{"id":138638,"date":"2023-01-10T11:29:36","date_gmt":"2023-01-10T10:29:36","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=138638"},"modified":"2023-01-10T11:29:36","modified_gmt":"2023-01-10T10:29:36","slug":"ekskluzive-shko-te-allahu-majmun-kryetari-i-fc-ferizajt-abazi-incizohet-duke-e-abuzuar-lojtarin-me-ngjyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ekskluzive-shko-te-allahu-majmun-kryetari-i-fc-ferizajt-abazi-incizohet-duke-e-abuzuar-lojtarin-me-ngjyre\/","title":{"rendered":"Ekskluzive: \u201cShko te Allahu, majmun\u201d, kryetari i FC Ferizajt Abazi incizohet duke e abuzuar lojtarin me ngjyr\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i FC Ferizajt, Lulzim Abazi, e ka p\u00ebrbuzur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb racore futbollistin e vet me ngjyr\u00eb Moussa Kamara, duke e quajtur majmun, pasi ai s\u2019e kishte pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb klub edhe p\u00ebr disa dit\u00eb t\u00eb tjera pas skadimit t\u00eb kontrat\u00ebs, p\u00ebr ndeshjen e fundit t\u00eb klubit n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij sezoni n\u00eb Superlig\u00eb.<\/p>\n<p>Kamara, 23 vje\u00e7, kishte n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje afatshkurt\u00ebr me Ferizajn, nga 6 tetori 2022 deri m\u00eb 20 n\u00ebntor 2022, dhe vendosi p\u00ebrfundimisht t\u00eb largohej pas skadimit t\u00eb saj, para se t\u00eb abuzohej nga kryetari i klubit p\u00ebr mosvazhdimin e saj.<\/p>\n<p>Kamara, ish-p\u00ebrfaq\u00ebsues i Gambis\u00eb, i zhvilloi vet\u00ebm shtat\u00eb ndeshje p\u00ebr Ferizajn dheu largua n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb mundshme kah fundi i n\u00ebntorit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr pes\u00eb dit\u00eb po m\u00eb b\u00ebn problem ti mua, majmun\u201d<\/p>\n<p>E gjitha filloi me k\u00ebmb\u00ebnguljen dhe p\u00ebrpjekjet d\u00ebshp\u00ebruese t\u00eb presidentit t\u00eb Ferizajt Abazi p\u00ebr ta pasur patjet\u00ebr Kamaran p\u00ebr ndeshjen kund\u00ebr Dukagjinit, nj\u00eb duel i drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebr mbijetes\u00eb, m\u00eb 26 n\u00ebntor, e fundit p\u00ebr pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb sezonit 2022\/23, dhe ngurrimin e lojtarit p\u00ebr t\u00eb luajtur pa kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>Kamara ishte pa kontrat\u00eb nga 20 n\u00ebntori dhe donte t\u00eb largohej m\u00eb 21 n\u00ebntor, dit\u00ebn e bised\u00ebs s\u00eb incizuar, pavar\u00ebsisht se Abazi ia ofroi edhe 200 euro shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar p\u00ebr pes\u00eb dit\u00eb t\u00eb tjera dhe p\u00ebr t\u00eb luajtur kund\u00ebr Dukagjinit.<\/p>\n<p>\u201cNe i nd\u00ebrpresim t\u00eb gjitha bisedat, sepse ti nuk d\u00ebshiron t\u00eb b\u00ebhesh djal\u00eb i mir\u00eb.Un\u00eb luaj edhe pa ty, ti do t\u2019i marr\u00ebsh parat\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr 14 dit\u00eb tani \u2013 nga 6 deri m\u00eb 21 &#8211; edhe ec t\u00eb shpija. Banes\u00ebn duhet ta lirosh nes\u00ebr, n\u00eb banes\u00eb nuk do t\u00eb rrish m\u00eb\u201d, d\u00ebgjohet Abazi n\u00eb incizim duke i th\u00ebn\u00eb Kamaras n\u00eb shqip. Fjal\u00ebt e tij p\u00ebrktheheshin n\u00eb anglisht nga drejtori i klubit Betim Isufi.