{"id":137941,"date":"2023-01-02T15:09:46","date_gmt":"2023-01-02T14:09:46","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=137941"},"modified":"2023-01-02T15:09:46","modified_gmt":"2023-01-02T14:09:46","slug":"serbet-tradhtare-te-kosoves-sipas-serbise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/serbet-tradhtare-te-kosoves-sipas-serbise\/","title":{"rendered":"Serb\u00ebt \u201ctradhtar\u00eb\u201d t\u00eb Kosov\u00ebs, sipas Serbis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>\u201cE keni parasysh nj\u00eb person q\u00eb ec n\u00ebp\u00ebr tel t\u00eb holl\u00eb dhe q\u00eb t\u00eb mos rr\u00ebzohet, mban nj\u00eb shkop t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb duar p\u00ebr ta ruajtur baraspesh\u00ebn? Nd\u00ebrkoh\u00eb, teli n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt vjen duke u holluar edhe m\u00eb shum\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu e p\u00ebrshkruan Nenad Rashiq, minist\u00ebr p\u00ebr Komunitete dhe Kthim n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, veprimtarin\u00eb e politikan\u00ebve serb\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt, si\u00e7 thot\u00eb, nuk mendojn\u00eb nj\u00ebsoj si autoritetet e Serbis\u00eb dhe as ato t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, partia m\u00eb e madhe e serb\u00ebve \u00ebsht\u00eb Lista Serbe, e cila mb\u00ebshtetet nga Beogradi zyrtar. N\u00eb dhjet\u00eb vjet\u00ebt e fundit, ajo i ka fituar si zgjedhjet lokale, ashtu edhe ato t\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Rashiq, nga Partia Demokratike Progresive serbe, u em\u00ebrua minist\u00ebr pasi paraardh\u00ebsi i tij nga Lista Serbe dha dor\u00ebheqje n\u00eb fillim t\u00eb n\u00ebntorit, duke kund\u00ebrshtuar nj\u00eb vendim t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr riregjistrimin e makinave me targa t\u00eb paligjshme serbe.<\/p>\n<p>Dor\u00ebheqje, n\u00eb fakt, dhan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb serb\u00ebt nga veriu \u2013 si nga niveli lokal, ashtu edhe ai qendror i Kosov\u00ebs \u2013 dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim u mb\u00ebshtet\u00ebn nga autoritetet n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7far\u00ebdo q\u00eb thoni, do t\u2018ju cil\u00ebsojn\u00eb si tradhtar\u00eb\u201d<\/p>\n<p>Rashiq thot\u00eb se mendimi i tij politik nuk \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb pushtetit n\u00eb Serbi dhe as t\u00eb pushtetit n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb ai, gjendet nd\u00ebrmjet p\u00ebrplasjeve t\u00eb Beogradit dhe Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb, gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, po p\u00ebrpiqem t\u00eb jem politikan i moderuar, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak se neve na duhet, mbi t\u00eb gjitha, bashk\u00ebpunim dhe mund\u00ebsi p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00eb. Ne, si serb\u00eb vendor\u00eb, duhet t\u00eb jemi pragmatik\u00eb, t\u00eb moderuar dhe t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrkushtuar p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00eb me shqiptar\u00ebt. Duhet ta kuptoni se sa e v\u00ebshtir\u00eb dhe komplekse \u00ebsht\u00eb kjo, sepse \u00e7far\u00ebdo q\u00eb thoni, dikush do t\u2019ju cil\u00ebsoj\u00eb si \u2018t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm\u2019, \u2018t\u00eb keq\u2019, \u2018tradhtar\u2019. Praktikisht, ne e kemi situat\u00ebn q\u00eb jemi t\u00eb refuzuar nga nj\u00ebra pal\u00eb dhe jemi t\u00eb papranuesh\u00ebm nga pala tjet\u00ebr\u201d, thot\u00eb Rashiq p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai nuk sqaron se pse ndihet i papranuesh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Pas hyrjes n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs, ndaj tij edhe k\u00ebshilltares s\u00eb tij, Rada Trajkoviq, kryetare e L\u00ebvizjes Evropiane t\u00eb Serb\u00ebve nga Kosova, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb deklarata fyese nga vet\u00eb presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq.<\/p>\n<p>Ai, mes tjerash, ka th\u00ebn\u00eb se Rashiq dhe Trajkoviq \u201cnuk e kan\u00eb besimin e askujt n\u00eb Serbi, por kan\u00eb besimin e Albin Kurtit dhe t\u00eb agjencive per\u00ebndimore\u201d.<\/p>\n<p>\u201cLuft\u00eb e sinqert\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00eb\u201d<\/p>\n<p>Trajkoviq, m\u00eb 15 dhjetor, \u00ebsht\u00eb ndaluar nga autoritetet serbe n\u00eb vendkalimin kufitar nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, Merdare.