{"id":13685,"date":"2018-03-24T18:12:58","date_gmt":"2018-03-24T18:12:58","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=13685"},"modified":"2018-03-24T18:12:58","modified_gmt":"2018-03-24T18:12:58","slug":"nata-e-shpreses","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/nata-e-shpreses\/","title":{"rendered":"NATA E SHPRES\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p>24 marsi i vitit 1999, \u00ebsht\u00eb nata q\u00eb ndri\u00e7oi horizontin mbi Kosov\u00eb, p\u00ebr t\u00eb rikthyer shpres\u00ebn e fitores tek nj\u00eb popull i shtypur me shekuj dhe q\u00eb po rrezikohej t\u00eb zhdukej fare nga trojet e veta. K\u00ebtu nis fundi i dram\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjakshme kosovare, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmbyllet m\u00eb 12 qershor 1999, kur forcat serbe pranuan d\u00ebshtimin p\u00ebrfundimtar n\u00eb Kosov\u00eb. <\/p>\n<p>Nga 24 marsi e deri m\u00eb 12 qershor, p\u00ebr 78 dit\u00eb, forcat serbe kryen shum\u00eb vrasje, shkat\u00ebrrime, tortura, dhunime e d\u00ebbime t\u00eb popullat\u00ebs, t\u00eb cilat po ndodhnin pas nj\u00eb periudhe dhjet\u00eb vje\u00e7are t\u00eb diskriminimit n\u00eb pun\u00eb, sh\u00ebndet\u00ebsi, arsim, administrat\u00eb si dhe gjyqeve e \u201cbisedave informative\u201d n\u00eb polici, t\u00eb cilat ishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme. <\/p>\n<p>Vet\u00ebm disa dit\u00eb para se t\u00eb fillonin bombardimet e Aleanc\u00ebs, n\u00eb Gjilan u mbajt gjyqi i 8 shqiptar\u00ebve t\u00eb akuzuar p\u00ebr terroriz\u00ebm dhe 7 prej tyre mor\u00ebn d\u00ebnime t\u00eb r\u00ebnda.  <\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt e Misionit Monitorues, t\u00eb cil\u00ebt asokohe ndodheshin n\u00eb Kosov\u00eb dhe po p\u00ebrgatiteshin t\u00eb t\u00ebrhiqeshin p\u00ebr t`iu hapur rrug\u00eb bombardimeve t\u00eb NATO-s, gjyqin e shqiptar\u00ebve t\u00eb akuzuar p\u00ebr terroriz\u00ebm e kishin cil\u00ebsuar nj\u00eb proces jo t\u00eb drejt\u00eb.  <\/p>\n<p>Dy-tri dit\u00eb para se t\u00eb fillonin goditjet e caqeve serbe nga ajri, forcat serbe i kishin shtuar aktivitetet represive ndaj popullat\u00ebs civile. Serb\u00ebt po i vring\u00ebllonin arm\u00ebt gjithandej dhe po \u00e7irreshin \u201ckjo \u00ebsht\u00eb Serbi\u201d. <\/p>\n<p>M\u00eb 28 mars u krye nj\u00eb gjuajtje ajrore nga NATO n\u00eb kazermat e ushtris\u00eb jugosllave n\u00eb Gjilan. Nat\u00ebn nd\u00ebrmjet 31 marsit dhe nj\u00eb prillit, Gjilani u bombardua nga Aleanca p\u00ebrs\u00ebri. N\u00eb m\u00ebngjesin e nj\u00eb prillit, pasi Aleanca kishte kryer nj\u00eb sulm tjet\u00ebr ndaj barakave t\u00eb ushtris\u00eb jugosllave n\u00eb Gjilan, serb\u00ebt kishin pla\u00e7kitur e shkat\u00ebrruar dyqanet e shqiptar\u00ebve, nd\u00ebrsa furrat e buk\u00ebs i kishin djegur. Rreth dat\u00ebs 4 prill, Gjilani u q\u00ebllua me granata nga fshati serb Koretisht\u00eb. Disa sht\u00ebpi u shkat\u00ebrruan.  <\/p>\n<p>Pas sulmeve n\u00eb fshatrat Llovc\u00eb e Malishev\u00eb, n\u00eb prill, kolona t\u00eb gjata njer\u00ebzish u pan\u00eb duke u larguar nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre. Harku i dhun\u00ebs po zgjerohej. Paramilitar\u00ebt me maska po hynin n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi. Rrjetat n\u00eb fytyr\u00eb po i mbanin p\u00ebr t\u00eb mos u identifikuar, meq\u00eb mjaft prej tyre ishin serb\u00eb lokal\u00eb. <\/p>\n<p>Nat\u00ebn nd\u00ebrmjet 6 dhe 7 majit, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cBujana\u201d, n\u00eb Gjilan, n\u00eb or\u00ebn 2 t\u00eb nat\u00ebs, paramilitar\u00ebt lokal\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e nj\u00eb plake 70-vje\u00e7are dhe i k\u00ebrkojn\u00eb para. Ndoshta, t\u00eb pak\u00ebnaqur me shum\u00ebn q\u00eb mor\u00ebn, ata e q\u00eblluan n\u00eb stomak plak\u00ebn dhe pasi ajo ra n\u00eb gjunj\u00eb, e godit\u00ebn edhe n\u00eb dor\u00eb dhe n\u00eb shpatull. N\u00eb fund e q\u00eblluan edhe nj\u00ebher\u00eb, para se t\u00eb largoheshin, duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb vdekur. Djali i saj e kishte njohur nj\u00ebrin nga ata q\u00eb kryen krimin. <\/p>\n<p>Gjat\u00eb muajit maj, shum\u00eb njer\u00ebz u larguan nga qyteti. M\u00eb 30 maj, policia hyri sht\u00ebpi p\u00ebr sht\u00ebpi n\u00eb qytet, arrestoi e torturoi. Policia kishte filluar nj\u00eb regjistrim t\u00eb qytetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt gjendeshin n\u00eb Gjilan dhe njer\u00ebzit filluan t\u00eb frik\u00ebsoheshin se po b\u00ebhej zgjedhja e atyre q\u00eb duhej t\u00eb likuidoheshin. Dyshime kishte shprehur edhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Evidentimin e kishte urdh\u00ebruar kryeshefi i sh\u00ebrbimit sekret serb. <\/p>\n<p>Ushqimet kishin mbaruar. Furrat e \u201cshtetit\u201d nuk ndanin buk\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Edhe spitali i Gjilanit nuk i pranonte shqiptar\u00ebt q\u00eb kishin nevoj\u00eb p\u00ebr trajtim. T\u00eb gjith\u00eb i konsideronin \u201dterrorist\u00eb\u201d. <\/p>\n<p>Por, popullata sikur ishte \u201cambientuar\u201d me k\u00ebto rrethana dhe mbi gjysma e saj nuk i kishte braktisur sht\u00ebpit\u00eb e veta. Vet\u00ebm m\u00eb 12 qershor, u pa se sa i madh ishte numri i atyre q\u00eb kishin jetuar n\u00eb rrethin e tmerrit p\u00ebr 78 dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra.  <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>24 marsi i vitit 1999, \u00ebsht\u00eb nata q\u00eb ndri\u00e7oi horizontin mbi Kosov\u00eb, p\u00ebr t\u00eb rikthyer shpres\u00ebn e fitores tek nj\u00eb popull i shtypur me shekuj dhe q\u00eb po rrezikohej t\u00eb zhdukej fare nga trojet e veta. K\u00ebtu nis fundi i dram\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjakshme kosovare, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmbyllet m\u00eb 12 qershor 1999, kur forcat serbe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13686,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-13685","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13685","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13685"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13685\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13686"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13685"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13685"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13685"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}