<\/p>\n<p>Abazi pastaj e k\u00ebrc\u00ebnoi futbollistin e lindur n\u00eb Paris se do ta pezullonte n\u00eb FIFA dhe UEFA.<\/p>\n<p>Kontrata e Kamaras me Ferizajn ngre edhe disa pik\u00ebpyetje, pasi nj\u00eb e till\u00eb aq afatshkurt\u00ebr nuk lejohet me rregulla t\u00eb FIFA-s dhe vet\u00eb FFK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja mes lojtarit dhe klubit s\u2019u b\u00eb publike asnj\u00ebher\u00eb, sepse u arrit n\u00eb tetor pas mbylljes s\u00eb afatit kalimtar veror dhe Abazi \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Praps\u00ebseprap\u00eb, ai e k\u00ebrc\u00ebnoi Kamaran: \u201cDo t\u00eb t\u00eb suspendoj n\u00eb FIFA e UEFA un\u00eb, q\u00eb sot nuk dol\u00ebt n\u00eb st\u00ebrvitje\u201d.<\/p>\n<p>Kamara \u2013 dikur pjes\u00ebtar i t\u00eb rinjve dhe pastaj i ekipit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Toulouse n\u00eb Franc\u00eb \u2013 ia kthen: \u201cDhe un\u00eb do ta b\u00ebj t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Kur Kamara i k\u00ebrkon p\u00ebrkthyesit t\u2019ia b\u00ebj\u00eb me dije Abazit se ai i di t\u00eb gjitha dhe se ai ka avokatin e vet, ky i fundit me nervoziz\u00ebm i b\u00ebrtet atij: \u201cMbaroi, mbaroi. Jasht\u00eb, jasht\u00eb. Thuaji q\u00eb mund t\u00eb ec\u00eb. Nes\u00ebr duhet ta liroj\u00eb banes\u00ebn.\u201d<\/p>\n<p>Kamara do t\u00eb largohej me k\u00ebnaq\u00ebsi, por po priste pag\u00ebn e premtuar me kontrat\u00eb: \u201cNuk ka problem, un\u00eb ec n\u00ebse i marr parat\u00eb e mia.\u201d<\/p>\n<p>Abazi \u2013 i cili u em\u00ebrua president i Ferizajt m\u00eb 2021, pastaj tha: \u201cNuk ka para\u201d.<\/p>\n<p>Kamara: \u201cNatyrisht q\u00eb ka para. Allahu \u00ebsht\u00eb i madh.\u201d<\/p>\n<p>Abazi: \u201cAni shko me Allahun.\u201d<\/p>\n<p>Biseda filloi t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzohej dhe kaloi n\u00eb raciz\u00ebm kah fundi kur m\u00eb sa duket Abazit iu sos durimi dhe e kuptoi se Kamara nuk do t\u00eb q\u00ebndronte. Ai e humbi toruan dhe filloi ta cil\u00ebsoj\u00eb Kamaran si djal\u00eb t\u00eb keq, mysliman t\u00eb keq dhe mashtrues, para se ta quante majmun.<\/p>\n<p>\u201cTi nuk je njeri i mir\u00eb. Ti je djal\u00eb i keq, mashtrues je. Ti nuk je mysliman. Ec, hajde. Hajde n\u00eb p*dh t\u00eb nan\u00ebs. Nes\u00ebr banes\u00ebn me l\u00ebshu. Nuk t\u00eb lejoj m\u00eb n\u00eb banes\u00eb. Shko n\u00eb Franc\u00eb lypi parat\u00eb prej Franc\u00ebs. As bilet\u00ebn e aeroplanit nuk ia paguaj\u201d<\/p>\n<p>\u201cPes\u00eb dit\u00eb ti problem mua a? N\u00eb p*dh t\u00eb nan\u00ebs, hajde ec. N\u00eb p*dh t\u00eb nan\u00ebs shko, majmun\u201d<\/p>\n<p>Kamara e dinte paraprakisht kuptimin e fjal\u00ebs majmun dhe i reagoi menj\u00ebher\u00eb Abazit, si\u00e7 d\u00ebgjohet n\u00eb incizim, duke e konfrontuar: \u201cMajmun a? Monkey a?\u201d<\/p>\n<p>Presidenti i Ferizajt Abazi nuk ka qen\u00eb i qassh\u00ebm n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Nacionales p\u00ebr koment rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje.<\/p>\n<p>Largimi me gjysm\u00eb page borxh dhe pasi pagoi p\u00ebr ushqimin q\u00eb s\u2019e h\u00ebngri<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse n\u00eb incizim d\u00ebgjohet duke th\u00ebn\u00eb se nuk do t\u2019ia paguante as bilet\u00ebn e aeroplanit p\u00ebr n\u00eb Paris, Abazi ai pagoi bilet\u00ebn e largimit, e pranoi Kamara p\u00ebr Nacionalen.<\/p>\n<p>Por francezi e akuzon klubin se i hoqi para nga rroga e dyt\u00eb e premtuar n\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr shujta ushqimore q\u00eb nuk i kishte ngr\u00ebn\u00eb kurr\u00eb n\u00eb nj\u00eb restorant n\u00eb Ferizaj dhe p\u00ebr ta cilat thot\u00eb se ishte pajtuar t\u2019i paguante p\u00ebrgjysm\u00eb me klubin.<\/p>\n<p>\u201cAta filluan t\u00eb b\u00ebnin llogaritje n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb m\u00eb dh\u00ebn\u00eb sa m\u00eb pak para q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur. Un\u00eb kisha marr\u00ebveshje nga 6 tetori deri m\u00eb 20 n\u00ebntor dhe do t\u00eb paguhesha 3.200 euro. Kur vendosa t\u00eb vija, menaxheri m\u00eb tha se do t\u00eb paguhesha dy her\u00eb nga 1.600 euro. Por n\u00eb fund ata ma llogarit\u00ebn ushqimin q\u00eb e h\u00ebngra dhe ata, duke e njohur pronarin e restorantit, shtuan dit\u00eb q\u00eb un\u00eb nuk kisha ngr\u00ebn\u00eb atje\u201d, theksoi Kamara p\u00ebr Nacionale.<\/p>\n<p>Ai shtoi: \u201cPo ashtu, m\u2019i llogarit\u00ebn dit\u00ebt q\u00eb q\u00ebndrova p\u00ebr t\u00eb m\u00eb paguar, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se duhet t\u00eb q\u00ebndrosh 30 dit\u00eb p\u00ebr ta marr\u00eb nj\u00eb pag\u00eb t\u00eb plot\u00eb. N\u00eb fund un\u00eb e mora vet\u00ebm nj\u00eb pag\u00eb e gjysm\u00eb. Mbase pak\u00ebz m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb e gjysm\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Kamara thot\u00eb se Abazi ishte njeriu i vet\u00ebm me t\u00eb cilin kishte telashe gjat\u00eb q\u00ebndrimit pothuajse dymujor n\u00eb Ferizaj dhe se asgj\u00eb nuk ishte si\u00e7 ishte premtuar n\u00eb kontrat\u00ebn afatshkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>I pyetur se si u ndje kur e d\u00ebgjoi fjal\u00ebn majmun, t\u00eb cil\u00ebn e kuptoi menj\u00ebher\u00eb si\u00e7 u mor vesh edhe nga incizimi, Kamara tha: \u201cKur luaj nuk jam majmun, por tani q\u00eb nuk pajtohem me ty jam majmun. Nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb. Si mund ta trajtosh nj\u00eb njeri k\u00ebshtu si mut? Ky njeri, p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb i pasur, mendon se \u00ebsht\u00eb mbi t\u00eb tjer\u00ebt. Por t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>\u201cTi mund ta quash dik\u00eb majmun sepse mendon se b\u00ebri problem p\u00ebr pes\u00eb dit\u00eb? Pse nga t\u00eb gjitha fjal\u00ebt e bot\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn ai e zgjodhi fjal\u00ebn majmun. Jo, jo, n\u00eb ndeshje dhe rrug\u00eb jo. I vetmi me t\u00eb cilin kisha telashe gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Kosov\u00eb ishte presidenti.\u201d<\/p>\n<p>\u201cS\u2019kam ardhur nga Franca t\u00eb fle n\u00eb kolltuk n\u00eb Ferizaj\u201d<\/p>\n<p>Kamara tha p\u00ebr Nacionalen se ishte i pak\u00ebnaqur me kushtet kur erdhi n\u00eb Ferizaj, duke e akuzuar klubin se nuk ia plot\u00ebsoi ato si\u00e7 i kishte premtuar para se t\u00eb vinte.