{"id":137855,"date":"2023-01-01T15:07:49","date_gmt":"2023-01-01T14:07:49","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=137855"},"modified":"2023-01-01T15:07:49","modified_gmt":"2023-01-01T14:07:49","slug":"shukrie-ramadani-jam-penduar-qe-nuk-e-hapa-varrin-kurre-nuk-jam-binde-qe-ka-vdeke-agimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/shukrie-ramadani-jam-penduar-qe-nuk-e-hapa-varrin-kurre-nuk-jam-binde-qe-ka-vdeke-agimi\/","title":{"rendered":"Shukrie Ramadani: Jam penduar q\u00eb nuk e hapa varrin, kurr\u00eb nuk jam bind\u00eb q\u00eb ka vdek\u00eb Agimi"},"content":{"rendered":"<p>Shukrie Ramadani kishte hyr\u00eb n\u00eb klas\u00eb t\u00eb par\u00eb shum\u00eb e vog\u00ebl, m\u00eb e vogla prej moshatar\u00ebve t\u00eb saj. Nuk i kishte mbush\u00eb as gjasht\u00eb vjet kur ishte ul\u00eb n\u00eb bank\u00ebn e shkoll\u00ebs s\u00eb fshatit t\u00eb lindjes n\u00eb Zheg\u00ebr t\u00eb Gjilanit, dhe k\u00ebt\u00eb nguti p\u00ebr tu regjistruar n\u00eb shkoll\u00eb ajo e sheh edhe si nj\u00eb sinjal tjet\u00ebr, t\u00eb takohej q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria me shokun e saj t\u00eb klas\u00ebs, shokun e jet\u00ebs, bashk\u00ebshortin dhe babain e tre f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb saj, Agim Ramadanin, t\u00eb cilin nuk e kujton asnj\u00ebrin prej takimeve si takimin e par\u00eb, sepse sipas saj e gjith\u00eb jeta e saj ishte Agim.<br \/>\nAjo sot \u00ebsht\u00eb 58 vje\u00e7e, dhe n\u00ebse ke fatin t\u00eb d\u00ebgjosh rr\u00ebfimin e saj, e sheh q\u00eb n\u00ebse flet p\u00ebr Agimin, emri i tij \u00ebsht\u00eb dashuri,  forc\u00eb, dhimbje dhe krenari p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Shukria e cila me Agimin ishte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn klas\u00eb, q\u00eb nga klasa e par\u00eb, kujton p\u00ebr lexuesit e KultPlus se at\u00eb e kishte rivalin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb klas\u00eb, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin koh\u00eb e kishte edhe mikun m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb isha m\u00eb e mira n\u00eb gjuh\u00eb shqipe, e ai n\u00eb matematik\u00eb, dhe pik\u00ebrisht se b\u00ebnim gara me nj\u00ebri tjetrin, mund t\u00eb them se sa e kemi dashur nj\u00ebri tjetrin, po aq e kemi urryer\u201d, kujton Shukria kujtimet e para me Agimin, e cila tregon se n\u00eb shkoll\u00eb kishte hyr\u00eb pak para se t\u00eb mbushte gjasht\u00eb vjet, e Agimi kishte hyr\u00eb si shtat\u00eb vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb shok\u00eb klase, duke marr pjes\u00eb n\u00eb shum\u00eb aktivitete kulturore, sportive e aktivitete t\u00eb tjera shkollore, Shukria thot\u00eb se nuk mban mend ndonj\u00eb takim t\u00eb par\u00eb, apo t\u00eb dyt\u00eb, sepse krejt jeta e saj sillet rreth Agimit. \u201cJam rrit\u00eb me t\u00eb, \u00e7do kujtim i imi i f\u00ebmij\u00ebris\u00eb lidhet me t\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Shukria, e cila kujton se edhe kur ishin diku rreth mosh\u00ebs 12\/13 vjet, ata t\u00eb dy pat\u00ebn luajtur n\u00eb shfaqjen \u201cHalili dhe Hajria\u201d dhe Shukria kujton se si Agimi skuqej n\u00eb sken\u00eb kur ishte pjesa e shprehjes s\u00eb dashuris\u00eb ndaj Shukris\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast q\u00eb luante personazhin e Hajris\u00eb.<\/p>\n<p>Ndarjen si opsion nuk e pan\u00eb as n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme n\u00eb Gjilan, edhe atje vazhduan n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn klas\u00eb, por tashm\u00eb me nj\u00eb miq\u00ebsi m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, miq\u00ebsi m\u00eb me vizion dhe me aktivitete m\u00eb t\u00eb ndjeshme, pasi q\u00eb, sipas Shukris\u00eb, t\u00eb dy u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e ilegales.