{"id":13858,"date":"2018-03-28T10:25:36","date_gmt":"2018-03-28T10:25:36","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=13858"},"modified":"2018-03-28T10:25:36","modified_gmt":"2018-03-28T10:25:36","slug":"qyteti-i-gjilanit-ishte-arene-sporti-ku-e-diela-sportive-dhe-lojerat-ktheheshin-ne-feste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/qyteti-i-gjilanit-ishte-arene-sporti-ku-e-diela-sportive-dhe-lojerat-ktheheshin-ne-feste\/","title":{"rendered":"Qyteti i Gjilanit ishte aren\u00eb sporti, ku e diela sportive dhe loj\u00ebrat ktheheshin n\u00eb fest\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Qyteti i Gjilanit ishte aren\u00eb sporti, ku e diela sportive dhe loj\u00ebrat ktheheshin n\u00eb fest\u00eb!<br \/>\nAty ku topi&#8230;ishte lapsi i dyt\u00eb i jet\u00ebs!<\/p>\n<p>Cila lagje e b\u00ebri qytetin aren\u00eb t\u00eb futbollit, hendbollit&#8230;?!<\/p>\n<p>Udh\u00ebtimi n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb! Sporti n\u00eb Gjilan&#8230;!<\/p>\n<p>Cilat ishin skuadrat sportive q\u00eb qytetit t\u00eb Gjilanit i dhan\u00eb fest\u00eb, em\u00ebr, i dhan\u00eb histori&#8230;! Cila skuad\u00ebr e Gjilanit u b\u00eb kampione e Kosov\u00ebs? Cil\u00ebt ishin sportist\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb Gjilanit, t\u00eb cil\u00ebt qytetin e kthyen n\u00eb aren\u00eb t\u00eb sportit&#8230;<\/p>\n<p>Si u b\u00eb Gjilani qendra e henbollit kosovar dhe p\u00ebrtej&#8230;Cili ishte henbollisti m\u00eb i njohur gjilanas, i cili u vler\u00ebsuar lart nga hendbollistja m\u00eb e mir\u00eb e bot\u00ebs dhe nga trajneri m\u00eb i mir\u00eb i hendbollit?!<br \/>\nAta q\u00eb i dhan\u00eb em\u00ebr sportit t\u00eb qytetit, Kosov\u00ebs e m\u00eb gjer\u00eb! Ata q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e tyre loj\u00ebn e futbollit e kishin pasion, \u00ebnd\u00ebrr, q\u00ebllim&#8230;Ata q\u00eb pas loj\u00ebrave freskoheshin e pastroheshin n\u00eb lumin &#8220;Banja&#8221;!<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e kat\u00ebrt ju sjellim rr\u00ebfimin e dr. Shevqet Mehmetit, i cili na shp\u00ebrfaq kronik\u00ebn e sportit t\u00eb Gjilanit n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb, duke spikatur mjesht\u00ebrisht emrat dhe talentin e atyre q\u00eb i dhan\u00eb jehon\u00eb futbollit e hendbollit edhe p\u00ebrtej qytetit e rajonit. Ai me sakt\u00ebsi rikthen koh\u00ebn e kujtimet e asaj kohe, duke e lidhur me koh\u00ebn ton\u00eb jet\u00ebn sportive, tifoz\u00ebrin\u00eb, fest\u00ebn q\u00eb ngritej deri n\u00eb qiell nga jehona e brohoritjeve e duatrokitjeve&#8230;Sportist\u00eb, trajner\u00eb, simpatizues&#8230;, t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr qytetin dhe qyteti q\u00eb jetonte me ta. T\u00eb dielat sportive n\u00eb Gjilan ishin fest\u00eb, t\u00eb gjitha rrug\u00ebt \u00e7onin n\u00eb stadium&#8230;, dhe n\u00eb fush\u00ebn e henbollit kur luante &#8220;Bozhuri&#8221;!<\/p>\n<p>4.<br \/>\nNj\u00eb m\u00ebhall\u00eb q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historikun e qytetit kishte klubin e vet, ku luanin Mehmet Doda, Behlul Behluli i Mulla Pasul\u00ebve, Shahin Dauti- Dizdari, Sadulla Rexhepi-\u00c7erkezi, Faruk Mustafa-Yelmeni, Sherif Klaiqi, Alush Kabashi, Hilmi Mahmut i Sirixhan\u00ebve, Uzun Mehmet dhe Zija Neziri. Ky klub u formua me 1951, ku luanin sportist\u00ebt e k\u00ebsaj m\u00ebhalle, pastaj Zija Neziri ishte edhe trajner i ekipeve te reja te &#8220;Zvezd\u00ebs&#8221; dhe &#8220;Drit\u00ebs&#8221;!<br \/>\nAh Gilan, ah Zaman! Ah Gjilan, ah koh\u00eb&#8230;!