{"id":139595,"date":"2023-01-21T10:27:52","date_gmt":"2023-01-21T09:27:52","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=139595"},"modified":"2023-01-21T10:27:52","modified_gmt":"2023-01-21T09:27:52","slug":"lajm-i-mire-nga-gjermania-ne-mars-pritet-ligji-i-ri-i-emigracionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/lajm-i-mire-nga-gjermania-ne-mars-pritet-ligji-i-ri-i-emigracionit\/","title":{"rendered":"Lajm i mir\u00eb nga Gjermania: N\u00eb mars pritet ligji i ri i emigracionit"},"content":{"rendered":"<p>Sipas ministrit federal t\u00eb Pun\u00ebs, projektligji i ri p\u00ebr migrimin e fuqis\u00eb pun\u00ebtore do t\u00eb jet\u00eb gati n\u00eb mars. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ai parashikon rritjen e kontingjentit t\u00eb migracionit me Rregulloren e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Gjermania ka nj\u00eb problem t\u00eb madh me munges\u00ebn e fuqis\u00eb pun\u00ebtore. Dhe k\u00ebt\u00eb e tha s\u00ebrish t\u00eb premten n\u00eb Bundestag ministri gjerman i Pun\u00ebs dhe  \u00c7\u00ebshtjeve Sociale Hubertus Heil, gjat\u00eb promovimit t\u00eb strategjis\u00eb s\u00eb re p\u00ebr daljen nga kriza e fuqis\u00eb pun\u00ebtore.<\/p>\n<p>\u201cSigurimi i pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb kualifikuar \u00ebsht\u00eb sigurimi i prosperitetit,\u201d tha Hubertus Heil (SPD) t\u00eb premten n\u00eb Bundestag. \u201cN\u00ebse nuk i heqim tani pengesat, deri n\u00eb vitin 2035 do t\u00eb na mungojn\u00eb shtat\u00eb milion\u00eb pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb kualifikuar.\u201d<\/p>\n<p>Strategjia e re qeveris\u00eb, e cila iu kalua p\u00ebr shqyrtim komisioneve p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb Bundestag, parashikon shfryt\u00ebzimin e potencialit t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore brenda vendit, duke rritur ofertat e trajnimeve profesionale p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb l\u00ebn\u00eb shkoll\u00ebn, p\u00ebrmir\u00ebsuar kushtet e pun\u00ebs p\u00ebr n\u00ebnat me f\u00ebmij\u00eb, apo duke rritur shanset p\u00ebr pun\u00ebsimin e refugjat\u00ebve apo azilk\u00ebrkuesve t\u00eb refuzuar.<\/p>\n<p>Por sipas Heil shfryt\u00ebzimi i potencialit t\u00eb brendsh\u00ebm nuk mjafton p\u00ebr ta zgjidhur problemin: pa migracion, nuk dalim dot nga kjo kriz\u00eb, tha ministri. Ai njoftoi se qeveria do t\u00eb parashtroj\u00eb qysh n\u00eb mars nj\u00eb projektligj t\u00eb ri p\u00ebr migracionin.<\/p>\n<p>Karta e shanseve bazuar n\u00eb nj\u00eb sistem pik\u00ebsh<\/p>\n<p>Deutsche Welle e ka nj\u00eb draft paraprak t\u00eb k\u00ebtij projektligji, q\u00eb synon leht\u00ebsimin e m\u00ebrgimit t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore nga vendet e treta. Risia kryesore e k\u00ebtij projektligji \u00ebsht\u00eb e ashtuquajtura \u201ckart\u00eb shansesh\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb viz\u00eb nj\u00ebvje\u00e7are p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar pun\u00eb n\u00eb Gjermani. Viza jepet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb sistemi pik\u00ebsh, q\u00eb mund t\u00eb mblidhen, bazuar n\u00eb kat\u00ebr kritere:  njohja e gjuh\u00ebs, p\u00ebrvoja profesionale, mosha dhe lidhja me Gjermanin\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu p\u00ebr shembull, sipas draftit aktual, gjasht\u00eb pik\u00eb mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb viz\u00eb nj\u00ebvje\u00e7are p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar pun\u00eb n\u00eb Gjermani. Kat\u00ebr pik\u00eb i merr n\u00ebse ke nj\u00eb kualifikim profesional, tri pik\u00eb n\u00ebse ke s\u00eb paku tre vjet p\u00ebrvoj\u00eb pune, tre pik\u00eb p\u00ebr njohuri t\u00eb mira t\u00eb gjermanishtes.<\/p>\n<p>P\u00ebr njohuri t\u00eb mjaftueshme t\u00eb gjuh\u00ebs merren dy pik\u00eb, dy pik\u00eb jepen edhe p\u00ebr moshat n\u00ebn 35 vje\u00e7are ose p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb vet\u00ebm dy vjet p\u00ebrvoj\u00eb pune.