{"id":137545,"date":"2022-12-29T17:57:51","date_gmt":"2022-12-29T16:57:51","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=137545"},"modified":"2022-12-29T17:57:51","modified_gmt":"2022-12-29T16:57:51","slug":"zgjedhja-e-kryeprokurorit-te-shtetit-supremja-refuzon-kerkesen-e-prokurorit-fazliu-per-rishqyrtim-te-vendimit-te-apelit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/zgjedhja-e-kryeprokurorit-te-shtetit-supremja-refuzon-kerkesen-e-prokurorit-fazliu-per-rishqyrtim-te-vendimit-te-apelit\/","title":{"rendered":"Zgjedhja e Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit, Supremja refuzon k\u00ebrkes\u00ebn e prokurorit Fazliu p\u00ebr rishqyrtim t\u00eb vendimit t\u00eb Apelit"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Supreme e ka refuzuar si t\u00eb pabazuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr rishqyrtimin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb vendimit gjyq\u00ebsor, k\u00ebrkes\u00eb kjo e parashtruar nga kandidati p\u00ebr Kryeprokuror t\u00eb Shtetit, prokurori Shqipdon Fazliu, kund\u00ebr vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit,  <\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e Supremes thuhet se aktvendimet e kontestuara t\u00eb gjykatave t\u00eb instancave m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb shkelje t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs dhe as n\u00eb shkelje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs materiale ashtu si pretendon padit\u00ebsi n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>\u201cGjykatat e instancave m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb aktvendimet e kontestuara kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb arsye t\u00eb mjaftueshme dhe t\u00eb bazuara ligj\u00ebrisht n\u00eb dispozitat e lartcekura t\u00eb LKA dhe LPK , lidhur me vendosjen si n\u00eb dispozitiv t\u00eb tyre, kur gjejn\u00eb se padia e padit\u00ebsit \u00ebsht\u00eb pasafatshme dhe si e till\u00eb hedhet posht\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e vendimit t\u00eb k\u00ebsaj gjykate.<\/p>\n<p>\u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi ka kontaktuar prokurorin Fazliu dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e tij, Flakron Sylejmani, por t\u00eb nj\u00ebjtit than\u00eb se nuk e kan\u00eb pranuar ende vendimin e Supremes, andaj nuk mund ta komentojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe, me aktvendimin e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb- Departamenti p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Administrative, t\u00eb 2 gushtit 2022, \u00ebsht\u00eb vendosur t\u00eb hudhet posht\u00eb padia si e paraqitur pas kalimit t\u00eb afatit.<\/p>\n<p>\u201cHEDHET POSHT\u00cb si e paraqitur pas kalimit t\u00eb afatit Padia dhe Propozimi, i padit\u00ebsit-propozuesit SH.Z.F. nga Gjilani, l\u00ebnda me shenj\u00ebn A.nr.1875\/22, e dor\u00ebzuar n\u00eb gjykat\u00eb me dt. 28.07.2022, p\u00ebr Inicim t\u00eb Konfliktit Administrativ, p\u00ebr Anulim t\u00eb Vendimeve t\u00eb t\u00eb paditur\u00ebs-KPK t\u00eb dt. 06.04.2022, me t\u00eb cilin Z. B.I. \u00ebsht\u00eb propozuar p\u00ebr pozit\u00ebn e Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit dhe vendimit t\u00eb KPK\/nr. 474\/2022-p\u00ebr Refuzimin e Raportit t\u00eb Komisionit p\u00ebr Rishqyrtim, me Propozim q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet shtyrja e ekzekutimit t\u00eb te dy vendimeve me num\u00ebr dhe dat\u00eb t\u00eb cekura m\u00eb lart\u00eb, deri n\u00eb nxjerrjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb vendimit definitiv gjyq\u00ebsor, lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d, thuhej n\u00eb dispozitivin e vendimit t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj k\u00ebtij vendimi, n\u00eb afat ligjor kishte paraqitur ankes\u00eb prokurori Fazliu, p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljeve t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs administrative, konstatimit t\u00eb gabuar dhe jo t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjendjes faktike, dhe zbatimit t\u00eb gabuar t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs materiale.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes k\u00ebsaj ankese, i nj\u00ebjti kishte propozuar q\u00eb ankesa e tij t\u00eb aprovohet si e bazuar dhe vendimi i ankimuar t\u00eb anulohet dhe \u00e7\u00ebshtja t\u00eb kthehet n\u00eb rigjykim dhe rivendosje n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Gjykata e Apelit m\u00eb 1 shtator 2022, e ka refuzuar si t\u00eb pabazuar ankes\u00ebn e prokurorit Shqipdon Fazliu dhe ka v\u00ebrtetuar vendimin e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, Departamenti p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Administrative, e cila e kishte hudhur posht\u00eb padin\u00eb si t\u00eb paraqitur pas kalimit t\u00eb afatit.<\/p>\n<p>Lidhur, me ankes\u00ebn e prokurorit Fazliu, si\u00e7 thuhet n\u00eb vendimin e Apelit p\u00ebrgjigje n\u00eb ankes\u00eb ka paraqitur K\u00ebshilli Prokurorial i Kosov\u00ebs (KPK), duke i propozuar Apelit q\u00eb ankesa e prokurorit Fazliu t\u00eb refuzohet si e pabazuar.