{"id":137993,"date":"2023-01-02T22:34:58","date_gmt":"2023-01-02T21:34:58","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=137993"},"modified":"2023-01-02T22:34:58","modified_gmt":"2023-01-02T21:34:58","slug":"shko-albin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/shko-albin\/","title":{"rendered":"Shko Albin!"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Arben Ahmeti<\/p>\n<p>Burrave t\u00eb fshatit u kishte ardhur haberi se duhet t\u00eb organizohen n\u00eb strukturat e rezistenc\u00ebs paq\u00ebsore q\u00eb kishte nisur shtrirjen n\u00eb fillim t\u00eb viteve 90-ta.<\/p>\n<p>U ishte th\u00ebn\u00eb se strukturat duhet t\u00eb udh\u00ebhiqen nga student\u00ebt e fshatit. P\u00ebr ata q\u00eb nuk koordinohen dhe as ndihmojn\u00eb i priste epiteti i tradhtarit e q\u00eb shpesh u referoheshin edhe si udbash.<\/p>\n<p>Burrat nuk kishin shkoll\u00eb. Oda ishte institucioni i vetmi edukativ. Mosha ishte kriteri m\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm i vendosjes s\u00eb hierarkis\u00eb autoritative.<\/p>\n<p>Plaku i fshatit e kishte kuptuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e organizmit por pa ide si t\u2019ia b\u00ebnte. U vendos t\u00eb mbahej nj\u00eb mbledhje.<\/p>\n<p>Aty nj\u00ebri nga student\u00ebt e inxhinieris\u00eb kishte folur gjat\u00eb p\u00ebr nevoj\u00ebn e rezistenc\u00ebs q\u00eb n\u00eb publik do t\u00eb njihej si LDK. Ai kishte folur hapur e me fakte p\u00ebr persekutimin sistematik ndaj shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Me t\u00eb p\u00ebrfunduar fjalimi, syt\u00eb u drejtuan nga plaku i fshatit.<\/p>\n<p>Ai kishte humbur n\u00eb mendime. Nd\u00ebr rastet e rralla ku nuk e nxori asnj\u00eb fjal\u00eb karshi oratoris\u00eb s\u00eb studentit. Ndjeu se po i c\u00ebnohej autoriteti. Dikur foli.<\/p>\n<p>\u201cValla bre djal\u00eb qaq mir\u00eb ke fol, e aq mir\u00eb ke dit\u00eb, sa mos t\u00eb ishe kan\u00eb djali i Cam\u00ebs edhe ke tu na e mbush menen kretjve\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb plaku.<\/p>\n<p>Cama, ishte p\u00ebremri q\u00eb fshati p\u00ebrdorte p\u00ebr babain e studentit, bashk\u00ebfshatarit dembel dhe pa autoritet q\u00eb dinte vet\u00ebm t\u00eb fliste shum\u00eb. K\u00ebsisoj fshati nuk i besonte m\u00eb dhe as qe e merrte seriozisht. Metafora e kryeplakut u kuptua. Shum\u00eb fjal\u00eb e pak pun\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cS`asht pun\u00eb e jemja\u201d, ishte p\u00ebrgjigja e tij p\u00ebr secil\u00ebn pun\u00eb q\u00eb i ishte k\u00ebrkuar.<\/p>\n<p>Djemt\u00eb e Cam\u00ebs<\/p>\n<p>Nuk dihet se ku ka qen\u00eb Agim Bahtiri gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Ose m\u00eb sakt\u00eb, mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb kudo pos n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb vij\u00ebn e frontit.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, nj\u00eb munges\u00eb e till\u00eb, nuk e pengon aspak at\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb studio televizive ta akuzoj\u00eb Ramush Haradinajn se nuk \u00ebsht\u00eb patriot, dhe se diku nat\u00ebn n\u00eb fsheht\u00ebsi e ka lutur nj\u00eb eksponent serb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Haradinaj q\u00eb ka oborrin plot varre nga p\u00ebrballja me Serbin\u00eb \u00ebsht\u00eb tradhtar sipas Agimit q\u00eb ka rigjetur patriotizmin pas vitit 2010-t\u00eb. N\u00eb Kosov\u00ebn e lir\u00eb dhe t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Kjo shkon p\u00ebrtej ironis\u00eb s\u00eb plakut p\u00ebr djalin e Cam\u00ebs.