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrderisa ishim n\u00eb vitin e fundit t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme, dhe ishim aktiv n\u00eb ilegale, ne n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb pat\u00ebm menduar q\u00eb t\u00eb shkonim bashk\u00eb n\u00eb Akademin\u00eb Ushtarake n\u00eb Zagreb. M\u00eb shum\u00eb ishte q\u00ebllimi q\u00eb mos t\u00eb ndaheshim, edhe pse, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ende nuk ishim t\u00eb dashur, akoma vazhdonim t\u00eb ishim miq t\u00eb ngusht\u00eb e t\u00eb mir\u00eb\u201d, tregon Shukria, por q\u00eb planet q\u00eb kishin menduar p\u00ebr t\u00eb ardhmen duket se nuk kishin shkuar n\u00eb favor t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Kishin shp\u00ebrthyer demonstratat e vitit 81, dhe Shukria ishte pjes\u00eb e organizimit t\u00eb k\u00ebtyre demonstratave. Sipas saj, ajo ra n\u00eb duar t\u00eb policis\u00eb. \u201cN\u00eb at\u00eb koh\u00eb, kryetar i Gjilanit ishte Faik Haziri, kush\u00ebri i imi. Dhe p\u00ebrpos tij, shum\u00eb kush\u00ebrinj kisha t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb policin\u00eb e at\u00ebhershme, por edhe n\u00eb pozita t\u00eb tjera institucionale. N\u00eb fakt, me k\u00ebt\u00eb arrestim, un\u00eb isha rrebeli i familjes q\u00eb po ua merrja ftyr\u00ebn. Gjat\u00eb marrjes n\u00eb pyetje un\u00eb nuk mohova asgj\u00eb, po duke pas rreth familjar n\u00ebp\u00ebr k\u00ebto isntitucione, ata ndryshuan deklarat\u00ebn zyrtare dhe m\u00eb nxor\u00ebn t\u00eb nes\u00ebrmen nga aty. Por e keqja ishte se p\u00ebrgjat\u00eb marrjes n\u00eb pyetje m\u00eb kishte rrahur nj\u00eb polic aq shum\u00eb, sa q\u00eb ma kishte thyer krahun. E ai polic ishte nj\u00eb kush\u00ebri i familjes s\u00eb Agimit\u201d, tregon Shukria, e cila k\u00ebt\u00eb detaj e tregon edhe si nj\u00eb p\u00ebrplasje mes familjes s\u00eb Shukris\u00eb dhe t\u00eb Agimit.<\/p>\n<p>Por pasoja m\u00eb e madhe e k\u00ebtyre zhvillimeve ishte se Shukris\u00eb me k\u00ebt\u00eb pjes\u00ebmarrje n\u00eb k\u00ebto demonstrata i ishte ndaluar vijimi i Akademis\u00eb Ushtarake n\u00eb Zagreb dhe k\u00ebmbanat e ndarjes ishin m\u00eb af\u00ebr se kurr\u00eb. Por Shukria tregon se fillimisht Agimi kishte shkruar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar sh\u00ebrbimin ushtarak,  kurse Shukria kishte ngel n\u00eb Gjilan p\u00ebr t\u00eb vijuar Shkoll\u00ebn e Lart\u00eb Pedagogjike n\u00eb Gjilan, pasi q\u00eb edhe n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs i ishte mohuar vijimi i studimeve.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb form\u00eb ishte ndarja fizike me Agimin, po ajo ndarje ishte edhe periudha vendimtare q\u00eb t\u00eb ofrohemi edhe m\u00eb shum\u00eb me nj\u00ebri tjetrin. N\u00eb letr\u00ebn e par\u00eb q\u00eb ma kishte d\u00ebrguar Agimi, p\u00ebrpos asaj q\u00eb m\u00eb kishte treguar se si po kalon n\u00eb sh\u00ebrbimin ushtarak e detaje t\u00eb tjera, krejt n\u00eb fund t\u00eb letr\u00ebs m\u00eb kishte shkruar \u201cP\u00ebrjet\u00ebsisht, Agimi\u201d, tregon Shukria, e cila m\u00eb tej shpjegon se mu kjo let\u00ebr fillimisht i kishte r\u00ebn\u00eb babait t\u00eb saj n\u00eb dor\u00eb, shkas q\u00eb iu b\u00eb me dije edhe nj\u00ebher\u00eb se ata nuk d\u00ebshirojn\u00eb q\u00eb vajza e tyre t\u00eb lidhet me at\u00eb djal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAt\u00eb let\u00ebr e kam edhe sot\u201d, tregon Shukria, e cila m\u00eb pas ofrohet te nj\u00eb moment m\u00eb delikat, at\u00ebher\u00eb kur edhe kishin shk\u00ebmbyer puthjen e par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAgimi ishte n\u00eb sh\u00ebrbim ushtarak, dhe momenti p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Akademi Ushtarake po ofrohej, dhe mund\u00ebsia ishte q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte kalimin prej ushtris\u00eb e drejt n\u00eb Akademi. Po para se t\u00eb b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb kalimin ai mori pushim tri dit\u00eb, dhe brenda k\u00ebsaj periudhe ndodhi lidhja e jon\u00eb. Agimi ishte 19-t\u00eb vje\u00e7 e un\u00eb 18-t\u00eb. Kur e pash\u00eb e ndjeja se zemra donte t\u00eb m\u00eb dilte prej vendit, nuk ishte ai Agim q\u00eb njihja, ishte m\u00eb i rritur, m\u00eb i fuqish\u00ebm, m\u00eb burr\u00ebror, kishte marr komplet nj\u00eb nur tjet\u00ebr\u201d, tregon Shukria, e cila k\u00ebt\u00eb distanc\u00eb m\u00eb t\u00eb vonshme sa ishte n\u00eb Akademin\u00eb Ushtarake e tregon pak m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, pasi q\u00eb edhe letrat kishin marr nj\u00eb dimension tjet\u00ebr, t\u00eb cilat forconin \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb lidhjen e tyre.