{"id":139909,"date":"2023-01-25T08:52:35","date_gmt":"2023-01-25T07:52:35","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=139909"},"modified":"2023-01-25T08:52:35","modified_gmt":"2023-01-25T07:52:35","slug":"teatri-shqiptar-i-shkupit-prezantohet-me-shfaqjen-nyjat-ne-festivalin-talia-e-flakes-mirepritet-nga-pubiku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/teatri-shqiptar-i-shkupit-prezantohet-me-shfaqjen-nyjat-ne-festivalin-talia-e-flakes-mirepritet-nga-pubiku\/","title":{"rendered":"Teatri Shqiptar i Shkupit prezantohet me shfaqjen &#8220;Nyjat&#8221; n\u00eb festivalin &#8220;Talia e Flak\u00ebs&#8221; &#8211; mir\u00ebpritet nga pubiku"},"content":{"rendered":"<p>Festivali i Dram\u00ebs Shqipe &#8220;Talia e Flak\u00ebs 2023&#8221;, n\u00eb nat\u00ebn e dyt\u00eb ka sjellur para audienc\u00ebs s\u00eb kultivuar gjilanase, shfaqjen &#8220;Nyjat&#8221;, prodhim i Teatrit Shqiptar t\u00eb Shkupit, tekst i autorit Refet Abazi.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt drama e autorit Abazi, &#8220;Nyjat&#8221;, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sken\u00eb nga regjisori Kushtrim Bekteshi, me nj\u00eb kast\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb aktor\u00ebsh, kryesisht nga ansambli i k\u00ebtij teatri, p\u00ebrfshir\u00eb aktorin Bislim Mu\u00e7aj nga Prishtina. <\/p>\n<p>Fabula e shfaqjes flet p\u00ebr &#8216;nyjet&#8217; n\u00eb fatet e personazheve; luft\u00ebn mes drit\u00ebs dhe err\u00ebsir\u00ebs, t\u00eb mir\u00ebs dhe t\u00eb keq\u00ebs si dhe n\u00eb aspektin metafizik &#8211; n\u00eb nyjen mes Zotit dhe djallit, duke pasqyruar nj\u00eb pamje t\u00eb trisht\u00eb e komplekse t\u00eb realitetit q\u00eb po e jetojm\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin realitet fatet e personazheve jan\u00eb t\u00eb atakuara skajshm\u00ebrisht nga rrethanat e imponuara jet\u00ebsore, ku her\u00eb-her\u00eb nuk arrijn\u00eb t\u00eb ruajn\u00eb balancin e harmonis\u00eb shpirt\u00ebrore n\u00eb p\u00ebrballje permanente me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe veten e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin strukturor, brenda k\u00ebsaj drame t\u00eb autorit, ndjehet &#8220;lufta&#8221; e pakompromis n\u00eb mes t\u00eb mir\u00ebs dhe t\u00eb keqes, drit\u00ebs dhe err\u00ebsir\u00ebs, luft\u00ebs q\u00eb manifestohet n\u00eb dy rrafshe: at\u00eb individual t\u00eb secilit personazh, si dhe nj\u00eb rrafshi pothuajse metafizik mes Zotit dhe djallit \u2013 apo m\u00eb sakt\u00eb mes Ustait dhe Predikuesit, si dhe gjith\u00eb atij kompleksitetit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb dy personazhet kryesore.<\/p>\n<p>Martesa dhe divorci; tradicionalja dhe modernia; realiteti dhe iluzioni; profesionalizmi dhe ambicja e s\u00ebmur\u00eb; shpirt\u00ebrorja dhe materialja; vlerat dhe antivlerat; \u2018blerja\u2019 dhe \u2018shp\u00ebtimi\u2019 i shpirt\u00ebrave \u2013 t\u00eb gjitha k\u00ebto tema t\u00eb rrafshit real dhe metafizik q\u00eb i l\u00ebvron drama, e q\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, jan\u00eb trajtuar e pasqyruar n\u00eb shfaqje, e cila \u00ebsht\u00eb sjellur para publikut me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb realizmit magjik n\u00eb shprehjen artistike, duke ngjallur asociacione t\u00eb qarta p\u00ebr publikun e sot\u00ebm, si dhe duke ngritur pyetje t\u00eb shumta p\u00ebr jet\u00ebn dhe aktualitetin.<\/p>\n<p>Sipas sinopsisit t\u00eb shfaqjes, apo p\u00ebrshkrimit n\u00eb vija t\u00eb trasha t\u00eb dram\u00ebs n\u00eb ve\u00e7anti dhe realizimit skenik n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, Ustai, q\u00eb n\u00eb dukje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mbledh\u00ebs hedhurinash, endet n\u00ebper rrug\u00ebt e nj\u00eb qyteti me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019u ndihmoj\u00eb njer\u00ebzve, t\u00eb cil\u00ebt, t\u00eb dh\u00ebn\u00eb pas karrier\u00ebs dhe t\u00eb mirave materiale e kan\u00eb humbur lumturin\u00eb. <\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb &#8220;mision&#8221;, ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb luft\u00eb t\u00eb vazhdueshme me q\u00ebllimet e err\u00ebta t\u00eb predikuesit, i cili pasqyrohet si personifikim i djallit, e