{"id":139850,"date":"2023-01-24T18:45:44","date_gmt":"2023-01-24T17:45:44","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=139850"},"modified":"2023-01-24T18:45:44","modified_gmt":"2023-01-24T17:45:44","slug":"talia-e-flakes-nga-varg-e-vi-u-hap-me-qindra-pjesemarres-ne-kembe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/talia-e-flakes-nga-varg-e-vi-u-hap-me-qindra-pjesemarres-ne-kembe\/","title":{"rendered":"\u201cTalia e Flak\u00ebs\u201d nga Varg e Vi, u hap me qindra pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebmb\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>U hap mbr\u00ebm\u00eb Festivali i Dram\u00ebs Shqipe \u201cTalia e Flak\u00ebs\u201d, me prezenc\u00ebn e qindra pjes\u00ebmarr\u00ebsve, duke q\u00ebndruar edhe n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, duke tejkaluar pa dashje numrin e kufizuar prej 296 ul\u00ebseve n\u00eb sall\u00ebn e kuqe t\u00eb Teatrit t\u00eb qytetit n\u00eb Gjilan, nga interesimi i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr shfaqje.<\/p>\n<p>N\u00eb projektin e shkruar t\u00eb Varg e Vi-s\u00eb n\u00eb thirrjen publike nga Komuna e Gjilanit, ka qen\u00eb ideja fillestare q\u00eb hapja e festivalit t\u00eb b\u00ebhet nga aktorja m\u00eb e vjet\u00ebr e qytetit p\u00ebr t\u2019ia njohur kontributin meritor dhe nga nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i Handikos-it p\u00ebr t\u00eb promovuar kujdesin ndaj personave me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, por aktorja Mejreme Berisha ishte pjes\u00ebmarr\u00ebse e premier\u00ebs q\u00eb e hapi \u201cTalian e Flak\u00ebs\u201d dhe n\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb prezenc\u00ebs s\u00eb saj, fjal\u00ebn e par\u00eb, e mbajti Drejtori Ekzekutiv i Varg e Vi-s\u00eb, Migjen Fazliu.<\/p>\n<p>Pasi p\u00ebrsh\u00ebndeti publikun e Gjilanit dhe mysafir\u00ebt e respektuar nga gjith\u00eb hap\u00ebsira shqiptare, e ve\u00e7mas familjar\u00ebt e nderuar t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve, heronjve dhe martir\u00ebve t\u00eb kombit, invalid\u00ebt e luft\u00ebs, veteran\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb, zyrtar\u00ebt e shtetit e t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit &#8211; pasi ishte prezent edhe vet\u00eb Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, drejtori Fazliu njoftoi q\u00eb \u201cfestivali si edicion i 32-t\u00eb i Flak\u00ebs s\u00eb Janarit mb\u00ebshtetet tradicionalisht nga Komuna e Gjilanit dhe Ministria p\u00ebr Kultur\u00eb, Rini dhe Sport, dhe pasi ka karakter garues, do t\u00eb ndahen pes\u00eb \u00e7mime: teksti m\u00eb i mir\u00eb, shfaqja m\u00eb e mir\u00eb, regjia m\u00eb e mir\u00eb, inovacioni m\u00eb i mir\u00eb teatror dhe roli m\u00eb i mir\u00eb, dhe se prej 23-28 janar, do t\u00eb jen\u00eb 6 shfaqje nga teatrot shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Pas \u00e7do shfaqjeje, n\u00eb bufen\u00eb e Teatrit t\u00eb qytetit, do t\u00eb kemi dy panelist\u00eb t\u00eb rregullt q\u00eb do t\u00eb hapin debatin p\u00ebr shfaqjet q\u00eb shohim, ku nj\u00ebri do t\u00eb diskutoj\u00eb n\u00eb aspektin dramaturgjik dhe panelistja tjet\u00ebr n\u00eb aspektin sociologjik, e ku p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i shfaqjes dhe publiku i gjer\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfshihen lirsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb debat 45-minut\u00ebsh.