<\/p>\n<p>\u201cKemi shk\u00ebmbyer mbi 100 letra, se Agimi q\u00ebndroi atje p\u00ebr pes\u00eb vjet. P\u00ebr fat t\u00eb keq shumica m\u00eb jan\u00eb djeg, letrat q\u00eb i kam pas n\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb jan\u00eb djeg\u00eb si pasoj\u00eb e luft\u00ebs, kurse nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb letrave q\u00eb i kam pas n\u00eb Zvic\u00ebr i kam edhe sot. Ka pas nj\u00eb shkrim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm Agimi. Zakonisht n\u00eb letra m\u00eb ka d\u00ebrguar edhe vizatime, apo pjes\u00eb t\u00eb poezive. Letrat e Agimit mund ti lexosh lirisht para \u00e7do f\u00ebmije, pa u turp\u00ebruar, kan\u00eb qen\u00eb poezi n\u00eb vete, ka qen\u00eb nj\u00eb poet i pap\u00ebrshkruesh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb \u00e7udi se si nj\u00eb njeri t\u00eb brumosen kaq shum\u00eb gj\u00ebra, kaq shum\u00eb njohuri, kaq shum\u00eb dashuri, ai ka qen\u00eb i dashuruar n\u00eb jet\u00ebn. Un\u00eb kam qen\u00eb e kund\u00ebrta, nganj\u00ebher\u00eb them se kemi qen\u00eb si ajo shenja kineze, e bardha dhe e zeza, ndoshta kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb dy t\u00eb t\u00ebrhiqemi kaq shum\u00eb ndaj nj\u00ebri tjetrit. Se un\u00eb s\u2019kam qen\u00eb tip pozitiv, jo e vrullshme p\u00ebr jet\u00ebn dhe ai m\u00eb ka m\u00ebsuar ta shoh bukurin\u00eb e jet\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Shukria.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebrderisa Agimi vazhdonte n\u00eb Akademin\u00eb Ushtarake n\u00eb Zagreb, Shukria i kishte njoftuar familjar\u00ebt e saj se lidhja me Agimin kishte marr hov, por edhe me k\u00ebt\u00eb rast ata nuk i kishin dh\u00ebn\u00eb leje. Vazhdonin t\u00eb kund\u00ebrshtonin k\u00ebt\u00eb lidhje, tashm\u00eb duke i dh\u00ebn\u00eb edhe nj\u00eb arsye, se duke qen\u00eb Agimi oficer ushtarak, nuk d\u00ebshironin q\u00eb vajza e tyre t\u00eb jetonte larg familjes.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, krahu q\u00eb ia kishin thyer nga rrahjet n\u00eb demonstratat e vitit 81, Shukris\u00eb vazhdonte ti sillte telashe, dhe me patjet\u00ebr duhej ti b\u00ebnte nj\u00eb intervenim n\u00eb spitalin e Shkupit.<\/p>\n<p>\u201cAgimi e kishte kuptuar p\u00ebr operacion dhe kishte ardh\u00eb pa lejen e l\u00ebshuar nga Akademia Ushtarake t\u00eb Zagrebit, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb takohej shpejt e shpejt me babain tim. I kishte dal\u00eb n\u00eb udh\u00eb dhe i kishte hyr\u00eb n\u00eb makin\u00eb.  I ka k\u00ebrkuar dor\u00ebn time, babai im e kishte kund\u00ebrshtuar se nuk d\u00ebshironte k\u00ebt\u00eb lidhje. Po Agimi, duke qen\u00eb edhe me uniform\u00eb ushtarake, kishte nxjerr\u00eb revolen dhe e kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb makin\u00eb t\u00eb bab\u00ebs. \u2018Ose ma jep dor\u00ebn e Shukris\u00eb ose m\u00eb q\u00ebllo\u2019, i kishte th\u00ebn\u00eb Agimi babait tim. Babai im kishte l\u00ebshuar pe, dhe mu aty ia kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebn time\u201d, tregon Shukria, e cila kishte m\u00ebsuar p\u00ebr fejes\u00ebn e saj gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb saj n\u00eb spital, e cila shpjegon se kurr\u00eb se kishte menduar se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb arrinin n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, duke pas parasysh se sa shum\u00eb e kish kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb lidhje familja e saj.