{"id":139370,"date":"2023-01-18T15:23:36","date_gmt":"2023-01-18T14:23:36","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=139370"},"modified":"2023-01-18T15:23:36","modified_gmt":"2023-01-18T14:23:36","slug":"draft-statuti-i-ffk-se-i-befason-per-te-keq-klubet-si-ne-korene-e-veriut-kush-do-ta-votoje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/draft-statuti-i-ffk-se-i-befason-per-te-keq-klubet-si-ne-korene-e-veriut-kush-do-ta-votoje\/","title":{"rendered":"Draft-Statuti i FFK-s\u00eb i befason p\u00ebr t\u00eb keq klubet: Si n\u00eb Koren\u00eb e Veriut, kush do ta votoj\u00eb?!"},"content":{"rendered":"<p>Draft-Statuti i p\u00ebrgatitur nga Federata e Futbollit e Kosov\u00ebs (FFK) p\u00ebr ta fuqizuar p\u00ebrmes Kuvendit t\u00eb Jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb thirrur p\u00ebr dat\u00ebn 27 janar i ka befasuar disa klube t\u00eb futbollit, t\u00eb cilat haptazi p\u00ebr Gazet\u00ebn Express thon\u00eb se nuk do ta votojn\u00eb, e disa t\u00eb tjera kan\u00eb hezituar ta komentojn\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij draft-Statuti, kryetarit aktual Agim Ademi, pasi t\u2019i skadoj\u00eb mandati n\u00eb vitin 2026, do t\u2019i hapet rruga t\u00eb kandidoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri dhe ta mbaj\u00eb pozit\u00ebn e presidentit me dekada, ndon\u00ebse me Statutin aktual kryetari i FFK-s\u00eb mund t\u2019i fitoj\u00eb tri mandate. Ky ndryshim vlen edhe p\u00ebr Komitetin Ekzekutiv, t\u00eb cilit mandati i skadon n\u00eb vitin 2024 pasi jan\u00eb zgjedhur n\u00eb vitin 2020. Por, me k\u00ebt\u00eb draft-Statut, k\u00ebtij organi i zgjatet mandati edhe p\u00ebr dy vjet, deri n\u00eb vitin 2026, pa zgjedhje. Nd\u00ebrkoh\u00eb, jan\u00eb evidentuar edhe p\u00ebrmbajtje tjera kontroverse t\u00eb k\u00ebtij draft-Statuti.<\/p>\n<p>E, p\u00ebr klubin e madh t\u00eb Superlig\u00ebs, ish kampionen Trep\u00e7a \u201989, ky draft-Statut l\u00eb p\u00ebrshtypjen t\u00eb jet\u00eb shkruar n\u00eb nj\u00eb vend si n\u00eb Koren\u00eb e Veriut. Kryetari i k\u00ebtij klubi, Abedin Zeka, thot\u00eb se Trep\u00e7a \u201989 nuk do ta votoj\u00eb k\u00ebt\u00eb Statut, teksa potencoi q\u00eb kjo nuk ndodh as n\u00eb Koren\u00eb e Veriut e as n\u00eb Rusi, vende t\u00eb njohura p\u00ebr diktatur\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cI friksh\u00ebm, i tmerrsh\u00ebm, k\u00ebt\u00eb as n\u00eb Kore as n\u00eb Rusi as askund nuk e b\u00ebjn\u00eb. Jo nuk e votoj k\u00ebt\u00eb un\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb i friksh\u00ebm. N\u00eb gjithmon\u00eb e kemi me Komitetin Ekzekutiv. Personalisht e kam problemin me Komitet Ekzekutiv. Ky jo q\u00eb po don me shkarku k\u00ebt\u00eb Komitet Ekzekiv, po po don me jau rrit jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb. Nuk vendos federata p\u00ebr KE, por vendosin regjionet, klubet\u201d, tha Zeka p\u00ebr GE.<\/p>\n<p>Edhe drejtori sportiv i Drit\u00ebs, Valon Zymberi, thot\u00eb se klubi gjilanas ka mbetur i shokuar me p\u00ebrmbajtjen e k\u00ebtij draft-Statuti.