{"id":138740,"date":"2023-01-11T10:34:04","date_gmt":"2023-01-11T09:34:04","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=138740"},"modified":"2023-01-11T10:34:04","modified_gmt":"2023-01-11T09:34:04","slug":"marreveshja-kosove-serbi-2023-nis-me-angazhim-te-shtuar-nderkombetar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/marreveshja-kosove-serbi-2023-nis-me-angazhim-te-shtuar-nderkombetar\/","title":{"rendered":"Marr\u00ebveshja Kosov\u00eb-Serbi, 2023 nis me angazhim t\u00eb shtuar nd\u00ebrkomb\u00ebtar"},"content":{"rendered":"<p>Diplomat\u00ebt amerikan\u00eb dhe evropian\u00eb po vizitojn\u00eb k\u00ebto dit\u00eb nj\u00eb pas nj\u00eb Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb t\u00eb dyja vendet t\u00eb arrijn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje gjithp\u00ebrfshir\u00ebse. N\u00eb k\u00ebt\u00eb angazhim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe NATO.<\/p>\n<p>Ky vit ka filluar me nj\u00eb dinamik\u00eb t\u00eb shtuar rreth dialogut Kosov\u00eb-Serbi dhe vizita t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb diplomat\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb t\u00eb  angazhuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve Kosov\u00eb-Serbi. T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb q\u00ebndron k\u00ebshilltari i lart\u00eb i Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit, Derek Chollet, i cili po ashtu do t\u00eb vizitoj\u00eb edhe Beogradin. N\u00eb Kosov\u00eb si\u04ab njofton Departamenti Amerikan i Shtetit, Chollet takon \u201czyrtar\u00ebt e lart\u00eb qeveritar\u00eb, lider\u00ebt e tjer\u00eb politik\u00eb dhe shoq\u00ebrin\u00eb civile, p\u00ebr t\u00eb diskutuar p\u00ebrpjekjet e SHBA-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar avancimin e integrimeve Euro-Atlantike p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>K\u00ebtu p\u00ebrfshihet edhe angazhimi n\u00ebp\u00ebrmjet dialogut t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga BE-ja p\u00ebr t\u00eb arritur marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, t\u00eb fokusuar n\u00eb njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb njoftim. M\u00eb 12 janar, k\u00ebshilltari Chollet do t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb n\u00eb Beograd, \u201cku do t\u00eb diskutoj\u00eb rreth rolit t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr p\u00ebrforcimin e paqes dhe siguris\u00eb rajonale dhe angazhimin e saj t\u00eb vazhduesh\u00ebm n\u00eb dialogun e nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga BE-ja p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kosov\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Kurti: Serbia ka refuzuar planin franko-gjerman<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs Albin Kurti, k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb t\u00eb zyrtarit t\u00eb lart\u00eb amerikan e sheh shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, sepse sipas tij \u201cvjen n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kur po afrohet nj\u00ebvjetori i invazionit rus n\u00eb Ukrain\u00eb\u201d. \u201cShtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs jan\u00eb edhe partner\u00eb edhe aleat\u00ebt ton\u00eb andaj ne do t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb ngusht\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb, por duhet ta kuptojm\u00eb q\u00eb kemi nj\u00eb Serbi gjithnj\u00eb e m\u00eb abnormale, pra nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne d\u00ebshirojm\u00eb normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb, ky vit q\u00eb posa lam\u00eb pas \u00ebsht\u00eb vit i abnormalizimit t\u00eb m\u00ebtutjesh\u00ebm me Serbin\u00eb\u201d, tha kryeministri Kurti pas nj\u00eb takimi me kryetar\u00ebt e komunave t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr Da\u04abiq thelbi i planit franko-gjerman \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm p\u00ebr Serbin\u00eb<\/p>\n<p>Kurti ka