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb nj\u00eb \u00e7ift q\u00eb kishte jetuar shum\u00eb shpejt, edhe martes\u00ebn e kishin b\u00ebr\u00eb po aq shpejt. T\u00eb dy kishin vendosur se e diela e par\u00eb pas betimit t\u00eb Agimit si oficer, do t\u00eb duhej t\u00eb ishte e diel e kuror\u00ebzimit t\u00eb martes\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Dhe Shukria tregon se Agimi kishte dh\u00ebn\u00eb betimin t\u00eb enjten, ceremoni n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kishte shkuar edhe Shukria, kurse t\u00eb diel\u00ebn ishin martuar, pa marr parasysh udh\u00ebtimin e gjat\u00eb t\u00eb asaj kohe deri n\u00eb Zagreb,  udh\u00ebtim q\u00eb i kishte d\u00ebrmuar t\u00eb dy, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb edhe i kishte lumturuar, sepse po fillonin nj\u00eb etap\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, \u00c7aplini i Kroacis\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb strofulli i k\u00ebtij \u00e7ifti, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrgjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tyre p\u00ebr pes\u00eb vjet aty, iu kishin lindur dy djem, dhe gjith\u00e7ka dukej se po shkonte mir\u00eb, dhe p\u00ebrderisa Shukria kishte p\u00ebrfunduar edhe shkollimin p\u00ebr edukatore, tashm\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn kroate, lufta kishte shp\u00ebrthyer n\u00eb Slloveni, m\u00eb pas edhe n\u00eb Kroaci, situat\u00eb q\u00eb filloi t\u00eb shkund\u00eb edhe familjen Ramadani.<\/p>\n<p>\u201cIsha e re dhe at\u00ebher\u00eb, n\u00eb ish Jugosllavi, nd\u00ebrtesat e oficer\u00ebve ishin t\u00eb ndara nga nd\u00ebrtesat e tjera. Dhe mbaj n\u00eb mend se ajo nd\u00ebrtes\u00eb ku jetoja pat mbet vet\u00ebm nd\u00ebrtes\u00eb me gra dhe f\u00ebmij\u00eb, pasi q\u00eb asnj\u00ebra prej neve nuk e dinim se ku i kishim burrat. Agimi m\u00eb shum\u00eb ishte n\u00eb mision se sa ishte af\u00ebr neve.<\/p>\n<p>Andaj, vendosa t\u00eb kthehem n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrderisa Agimi q\u00ebndroi edhe m\u00eb tej n\u00eb Kroaci, sepse kishte p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtonte shum\u00eb djem shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ishin n\u00eb mision ushtarak n\u00eb armat\u00ebn jugosllave.<\/p>\n<p>Po para se t\u00eb vija n\u00eb Kosov\u00eb, Agimi ma pat treguar nj\u00eb kod, q\u00eb n\u00ebse m\u00eb th\u00ebrret n\u00eb telefon dhe m\u00eb thot\u00eb se do t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00eb, un\u00eb duhet t\u00eb marr sinjalin se un\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhesha gati bashk\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb l\u00ebshonim Kosov\u00ebn\u201d, thot\u00eb Shukria.<\/p>\n<p>Duke kujtuar k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, q\u00eb e dinin se po l\u00ebshonin Kosov\u00ebn po nuk e dinin kthimin, ajo kujton se k\u00ebt\u00eb kod e mori p\u00ebr Vit t\u00eb Ri, dhe ajo bashk\u00eb me Agimin dhe dy djemt\u00eb e tyre fluturuan prej aeroportit t\u00eb Shkupit.<\/p>\n<p>\u201cEnde i kam t\u00eb fresk\u00ebta emocionet e atij fluturimi. Deri n\u00eb aeroport Agimi ishte me uniform\u00eb ushtarake, pak para se t\u00eb niseshim shkoi dhe hoqi uniform\u00ebn dhe veshi at\u00eb civilen, po deri sa kemi arrit n\u00eb Zvic\u00ebr un\u00eb kisha frik\u00eb se do ta arrestojn\u00eb, sepse ai sapo kishte dezertuar prej ushtris\u00eb s\u00eb Jugosllavis\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme\u201d, thot\u00eb Shukria.<\/p>\n<p>Dhe tashm\u00eb jeta e tyre ishte m\u00eb e sigurt kur kemi parasysh luft\u00ebn, por jo jeta m\u00eb e mir\u00eb e mundshme q\u00eb mund t\u00eb t\u00eb ofroj\u00eb per\u00ebndimi, pasi q\u00eb p\u00ebr disa muaj familja Ramadani bashk\u00eb me shum\u00eb familje t\u00eb tjera refugjate ishin vendos\u00eb n\u00eb nj\u00eb bunker, q\u00eb sipas Shukris\u00eb detyroheshin t\u00eb dilnin n\u00eb diell q\u00eb t\u00eb merrnin rreze dielli, sepse ishte jasht\u00eb mase ftoht\u00eb brenda bunkerit.<\/p>\n<p>Pasojat e q\u00ebndrimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb bunker, ishin pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr Shukrin\u00eb, pasi sh\u00ebndeti iu r\u00ebndua dhe ishte detyruar t\u00eb shtrihej n\u00eb spital.