<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetimin e vendimit t\u00eb Apelit, thuhet se kolegji i k\u00ebsaj gjykate ka vler\u00ebsuar s\u00eb p\u00ebrfundimi dhe q\u00ebndrimi juridik i gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb dhe i ligjsh\u00ebm, pasi q\u00eb aktvendimi i atakuar nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb shkelje thelb\u00ebsore t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs kontestimore.<\/p>\n<p>Gjithashtu, sipas k\u00ebtij arsyetimi thuhet se edhe Ligji p\u00ebr Konfliktet Administrative \u00ebsht\u00eb zbatuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cGjithashtu edhe Ligji p\u00ebr Konfliktet Administrative \u00ebsht\u00eb zbatuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb, ngase edhe sipas vler\u00ebsimit t\u00eb kolegjit t\u00eb k\u00ebsaj Gjykate, n\u00eb rastin konkret nuk \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar prezumimi procedural q\u00eb i referohet afatit p\u00ebr inicimin e konfliktit administrativ, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar me 27 paragrafi 1 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Konfliktet Administrative, dhe duke u nisur nga gjendja e till\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes, kolegji apelit e pranon n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi si t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb ligjsh\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb till\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>Apeli n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim ka theksuar se padit\u00ebsi pas pranimit t\u00eb aktvendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs, m\u00eb 28 korrik 2022, ka ushtruar padi n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb- Departamenti p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Administrative, duke l\u00ebshuar k\u00ebshtu afatin prej 30 dit\u00ebsh, p\u00ebr t\u00eb ushtruar padi n\u00eb gjykat\u00eb, ashtu si\u00e7 k\u00ebrkohet me nenin 27, paragrafi 1 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Konfliktet Administrative, i cili nen p\u00ebrcakton se \u201c1. Padia paraqitet brenda tridhjet\u00eb (30) dit\u00ebsh, q\u00eb nga data e dor\u00ebzimit t\u00eb aktit administrativ p\u00ebrfundimtar pal\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim, thuhet se gjykata \u00ebsht\u00eb marr\u00eb edhe me pretendimin e padit\u00ebsit se \u201cPadit\u00ebsi ka argumentuar se deri te data e ushtrimit t\u00eb padis\u00eb ekziston gabimi i hapur i paraqit\u00ebsit n\u00eb drejtimin e padis\u00eb n\u00eb organin jo kompetent dhe shkaku i arsyesh\u00ebm q\u00eb nuk ka mund t\u00eb parashikohet e as t\u00eb evitohet, se jan\u00eb krijuar praktika t\u00eb atilla q\u00eb lidhur me k\u00ebrkesat p\u00ebr kandidat\u00eb t\u00eb Kryeprokurorit t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb fillimisht do t\u00eb duhej drejtoheshin Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb-Departamentit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Administrative, vendos\u00eb Gjykata Kushtetuese, pa u iniciuar paraprakisht rasti n\u00eb gjykat\u00ebn kompetente. Prov\u00eb: Aktgjykimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, KI100\/14: KI34\/17: si dhe K155\/17\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, sipas vendimit t\u00eb k\u00ebsaj gjykate thuhet se lidhur me pretendimin e lartcekur kolegji i Apelit e vler\u00ebson si t\u00eb pabazuar, p\u00ebr faktin se padit\u00ebsi nuk mund t\u00eb thirret n\u00eb gabimin e hapur t\u00eb tij n\u00eb drejtimin e padis\u00eb n\u00eb organin jokompetent, duke u bazuar n\u00eb tri raste kur Gjykata Kushtetuese, e ka marr\u00eb kompetenc\u00ebn e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb- Departamentit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Administrative.<\/p>\n<p>Tutje, n\u00eb arsyetim t\u00eb k\u00ebtij vendimi thuhet se padit\u00ebsi dhe autorizuari tij kan\u00eb arsimim t\u00eb duhur ligjor, dhe se kan\u00eb qen\u00eb dashur t\u00eb din\u00eb se rendi juridik n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi baz\u00ebn e ligjeve e jo t\u00eb precedentit gjyq\u00ebsor, dhe se sipas ligjeve t\u00eb aplikueshme n\u00eb Kosov\u00eb, Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb- Departamenti p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Administrative, ka kompetenc\u00eb ekskluzive p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e akteve p\u00ebrfundimtare t\u00eb nxjerra n\u00eb procedur\u00eb administrative nga ana e organeve administrative, e jo t\u00eb ndiqet precedenti gjyq\u00ebsor, i krijuar nga Gjykata Kushtetuese me tri raste, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim ky pretendim i padit\u00ebsit \u00ebsht\u00eb i paq\u00ebndruesh\u00ebm, e rrjedhimisht edhe i pabazuar.