{"id":140008,"date":"2023-01-25T19:34:44","date_gmt":"2023-01-25T18:34:44","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=140008"},"modified":"2023-01-25T19:34:44","modified_gmt":"2023-01-25T18:34:44","slug":"hidhet-poshte-aktakuza-ndaj-pese-te-dyshuarve-per-dhunimin-e-11-vjecares","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/hidhet-poshte-aktakuza-ndaj-pese-te-dyshuarve-per-dhunimin-e-11-vjecares\/","title":{"rendered":"Hidhet posht\u00eb aktakuza ndaj pes\u00eb t\u00eb dyshuarve p\u00ebr dhunimin e 11-vje\u00e7ares"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Themelore n\u00eb  Prishtin\u00eb, Departamenti p\u00ebr t\u00eb Mitur, e ka hedhur posht\u00eb aktakuz\u00ebn e ushtruar ndaj pes\u00eb t\u00eb dyshuarve: E.R. dhe Sh.K, (madhor), si dhe ndaj tre t\u00eb miturve, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb rastin e dhunimit t\u00eb 11-vje\u00e7ares i cili ka ndodhur n\u00eb muajin gusht t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>Aktvendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga gjyqtari Adnan Isufi, ku sipas tij, aktakuza, p\u00ebrkat\u00ebsisht propozimi n\u00eb gjasht\u00eb pika \u00ebsht\u00eb i paplot\u00eb raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim, i cili \u00ebsht\u00eb marr m\u00eb 8 dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, thuhet se Gjykata me rastin e shqyrtimit t\u00eb aktakuz\u00ebs \u00ebsht\u00eb e kufizuar q\u00eb t\u00eb mos paragjykoj epilogun e \u00e7\u00ebshtjes penale n\u00eb meritum dhe n\u00eb vler\u00ebsimin e plot\u00eb dhe p\u00ebrfundimtar t\u00eb kualifikimit t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>\u201cDerisa gjykimi ende nuk ka filluar, Gjykata nuk e ka gjithashtu t\u00eb mundur t\u00eb vler\u00ebsoj n\u00ebse gjendja faktike \u00ebsht\u00eb e provuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe p\u00ebrtej \u00e7do dyshimi n\u00eb baz\u00eb t\u00eb provave sepse kjo do t\u00eb ishte krejt\u00ebsisht paragjykuese p\u00ebr epilogun e gjykimit\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Gjyqtari Isufi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim ka theksuar se akti akuzues n\u00eb pik\u00ebn 1 lidhur me t\u00eb miturin G.R, G.J dhe Xh.S, n\u00eb pik\u00ebn II lidhur me t\u00eb miturin G.R, n\u00eb pik\u00ebn III lidhur me t\u00eb pandehurin E.R, n\u00eb pik\u00ebn IV lidhur me t\u00eb pandehurin E.R, n\u00eb pik\u00ebn V lidhur me t\u00eb pandehurit Sh.K dhe n\u00eb pik\u00ebn VI lidhur me t\u00eb miturit G.R dhe Xh.S nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpiluar n\u00eb pajtim me nenin 241, t\u00eb KPRK-s\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht akt akuzues, \u00ebsht\u00eb i paplot\u00ebsuar edhe pas k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim.<\/p>\n<p>Tutje, n\u00eb vendim thuhet se aktakuza p\u00ebrkat\u00ebsisht propozimi n\u00eb pikat e lartcekura nuk \u00ebsht\u00eb mjaftuesh\u00ebm i qart\u00eb, \u00ebsht\u00eb i ngat\u00ebrruesh\u00ebm dhe p\u00ebrshkrimi faktik nuk p\u00ebrputhet qartazi me kualifikimin juridik t\u00eb veprave penale.<\/p>\n<p>Sipas gjykat\u00ebs, shkuarja me leht\u00ebsi n\u00eb shqyrtim gjyq\u00ebsor ndaj personave t\u00eb dyshuar mbi baz\u00ebn e nj\u00eb akti akuzues i cili nuk ndan sakt\u00ebsisht veprimet inkriminuese t\u00eb secilit person t\u00eb dyshuar dhe kur p\u00ebrshkrimi faktik qartazi nuk p\u00ebrputhet me kualifikimin juridik, p\u00ebrb\u00ebn\u00eb shkelje jo vet\u00ebm t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs penale por edhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe administrim jo t\u00eb duhur t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim thuhet se ngritja e aktakuz\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb gjat\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor t\u00eb hetohet rasti apo q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimet t\u00eb lihen n\u00eb faz\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb procedur\u00ebs \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cGjykata nuk ka k\u00ebrkuar sqarime se k\u00eb akuzon organi i ndjekjes dhe as nuk ka theksuar q\u00eb organi i ndjekjes nuk duhet t\u00eb ngarkon dik\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb vep\u00ebr. Ajo q\u00eb ka k\u00ebrkuar gjykata \u00ebsht\u00eb thjesht ndarja e dispozitiv\u00ebve p\u00ebr veprimet inkriminuese t\u00eb secilit person t\u00eb dyshuar ve\u00e7 e ve\u00e7 dhe p\u00ebrshkrimin e sakt\u00eb t\u00eb veprimeve individuale inkriminuese q\u00eb materializohen n\u00eb dispozita materiale t\u00eb Kodit Penal\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Sipas gjyqtarit Isufi, jan\u00eb dhjet\u00ebra aktgjykime t\u00eb cilat jan\u00eb prishur dhe kthyer n\u00eb rivendosje p\u00ebr shkak q\u00eb veprimet inkriminuese t\u00eb pandehurve nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ve\u00e7uara.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, sipas gjykat\u00ebs mungesat lidhen me elementet thelb\u00ebsore q\u00eb pamund\u00ebsojn\u00eb procedimin tutje, ashtu q\u00eb ka hudhur aktakuz\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i ofrohet mund\u00ebsia prokuroris\u00eb s\u00eb shtetit q\u00eb n\u00eb raport me t\u00eb miturit dhe t\u00eb pandehurit t\u00eb b\u00ebj\u00eb analizat e nevojshme q\u00eb t\u00eb ngrit aktin akuzues t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb, Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, Departamenti p\u00ebr t\u00eb Mitur m\u00eb 18 janar 2023 ka ushtruar Ankes\u00eb kund\u00ebr Aktvendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Themelore, p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljes s\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs procedurale.