<\/p>\n<p>Kamp pas kampi, e sht\u00ebpi pas sht\u00ebpie, m\u00eb n\u00eb fund ishin vendos\u00eb n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb plot\u00ebsonte nevojat e familjes Ramadani n\u00eb Zurich t\u00eb Zvicr\u00ebs, ku edhe filluan nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb rregullt, ku Shukria vazhdoi pun\u00ebn si m\u00ebsuese e gjuh\u00ebs shqipe, kurse Agimi p\u00ebrpos pun\u00ebve t\u00eb ndryshme, ai ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs edhe p\u00ebr aktivitetet kulturore t\u00eb komunitetit shqiptar n\u00eb Zvic\u00ebr, sikurse q\u00eb merrej n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb me poezi dhe piktur\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb shikim t\u00eb par\u00eb dukej se jeta e tyre po stabilizohej, duke p\u00ebrfshir\u00eb se familja e tyre ishte rrit\u00eb edhe me lindjen e nj\u00eb vajze, por situata \u2018posht\u00eb\u2019, ashtu sikurse i referoheshin m\u00ebrgimtar\u00ebt Kosov\u00ebs nuk ishte n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira.<\/p>\n<p>Shukria tregon se tashm\u00eb oficer\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb ishin m\u00ebrgimtar\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb kishin filluar ti shpeshtonin takimet dhe t\u00eb shqyrtonin mund\u00ebsin\u00eb e rikthimit t\u00eb tyre n\u00eb atdhe, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur vendin e tyre.<\/p>\n<p>Vendimi i Agim Ramadanit p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb luft\u00ebn e Kosov\u00ebs, ishte vendim q\u00eb shqet\u00ebsoi edhe f\u00ebmij\u00ebt. Shukria kujton se vajza e tyre ishte vet\u00ebm tri vje\u00e7e, dhe edhe pse nuk i kishin treguar se po shkonte n\u00eb Kosov\u00eb, trupi i saj e kishte ndjer\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt, dhe sipas saj, temperatura i kishte shkuar n\u00eb 40 grad\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cU pat detyruar Agimi q\u00eb udh\u00ebtimin ta shtyj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nat\u00eb, me rekomandim t\u00eb mjekut. M\u00eb pas iu tham\u00eb f\u00ebmij\u00ebve se babai po shkon me pun\u00eb n\u00eb Franc\u00eb, dhe k\u00ebshtu i qet\u00ebsuam uj\u00ebrat\u201d, thot\u00eb Shukria, e cila tregon se p\u00ebrgjat\u00eb asaj periudhe kishin edhe probleme financiare, sepse kishin mbet vet\u00ebm me pag\u00ebn e Shukris\u00eb si m\u00ebsuese.<\/p>\n<p>\u201cAgimi ka shkuar n\u00eb luft\u00eb me nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb, duke treguar gjithnj\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar\u00eb i asnj\u00eb partie dhe se shkon p\u00ebr t\u00eb luftuar p\u00ebr vendin e tij.  P\u00ebr Agimin ka qen\u00eb esenciale se oficeri dhe m\u00ebsuesi nuk guxojn\u00eb kurr\u00eb ti takojn\u00eb nj\u00eb partie. Ai k\u00ebto dy profesione i ka vler\u00ebsuar si profesione q\u00eb jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb popullit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Shukria.<\/p>\n<p>Udh\u00ebtimi p\u00ebr luft\u00eb i Agim Ramadanit nuk paraqiti ndonj\u00eb problem p\u00ebr Shukrin\u00eb, problemi m\u00eb i madh p\u00ebr t\u00eb ishte se si nuk kishte mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb shkonte edhe ajo p\u00ebr t\u00eb luftuar bashk\u00eb me t\u00eb, po pasi q\u00eb ishte n\u00ebn\u00eb e tre f\u00ebmij\u00ebve, ata ndan\u00eb rolet, nj\u00ebri n\u00eb luft\u00eb e tjetri kujdesin p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>Pas asaj ndarje, Shukria kujton se me Agimin ishte takuar pas n\u00ebnt\u00eb muajve, at\u00ebher\u00eb kur ishte kthyer Agimi n\u00eb Zvic\u00ebr p\u00ebr t\u00eb mbledh\u00eb fondet p\u00ebr blerjen e arm\u00ebve, dhe m\u00eb pas ishte edhe nj\u00eb takim tjet\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, ku Shukria shkoi t\u00eb takoj\u00eb Agimin pas r\u00ebnies s\u00eb Junikut, dhe Agim Ramadani kishte udh\u00ebheq\u00eb kolon\u00ebn shqiptare p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Shukria e p\u00ebrshkruan Agimin si nj\u00eb njeri q\u00eb nuk e njihte. \u201cI kishte mbet ve\u00e7 shpirti, nj\u00eb njeri q\u00eb ishte i mb\u00ebshtjell\u00eb vet\u00ebm me l\u00ebkur\u00eb. Por kishte shpirtin aq t\u00eb fort\u00eb, aq t\u00eb fort\u00eb e aq pozitiv sa m\u00eb dha shum\u00eb shpresa q\u00eb liria nuk \u00ebsht\u00eb larg\u201d, rr\u00ebfen Shukria, e cila e vuan edhe m\u00eb faktin q\u00eb Agimi dhe shok\u00ebt e tij nuk e lejuan q\u00eb ti bashkohej n\u00eb luft\u00eb, edhe pse shum\u00eb e d\u00ebshironte.