{"id":138519,"date":"2023-01-09T11:07:20","date_gmt":"2023-01-09T10:07:20","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=138519"},"modified":"2023-01-09T11:07:20","modified_gmt":"2023-01-09T10:07:20","slug":"avokati-i-popullit-tregon-ankesat-me-te-medha-te-qytetareve-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/avokati-i-popullit-tregon-ankesat-me-te-medha-te-qytetareve-te-kosoves\/","title":{"rendered":"Avokati i Popullit tregon ankesat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"

Mbi 1500 ankesa nga qytetar\u00ebt jan\u00eb deponuar n\u00eb Institucionin e Avokatit t\u00eb Popullit. Edhe gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, numri m\u00eb i madh i ankesave flet p\u00ebr mohimin e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr gjykim t\u00eb drejt\u00eb dhe zvarritje t\u00eb procedurave gjyq\u00ebsore. Institucionet nuk kan\u00eb implementuar as gjysm\u00ebn e rekomandimeve q\u00eb jan\u00eb nxjerr\u00eb, derisa 69% e tyre jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb zbatimit.<\/p>\n

N\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr KosovaPress, Avokati i Popullit deklaron se viti i kaluar ka qen\u00eb sfidues me shum\u00eb raste q\u00eb cenojn\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut. Naim Qelaj flet edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr jet\u00eb, gjendjen e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara dhe Ligjin p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi.<\/p>\n

N\u00eb fillim t\u00eb vitit 2022, n\u00eb Kosov\u00eb u vra nj\u00eb grua nga bashk\u00ebshorti i saj, p\u00ebr \u00e7ka Qelaj thot\u00eb se jan\u00eb cenuar ndjesh\u00ebm t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n

\u201cKa qen\u00eb vit sfidues, kjo p\u00ebr faktin se qysh n\u00eb fillim t\u00eb vitit pat\u00ebm disa raste q\u00eb cenuan ndjesh\u00ebm t\u00eb drejtat e njeriut. Filloi viti me nj\u00eb vrasje t\u00eb gruaje nga bashk\u00ebshorti i saj, pastaj pati shum\u00eb zhvillime n\u00eb komplet shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb q\u00eb ndikuan drejtp\u00ebrdrejt edhe n\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb dhe nuk arrit\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb duhur t\u2019i p\u00ebrmbahemi agjend\u00ebs dhe planifikimeve q\u00eb i kishim b\u00ebr\u00eb prej vitit parapak\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n

Institucioni i Avokatit t\u00eb Popullit ka kategorizuar tri fusha me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb marr\u00eb gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n

\u201cKryesisht tema q\u00eb kemi trajtuar gjat\u00eb k\u00ebtij viti mund t\u2019i ndaj\u00eb ose grupuar n\u00eb tri \u00e7\u00ebshtje m\u00eb kryesore, e para ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr jet\u00eb, mbrojtjen nga dhuna n\u00eb familje si rezultat i vet situat\u00ebs q\u00eb u krijua nga rasti i vrasjes s\u00eb gruas n\u00eb Llaush\u00eb, pastaj dhe n\u00eb fund t\u00eb vitit me dy raste tragjike q\u00eb e trondit\u00ebn krejt shoq\u00ebrin\u00eb, e n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast edhe neve si institucion i Avokatit t\u00eb Popullit. \u00c7\u00ebshtja e dyt\u00eb q\u00eb kemi trajtuar ose segmenti i dyt\u00eb me t\u00eb cilin jemi marr\u00eb shum\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me gjendjen e personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre, duke iu bashkangjitur fushat\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn u shpall ky vit, si vit i aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb kufizuar. Ideja ka qen\u00eb me qen\u00eb m\u00eb af\u00ebr qytetar\u00ebve, vet personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, kemi arritur t\u00eb organizojm\u00eb diku rreth 13 tryeza n\u00eb qendra t\u00eb ndryshme t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, shton Qelaj.<\/p>\n

Avokati i Popullit ka th\u00ebn\u00eb se ka defekte edhe n\u00eb zbatimin e Ligjit p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi nga vet\u00eb zyrtar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb kompetent\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n