<\/p>\n<p>Di\u00e7ka ngjash\u00ebm ndjehesh edhe kur e sheh Xhelal Sve\u00e7l\u00ebn duke treguar se si ata q\u00eb e udh\u00ebhoq\u00ebn deri tash Kosov\u00ebn, nuk kan\u00eb ditur t\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr veriun.<\/p>\n<p>Ata mund t\u00eb ken\u00eb luftuar p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur duhej trim\u00ebri e \u00e7mendur t\u00eb cil\u00ebn Xhelali nuk e ka patur at\u00ebher\u00eb. Por ata nuk e kan\u00eb pasur trim\u00ebrin\u00eb q\u00eb pas lufte t\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr veriun. K\u00ebt\u00eb trim\u00ebri tash e ka Xhelali. Trim\u00ebri e pasluft\u00ebs quhet kjo.<\/p>\n<p>Di\u00e7ka e ngjashme me ironin\u00eb e djemve t\u00eb Cam\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe kur e sheh opozit\u00ebn duke folur p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, nevoj\u00ebn p\u00ebr reforma demokratike. Opozita aktuale mund t\u00eb flas\u00eb bukur, por\u2026<\/p>\n<p>Di\u00e7ka ngjash\u00ebm u ndjeva edhe kur si 10-sh p\u00ebrjetuam nj\u00eb fushat\u00eb lin\u00e7imi p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje krejt\u00ebsisht personale e pa kurr\u00ebfar\u00eb interesi p\u00ebr publikun.<\/p>\n<p>U sulmuam nga ata q\u00eb nuk t\u00eb duhet m\u00eb shum\u00eb se tre minuta hulumtim p\u00ebr t\u00eb kuptuar se jan\u00eb plot\u00eb e p\u00ebrplot\u00eb skandale, k\u00ebqp\u00ebrdorime dhe pa kurr\u00ebfar\u00eb dinjiteti.<\/p>\n<p>Nj\u00eb 2022 plot\u00eb e p\u00ebrplot\u00eb me zhvillime si teoria e stigmatizimit t\u00eb djalit t\u00eb Cam\u00ebs.<\/p>\n<p>Njer\u00ebz q\u00eb akuzojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb se kan\u00eb vet\u00eb, ose t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb i gjykojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs q\u00eb as vet\u00eb se kan\u00eb.<\/p>\n<p>Ikja e Albinit<\/p>\n<p>Albini nuk mund t\u00eb stigmatizohet si djali i Cam\u00ebs. Atij nuk i mungon autoriteti. As trim\u00ebria e q\u00ebndrueshm\u00ebria para, gjat\u00eb dhe paslufte.<\/p>\n<p>As edukimi nuk i mungon, e as aft\u00ebsia p\u00ebr ta shtrir\u00eb autoritetin n\u00eb \u00e7do institucion e kudo mes popullit.<\/p>\n<p>Si rezultat i k\u00ebsaj, ai u ngrit\u00eb n\u00eb mesin e partive serioze.<\/p>\n<p>Si rezultat i k\u00ebsaj, me 2022 syt\u00eb u drejtuan kah ai, shum\u00eb m\u00eb fuqish\u00ebm se sa q\u00eb i`u drejtuan atij plakut t\u00eb fshatit para shum\u00eb vitesh.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm di\u00e7ka si plaku, kryeministri aktual, po gjen v\u00ebrejtje n\u00eb secilin q\u00eb e sfidon. Deputet\u00ebt e tij, sipas Kurtit jan\u00eb t\u00eb mir\u00eb por jo t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm. Ministrat nuk jan\u00eb shefa. Aktivist\u00ebt jan\u00eb lazdurar. Mediat po financohen nga Serbia. Opozita e korruptuar dhe shoq\u00ebria civile e paaft\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb syt\u00eb e kryeministrit t\u00eb gjith\u00eb mund t\u00eb flasin mir\u00eb si studenti, por nuk kemi t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Si rezultat edhe i k\u00ebsaj, kryeministri ka filluar t\u00eb mos flas shum\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Oratori i dikursh\u00ebm ka filluar q\u00eb para \u00e7do sfide t\u00eb p\u00ebrgjigjet me \u201cnuk \u00ebsht\u00eb pun\u00eb p\u00ebr mua\u201d.<\/p>\n<p>Sikur Cama dikur.<\/p>\n<p>Andaj nuk shfaqet n\u00eb studio televizive dhe e nervozon \u00e7do pyetje e secilit gazetar.<\/p>\n<p>Sepse sipas logjik\u00ebs s\u00eb Cam\u00ebs, puna \u00ebsht\u00eb e panevojshme.<\/p>\n<p>Andaj kryeminstri q\u00eb nuk punon ka filluar edhe t\u00eb mos flas\u00eb.