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, gjykata e ka ngat\u00ebrruar faz\u00ebn e hetimit me procedur\u00ebn e administrimit t\u00eb provave n\u00eb gjykat\u00eb dhe se bindjet e tilla t\u00eb gjyqtarit jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb gabuara, t\u00eb papranueshme dhe paragjykuese.<\/p>\n<p>N\u00eb ankes\u00eb thuhet se gjyqtari pa asnj\u00eb baz\u00eb ligjore ka vendosur q\u00eb prokuroris\u00eb t\u00eb mos i jap fare mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb paraqitur para saj rezultatin e hetimeve t\u00eb kryera p\u00ebr disa muaj.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin konkret Aktakuza dhe Propozimi gjegj\u00ebsisht diapozitivat jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb kuptuesh\u00ebm dhe p\u00ebrshkrimi faktik \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me kualifikim juridik t\u00eb veprave penale gjithnj\u00eb duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb provat n\u00eb t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur Aktakuza dhe Propozimi\u201d, thuhet n\u00eb ankes\u00ebn e Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, prokurorja e shtetit Sheribane Selimi-Mu\u00e7aj i ka propozuar Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit q\u00eb t\u00eb aprovoj n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi k\u00ebt\u00eb ankes\u00eb dhe t\u00eb anuloj Aktvendimin e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb-Departamenti p\u00ebr t\u00eb Mitur, duke k\u00ebrkuar q\u00eb l\u00ebnda t\u00eb kthehet n\u00eb rivendosje pasi q\u00eb pasojat n\u00eb rastin konkret jan\u00eb t\u00eb pariparueshme dhe t\u00eb pa revokueshme edhe p\u00ebr pal\u00ebn e d\u00ebmtuar por edhe p\u00ebr administrimin e duhur t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe, Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, Departamenti p\u00ebr t\u00eb Mitur, pas zhvillimit t\u00eb hetimeve dhe zgjerimit t\u00eb tyre, mbledhjes dhe analizimit t\u00eb provave, m\u00eb 8 dhjetor 2022 kishte ngritur aktakuz\u00eb ndaj pes\u00eb personave: E.R. dhe Sh.K., (madhor), si dhe ndaj tre t\u00eb miturve, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb rastin i cili ka ndodhur n\u00eb muajin gusht t\u00eb vitit 2022, ndaj 11-vje\u00e7ares.<\/p>\n<p>Lajmi ishte b\u00ebr\u00eb i ditur p\u00ebrmes nj\u00eb komunikate p\u00ebr media nga kjo prokurori, ku thuhej se t\u00eb akuzuarit gjenden n\u00eb paraburgim.<\/p>\n<p>\u201cSipas aktakuz\u00ebs, i pandehuri E.R., ngarkohet p\u00ebr veprat penale \u201cSh\u00ebrbimet seksuale t\u00eb viktim\u00ebs s\u00eb trafikimit\u201d, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 t\u00eb KPRK-s\u00eb dhe \u201cTrafikimi me njer\u00ebz\u201d, nga neni 165 paragrafi 2 lidhu me paragrafin 1 t\u00eb KPRK-s\u00eb, nd\u00ebrsa i pandehuri Sh.K., ngarkohet p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cSh\u00ebrbimet seksuale t\u00eb viktim\u00ebs s\u00eb trafikimit\u201d, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 t\u00eb KPRK-s\u00eb\u201d, thuhej n\u00eb njoftim.<\/p>\n<p>Po ashtu, thuhej se nj\u00ebri prej t\u00eb miturve ngarkohet p\u00ebr veprat penale \u201cDhunimi\u201d, nga neni 227, paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 dhe paragrafin 4 t\u00eb KPRK-s\u00eb, \u201cTrafikimi me njer\u00ebz\u201d, nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 t\u00eb KPRK-s\u00eb dhe \u201cKeqp\u00ebrdorimi i f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb pornografi\u201d, nga neni 232 par. 1 t\u00eb KPRK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrkaq, dy t\u00eb miturit e tjer\u00eb ngarkohen p\u00ebr veprat penale \u201cDhunimi\u201d,  nga neni 227 paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 dhe paragrafin 4 t\u00eb KPRK-s\u00eb, si dhe p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKeqp\u00ebrdorimi i f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb pornografi\u201d, nga neni 232 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 t\u00eb KPRK-s\u00eb\u201d, thuhej tutje. \/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, Departamenti p\u00ebr t\u00eb Mitur, e ka hedhur posht\u00eb aktakuz\u00ebn e ushtruar ndaj pes\u00eb t\u00eb dyshuarve: E.R. dhe Sh.K, (madhor), si dhe ndaj tre t\u00eb miturve, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb rastin e dhunimit t\u00eb 11-vje\u00e7ares i cili ka ndodhur n\u00eb muajin gusht t\u00eb vitit 2022. Aktvendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga gjyqtari Adnan Isufi, ku [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":138473,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-140008","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140008","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=140008"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140008\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/138473"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=140008"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=140008"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=140008"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}