theksuar se Serbia e ka refuzuar planin franko-gjerman, nd\u00ebrsa Qeveria e Kosov\u00ebs e ka konsideruar at\u00eb si baz\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr diskutim. \u201cPlanin e Bashkimit Evropian t\u00eb mb\u00ebshtetur nga Franca, Gjermania dhe Shtetet Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, e kemi konsideruar si baz\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr diskutime t\u00eb m\u00ebtutjeshme nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Serbia e ka refuzuar at\u00eb n\u00eb mbledhjen e k\u00ebshillit nacional t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb mbajtur n\u00eb Beograd m\u00eb 27 tetor t\u00eb vitit 2022, konkluzion unanim i refuzimit t\u00eb k\u00ebtij propozimi q\u00eb u b\u00eb publik nga ministri i Jasht\u00ebm i Serbis\u00eb, Da\u04abiq\u201d, tha kryeministri Kurti. Po ashtu Ivica Da\u04abiq n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb shkuar ka theksuar, se \u201cthelbi i planit franko-gjerman \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm p\u00ebr Serbin\u00eb, pasi  plani nis me faktin q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb e pavarur\u201d.<\/p>\n<p>Takim tre pal\u00ebsh p\u00ebr Kosov\u00ebn<\/p>\n<p>Zhvillimet n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb fundvitin e shkuar rrit\u00ebn shqet\u00ebsimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. N\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebsaj jave n\u00eb nj\u00eb takim trepal\u00ebsh mes t\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr dialogun, Miroslav Laj\u00e7ak me z\u00ebvend\u00ebssekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb NATO-s, Gjeneralin Mir\u04abea Geoana dhe me emisarin e SHBA-ve p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Gabriel Escobar u diskutua p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb dhe p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi.  \u201cDiskutuam zhvillimet e fundit n\u00eb dialog, duke p\u00ebrfshir\u00eb veriun e Kosov\u00ebs, bashk\u00ebpunimin BE-SHBA-NATO dhe rrug\u00ebn p\u00ebrpara. Mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb adresuar gjithashtu bashk\u00ebrisht \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb NATO\u201d, shkroi Laj\u00e7ak n\u00eb Twitter. Nga zyra p\u00ebr informim e NATO-s nd\u00ebrkaq, u tha se takimi i tyre ishte pjes\u00eb e konsultimeve t\u00eb rregullta p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb dhe zhvillimet n\u00eb rajonin e gjer\u00eb t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Z\u00ebvend\u00ebs sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Mir\u04abea Geoana, nga ana e tij, e n\u00ebnvizoi mb\u00ebshtetjen kryesore t\u00eb ofruar nga misioni i KFOR-it t\u00eb udh\u00ebhequr nga NATO dhe misioni EULEX i udh\u00ebhequr nga BE-ja n\u00eb largimin e barrikadave, t\u00eb cilat kan\u00eb ndihmuar n\u00eb rivendosjen e plot\u00eb t\u00eb liris\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes n\u00eb mbar\u00eb Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cKFOR-i mbetet jasht\u00ebzakonisht vigjilent dhe ka aft\u00ebsin\u00eb dhe personelin p\u00ebr t\u00eb vazhduar zbatimin e mandatit t\u00eb tij t\u00eb OKB-s\u00eb, plot\u00ebsisht dhe n\u00eb baza ditore, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb gjitha komuniteteve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo i kontribuon siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe stabilitetit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin. NATO gjithashtu vazhdon t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb dialogun e leht\u00ebsuar nga BE-ja nd\u00ebrmjet Beogradit dhe Prishtin\u00ebs, si platforma kryesore p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar paqen dhe sigurin\u00eb e q\u00ebndrueshme n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin-dhe t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet q\u00eb synojn\u00eb avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor\u201d, thuhet n\u00eb njoftimin e NATO-s.