<\/p>\n<p>Ik\u00eb nga studiot televizive. Ik\u00eb nga problemet e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb duke e l\u00ebn\u00eb p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb pa minist\u00ebr dikasterin. Ik\u00eb nga grevist\u00ebt. Ik\u00eb nga p\u00ebrballja me Gjykat\u00ebn Speciale. Ik\u00eb nga marr\u00ebveshja p\u00ebrfundimtare me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe kur rast\u00ebsisht pyetet, p\u00ebrgjigjen e vetme e ka: \u201cNuk \u00ebsht\u00eb rezultat i imi, por i 20 vjet\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Di\u00e7ka sikur \u201cs`asht pun\u00eb p\u00ebr mu\u201d.<\/p>\n<p>Andaj n\u00eb 2023 do t\u00eb uroja q\u00eb kryeministri t\u00eb shkoj\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb QKUK e secilin spital t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t`u p\u00ebrballur me problemin e ikjes s\u00eb stafit.<\/p>\n<p>T\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb SBASHK e t\u00eb p\u00ebrballet me pak\u00ebnaq\u00ebsite e pun\u00ebtor\u00ebve.<\/p>\n<p>T\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb polici e t\u00eb p\u00ebrballet me mungesat e tyre.<\/p>\n<p>T\u00eb shkoj\u00eb tek p\u00ebrfituesit e skemave sociale e t\u00eb p\u00ebrballet me inflacionin.<\/p>\n<p>T\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb KEK e n\u00eb KEDS e t\u00eb p\u00ebrballet me munges\u00ebn e strategjis\u00eb n\u00eb energji.<\/p>\n<p>T\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb secilin lum, e fush\u00eb ku derdhen uj\u00ebrat e zeza sepse nuk ka impiante.<\/p>\n<p>T\u00eb p\u00ebrballet me munges\u00ebn e fabrikave t\u00eb riciklimit t\u00eb mbeturinave, trajtimin e qenve endacak, munges\u00ebn e reform\u00ebs n\u00eb sistemin e edukimit\u2026.<\/p>\n<p>Do t\u00eb doja q\u00eb kryeministri t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Uashington e t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb marr\u00ebveshjen p\u00ebrfundimtare me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Hag\u00eb, t\u00eb takoj\u00eb bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt dhe t\u00eb p\u00ebrballet me mekanizmin q\u00eb po synon denigrimin e luft\u00ebs e rezistenc\u00ebs q\u00eb na e mund\u00ebsoi t\u00eb ekzistojm\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb ruaj k\u00ebsisoj dinjitetin e studentit q\u00eb kishte folur mir\u00eb n\u00eb vitin 1992 dhe kishte luftuar n\u00eb 1998.<\/p>\n<p>Andaj, shko Albin. Shko n\u00eb pun\u00eb e p\u00ebrballu.<\/p>\n<p>Mos ik\u00eb. Mos u largo. Mos u b\u00ebj\u00eb si Cama, q\u00eb ka folur mir\u00eb por nuk ka punuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Arben Ahmeti Burrave t\u00eb fshatit u kishte ardhur haberi se duhet t\u00eb organizohen n\u00eb strukturat e rezistenc\u00ebs paq\u00ebsore q\u00eb kishte nisur shtrirjen n\u00eb fillim t\u00eb viteve 90-ta. U ishte th\u00ebn\u00eb se strukturat duhet t\u00eb udh\u00ebhiqen nga student\u00ebt e fshatit. P\u00ebr ata q\u00eb nuk koordinohen dhe as ndihmojn\u00eb i priste epiteti i tradhtarit e q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":137994,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-137993","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137993","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=137993"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/137993\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/137994"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=137993"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=137993"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=137993"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}