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb detyroi t\u00eb kthehesha p\u00ebr Zvic\u00ebr pas tri dit\u00ebve, ishte shum\u00eb situat\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb\u201d, tregon Shukria p\u00ebr jet\u00ebn me shum\u00eb sakrifica me Agim Ramadanin, i njohur nga t\u00eb gjith\u00eb me nofk\u00ebn \u201cKatana\u201d.<\/p>\n<p>Por vizita e fundit dhe takimi i fundit me Agimin ishte n\u00eb vitin 1988, kur Agimi kishte shkuar s\u00ebrish n\u00eb Zvic\u00ebr, por tashti i shoq\u00ebruar edhe nga Sali Ceku.<\/p>\n<p>Shukria tregon se k\u00ebt\u00eb her\u00eb e kishte par\u00eb m\u00eb se paku, sepse sht\u00ebpia e saj ishte e mbushur me mysafir\u00eb dhe nuk kishte pas rast t\u00eb bisedonte shum\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrpos disa gj\u00ebrave q\u00eb mi ka treguar, e m\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb mos ti dija\u201d, thot\u00eb Shukria, q\u00eb edhe k\u00ebsaj here nuk shpalos\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7far\u00eb i kishte treguar Agim Ramadani me at\u00eb vizit\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa Shukria vazhdonte t\u00eb jetonte n\u00eb Zvic\u00ebr bashk\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e saj, Agim Ramadani vazhdonte t\u00eb luftonte n\u00eb Kosov\u00eb, e p\u00ebr momentin e bombardimeve t\u00eb NATO-s, Shukria tregon se si e kishte thirr\u00eb Agimi n\u00eb telefon, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ti d\u00ebgjonte bombardimet edhe Shukria n\u00eb Zvic\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cKur sulmoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb NATO, m\u00eb thirri Agimi n\u00eb telefon. \u2018E d\u00ebgjon\u2019, m\u00eb tha, \u2018Kjo \u00ebsht\u00eb zhurma e liris\u00eb, e d\u00ebgjon si ushton liria\u2019, m\u00eb tha Agimi n\u00eb telefon, dhe mbaj n\u00eb mend q\u00eb i pata th\u00ebn\u00eb \u2018\u00c7far\u00eb zhurme paska liria, qenka e \u00e7uditshme\u201d, thot\u00eb Shukria, e cila tregon se p\u00ebrgjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb Agimit atje, ata jan\u00eb d\u00ebgjuar pothuajse n\u00eb \u00e7do t\u00eb tret\u00ebn dit\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa vjen te momenti q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe momenti m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e Shukris\u00eb, sikur l\u00ebviz\u00eb vend dhe sikur mbledh\u00eb forcat p\u00ebr t\u00eb treguar edhe k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj, jet\u00eb me shum\u00eb cop\u00ebza, shum\u00eb dhimbje por jet\u00eb e mbushur me shum\u00eb dashuri.<\/p>\n<p>At\u00eb dit\u00eb q\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb Agimi un\u00eb pata nj\u00eb ngushti q\u00eb ma shtr\u00ebngonte shpirtin<\/p>\n<p>Shukria tregon se ishte e ftuar n\u00eb drek\u00eb te nj\u00eb familje shqiptare n\u00eb Zvic\u00ebr, por edhe pse ishte momenti kur po shtrohej tryeza e drek\u00ebs, Shukria mban n\u00eb mend se ishte ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebn e saj p\u00ebr tu kthyer n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb ngushti aq shum\u00eb ma shtr\u00ebngoi shpirtin, sa nuk m\u00eb zinte vend vend. Sikur q\u00eb thon\u00eb te ne, toka pesh\u00eb m\u00eb qojke\u201d, tregon Shukria, e cila edhe telefonin me t\u00eb cilin komunikonte me Agimin e kishte harruar n\u00eb banes\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKam shkuar shpejt e shpejt n\u00eb banes\u00eb dhe kam thirr\u00eb n\u00eb telefon, mu lajm\u00ebrua Agron Isufi, e pyeta p\u00ebr Agimin po ai m\u00eb tha se \u00ebsht\u00eb n\u00eb front. I thash\u00eb q\u00eb ti thot\u00eb Agimit t\u00eb ruhet, sepse kam nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb keqe\u201d, kujton ato momente Shukria, e cila m\u00eb pas shpjegon se pas nj\u00eb ore s\u00ebrish thirri, po prap i than\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrgjigje se nuk mund t\u00eb fliste se ishte n\u00eb front.