{"id":139542,"date":"2023-01-20T22:42:44","date_gmt":"2023-01-20T21:42:44","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=139542"},"modified":"2023-01-20T22:42:44","modified_gmt":"2023-01-20T21:42:44","slug":"escobar-bashkesia-nderkombetare-kerkon-qe-kosova-te-themeloje-asociacionin-e-komunave-me-shumice","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/escobar-bashkesia-nderkombetare-kerkon-qe-kosova-te-themeloje-asociacionin-e-komunave-me-shumice\/","title":{"rendered":"Escobar: Bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare k\u00ebrkon q\u00eb Kosova t\u00eb themeloj\u00eb Asociacionin e komunave me shumic\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>I d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm amerikan p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Gabriel Escobar, tha t\u00eb premten se propozimi franko-gjerman p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve Kosov\u00eb \u2013 Serbi, \u00ebsht\u00eb rruga m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet t\u00eb dy vendeve drejt nj\u00eb paqeje t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me programin n\u00eb gjuh\u00ebn serbe t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, pas takimeve n\u00eb Prishtin\u00eb dhe n\u00eb Beograd zoti Escobar tha se bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare k\u00ebrkon q\u00eb Kosova t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb detyrimin ligjor p\u00ebr themelimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Ai tha se kjo \u00e7\u00ebshtje dhe propozimin franko-gjerman \u201cnuk jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb lidhur\u201d m\u00eb njera tjetr\u00ebn. Zoti Escobar tha se fakti q\u00eb Serbia nuk i ka v\u00ebn\u00eb sanksione Mosk\u00ebs p\u00ebr agresionin e saj n\u00eb Ukrain\u00eb e d\u00ebmton imazhin e saj. Intervista \u00ebsht\u00eb redaktuar p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb me e qart\u00eb dhe e p\u00ebrmbledhur.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Ju sapo takuar udh\u00ebheq\u00ebsit n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi, a mund t\u00eb na thoni n\u00ebse bisedimet do t\u00eb rifillojn\u00eb s\u00eb shpejti?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Pik\u00eb s\u00eb pari bisedimet nuk jan\u00eb nd\u00ebrprere asnj\u00ebher\u00eb. Sfida ishte se dialogu u shnd\u00ebrrua n\u00eb instrument t\u00eb menaxhimit t\u00eb krizave. Ne duam ta v\u00ebm\u00eb n\u00eb nivelin strategjik dhe mendojm\u00eb se propozimi franko-gjerman \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb. Shtetet e Bashkuara e mb\u00ebshtesin plot\u00ebsisht at\u00eb propozim dhe q\u00ebndrimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb se duam ta b\u00ebjm\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb dyja vendet. M\u00eb fjal\u00eb t\u00eb tjera duam q\u00eb ai t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb hap ardhm\u00ebrin\u00eb evropiane p\u00ebr t\u00eb dyja vendet, hap mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb jo vet\u00ebm me Evrop\u00ebn por rajonin dhe Shtetet e Bashkuara n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: A ka nj\u00eb dat\u00eb p\u00ebr takimin e ardhsh\u00ebm n\u00eb Bruksel?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Jo formalisht, por kjo po diskutohet dhe duhet t\u00eb ndodh\u00eb shum\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Presidenti (Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7) tha se i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb qarta pasojat dhe sfidat me t\u00eb cilat do t\u00eb p\u00ebrballet n\u00ebse nuk e pranon propozimin franko-gjerman. A mund t\u00eb na thoni se cilat jan\u00eb ato pasoja dhe n\u00ebse ai i tha po propozimit?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Nuk dua t\u00eb paragjykoj\u00eb diskutimet q\u00eb zhvillohen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut. Por mund t\u00eb them se diskutuam holl\u00ebsisht se cilat jan\u00eb pasojat p\u00ebr rajonin n\u00ebse nuk ecet p\u00ebrpara, p\u00ebr rajonin q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb plag\u00eb t\u00eb hapur, t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb konflikt t\u00eb ngrir\u00eb, q\u00eb n\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb i ngrir\u00eb, p\u00ebr komunitetin q\u00eb duhet t\u00eb jetoj\u00eb n\u00ebn n\u00eb trysni si\u00e7 ndodh\u00eb n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs, me bllokada, trysni dhe njer\u00ebz n\u00ebn ankth. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po flasim. K\u00ebt\u00eb duam ta zgjidhin n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut. Mendoj se pat\u00ebm nj\u00eb bised\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, mendoj se t\u00eb gjith\u00eb e kuptojm\u00eb sfid\u00ebn e vazhdimit t\u00eb situat\u00ebs aktuale.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Ai (Vu\u00e7i\u00e7) ka th\u00ebn\u00eb m\u00eb her\u00ebt se propozimi \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm. A e ndjeni k\u00ebt\u00eb pas takimit apo mbase ai ka ecur p\u00ebrpara?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Mendoj se kemi ecur shum\u00eb p\u00ebrpara sot n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb. Biseda ishte shume konstruktive. Prandaj mendoj se kemi baz\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Konstruktive n\u00eb kuptimin q\u00eb do t\u00eb rifilloni dialogun mb\u00ebshtetur n\u00eb propozimin franko-gjerman?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Aktualisht ky \u00ebsht\u00eb propozimi n\u00eb tryez\u00eb. Tani, si do ta negociojm\u00eb aneksin mbi zbatimin, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim tjet\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb Serbia ka 50 p\u00ebr qind t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb mbi procesin dhe nuk ka asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur frik\u00eb. Propozimi paraqet shum\u00eb mund\u00ebsi.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Ju keni qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb vendosur kur keni folur p\u00ebr detyrimin e zotit (Albin) Kurti p\u00ebr t\u00eb zbatuar marr\u00ebveshjen p\u00ebr Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe. Por edhe ai \u00ebsht\u00eb i vendosur se nuk do ta zbatoj\u00eb. Si mendoni se do t\u00eb funksionoj\u00eb kjo?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Shikoni, nj\u00eb person dhe nj\u00eb pal\u00eb nuk mund t\u00eb shmang\u00eb nj\u00eb detyrim ligjor nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ky \u00ebsht\u00eb fakt. Ne do ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe un\u00eb do ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb duke gjetur partner\u00eb dhe ka shum\u00eb partner\u00eb, ka shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb duan t\u00eb shohin marr\u00ebdh\u00ebnie m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb veri dhe pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb vendit. Ne do t\u00eb fillojm\u00eb k\u00ebt\u00eb muaj t\u00eb flasim me njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb ide shum\u00eb t\u00eb mira dhe ne n\u00eb fakt flasim p\u00ebr madh\u00ebsin\u00eb e klasave n\u00eb shkolla, mbledhjen e mbeturinave, apo sh\u00ebrbimet e ndihm\u00ebs mjek\u00ebsore, asgj\u00eb frik\u00ebsuese. Ne flasim se si ta b\u00ebjm\u00eb veriun e Kosov\u00ebs m\u00eb funksional dhe m\u00eb t\u00eb lidhur me qeverin\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb. Ne do ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se n\u00eb \u00e7\u2019pik\u00eb Kosova do ta ket\u00eb t\u00eb qart\u00eb se bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare e pret q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb, k\u00ebrkon q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Ju kuptova mir\u00eb se n\u00ebse zoti Kurti nuk e b\u00ebn do ta b\u00ebni ju?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Do t\u00eb fillojm\u00eb bisedimet n\u00eb shkall\u00eb vendi p\u00ebr at\u00eb se \u00e7far\u00eb n\u00ebnkupton ky detyrim p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: N\u00ebse zoti Kurti pajtohet n\u00eb fund ta p\u00ebrmbush\u00eb k\u00ebt\u00eb detyrim\u2026.<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: M\u00eb lejoni, Kurti nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb pajtohet, Kosova \u00ebsht\u00eb pajtuar\u2026<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Kurti \u00ebsht\u00eb kryeminist\u00ebr\u2026<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Po, por si e thash\u00eb, nj\u00eb person, nj\u00eb pal\u00eb nuk mund t\u00eb shmang\u00eb at\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim ekzistues. Kosova \u00ebsht\u00eb pajtuar tashm\u00eb si qeveri. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se si do t\u00eb zbatohet.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: N\u00ebse zoti Kurti themelon Asociacionin, a \u00ebsht\u00eb kjo rruga p\u00ebr t\u00eb inkurajuar Serbin\u00eb q\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb propozimin franko-gjerman?