<br \/>\nSi mund t\u00eb paramendohet sporti pa banor\u00ebt e k\u00ebsaj m\u00ebhalle q\u00eb dha p\u00ebr hendboll &#8211; Durgut Abdulhahun, Naser Abdullahun, Muharrem dhe Sedat Gash, Hysein Salihun, Kemal Dindarin, Sali Salihun, Vllaznimin e Uzun Mehmet\u00ebve. KH &#8220;Bozhuri&#8221;, q\u00eb nuk mund t\u00eb kishte namin pa maestron Durgut Abdullahun, i cili i sh\u00ebtiste portier\u00ebt prej k\u00ebndi n\u00eb kendin tjet\u00ebr t\u00eb port\u00ebs gjate penaltive! Si mund t\u00eb mohohen fjal\u00ebt e lavd\u00ebrimit e respektit p\u00ebr Durgutin nga ana e hentbollistes m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, Svetlana Kitiq dhe nga portieri m\u00eb i mir\u00eb i bot\u00ebs, Abas Asllanagiq.<br \/>\nSi mund t\u00eb harroj shokun tim t\u00eb klas\u00ebs, hendbollistin, i cili me goditjet e tij u fuste &#8220;ethet&#8221; portier\u00ebve t\u00eb portave kund\u00ebrshtare! A mund t\u00eb harrohet Muahrrem Gash, i cili vdiq tragjikisht n\u00eb loj\u00ebn e hendbollit n\u00eb Vishegrad (Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb)! Si mund te harrohet simpatizuesi i flak\u00ebt i &#8220;Bozhurit&#8221;, Mehmet Doda, i biri i Uzun Mehmetit, q\u00eb ngriste n\u00eb qiell publikun, ishte &#8220;amigoja&#8221; (miku) i klubit!<br \/>\nKjo m\u00ebhall\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb trajnerin e njohur n\u00eb Europ\u00eb n\u00eb basketboll Oktay Mahmutin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb djali i profesorit Kenan Mahmutit, nipi i Haki efendiut, i cili \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrngulur n\u00eb Shkup me 1964, pastaj n\u00eb Turqi. Oktay Mahmuti, tani \u00ebsht\u00eb trajner i klubit t\u00eb basketbollit &#8220;Galltasaray&#8221; t\u00eb Stambollit. Ai ishte trajner i &#8220;Efes Pilsenit&#8221;, &#8220;Darushafakes&#8221; t\u00eb Stambollit dhe &#8220;Benetonit&#8221;. Me &#8220;Efesin&#8221; u b\u00eb kampion Europe, nd\u00ebrsa mediat e quanin &#8220;Mourinho &#8211; Murinjo&#8221; i basetbollit. Topi i basketbollit, futbollit, hentbollit p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e \u00c7iflik m\u00ebhall\u00ebs ishte lapsi i dyt\u00eb i jet\u00ebs. Luanin, pastaj perlyheshin nga balta dhe pluhuri, e n\u00eb fund pastroheshin n\u00eb lumin &#8220;Banja&#8221;, q\u00eb rridhte nga vendi i quajtur te &#8220;plepat&#8221;, ose n\u00eb \u00e7ezmet e Haki efendiut, Simonoviq\u00ebve dhe n\u00eb bunar\u00ebt (puset)e cek\u00ebta t\u00eb k\u00ebsaj m\u00ebhalle.<br \/>\nThemelet e karates\u00eb n\u00eb Gilan, at\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e &#8220;Partizanit&#8221; i vuri Salih Salihu \/ Hasani\/, i cili pastaj u shp\u00ebrngul n\u00eb Augsburg t\u00eb Gjermanis\u00eb. Ai ishte edhe veprimtar i njohur politik. Sot n\u00eb mosh\u00eb, \u00ebsht\u00eb aktiv n\u00eb trendet e karates\u00eb bot\u00ebrore.<br \/>\nAh \u00c7iflik m\u00ebhall\u00eb, ti qytetit i ke dh\u00ebn\u00eb Rashit Gashin, Jakup Berishen, Galip Sahitin -berberin, q\u00eb Gilanit ia soll\u00ebn titullin e kampionit t\u00eb Kosov\u00ebs, me 1962. Shahini dhe Rashiti ishin temperament, &#8220;kacafyt\u00ebs&#8221;, por edhe luftarak n\u00eb fush\u00eb t\u00eb futbollit! Rashiti, Galipi e Jakupi m\u00eb kujtohen derisa luanin n\u00eb stadiumin e vjet\u00ebr t\u00eb futbollit, nd\u00ebrsa Tajar Berisha e Bekim Isufi ishin n\u00eb KF &#8220;C\u00ebrvena Zvezda &#8220;dhe &#8220;Drita&#8221;.