shpirtin inovativ e nd\u00ebrmarr\u00ebs t\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr jeni dritarja p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs komunikoni dhe nd\u00ebrtoni ura bashk\u00ebpunimi\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Osmani.<\/p>\n<p>Ajo ka folur edhe p\u00ebr sfidat me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur vendi n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb jashtme gjat\u00eb vitit q\u00eb po l\u00ebm\u00eb pas.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb vitit 2022 ishim t\u00eb sfiduar n\u00eb kat\u00ebr drejtime: e para Serbia vazhdoi me veprime aktive kund\u00ebr pozit\u00ebs son\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00ebp\u00ebrmes kampanj\u00ebs korruptive dhe bllokimit t\u00eb njohjeve t\u00eb reja dhe an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare. K\u00ebto veprime t\u00eb Serbis\u00eb i kemi luftuar n\u00eb bashk\u00ebpunim me shtetet aleate dhe kemi nd\u00ebrmarr\u00eb hapa konkret\u00eb drejt krjimit t\u00eb kanaleve t\u00eb komunikimit me shtetet jonjoh\u00ebse dhe k\u00ebt\u00eb vit si\u00e7 e dini kemi paraqitur edhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs dhe po ashtu aplikimin p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Osmani.<\/p>\n<p>Osmani theksoi se politika e jashtme megjithat\u00eb duhet q\u00eb t\u00eb shum\u00ebfishoj\u00eb p\u00ebrpjekjet e p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr t\u00eb ndalu ndikimin e Serbis\u00eb te shtete e tjera. Osmani ka folur edhe p\u00ebr zhvillimet e fundit n\u00eb veri, vendosjen e barrikadave nga serb\u00ebt lokal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSerbia ka nd\u00ebrmarr\u00eb veprime kund\u00ebr rendit kushtetues duke cytur serb\u00ebt n\u00eb veri q\u00eb t\u00eb braktisin institucionet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmes k\u00ebrc\u00ebnimeve e detyrimeve, sulmeve, por edhe joshjeve n\u00eb disa raste. K\u00ebto veprime synojn\u00eb destabilizimin e vendit dhe krijimit t\u00eb vakumit institucional n\u00eb veri si prelud p\u00ebr at\u00eb q\u00eb Serbia e d\u00ebshiron- pra pretendimet e saj territoriale n\u00eb raport me Kosov\u00ebn. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb q\u00eb natyrisht kurr\u00eb nuk do t\u00eb lejohet dhe vet\u00ebm sa do t\u00eb shtohen veprimet tona p\u00ebr t\u00eb vendosur sundimin e ligjit n\u00eb secilin cep dhe secil\u00ebn pjes\u00eb t\u00eb territorit ton\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Osmani.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, kryeministri Albin Kurti n\u00eb fjal\u00ebn e tij ka th\u00ebn\u00eb se instrumentet kryesore t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme jan\u00eb diplomacia, ekonomia dhe mbrojtja.<\/p>\n<p>\u201cI takon diplomacis\u00eb t\u2019i integroj\u00eb n\u00eb pun\u00eb gjith\u00eb instrumentet n\u00eb fushat e mundshme. P\u00ebrmes integrimit t\u00eb k\u00ebtyre fushave mund t\u00eb krijohen kanalet n\u00eb t\u00eb cilat mund t\u00eb komunikojm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe t\u00eb drejt\u00ebn. Ju takon juve t\u00eb thoni se si e dim\u00eb ne t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Ju jini t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e vendeve ku veproni. P\u00ebrditshm\u00ebria atje ku jeni duhet analizuar sipas individ\u00ebve, profesioneve dhe institucioneve. Duhet t\u2019ua p\u00ebr\u00e7ojm\u00eb pa droj\u00eb dijen ton\u00eb p\u00ebr historin\u00eb dhe informacionin ton\u00eb p\u00ebr aktualitetin. Ata e njohin Ballkanin e tyre, ne duhet t\u2019ua shpjegojm\u00eb tonin, at\u00eb Ballkan ku fqinji yn\u00eb verior po synon me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat tri vende fqinje t\u00eb saj duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe Rusis\u00eb dhe duke u ndihmuar prej saj\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kurti.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e saj n\u00eb hapje t\u00eb konferenc\u00ebs, z\u00ebvend\u00ebskryeministrja dhe ministrja e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs, Donika G\u00ebrvalla ka th\u00ebn\u00eb se gjat\u00eb tri dit\u00ebve t\u00eb ardhshme t\u00eb pun\u00ebs do t\u00eb bisedojn\u00eb edhe p\u00ebr qasjen e re q\u00eb ka Kosova ndaj m\u00ebrgat\u00ebs s\u00eb saj dhe p\u00ebrfshirjes s\u00eb saj n\u00eb zhvillimet shoq\u00ebrore e politike dhe ekonomike t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb sonte nj\u00eb nat\u00eb q\u00eb i paraprin tre dit\u00ebve t\u00eb pun\u00ebs gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb bisedojm\u00eb me ambasador\u00ebt rreth politik\u00ebs s\u00eb jashtme, ndryshimeve q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb vendin ton\u00eb, por edhe n\u00eb sh\u00ebrbimin e jasht\u00ebm, rreth misionit i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb privilegj ndoshta m\u00eb i madhi n\u00eb k\u00ebt\u00eb Republik\u00eb q\u00eb t\u00eb jesh ambasador i k\u00ebtij vendi dhe t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsosh interesat e tij\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Ndryshe, pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni ishin edhe ministra qeveritar\u00eb, z\u00ebvend\u00ebsministra, ambasador\u00eb t\u00eb akredituar n\u00eb Kosov\u00eb, si dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb organizatave joqeveritare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se marr\u00ebveshja finale me Serbin\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb n\u00eb qend\u00ebr njohjen e nd\u00ebrsjell\u00ebt dhe duhet t\u00eb respektoj\u00eb sovranitetin dhe integritetin territorial, rendin kushtetues dhe funksionalitetin institucional t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Ajo k\u00ebto komente i b\u00ebri n\u00eb Konferenc\u00ebn e 6-t\u00eb t\u00eb ambasador\u00ebve, organizuar sonte nga Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":135726,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-136264","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136264","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=136264"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/136264\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/135726"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=136264"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=136264"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=136264"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}