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: M\u00eb lejoni t\u00eb them se k\u00ebto dy \u00e7\u00ebshtje nuk jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb lidhura. Asociacioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim ekzistues q\u00eb duhet t\u00eb zbatohet. Propozimi franko-gjerman \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet t\u00eb dy vendeve drejt nj\u00eb paqeje t\u00eb q\u00ebndrueshme. Ne do t\u00eb punojm\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht sepse i duam t\u00eb dyja.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Presidenti Vu\u00e7i\u00e7 tha s\u00eb fundmi se \u00ebsht\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e Rusis\u00eb, por se Serbia nuk e mb\u00ebshtet agresionin kund\u00ebr Ukrain\u00ebs dhe i konsideron Donbasin dhe Krimen\u00eb si pjes\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs. Megjithat\u00eb, Beogradi nuk i ka vendosur sanksione Rusis\u00eb. Flitet shum\u00eb p\u00ebr pasojat politike, d\u00ebgjuam edhe mesazhin e Parlamentit Evropian. A ka pasoja t\u00eb mundshme sa u p\u00ebrket investimeve t\u00eb huaja nga per\u00ebndimi, a do t\u00eb duan kompanit\u00eb t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb Serbi n\u00ebse ajo mbetet n\u00eb k\u00ebt\u00eb an\u00eb t\u00eb historis\u00eb?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Mendoj se do t\u00eb ket\u00eb pasoja. Mendoj se po cenohet imazhi i Serbis\u00eb si shtet per\u00ebndimor. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb kompanit\u00eb na pyesin n\u00ebse Serbia \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sanksione dyt\u00ebsore, n\u00ebse Serbia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb partner solid, dikush tek i cili mund t\u00eb mb\u00ebshteten n\u00eb planin afatgjat\u00eb? K\u00ebshilla ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i bashkoheni Per\u00ebndimit n\u00eb zbatimin e t\u00eb gjitha masave dhe sanksioneve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Serbia t\u00eb mos jet\u00eb p\u00ebrjashtim n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Sipas informacioneve tuaja, a kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb njer\u00ebz nga Rusia n\u00eb tensionet n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb barrikada?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Nuk kam ndonj\u00eb informacion konkret, kam d\u00ebgjuar vet\u00ebm thashetheme. Por barrikadat dhe tensionet n\u00eb Kosov\u00eb nuk kan\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb Rusia t\u2019i p\u00ebrkeq\u00ebsoj\u00eb ato, ato tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb k\u00ebqija.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti (Derek) Chollet, shprehu shqet\u00ebsimin lidhur me akuzat se grupi mercenar rus Wagner po rekruton njer\u00ebz n\u00eb Serbi dhe vende t\u00eb tjera. Z. Vu\u00e7iq e mohoi at\u00eb, ashtu si edhe z. Yevgenij Prigozhin, kreu i Grupit Wagner, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs. Cili \u00ebsht\u00eb informacioni juaj p\u00ebr t\u00eb?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Derek Chollet e tha m\u00eb s\u00eb miri. Ai tha se Wagner ka nj\u00eb ndikim shum\u00eb malinj n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. \u00cbsht\u00eb keq p\u00ebr \u00e7do vend ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb. \u00cbsht\u00eb e paligjshme k\u00ebtu. Qeveria juaj e ka t\u00eb qart\u00eb k\u00ebt\u00eb, ashtu si edhe e jona. N\u00ebse ka, duhet t\u00eb ndalet dhe qeveria duhet ta ndjek\u00eb penalisht. Ne kemi vendosm\u00ebrin\u00eb e tyre se do ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm amerikan p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Gabriel Escobar, tha t\u00eb premten se propozimi franko-gjerman p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve Kosov\u00eb \u2013 Serbi, \u00ebsht\u00eb rruga m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet t\u00eb dy vendeve drejt nj\u00eb paqeje t\u00eb q\u00ebndrueshme. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me programin n\u00eb gjuh\u00ebn serbe t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, pas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":139543,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-139542","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139542","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=139542"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139542\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/139543"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=139542"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=139542"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=139542"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}