<\/p>\n<p>T\u00eb dialogohet p\u00ebr planin franko-gjerman<\/p>\n<p>Po si  e shohin analist\u00ebt politik\u00eb k\u00ebt\u00eb angazhim t\u00eb shtuar amerikan dhe evropian rreth dialogut Kosov\u00eb-Serbi dhe p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje?  Blerim Burjani, njoh\u00ebs i zhvillimeve politike i tha DW-s\u00eb se interesimi i shtuar i diplomat\u00ebve  perendimor\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me gjetjen e nj\u00eb zgjidhjeje t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi. \u201cMendoj se do t\u00eb angazhohen p\u00ebrfundimisht q\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb arrijn\u00eb marr\u00ebveshjen p\u00ebrfundimtare. Nuk ka nevoj\u00eb m\u00eb t\u00eb flitet  p\u00ebr \u04ab\u00ebshtje teknike. M\u00eb s\u00eb miri \u00ebsht\u00eb t\u00eb dialogohet p\u00ebr nj\u00eb pako p\u00ebrfundimtare t\u00eb marr\u00ebveshjes, pra, mos t\u00eb filloj dialogu p\u00ebr Asociacionin e Komunave Serbe, q\u00eb mendoj se e bllokon marr\u00ebveshjen p\u00ebrfundimtare. Pra, m\u00eb korrekt, m\u00eb mir\u00eb dhe e duhur do t\u00eb ishte t\u00eb dialogohet p\u00ebr dokumentin franko-gjerman\u201d, tha Burjani.<\/p>\n<p>Sipas tij, Serbia vazhdimisht do t\u00eb ik\u00eb nga ky plan, p\u00ebr faktin q\u00eb nuk vler\u00ebson se ky plan i plot\u00ebson k\u00ebrkesat e tyre. \u201cGjithmon\u00eb Serbia sa  her\u00eb q\u00eb shkon n\u00eb dialog, e mendon statusin territorial, por, jo normalizimin, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb e interesuar p\u00ebr Asociacionin e Komunave, sesa p\u00ebr t\u00eb tjerat.\u201d Sipas Burjanit, Kurti nuk mund t\u00eb pranoj\u00eb asociacion puro etnik, sepse, her\u00ebt e von\u00eb mund t\u00eb hapet mund\u00ebsia p\u00ebr ndarje territoriale. Por situata \u00ebsht\u00eb kritike p\u00ebr kryeministrin Kurti dhe k\u00ebrkes\u00ebn e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb Kosova duhet t\u00eb nis\u00eb bisedimet p\u00ebr themelimin e Asociacionit, thekson Burjani p\u00ebr DW. Si Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb, se presin angazhim t\u00eb fuqish\u00ebm nga Kosova e Serbia p\u00ebr arritjen e nj\u00eb zgjidhjeje t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe afatgjat\u00eb mes dy vendeve. Aktualisht, n\u00eb tavolin\u00eb \u00ebsht\u00eb propozimi \u201cfranko-gjerman\u201d, p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje mes t\u00eb dy pal\u00ebve dhe k\u00ebshilltar\u00ebt e presidentit francez dhe kancelarit gjerman, q\u00eb soll\u00ebn planin n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Beograd, s\u00ebrish gjat\u00eb janarit do ta vizitojn\u00eb Kosov\u00ebn e Serbin\u00eb. (DW)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Diplomat\u00ebt amerikan\u00eb dhe evropian\u00eb po vizitojn\u00eb k\u00ebto dit\u00eb nj\u00eb pas nj\u00eb Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb t\u00eb dyja vendet t\u00eb arrijn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje gjithp\u00ebrfshir\u00ebse. N\u00eb k\u00ebt\u00eb angazhim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe NATO. Ky vit ka filluar me nj\u00eb dinamik\u00eb t\u00eb shtuar rreth dialogut Kosov\u00eb-Serbi dhe vizita t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb diplomat\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb t\u00eb angazhuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":138741,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-138740","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138740","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=138740"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/138740\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/138741"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=138740"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=138740"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=138740"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}