\u201d<\/p>\n<p>\u201cDebatet p\u00ebr art jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira gjithmon\u00eb. N\u00eb nj\u00eb an\u00eb thuhet se p\u00ebr shije nuk diskutohet, e n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr e kemi q\u00ebndrimin e duhur t\u00eb filozofit Ni\u00e7e kur thot\u00eb se, edhe pse p\u00ebr shije nuk diskutohet, megjithat\u00eb, ne prap diskutojm\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, p\u00ebr relaksim pas debatit t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb mbi t\u00eb bukur\u00ebn, t\u00eb madh\u00ebrishmen dhe tragjiken, kemi ahengun te Pep\u2019s Taverna me ushqim e muzik\u00eb\u201d &#8211; tha Fazliu.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, Drejtori ekzekutiv i Organizat\u00ebs Joqeveritare \u201cHandikos\u201d n\u00eb Gjilan, Fatmir Shurdhani, e hapi zyrtarisht festivalin \u201cTalia e Flak\u00ebs\u201d, ku nd\u00ebr t\u00eb tjerash, u shpreh: \u201cN\u00eb em\u00ebr t\u00eb organizat\u00ebs \u2018Handikos\u2019, shprehim falenderimin e thell\u00eb ndaj organizat\u00ebs Varg e Vi, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb kujtuar q\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebtij festivali me ndikim, t\u00eb mundemi t\u00eb p\u00ebr\u00e7ojm\u00eb sadopak nj\u00eb mesazh simbolik e t\u00eb shkurt\u00ebr, direkt dhe indirekt, q\u00eb t\u00eb kemi shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb kujdes, empati dhe politika t\u00eb favorshme p\u00ebr avancimin e t\u00eb drejtave, lirive dhe standardit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm jet\u00ebsor p\u00ebr personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara\u201d &#8211; u shpreh Shurdhani.<\/p>\n<p>Pas fjalimeve hap\u00ebse, fjal\u00ebn e loj\u00ebn n\u00eb sken\u00eb e kishin pjes\u00ebmarr\u00ebsit nga tri teatrot e Kosov\u00ebs, n\u00eb premier\u00ebn \u201cFausti\u201d, nd\u00ebrsa emocionet e m\u00ebdha i dhuroi edhe nj\u00eb publik q\u00eb kishte st\u00ebrmbushur sall\u00ebn. \u201cFausti\u201d \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebprodhim nga Teatri i qytetit t\u00eb Gjilanit, Teatri Komb\u00ebtar i Kosov\u00ebs dhe Teatri i Prizrenit \u201cBekim Fehmiu\u201d. Shfaqja \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb vepr\u00ebn e J. W. G\u00ebtes dhe Ch. Marlos\u00eb, me autor dhe regjisor Fadil Hysajn, me asistent regjie Ekrem Sopin, me koreograf Robert Nuh\u00ebn, asistente koreografie, Lavdije Idrizin, skenograf Mentor Berish\u00ebn, kostumograf Youliana Voykovan, kompozitor Memli Kelmendin, dizajner t\u00eb dritave Yann Perregaux-in, video-imazhet nga Ujkan Hysaj, mjesht\u00ebr z\u00ebrimi Flamur Krasniqin, grimin nga Minivere Fejzullahi, dizajnin grafik nga Bekim Kor\u00e7a, organizator dhe rekuiziter Suad Berisha, realizator\u00eb t\u00eb skenografis\u00eb: Mejdi Hoti, Haki Aliu dhe Fehmi Hoti; asistent\u00eb teknik\u00eb Kenan Gurgurovci dhe Q\u00ebndrim Kqiku, dritat nga Fatmir Halili dhe Alban Limoni, e realizator\u00eb t\u00eb kostumeve, Bahrije Kurtalani dhe Anila Gashi. N\u00eb \u201cFaust\u201d mor\u00ebn pjes\u00eb aktor\u00ebt dhe aktoret vijuese: Shkelzen Veseli, Adrian Morina, Xhevdet Doda, Beslidhje Byty\u00e7i, Aurita Agushi, Shpetim Kastrati, Kushtrim Qerimi, Sheqerie Buqaj, Liridona Shehu, Ali Demi, Alban Krasniqi, Zana Berisha, Emine Toska, Rifat Smani, Valmira Hoti, Mejreme Berisha &#038; Alban Morina.