i cili, duke qen\u00eb shum\u00eb i pasur dhe i pushtetsh\u00ebm, p\u00ebrpiqet q\u00eb t\u2019i skllav\u00ebroj njer\u00ebzit pasi ua nuhat ambiciet e s\u00ebmura p\u00ebr para e pushtet dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ua \u2018rob\u00ebron shpirt\u00ebrat\u2019. <\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u2018gar\u00eb gjahu\u2019 t\u00eb blerjes dhe shp\u00ebtimit t\u00eb shpirtrave q\u00eb zhvillohet mes Ustait dhe Predikuesit, shpalosen fatet e personazheve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb dram\u00ebs, fate q\u00eb nd\u00ebrthuren me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Genti, pasi ka b\u00ebr\u00eb seks me Lean, e kupton se asgj\u00eb emocionale nuk ka ndodhur mes tyre, por e gjitha ka qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nevoj\u00eb momentale e Leas p\u00ebr ta harruar burrin e saj Drenin, me t\u00eb cilin jan\u00eb duke p\u00ebrjetuar nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb bashk\u00ebshortore pas lindjes s\u00eb birit t\u00eb tyre. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Dreni \u2013 nj\u00eb kardiolog me profesion, e dashuron &#8216;marr\u00ebzisht&#8217; Lean dhe nuk d\u00ebshiron q\u00eb ta humbas\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7mim! <\/p>\n<p>Fabula e shfaqjes s\u00eb realizuar zhvillohet p\u00ebrmes nj\u00eb linje kontinuele graduale skenike, me \u00e7&#8217;rast e \u00ebma e Drenit &#8211; Zana, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb duhet t\u00eb kujdeset p\u00ebr nipin e saj, \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u00eb mbaj\u00eb pesh\u00ebn e pleq\u00ebris\u00eb dhe s\u00ebmundjes s\u00eb skleroz\u00ebs s\u00eb burrit, Bedriut, (Bislim Mu\u00e7aj), i cili jeton mes realitetit dhe humbjes s\u00eb kujtes\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb konflikt t\u00eb pakompromis me mentalitetin e moderuar t\u00eb gjenerat\u00ebs s\u00eb birit t\u00eb tij dhe me fenomenet e koh\u00ebs s\u00eb sotme ku vlerat tradicionale t\u00eb familjes jan\u00eb harruar. <\/p>\n<p>Pas marrjes s\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb shefit n\u00eb zyr\u00ebn p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje juridike, Genti n\u00eb shenj\u00eb hakmarrjeje e largon Lejl\u00ebn nga puna. E l\u00ebn\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, Lejl\u00ebs i vjen n\u00eb ndihm\u00eb njeriu q\u00eb e ka shp\u00ebtuar n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri \u2013 Ustai, i cili fshehtas e ka ndjekur gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs dhe tani ia l\u00eb n\u00eb trash\u00ebgimi gjith\u00eb tapit\u00eb e pron\u00ebs s\u00eb tij dhe misionin e shp\u00ebtimit t\u00eb njer\u00ebzve dhe drejt\u00ebsis\u00eb, meq\u00eb ai e ndjen se lufta e tij me<br \/>\nPredikuesin ka arritur n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb vlimi ku shum\u00eb shpejt\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb edhe pasoja tragjike p\u00ebr jet\u00ebn e tij. <\/p>\n<p>Predikuesi, meq\u00eb pas shum\u00eb p\u00ebrpjekjesh (edhe me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Gentit) nuk arrin t\u2019i thyej\u00eb bindjet e Ustait q\u00eb t\u00eb heq dor\u00eb nga tapit\u00eb e pron\u00ebs s\u00eb tij dhe nga misioni i tij p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb shembull i mosn\u00ebnshtrimit, e ekzekuton Ustain n\u00eb barak\u00ebn e tij, duke e shfryt\u00ebzuar si mash\u00eb Gentin. Mir\u00ebpo, Predikuesi von\u00eb e kupton se me vrasjen e Ustait nuk ka p\u00ebrfituar asgj\u00eb, meq\u00eb tapit\u00eb e pron\u00ebs tani i trash\u00ebgon Lejla dhe ajo si juriste me p\u00ebrvoj\u00eb do ta vazhdoj\u00eb luft\u00ebn dhe misionin e Ustait. E meq\u00eb Genti tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrdorsh\u00ebm p\u00ebr q\u00ebllimet e Predikuesit, ashtu si\u00e7 ai e ka ngritur n\u00eb pozit\u00eb, ashtu edhe e fundos\u00eb. N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, Lea p\u00ebrfundimisht e braktis Drenin, edhe p\u00ebrkund\u00ebr p\u00ebrpjekjeve t\u00eb tij p\u00ebr ta shp\u00ebtuar martes\u00ebn. Nd\u00ebrsa Zan\u00ebs dhe Bedriut u ngelet barra e p\u00ebrkujdesit p\u00ebr nipin e tyre \u2013 djalin e Drenit dhe Leas.