<\/p>\n<p>Kolegji i Apelit \u00ebsht\u00eb marr\u00eb edhe me pretendimin p\u00ebr kthim n\u00eb gjendje t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb prokurorit Fazliu dhe sipas Apelit nuk mund t\u00eb aplikohet kthimi n\u00eb gjendje t\u00eb m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Tutje, n\u00eb arsyetimin e k\u00ebtij vendimi thuhet se kolegji i Apelit ka vler\u00ebsuar edhe pretendimet tjera ankimore nga ankesa e padit\u00ebsit, por t\u00eb nj\u00ebjtat i vler\u00ebsoi pa ndikim n\u00eb v\u00ebrtetimin e nj\u00eb gjendje tjet\u00ebr faktike nga ajo e v\u00ebrtetuar nga gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij vendimi, thuhet se mbi k\u00ebt\u00eb gjendje t\u00eb fakteve kolegji ka gjetur se shkalla e par\u00eb ka vendosur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, dhe drejt\u00eb ka zbatuar dispozitat procedurale, dhe se nuk \u00ebsht\u00eb cenuar ligji n\u00eb d\u00ebm t\u00eb padit\u00ebsit me rastin e hedhjes posht\u00eb t\u00eb padis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Apelit, aktvendimi i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebrmban arsye t\u00eb mjaftueshme dhe bind\u00ebse p\u00ebr gjendjen faktike dhe juridike, p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje juridike, t\u00eb cilat n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi i aprovon edhe kolegji i Apelit, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim ankesa si e till\u00eb refuzohet, nd\u00ebrsa aktvendimi i goditur me ankes\u00eb v\u00ebrtetohet si i drejt\u00eb dhe i ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ndryshe, Gjykata Kushtetuese m\u00eb 4 korrik 2022 kishte shpallur si t\u00eb papranushme k\u00ebrkesat e  parashtruara nga Shqipon Fazliu dhe Armend Hamiti, q\u00eb t\u00eb dy kandidat\u00eb p\u00ebr Kryeprokuror t\u00eb Shtetit, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb kontestuar kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e vendimit t\u00eb K\u00ebshillit Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr propozimin e Blerim Isufaj n\u00eb pozit\u00ebn e Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit t\u2019i shpall\u00eb t\u00eb papranueshme.<\/p>\n<p>Ndryshe, KPK n\u00eb mbledhjen e 214-t\u00eb, me votim unanim ka caktuar prokurorin Besim Kelmendi, ushtrues detyre t\u00eb Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Kjo zgjedhje e Kelmendit ishte b\u00ebr\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit kushtetues shtat\u00eb (7) vje\u00e7ar t\u00eb Kryeprokurorit t\u00eb deritanish\u00ebm t\u00eb Shtetit, Aleksand\u00ebr Lumezi, i cili ishte em\u00ebruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb m\u00eb 21 prill 2015.<\/p>\n<p>M\u00eb 6 prill, K\u00ebshilli Prokurorial i Kosov\u00ebs (KPK) votoi unanimisht Blerim Isufajn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb, kurse vendimi p\u00ebr dekretim tani mbetet n\u00eb duart e presidentes Vjosa Osmani.<\/p>\n<p>Ky proces ka shkaktuar reagime t\u00eb shumta, ku koalicioni i OJQ-ve: IKD, GLPS dhe L\u00ebvizja FOL, e kan\u00eb quajtur t\u00eb papranuesh\u00ebm propozimin p\u00ebr em\u00ebrimin e Isufajt si Kryeprokuror dhe se kan\u00eb propozuar q\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet konkursi.<\/p>\n<p>Ndaj k\u00ebtij procesi kan\u00eb reaguar Ambasada Britanike, Ambasada Gjermane dhe Zyra e Bashkimit Evropian n\u00eb Kosov\u00eb, duke u shprehur t\u00eb zhg\u00ebnjyer me k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, presidentja Osmani m\u00eb 21 prill 2022 kishte pritur n\u00eb takim p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shoq\u00ebris\u00eb civile, p\u00ebr t\u00eb diskutuar rreth k\u00ebtij procesi.<\/p>\n<p>Presidentja Osmani deri m\u00eb tani nuk ka vendosur p\u00ebr dekretimin ose jo t\u00eb prokurorit Blerim Isufaj n\u00eb pozit\u00ebn e Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit, nd\u00ebrsa ushtrues i k\u00ebsaj detyre \u00ebsht\u00eb Besim Kelmendi. \/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Supreme e ka refuzuar si t\u00eb pabazuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr rishqyrtimin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb vendimit gjyq\u00ebsor, k\u00ebrkes\u00eb kjo e parashtruar nga kandidati p\u00ebr Kryeprokuror t\u00eb Shtetit, prokurori Shqipdon Fazliu, kund\u00ebr vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, N\u00eb vendimin e Supremes thuhet se aktvendimet e kontestuara t\u00eb gjykatave t\u00eb instancave m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":137546,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[117],"tags":[],"class_list":{"0":"post-137545","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-gjykata"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137545","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=137545"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137545\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/137546"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=137545"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=137545"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=137545"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}