<br \/>\nDjali i Xhavit Dakut, Nehati ishte mesfushori, i cili me pasimet e veta precize koordinonte loj\u00ebn, gj\u00eb q\u00eb &#8220;C\u00ebrvena Zvezd\u00ebn&#8221; e solli n\u00eb lig\u00ebn e dyt\u00eb, ku korrte suksese t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme. Ishte adhurues n\u00eb mesin e publikut. Trajner, at\u00ebher\u00eb, ishte \u00c7ollakoviqi.<br \/>\nA mundet t\u00eb mendohet p\u00ebr sportin e Gilanit, e mos t\u00eb permendet Sk\u00ebnder &#8220;Leshi&#8221; &#8211; q\u00eb ishte ekonom i KF &#8220;C.Zvezda&#8221; dhe&#8221; Drita&#8221;! A mund t\u00eb ken\u00eb kuptim sporti dhe klubi &#8220;Drita&#8221; pa simpatizuesin e flak\u00ebt Erkan &#8220;Leshin&#8221;, i cili u printe Intelektual\u00ebve n\u00eb \u00e7do fush\u00eb &#8211; jasht\u00eb dhe brenda.<br \/>\nAH GILAN, AH ZAMAN, AH \u00c7IFLIK M\u00cbHALL\u00cb. P\u00cbR TY DO T\u00cb SHKRUAJA SHUM\u00cb, KAM \u00c7KA T\u00cb SHKRUAJ NGA KUJTIMET E MIA! TI QE U FORMOVE NGA DIZDAR\u00cbT, Q\u00cb ME BANOR\u00cbT E TU I DHE RITE\u00cb JET\u00cbS N\u00cb QYTET; TI Q\u00cb E BEGATOVE ME ADETET E TUA; TI Q\u00cb DHE EFENDINJ\u00cb, HAN\u00cbME, M\u00cbSIMDH\u00cbN\u00cbS, NJER\u00cbZ KULTURE, SPORTISTA, MJEK\u00cb, INXHINIER\u00cb, EKONOMISTA, JURISTA DHE SHUM\u00cb PROFILE TJERA!<br \/>\nLAGJA Q\u00cb I FALE GJALL\u00cbRI E JET\u00cb QYTETIT, Q\u00cb NA LE AQ SHUM\u00cb KUJTIME &#8211; T\u00cb FALEMINDERIT!<br \/>\nAH GILAN, AH ZAMAN, AH \u00c7IFLIK M\u00cbHALL\u00cb, SHUM\u00cb KUJTIME I MBAJ N\u00cb MUZEUN TIM &#8211; &#8220;AMANETI&#8221; N\u00cb GILAN&#8230;!<\/p>\n<p>A Ka m\u00eb bukur se kur jeta \u00ebsht\u00eb fest\u00eb, \u00ebsht\u00eb g\u00ebzim&#8230;, e festa shpalos lumturin\u00eb, entuziazmin, vullnetin p\u00ebr jet\u00eb! A ka \u00e7mim ajo q\u00eb na b\u00ebn t\u00eb lumtur p\u00ebrve\u00e7 jet\u00ebs aktive, t\u00eb organizuar dhe plot shpres\u00eb!<\/p>\n<p>Ah Gjilan, i ndjej hapat e ritmit t\u00eb jet\u00ebs t\u00ebnde! Ah qyteti im, edhe sot m\u00eb ndjek pas e m\u00eb vjen si jehon\u00eb z\u00ebri melodis\u00eb t\u00ebnde gazmore, vrulli yt, k\u00ebnga yte rinore, m\u00ebngjeset tua plot\u00eb jet\u00eb mbr\u00ebmjet gumzhuese q\u00eb na mblidhnin n\u00eb nj\u00eb vend &#8211; n\u00eb qend\u00ebr&#8230;Rr\u00ebfimi p\u00ebr ty njk p\u00ebrfundon kurr\u00eb, ashtu sikur jeta yte sh\u00eb kujtimet jan\u00eb t\u00eb pafund&#8230;!<\/p>\n<p>\/Autor: Dr. Shevqet Mehmeti\/ E p\u00ebrgatiti (redaktoi) p\u00ebr shtyp: N.Buzuku\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qyteti i Gjilanit ishte aren\u00eb sporti, ku e diela sportive dhe loj\u00ebrat ktheheshin n\u00eb fest\u00eb! Aty ku topi&#8230;ishte lapsi i dyt\u00eb i jet\u00ebs! Cila lagje e b\u00ebri qytetin aren\u00eb t\u00eb futbollit, hendbollit&#8230;?! Udh\u00ebtimi n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb! Sporti n\u00eb Gjilan&#8230;! Cilat ishin skuadrat sportive q\u00eb qytetit t\u00eb Gjilanit i dhan\u00eb fest\u00eb, em\u00ebr, i dhan\u00eb histori&#8230;! Cila skuad\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13859,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-13858","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13858","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13858"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13858\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13859"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13858"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13858"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13858"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}