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, ajo thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb mbajtur 24 or\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, pa uj\u00eb dhe ushqim, si dhe pa medikamentet e nevojshme mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>Ajo e cil\u00ebson k\u00ebt\u00eb si hakmarrje t\u00eb autoriteteve serbe ndaj saj, p\u00ebr shkak se mendon ndryshe nga pushteti n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Ministria e Brendshme e Serbis\u00eb nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur interesimit t\u00eb m\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Trajkoviq thot\u00eb se veprimtaria e saj politike p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb normale t\u00eb serb\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, jo rrall\u00eb e nxjerr \u201cmes dy zjarreve\u201d, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrplasjeve verbale nd\u00ebrmjet Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb dhe Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cDhe, pastaj, ata thon\u00eb \u2018ja, kjo serbja tash d\u00ebshiron t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me ta [me Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs]\u2026 Kur ndodh kjo, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, nuk e ndjeni gjith\u00eb mb\u00ebshtetjen as nga institucionet n\u00eb Prishtin\u00eb. Normalisht, ato e shfryt\u00ebzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00ebsoj, p\u00ebr q\u00ebllime politike. K\u00ebshtu q\u00eb, nj\u00eb luft\u00eb e sinqert\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00ebn e serb\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve sikur po e humb vler\u00ebn n\u00eb luft\u00ebn mediale nd\u00ebrmjet dy pal\u00ebve [Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb]\u201d,thot\u00eb Trajkoviq p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb luft\u00eb e sinqert\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00ebn e serb\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve sikur po e humb vler\u00ebn n\u00eb luft\u00ebn mediale nd\u00ebrmjet dy pal\u00ebve\u201d<\/p>\n<p>Rashiq dhe Trajkoviq thon\u00eb se komentet negative dhe shpeshher\u00eb me p\u00ebrmbajtje k\u00ebrc\u00ebnuese n\u00eb rrjetet sociale, t\u00eb cilat, sipas tyre, pasojn\u00eb sa her\u00eb q\u00eb autoritetet e Beogradit flasin kund\u00ebr tyre, krijojn\u00eb nj\u00eb lloj ndjenje t\u00eb pasiguris\u00eb te ta.<\/p>\n<p>Trajkoviq thot\u00eb se pasiguria b\u00ebhet edhe m\u00eb e madhe kur kihen parasysh \u201catentatet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb dekadave t\u00eb fundit\u201d kund\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb t\u00eb regjimit n\u00eb Serbi, por nuk specifikon m\u00eb shum\u00eb n\u00eb lidhje me to.<\/p>\n<p>T\u00eb veprosh \u201cnd\u00ebrmjet dy zjarreve\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dor\u00ebheqjeve kolektive n\u00eb fillim t\u00eb n\u00ebntorit ishin edhe ato t\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb kat\u00ebr komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs: Mitrovic\u00eb e Veriut, Leposaviq, Zve\u00e7an dhe Zubin Potok.<\/p>\n<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, i shpalli zgjedhjet n\u00eb k\u00ebto komuna p\u00ebr dat\u00ebn 18 dhjetor, por ato u shtyn\u00eb p\u00ebr n\u00eb prill t\u00eb vitit 2023, p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb tensioneve.<\/p>\n<p>Lista Serbe refuzoi t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje dhe tensionet kulmuan me ngritjen e barrikadave n\u00eb rrug\u00ebt n\u00eb veri, t\u00eb cilat s\u2019u hoq\u00ebn p\u00ebr gati tri jav\u00eb.<\/p>\n<p>Lideri i Partis\u00eb s\u00eb Serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, Aleksandar Jabllanoviq, faj\u00ebson autoritetet e Kosov\u00ebs q\u00eb i shtyn\u00eb zgjedhjet, p\u00ebr shkak se, sipas tij, u humb rasti i mir\u00eb q\u00eb \u201ct\u00eb hiqet qafe Lista Serbe\u201d si \u201cp\u00ebrfaq\u00ebsuese e politik\u00ebs s\u00eb Beogradit\u201d n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se veprimtaria politike e partis\u00eb s\u00eb tij nuk i p\u00ebrket linj\u00ebs politike as t\u00eb presidentit serb, Aleksandar Vu\u00e7iq, dhe as t\u00eb kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, edhe ai e p\u00ebrshkruan veprimin politik t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij si \u201cecje nd\u00ebrmjet dy zjarreve\u201d.