\u201cFusha e tret\u00eb ku jemi marr\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb vit \u00ebsht\u00eb analizimi i Ligjit p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi. N\u00eb fakt duke analizuar k\u00ebt\u00eb ligj ne kemi analizuar vet aspektin e diskriminimit duke mbajtur kontakte me shoq\u00ebrin\u00eb civile, me organizata dhe me institucione q\u00eb jan\u00eb t\u00eb ngarkuar p\u00ebr t\u00eb zbatuar k\u00ebt\u00eb ligj. Edhe k\u00ebtu kemi par\u00eb q\u00eb ka shum\u00eb defekte n\u00eb zbatimin e k\u00ebtij ligji, duke filluar nga informimi i publikut p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen q\u00eb ka ky ligj, p\u00ebr t\u00eb drejtat q\u00eb siguron dhe garanton, p\u00ebr mekanizmat p\u00ebr t\u2019i trajtuar rastet e diskriminimit e deri tek pjesa e vet informimit apo vet\u00ebdijesimit t\u00eb vet zyrtar\u00ebve q\u00eb jan\u00eb kompetent\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbatuar ligjin, si\u00e7 jan\u00eb gjykata, organet administrative dhe organet e tjera e duke p\u00ebrfshir\u00eb pozit\u00ebn edhe t\u00eb vet\u00eb zyrtar\u00ebve p\u00ebr mbrojtjen nga diskriminimi dhe barazi gjinore\u201d, shprehet ai.<\/p>\n

N\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr KosovaPress, Qelaj flet edhe p\u00ebr rastet e ankesave q\u00eb jan\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb Institucionin e Avokatit t\u00eb Popullit, p\u00ebr \u00e7ka ka th\u00ebn\u00eb se prijn\u00eb rastet e zvarritjeve t\u00eb procedurave gjyq\u00ebsore.<\/p>\n

\u201cJan\u00eb ushtruar 1514 ankesa n\u00eb institucionin e Avokatit t\u00eb Popullit. Struktura p\u00ebr nga aspekti racional \u00ebsht\u00eb e p\u00ebraf\u00ebrt me struktur\u00ebn e demografike q\u00eb ka popullata. V\u00ebrehet nj\u00eb tendenc\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb ushtrimit t\u00eb ankesave nga komunitetet jo-shumic\u00eb, gj\u00eb q\u00eb neve na b\u00ebn me u ndje mir\u00eb p\u00ebr faktin se g\u00ebzojm\u00eb besueshm\u00ebri edhe tek qytetar\u00ebt e komuniteteve tjera. Nd\u00ebrsa, list\u00ebs s\u00eb pretendimeve se cila e drejt\u00eb u \u00ebsht\u00eb cenuar vazhdon me i pri si \u00e7do vit tjet\u00ebr p\u00ebr nga numri ankesat p\u00ebr munges\u00ebn e s\u00eb drejt\u00ebs apo mohimit t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr gjykim t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb paansh\u00ebm q\u00eb lidhen kryesisht me zvarritje t\u00eb procedurave gjyq\u00ebsore\u201d, deklaron Qelaj.<\/p>\n

Ankesat e qytetar\u00ebve kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb edhe me t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr mjet juridik, t\u00eb drejt\u00ebn e pun\u00ebs dhe ushtrimit t\u00eb profesionit, mbrojtjen sh\u00ebndet\u00ebsore, t\u00eb pron\u00ebs dhe pabarazin\u00eb e ligjit.<\/p>\n

Nga rekomandimet q\u00eb ka nxjerr\u00eb Avokati i Popullit, vitin e kaluar nuk jan\u00eb zbatuar as gjysma e tyre.<\/p>\n

\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb r\u00ebnie e leht\u00eb n\u00eb krahasim me vitin e kaluar, besoj q\u00eb vitit 2021, ka qen\u00eb viti rekord i zbatimit sepse ka pasur nj\u00eb rritje prej 10 p\u00ebr qind nga vitit 2020. K\u00ebt\u00eb vit kemi nj\u00eb p\u00ebrqindje shum\u00eb pak m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se sa n\u00eb vitin e kaluar\u2026Implementimi ka arritur n\u00eb nivelin e zbatimi t\u00eb plot n\u00eb 29 p\u00ebr qind t\u00eb rekomandimeve dhe 68 p\u00ebr qind jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb implementimit. Autoritetet jan\u00eb zotuar, kan\u00eb paraqitur nj\u00eb plan t\u00eb veprimit se si do i zbatojn\u00eb rekomandimet e avokatit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb v\u00ebrtet\u00eb inkurajuese dhe shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse\u201d, thekson ai.<\/p>\n

Nga k\u00ebto rekomandime, prej tyre jan\u00eb 13 raste t\u00eb hetimeve nga ankesat e qytetar\u00ebve dhe mbi 100 letra-rekomandime.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"

Mbi 1500 ankesa nga qytetar\u00ebt jan\u00eb deponuar n\u00eb Institucionin e Avokatit t\u00eb Popullit. Edhe gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, numri m\u00eb i madh i ankesave flet p\u00ebr mohimin e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr gjykim t\u00eb drejt\u00eb dhe zvarritje t\u00eb procedurave gjyq\u00ebsore. Institucionet nuk kan\u00eb implementuar as gjysm\u00ebn e rekomandimeve q\u00eb jan\u00eb nxjerr\u00eb, derisa 69% e tyre jan\u00eb […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":138520,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-138519","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138519"}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=138519"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138519\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/138520"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=138519"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=138519"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=138519"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}