<\/p>\n<p>Pasi shfaqja zgjati mbi dy or\u00eb, radh\u00ebn e kishte debati me dy panelist\u00ebt e rregullt, Josif Papagjoni \u2013 autor i dhjet\u00ebra librave p\u00ebr teat\u00ebr e dram\u00eb, si dhe Trina Hoti, sociologe. N\u00eb debat u p\u00ebrfshi edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i shfaqjes, regjisori Fadil Hysaj dhe gazetar\u00ebt e publiku.<\/p>\n<p>\u201cE vler\u00ebsoj lart shfaqjen e bazuar si inspirim n\u00eb kryevepr\u00ebn bot\u00ebrore. P\u00ebr mua, regjisori Fadil Hysaj \u00ebsht\u00eb regjisor filozof\u201d &#8211; deklaroi Papagjoni. Kurse Hoti u shpreh se, shfaqja \u201cFausti\u201d, kap tema t\u00eb gjera, por nj\u00eb gj\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb t\u00eb thuhet se, \u201cdija ka ndryshuar n\u00ebp\u00ebr periudha t\u00eb ndryshme historike, por sot, dija \u00ebsht\u00eb e cenuar, kjo dija e klikuar, madje dija \u00ebsht\u00eb fetishizuar, sip\u00ebrfaq\u00ebsore dhe jo e thell\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pas debatit, n\u00ebn tingujt e muzik\u00ebs s\u00eb gjall\u00eb, ishte ahengu n\u00eb Pep\u2019s Taverna, me shum\u00eb mysafir\u00eb nga t\u00ebr\u00eb hap\u00ebsira shqiptare. Pas \u201cFaustit\u201d, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb \u201cTalias s\u00eb Flak\u00ebs\u201d sonte \u00ebsht\u00eb shfaqja \u201cNyjat\u201d nga Teatri Shqiptar i Shkupit t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, me fillim n\u00eb ora 20:00, ku biletat mund t\u00eb merren nga vullnetar\u00ebt e \u201cZ\u00ebrit Rinor Gjilan\u201d n\u00eb Talia Info p\u00ebrball\u00eb Teatrit t\u00eb qytetit n\u00eb Gjilan, vet\u00ebm fizikisht, vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr dhe vet\u00ebm p\u00ebr shfaqjen e sotme, sepse ky kufizim, vjen nga interesimi shum\u00eb i lart\u00eb i publikut p\u00ebr t\u00eb par\u00eb shfaqjet dhe synimi kryesor i Varg e Vi-s\u00eb, nga fillimi i festivalit, ka qen\u00eb kthimi i festivalit p\u00ebr qytetar\u00ebt e artdash\u00ebsit pa dallim, e m\u00eb pak p\u00ebr zyrtar\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>U hap mbr\u00ebm\u00eb Festivali i Dram\u00ebs Shqipe \u201cTalia e Flak\u00ebs\u201d, me prezenc\u00ebn e qindra pjes\u00ebmarr\u00ebsve, duke q\u00ebndruar edhe n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, duke tejkaluar pa dashje numrin e kufizuar prej 296 ul\u00ebseve n\u00eb sall\u00ebn e kuqe t\u00eb Teatrit t\u00eb qytetit n\u00eb Gjilan, nga interesimi i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr shfaqje. N\u00eb projektin e shkruar t\u00eb Varg e Vi-s\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":139851,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-139850","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139850","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=139850"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139850\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/139851"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=139850"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=139850"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=139850"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}