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se i ishte premtuar nj\u00eb banes\u00eb p\u00ebr t\u00eb banuar gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb klub, por ishte d\u00ebrguar n\u00eb hotel fillimisht e pastaj n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb me nj\u00eb bashk\u00eblojtar\u00eb, ku i ishte k\u00ebrkuar t\u00eb flinte n\u00eb divanin e dhom\u00ebs s\u00eb ndej\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cU thash\u00eb atyre se n\u00ebse nuk do ta kem nj\u00eb banes\u00eb vet\u00ebm nuk do t\u00eb vij. Ata m\u00eb than\u00eb se nuk ishte problem. Por ku erdha m\u00eb fut\u00ebn n\u00eb hot\u00ebl. Nj\u00eb dit\u00eb, para nj\u00eb ndeshje kund\u00ebr Prishtines, n\u00eb or\u00ebn 9 t\u00eb m\u00ebngjesit presidenti dhe menaxheri i hotelit m\u00eb than\u00eb se duhej t\u00eb largohesha nga hoteli sepse ishte mbushur. M\u00eb than\u00eb se duhej t\u00eb shkoja n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar me nj\u00eb lojtar tjet\u00ebr, ku duhej t\u00eb flija n\u00eb divan\u201d, theksoi ai p\u00ebr Nacionale.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb i thash\u00eb presidentit q\u00eb nuk kam ardhur nga Franca q\u00eb t\u00eb fle n\u00eb kolltuk\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, pas shum\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljeve ai e kishte marr\u00eb banes\u00ebn me nj\u00eb dhom\u00eb gjumi ku donte privat\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cPresidenti tha q\u00eb djali i trajnerit po pranon t\u00eb fle n\u00eb dhom\u00ebn e ndej\u00ebs, pse Kamara mos t\u00eb pranoj\u00eb? Por pas disa dit\u00ebve q\u00eb banova t\u00eb nj\u00eb bashk\u00eblojtar i cili m\u00eb ftoi, ata gjet\u00ebn zgjidhjen dhe un\u00eb shkova n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb me tre veta, ku m\u00eb n\u00eb fund e kisha dhom\u00ebn time t\u00eb fjetjes, t\u00eb pakt\u00ebn\u201d, u rr\u00ebfye francezi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i FC Ferizajt, Lulzim Abazi, e ka p\u00ebrbuzur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb racore futbollistin e vet me ngjyr\u00eb Moussa Kamara, duke e quajtur majmun, pasi ai s\u2019e kishte pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb klub edhe p\u00ebr disa dit\u00eb t\u00eb tjera pas skadimit t\u00eb kontrat\u00ebs, p\u00ebr ndeshjen e fundit t\u00eb klubit n\u00eb pjes\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":138640,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":{"0":"post-138638","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-sports"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138638","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=138638"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138638\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/138640"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=138638"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=138638"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=138638"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}