<\/p>\n<p>\u201cE kemi par\u00eb pak a shum\u00eb. Dje e kemi marr\u00eb, pasdite. Ajo p\u00ebrmbajtje ish nj\u00eb skandal i v\u00ebrtet\u00eb. Pyetja \u00ebsht\u00eb a ka dikush q\u00eb e voton at\u00eb draft-Statut ashtu, me at\u00eb p\u00ebrmbajtje. M\u00eb mir\u00eb me i zgjedh t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Zgjedhjet duhet me qen\u00eb demokratike. Ne e kemi pranuar draft-Statutin. Nga ajo q\u00eb kemi v\u00ebrejt ka shum\u00eb parregullsi. Ia kemi dh\u00ebn\u00eb avokatit t\u00eb klubit. N\u00eb pika t\u00eb trasha shihet q\u00eb ka shum\u00eb parregullsi, por e presim p\u00ebrgjigjen prej avokatit\u201d, tha p\u00ebr Express Zymberi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, drejtori sportiv i Prishtin\u00ebs, Artan Osmani tha se edhe klubi bardh e kalt\u00ebr e ka marr\u00eb draft-Statutin, por q\u00eb nuk kan\u00eb arritur ende ta analizojn\u00eb, nd\u00ebrsa tha se n\u00ebse duan q\u00eb klubet ta mbajn\u00eb si kryetar Agim Ademin, le ta mbajn\u00eb edhe 100 vjet.<\/p>\n<p>\u201cPo, e kemi marr\u00eb dje pasdite. Ende nuk kemi mb\u00ebrri me analizuar. Sot gjat\u00eb dit\u00ebs dhe nes\u00ebr e analizojm\u00eb. Sigurisht i b\u00ebjm\u00eb komentet tona. Nuk e kam lexuar ende. Ai mund ta l\u00ebr\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm mandatin, le te l\u00eb qysh t\u00eb doj\u00eb vet ai. M\u00eb duhet me i krahasuar edhe qysh i kan\u00eb t\u00eb rregulluara federatat tjera, sa koh\u00eb mund\u00ebn me kan\u00eb e qysh. Ai \u00ebsht\u00eb draft, na mundemi me i bo komentet, ai e aprovon qysh t\u00eb doj\u00eb. N\u00ebse duan me mbajt klubet, le te mbajn\u00eb edhe 100 vjet, at\u00eb e meritojn\u00eb, atij ia pafshin hairin\u201d u shpreh Osmani p\u00ebr Express.<\/p>\n<p>Kryetari i Ballkanit, Arsim Kabashi tha se nuk e ka par\u00eb ende draft-Statutin dhe nuk mund t\u00eb jap\u00eb ndonj\u00eb koment momentalisht.<\/p>\n<p>\u201cNuk m\u00eb ka ardhur ende. Nuk e di me statut si jan\u00eb, nuk i marr vesh fort. Nuk e di sa mandate ka t\u00eb drejt\u00eb. Pa e shikuar draft-Statutin nuk mundem me dhan\u00eb ndonj\u00eb koment\u201d, tha Kabashi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Draft-Statuti i p\u00ebrgatitur nga Federata e Futbollit e Kosov\u00ebs (FFK) p\u00ebr ta fuqizuar p\u00ebrmes Kuvendit t\u00eb Jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb thirrur p\u00ebr dat\u00ebn 27 janar i ka befasuar disa klube t\u00eb futbollit, t\u00eb cilat haptazi p\u00ebr Gazet\u00ebn Express thon\u00eb se nuk do ta votojn\u00eb, e disa t\u00eb tjera kan\u00eb hezituar ta komentojn\u00eb. Sipas k\u00ebtij draft-Statuti, kryetarit aktual [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":139374,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":{"0":"post-139370","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-sports"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139370","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=139370"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139370\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/139374"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=139370"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=139370"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=139370"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}