<\/p>\n<p>\u201cJo vet\u00ebm un\u00eb, por secili njeri me mendim t\u00eb lir\u00eb politik, ndihet se \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmjet dy zjarreve. A e dini pse? Sepse t\u00eb gjitha gabimet e b\u00ebra nga ana e regjimit n\u00eb Prishtin\u00eb dhe nga ana e regjimit n\u00eb Beograd, n\u00eb fund, p\u00ebrmir\u00ebsohen n\u00eb disa takime t\u00eb fshehta, n\u00eb disa vende sekrete, por n\u00eb d\u00ebm t\u00eb opozit\u00ebs politike dhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb qytetar\u00ebve. Prandaj, gjithmon\u00eb gjendeni nd\u00ebrmjet dy zjarreve, sepse n\u00eb Kosov\u00eb lejohet gjith\u00e7ka, n\u00eb rast se ajo ndihmon ta ruani pushtetin\u201d, thot\u00eb Jabllanoviq p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk na e shtriu dor\u00ebn asnj\u00ebra pal\u00eb\u201d<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsi i k\u00ebtij subjekti politik, Aleksandar Arsenijeviq, udh\u00ebheq\u00ebs i iniciativ\u00ebs qytetare n\u00eb Kosov\u00eb, Mbijetesa Serbe, thot\u00eb se politika aktuale e Beogradit dhe ajo e Prishtin\u00ebs udh\u00ebhiqen nga i nj\u00ebjti narrativ, pra \u201cn\u00ebse nuk je me ne, je kund\u00ebr nesh\u201d.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i k\u00ebtij narrativi, thot\u00eb ai, partia e tij duket se \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cPesha e k\u00ebsaj ndjehet mjaft, sepse nuk e kemi dor\u00ebn e shtrir\u00eb nga asnj\u00ebra pal\u00eb, por ato duar jan\u00eb t\u00eb ngritura mbi ju \u2013 e shpreh k\u00ebt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb metaforike. \u00c7doher\u00eb, ato duar mund t\u2019ju godasin me grushte. Por, s\u00ebrish, mendoj se ato goditje mund t\u00eb durohen, n\u00ebse keni vullnet t\u00eb fort\u00eb dhe q\u00ebllim. D\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb ruajm\u00eb autenticitetin dhe t\u00eb jemi z\u00ebri autentik, i cili do t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr problemet, p\u00ebr t\u00eb cilat kontribuojn\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt\u201d, shprehet Arsenijeviq p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk je me ne, je kund\u00ebr nesh\u201d<\/p>\n<p>Kurti, qysh n\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore t\u00eb vitit 2019, ka paralajm\u00ebruar dialog me serb\u00ebt e Kosov\u00ebs, duke vler\u00ebsuar se nj\u00eb dialog i till\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se ai q\u00eb zhvillon Kosova me Serbin\u00eb, me q\u00ebllim t\u00eb normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb n\u00ebntorit, zyrtar\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb kan\u00eb konfirmuar p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se jan\u00eb duke zhvilluar dialog me serb\u00ebt lokal\u00eb, por \u201clarg syve t\u00eb publikut\u201d.<\/p>\n<p>Ata nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb detaje n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb proces, duke th\u00ebn\u00eb se synojn\u00eb t\u2019i mbrojn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit serb\u00eb nga \u201cpresionet dhe k\u00ebrc\u00ebnimet\u201d e \u201cstrukturave ilegale dhe grupeve t\u00eb lidhura me to\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, Kosova dhe Serbia jan\u00eb n\u00eb negociata p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve qysh n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>Pal\u00ebt kan\u00eb arritur dhjet\u00ebra marr\u00ebveshje, por zbatimi i shumic\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb terren ka ngecur.<\/p>\n<p>Kosova insiston se dialogu duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me njohje reciproke; Serbia k\u00ebrkon zgjidhje kompromisi, por pa specifikuar shum\u00eb se \u00e7ka n\u00ebnkupton me t\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cE keni parasysh nj\u00eb person q\u00eb ec n\u00ebp\u00ebr tel t\u00eb holl\u00eb dhe q\u00eb t\u00eb mos rr\u00ebzohet, mban nj\u00eb shkop t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb duar p\u00ebr ta ruajtur baraspesh\u00ebn? Nd\u00ebrkoh\u00eb, teli n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt vjen duke u holluar edhe m\u00eb shum\u00eb\u201d. K\u00ebshtu e p\u00ebrshkruan Nenad Rashiq, minist\u00ebr p\u00ebr Komunitete dhe Kthim n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, veprimtarin\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":137942,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-137941","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137941","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=137941"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137941\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/137942"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=137941"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=137941"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=137941"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}