<\/p>\n<p>Edhe pas gjith\u00eb k\u00ebtyre \u2018nyjave\u2019 q\u00eb lidhen n\u00eb fatet e personazheve, n\u00eb nj\u00eb trajt\u00eb tjet\u00ebr z\u00ebri dhe misioni i Ustait vazhdon t\u00eb &#8216;kumboj\u00eb&#8217; si onomatope n\u00eb rrug\u00ebt e qytetit, p\u00ebr ta zgjuar nd\u00ebrgjegjen e njer\u00ebzve dhe p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar shpirt\u00ebrat e tyre.<\/p>\n<p>Pas shfaqjes u organizua debati tradicional, n\u00eb t\u00eb cilin u ngrit\u00ebn \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme p\u00ebr t&#8217;u diskutuar e mbar\u00ebshtruar nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit prezent\u00eb n\u00eb panel, e t\u00eb cilave iu dha p\u00ebrgjigje nga Josif Papagjoni, prezenca e t\u00eb cilit doemos i ka dh\u00ebn\u00eb tretmanin meritor festivalit t\u00eb dram\u00ebs &#8220;Talia e Flak\u00ebs&#8221; e rrjedhimisht edhe t\u00ebr\u00ebsis\u00eb s\u00eb manifestimit &#8220;Flaka e Janarit 2023&#8221;.<\/p>\n<p>E p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjeve t\u00eb ndryshme t\u00eb shtruara n\u00eb debat iu dha edhe nga ana e drejtorit t\u00eb Teatrit Shqiptar t\u00eb Shkupit, Adem karaga, lidhur me ecurin\u00eb bashk\u00ebpunuese t\u00eb teatrove shqipe n\u00eb trek\u00ebndshin Prishtin\u00eb-Tiran\u00eb &#8211; Shkup,  n\u00eb funksion t\u00eb stimulimit dhe avancimit t\u00eb Dram\u00ebs Komb\u00ebtare n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn mbar\u00ebshqiptare, i cili u theksua si imperativ i domosdosh\u00ebm i aktualitetit teatral shqiptar.<\/p>\n<p>Autor i tekstit dramatik, &#8220;Nyjat&#8221; \u00ebsht\u00eb Refet Abazi, regjisor Kushtri Bekteshi, skenograf Betim Zeqiri e Kostumografe: Emira Ymeri, nd\u00ebrsa muzika \u00ebsht\u00eb realizuar nga Trimor Dhomi.<\/p>\n<p>N\u00eb shfaqja jan\u00eb paraqitur nj\u00eb num\u00ebr relatisht i madh i kast\u00ebs s\u00eb aktor\u00ebve, Adem Karaga, Fisnik Zeqiri, Bislim Mu\u00e7aj, Teuta Ajdini, Amernis Nokshiqi, Osman Ahmeti, Sabina Memishi, Mentor Kurti, Ibrahim Xhemaili, Hetem Etemi, Rrahman Ramadani, Abedin Alimi, Erdi Xhemaili. <\/p>\n<p>Festivali i Dram\u00ebs &#8220;Talia e Flak\u00ebs 2023&#8221;, vazhdon me programin e parapar\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e tret\u00eb, t\u00eb marten, me shfaqjen &#8220;Toka e shpirt\u00ebrave t\u00eb trazuar&#8221;, realizuar nga &#8220;Artpolis&#8221; Prishtin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb vijuar m\u00eb pas me shfaqjen &#8220;Burrneshat&#8221; bashk\u00ebprodhim i Qendr\u00ebs &#8220;Multimedia&#8221; e Teatrit &#8220;Oda&#8221;, si dhe shfqjet &#8220;Babai dhe Babai&#8221; nga &#8220;Integra&#8221;; e &#8220;Pak pakt&#8221; nga Teatri Eksperimental &#8220;Kujtim Spahivogli&#8221; &#8211; Tiran\u00eb, e cila do t\u00eb sh\u00ebnoj nj\u00ebherit fundin e edicionit t\u00eb shtyll\u00ebs mbase kryesore t\u00eb Manifestimit &#8220;Flaka e Janarit 2023&#8221;, Festivalit t\u00eb Dram\u00ebs &#8220;Talia e Flak\u00ebs&#8230;&#8221;.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Festivali i Dram\u00ebs Shqipe &#8220;Talia e Flak\u00ebs 2023&#8221;, n\u00eb nat\u00ebn e dyt\u00eb ka sjellur para audienc\u00ebs s\u00eb kultivuar gjilanase, shfaqjen &#8220;Nyjat&#8221;, prodhim i Teatrit Shqiptar t\u00eb Shkupit, tekst i autorit Refet Abazi. N\u00eb fakt drama e autorit Abazi, &#8220;Nyjat&#8221;, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sken\u00eb nga regjisori Kushtrim Bekteshi, me nj\u00eb kast\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb aktor\u00ebsh, kryesisht nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":139910,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":{"0":"post-139909","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-magazina"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139909","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=139909"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139909\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/139910"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=139909"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=139909"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=139909"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}