<\/p>\n<p>Shukria tregon se at\u00eb nat\u00eb nuk kishte v\u00ebn\u00eb gjum\u00eb n\u00eb sy, dhe her\u00ebn e fundit q\u00eb kishte fole me Agimin ishte 9 prilli.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen e asaj dite, ajo tregon se n\u00eb banes\u00ebn e saj kishte ardhur Kimete Gashi, ish gruaja e Xhafer Gashit dhe e zverdhur n\u00eb fytyr\u00eb i kishte th\u00ebn\u00eb se duhet t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb ti vizitojn\u00eb burrat.<\/p>\n<p>\u201cMbaj n\u00eb mend se m\u00eb tha se kishte d\u00ebgjuar se Agimin e kan\u00eb plagosur, n\u00eb fakt ajo me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte ve\u00e7 me at\u00eb informat\u00eb. Po un\u00eb e di se p\u00ebrjetova di\u00e7ka t\u00eb tmerrshme n\u00eb brendin\u00eb time, se e dija se n\u00ebse do t\u00eb ishte i plagosur Agimi, ai do t\u00eb m\u00eb merrte n\u00eb telefon, dhe jo k\u00ebt\u00eb lajm ta merrja vesh prej Kimetes\u201d, tregon Shukria.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Shukria tregon se para se t\u00eb nisej p\u00ebr Shqip\u00ebri me v\u00ebllain e Agimit dhe disa shok\u00eb t\u00eb tij, ajo kishte biseduar me djalin e saj, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00ebnt\u00eb vje\u00e7 dhe i kishte th\u00ebn\u00eb se edhe n\u00ebse ka ndodh\u00eb di\u00e7ka me babin, babi b\u00ebhet hero, dhe ku ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se t\u00eb b\u00ebhet hero. \u201cDjali vet\u00ebm m\u00eb d\u00ebgjonte dhe n\u00eb fund m\u00eb tha \u2018Mam, nuk dua q\u00eb babi t\u00eb b\u00ebhet hero, un\u00eb dua q\u00eb babi t\u00eb kthehet n\u00eb sht\u00ebpi\u201d, tregon Shukria e cila shpjegon se vet\u00ebm ajo e di se si e ka p\u00ebrmbledh\u00eb vet\u00ebn para f\u00ebmij\u00ebve dhe si nuk ka qar\u00eb para tyre, vet\u00ebm q\u00eb ti ruaj ata nga dhimbja.<\/p>\n<p>Shukria fillimisht kishte shkruar n\u00eb Bajram Curr, dhe aty ishte vendosur me nj\u00eb sht\u00ebpi, pasi i than\u00eb se kan\u00eb shum\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb deri n\u00eb Koshare.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb moment shum\u00eb delikat, ku kishte informacionin se bashk\u00ebshorti i saj ishte i plagosur, nd\u00ebrkoh\u00eb trupi i saj ishte shum\u00eb pezull para nj\u00eb lajmi shum\u00eb t\u00eb keq, Shukria p\u00ebrcillte \u00e7do l\u00ebvizje n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi ku hynin e dilnin shum\u00eb njer\u00ebz.<\/p>\n<p>\u201cIsha e hutuar, f\u00ebmij\u00ebt i kisha n\u00eb Zvic\u00ebr, un\u00eb isha n\u00eb Bajram Curr, nd\u00ebrkoh\u00eb m\u00eb thoshin se burrin e kisha t\u00eb plagosur n\u00eb Koshare. Por goditjen m\u00eb t\u00eb madhe e mora nga v\u00ebllai i shokut t\u00eb Agimit. Ai mu drejtua dhe ma dha lajmin. Lajmin se Agimi kishte r\u00ebn\u00eb. Nuk di si e kam pranuar at\u00eb lajm, ve\u00e7 e di se n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb aty af\u00ebr ka qen\u00eb nj\u00eb gazet\u00eb me fjal\u00ebkryq, jam ul\u00eb dhe me nj\u00eb shpejt\u00ebsi marramend\u00ebse e kam plot\u00ebsu fjal\u00ebkryqin. Desha t\u00eb sprovoj vet\u00ebn se a jam mir\u00eb me mendje.<\/p>\n<p>At\u00eb nat\u00eb nuk kam v\u00ebn\u00eb sy n\u00eb gjum\u00eb, dhe ashtu e d\u00ebrmuar me m\u00ebngjes jemi nis\u00eb n\u00eb Koshare\u201d, tregon Shukria, e cila n\u00eb trajektin q\u00eb po udh\u00ebtoni nga liqeni i Komanit, bashk\u00eb me ta kishin rastis\u00eb edhe disa gazetar\u00eb t\u00eb huaj, gazetar\u00eb q\u00eb me nj\u00eb far\u00eb forme penguan t\u00eb realizonte Shukria nj\u00eb plan q\u00eb e kishte brenda.<\/p>\n<p>Ajo kishte planifikuar q\u00eb ta hapte varrin, ta zhvarroste Agimin, sepse vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb bindej se ishte po Agimi i saj.<\/p>\n<p>Por t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb po e rrethonin Shukrin\u00eb e lut\u00ebn q\u00eb mos ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb gjest pata gazetar\u00ebve t\u00eb huaj, sepse do t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb lajm bot\u00ebror.