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pik\u00eb e merr p\u00ebr lidhjen me Gjermanin\u00eb, pra, n\u00ebse m\u00eb par\u00eb ke banuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt p\u00ebr s\u00eb  paku gjasht\u00eb muaj n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>Rritet kontingjenti i imigrant\u00ebve sipas rregullores s\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr element i projektligjit t\u00eb ri \u00ebsht\u00eb rritja e kontingjentit t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve q\u00eb vijn\u00eb me rregulloren e Ballkanit Per\u00ebndimor. Sipas draftit q\u00eb ka DW \u00ebsht\u00eb parashikuar, q\u00eb ky kontingjent t\u00eb dyfishohet, nga 25 000 q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktualisht n\u00eb maksimumi 50 mij\u00eb n\u00eb vit. Heil tha (20.012023) n\u00eb Bundestag se ka plane q\u00eb kjo rregullore t\u00eb zgjerohet edhe p\u00ebr vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Herbert Br\u00fccker, profesor n\u00eb Universitetin Humboldt t\u00eb Berlinit, e p\u00ebrsh\u00ebndet si ngritjen e kontingjentit ashtu edhe zgjerimin e modelit me vende t\u00eb tjera. Instituti i tij merret me hulumtime n\u00eb fush\u00ebn e m\u00ebrgimit dhe  \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme me migrant\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Rregullores s\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor (BP). N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me DW shqip, ai tha se kjo rregullore ka rezultuar shum\u00eb e suksesshme. \u201cShkalla  e pun\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e lart\u00eb, dhe vet\u00ebm 2 p\u00ebr qind e imigrant\u00ebve t\u00eb ardhur me k\u00ebt\u00eb rregullore marrin ndihma sociale\u201d. Pra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model i sigurt q\u00eb ka nj\u00eb impakt pozitiv jo vet\u00ebm p\u00ebr ekonomin\u00eb, por edhe p\u00ebr shtetin social. Edhe pagat e pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb ardhur me Rregulloren e Ballkanit Per\u00ebndimor, jan\u00eb po aq t\u00eb larta sa pagat fillestare t\u00eb vendasve, dhe madje pak m\u00eb t\u00eb larta se ato t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve q\u00eb vijn\u00eb nga vendet tjera t\u00eb BE-s\u00eb, i tha Br\u00fccker DW.<\/p>\n<p>Rregullorja e Ballkanit Per\u00ebndimor: Migracion pa kualifikim<\/p>\n<p>Rregullorja e Ballkanit Per\u00ebndimor ekziston q\u00eb nga viti 2015 dhe u mund\u00ebson shtetasve t\u00eb gjasht\u00eb vendeve t\u00eb BP (Shqip\u00ebri, Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00eb, Kosov\u00eb, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia) qasje t\u00eb privilegjuar n\u00eb tregun gjerman t\u00eb pun\u00ebs, pavar\u00ebsisht nga kualifikimi q\u00eb kan\u00eb. Parakusht p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb viz\u00ebn e pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb pune e rregullt n\u00eb Gjermani. Nuk nevojiten as njohuri t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb gjuh\u00ebs gjermane.<\/p>\n<p>Si\u00e7 tha p\u00ebr DW nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme t\u00eb Gjermanis\u00eb, deri m\u00eb 31 dhjetor 2022, n\u00eb Regjistrin Qendror t\u00eb t\u00eb Huajve, (AZR) figuronin rreth 62 000 imigrant\u00eb me leje q\u00ebndrimi n\u00eb baz\u00eb k\u00ebsaj rregulloreje. Sipas z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit, mendohet q\u00eb numri faktik t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i lart\u00eb, sepse evidentimi statistikor i imigrant\u00ebve nga Rregullorja e Ballkanit Per\u00ebndimor ka filluar t\u00eb b\u00ebhet q\u00eb nga viti 2020.