<\/p>\n<p>Jam penduar q\u00eb nuk e hapa varrin, kurr\u00eb nuk jam bind\u00eb q\u00eb ka vdek\u00eb Agimi<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn shum\u00eb jam penduar q\u00eb nuk e kam hap\u00eb varrin, kurr\u00eb nuk jam bind q\u00eb ka vdek\u00eb Agimi\u201d, thot\u00eb krejt n\u00eb lot Shukria, e cila pas vizit\u00ebs n\u00eb ato varreza, asaj i ishin dor\u00ebzuar edhe gj\u00ebrat personale t\u00eb Agimit, sikurse q\u00eb kishin dashur t\u2019ia jepnin revolen dhe kallashin.<\/p>\n<p>\u201cArm\u00ebt nuk i pranova, iu thash q\u00eb k\u00ebto arm\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrdoren deri sa t\u00eb largohet k\u00ebmba e fundit e serbit\u201d, tregon Shukria, e cila thot\u00eb q\u00eb edhe pse ka p\u00ebrfunduar lufta, ato arm\u00eb m\u00eb nuk i kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb, edhe pse do t\u00eb d\u00ebshironte shum\u00eb q\u00eb ti kishte n\u00eb gj\u00ebrat personale t\u00eb Agimit, duke p\u00ebrfshir\u00eb ditarin e Agimit, ditar q\u00eb sipas<\/p>\n<p>Shukris\u00eb pa ndihm\u00ebn e shok\u00ebve t\u00eb tij nuk ka mund\u00ebsi ta c\u2019kodoj\u00eb, sikurse q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb vet\u00ebs detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebj Muzeun e Agimit, film p\u00ebr Agimin, ribotimin e librit \u201cSi e njoha Agim Ramadanin\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar nga Ibrahim Kadriu dhe nj\u00eb ekspozit\u00eb.<\/p>\n<p>Sot 58 vje\u00e7e, e q\u00eb e ve \u00ebsht\u00eb q\u00eb nga mosha 32 vje\u00e7e, ajo edhe sot prehjen m\u00eb t\u00eb madhe e gjen n\u00eb Koshare, pavar\u00ebsisht shum\u00eb vendeve q\u00eb kishte jetuar me Agimin, po sikurse q\u00eb ka p\u00ebr zem\u00ebr edhe Zvicr\u00ebn, pasi q\u00eb \u00ebsht\u00eb vendi ku m\u00eb s\u00eb gjati ka jetuar me Agimin.<\/p>\n<p>\u201cNdoshta kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja q\u00eb u ktheva n\u00eb Zvic\u00ebr\u201d, thot\u00eb Shukria e cila tash punon si diplomate n\u00eb Ambasad\u00ebn e Kosov\u00ebs n\u00eb Zvic\u00ebr.<\/p>\n<p>Ajo tash \u00ebsht\u00eb e rrethuar me f\u00ebmij\u00ebt e saj, dhe me nipat e mbesat e saj, po m\u00eb t\u00eb preferuarin e ka Agimin e vog\u00ebl, q\u00eb sipas saj shpesh i duket q\u00eb Agimi i saj \u00ebsht\u00eb rinkarnuar n\u00eb Agimin e vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Shukria q\u00eb jeton me shum\u00eb kujtime p\u00ebr Katan\u00ebn, ka edhe nj\u00eb detaj tjet\u00ebr q\u00eb Agimin ia ringjall\u00eb. Shum\u00eb shpesh ndodh\u00eb q\u00eb ti kthehen pikturat e Agimit nga bler\u00ebsit e m\u00ebhersh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt vler\u00ebsojn\u00eb se k\u00ebto piktura m\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb ti takojn\u00eb familjes se sa bler\u00ebsve.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb edhe dhimbje po edhe ringjallje, q\u00eb koh\u00eb pas kohe m\u00eb kthehet di\u00e7ka e Agimit\u201d, tregon Shukria duke treguar edhe nj\u00eb detaj, se pikturat e Agimit q\u00eb i posedon edhe sot, p\u00ebr \u00e7udi shumica e tyre kan\u00eb pamjen e Rras\u00ebs s\u00eb Zogut, Rras\u00eb q\u00eb prehe heroin e Kosov\u00ebs, Agim Ramadanin.\/KultPlus.com<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shukrie Ramadani kishte hyr\u00eb n\u00eb klas\u00eb t\u00eb par\u00eb shum\u00eb e vog\u00ebl, m\u00eb e vogla prej moshatar\u00ebve t\u00eb saj. Nuk i kishte mbush\u00eb as gjasht\u00eb vjet kur ishte ul\u00eb n\u00eb bank\u00ebn e shkoll\u00ebs s\u00eb fshatit t\u00eb lindjes n\u00eb Zheg\u00ebr t\u00eb Gjilanit, dhe k\u00ebt\u00eb nguti p\u00ebr tu regjistruar n\u00eb shkoll\u00eb ajo e sheh edhe si nj\u00eb sinjal [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":137862,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-137855","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137855","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=137855"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137855\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/137862"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=137855"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=137855"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=137855"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}