<\/p>\n<p>Rregullorja e BP: Kontingjenti i vizave \u00ebsht\u00eb shteruar<\/p>\n<p>Rregullorja e Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2023, por n\u00eb draftin e ri t\u00eb ligjit t\u00eb migracionit \u00ebsht\u00eb parashikuar q\u00eb ajo t\u00eb b\u00ebhet pa afat. Si rritja e kontingjentit ashtu edhe heqja e afatit jan\u00eb dy masa q\u00eb p\u00ebrputhen jo vet\u00ebm me nevoj\u00ebn e tregut gjerman p\u00ebr fuqi pun\u00ebtore, por edhe me d\u00ebshir\u00ebn e shtetasve t\u00eb k\u00ebtyre vendeve p\u00ebr t\u00eb emigruar n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>Sipas Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme gjermane, konsullatat e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vitin 2022, 25 000 viza sipas k\u00ebsaj rregulloreje, duke shteruar k\u00ebshtu kontingjentin e p\u00ebrcaktuar nga ligji. Numri i k\u00ebrkesave p\u00ebr viz\u00eb sipas rregullores s\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i lart\u00eb, i tha DW nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme.<\/p>\n<p>Aktualisht 2 milion\u00eb vende pune t\u00eb paz\u00ebna<\/p>\n<p>Sipas projektligjit t\u00eb ri t\u00eb migracionit, p\u00ebrllogaritet q\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre ndryshimeve n\u00eb Gjermani t\u00eb vijn\u00eb mesatarisht deri n\u00eb 65 000 fuqi pun\u00ebtore t\u00eb reja n\u00eb vit.  P\u00ebr shum\u00eb ekspert\u00eb kjo nuk  e plot\u00ebson aspak nevoj\u00ebn e Gjermanis\u00eb  p\u00ebr fuqi pun\u00ebtore,  Si\u00e7 del n\u00eb pah nga nj\u00eb studim i Dhomave t\u00eb Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb q\u00eb u prezantua n\u00eb mes t\u00eb janarit n\u00eb Berlin, Gjermania q\u00eb tani ka 2 milion\u00eb vende pune t\u00eb paz\u00ebna. Nga kjo munges\u00eb pun\u00ebtor\u00ebsh ekonomia m\u00eb e madhe e Evrop\u00ebs ka 100 miliard\u00eb euro m\u00eb pak t\u00eb ardhura komb\u00ebtare n\u00eb vit. Situata p\u00ebrkeq\u00ebsohet nga viti n\u00eb vit:<\/p>\n<p>Nga nj\u00ebra an\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb hart\u00ebs demografike t\u00eb vendit: N\u00eb 15 vjet\u00ebt e ardhsh\u00ebm nj\u00eb e treta e t\u00eb pun\u00ebsuarve aktual\u00eb do t\u00eb dalin n\u00eb pension. Por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimeve strukturore t\u00eb shkaktuara nga digjitalizimi, si dhe ndryshimeve p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb Koron\u00ebs dhe luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt p\u00ebrllogarisin se Gjermanis\u00eb i duhen 400 000 imigrant\u00eb t\u00eb kualifikuar n\u00eb vit. Prandaj edhe shum\u00eb syresh nd\u00ebr ta edhe Herbert Br\u00fccker propozojn\u00eb q\u00eb rregullorja aq e suksesshme e  Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb zgjerohet p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet dhe t\u00eb mos ket\u00eb fare kufizime n\u00eb kontingjent.\/DW<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas ministrit federal t\u00eb Pun\u00ebs, projektligji i ri p\u00ebr migrimin e fuqis\u00eb pun\u00ebtore do t\u00eb jet\u00eb gati n\u00eb mars. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ai parashikon rritjen e kontingjentit t\u00eb migracionit me Rregulloren e Ballkanit Per\u00ebndimor. Gjermania ka nj\u00eb problem t\u00eb madh me munges\u00ebn e fuqis\u00eb pun\u00ebtore. Dhe k\u00ebt\u00eb e tha s\u00ebrish t\u00eb premten n\u00eb Bundestag ministri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":139596,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-139595","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139595","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=139595"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139595\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/139596"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=139595"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=139595"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=139595"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}