{"id":140394,"date":"2023-01-29T09:32:38","date_gmt":"2023-01-29T08:32:38","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=140394"},"modified":"2023-01-29T09:32:38","modified_gmt":"2023-01-29T08:32:38","slug":"bie-perdja-gjashte-shfaqje-ne-festivalin-talia-e-flakes-2023-pretendojne-pese-cmime-prestigjioze","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/bie-perdja-gjashte-shfaqje-ne-festivalin-talia-e-flakes-2023-pretendojne-pese-cmime-prestigjioze\/","title":{"rendered":"Bie perdja! &#8211; Gjasht\u00eb shfaqje n\u00eb festivalin &#8220;Talia e Flak\u00ebs 2023&#8221;, pretendojn\u00eb pes\u00eb \u00e7mime prestigjioze"},"content":{"rendered":"<p>Pas gjasht\u00eb dit\u00ebsh intensive me prezantime t\u00eb shfaqjeve t\u00eb ardhura nga trupa teatrale t\u00eb ndryshme nga Kosova, Shqip\u00ebria e Maqedonia e Veriut, mbyllet pjesa garuese e festivalit t\u00eb dram\u00ebs shqipe &#8220;Talia e Flak\u00ebs 2023&#8221;.<\/p>\n<p>Nj\u00eb num\u00ebr i madh artdash\u00ebsish kan\u00eb defiluar p\u00ebr gjasht\u00eb dit\u00ebve me radh\u00eb, nga 23 deri m\u00eb 28 janar, n\u00eb Teatrin e Qytetit t\u00eb Gjilanit, ku \u00ebsht\u00eb mbajtur festivali &#8220;Talia e Flak\u00ebs 2023&#8221;, n\u00eb administrim t\u00eb OJQ &#8220;Varg e Vi&#8221;, n\u00ebn patronatin e Zyr\u00ebs s\u00eb Kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs, Alban Hyseni.<\/p>\n<p>Dhjet\u00ebra mysafir\u00eb, artist\u00eb, mbase edhe qindra t\u00eb till\u00eb, kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00ebp\u00ebr shfaqje, p\u00ebrfshir\u00eb aktor\u00eb, regjisor\u00eb, skenograf\u00eb e kostumograf\u00eb, por edhe pjes\u00ebtar\u00eb tjer\u00eb teknik &#8211; ndri\u00e7ues, por edhe autor\u00eb t\u00eb dramave apo tekstshkrues.<\/p>\n<p>Ata kan\u00eb defiluar n\u00eb Teatrin e Qytetit t\u00eb Gjilanit, duke ofruar &#8220;prurje unike skenike&#8221;, t\u00eb realizuara gjat\u00eb vitit t\u00eb fundit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe shfaqje-premier\u00eb, si\u00e7 ishte ajo e Fadil Hysaj &#8220;Fausti&#8221;, prodhim i tri teatrove nga tri qytete t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nat\u00ebn e fundit t\u00eb festivalit t\u00eb dram\u00ebs &#8220;Talia e Flak\u00ebs 2023&#8221;, \u00ebsht\u00eb prezantuar shfaqja e Trup\u00ebs s\u00eb Teatrit Eksperimental &#8220;Kujtim Spahivogli&#8221; nga Tirana, me titull &#8220;Pak Pakt&#8221;, dhe me aurtor, Ledian Gje\u00e7i.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb shfaqje t\u00eb shkruar e inskenuar nga vet Ledian Gje\u00e7i jan\u00eb nd\u00ebrthurur probleme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb transicion, ku &#8220;ikja&#8221; e t\u00eb rinjve \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb imperativ i p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00ebp\u00ebr vendet e treta.<\/p>\n<p>N\u00eb esenc\u00eb shfaqja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komedi e zez\u00eb, ku dy t\u00eb rinj\u00eb t\u00eb shkolluar mir\u00eb, por thell\u00ebsisht t\u00eb varf\u00ebr e t\u00eb mbytur n\u00eb borxhe, kapen n\u00eb flagranc\u00eb nga policia n\u00eb periudh\u00ebn e kulmit t\u00eb pandemis\u00eb, duke tentuar t\u00eb ikin jasht\u00eb shtetit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ilegale.<\/p>\n<p>Shpresa e tyre e vetme shkat\u00ebrrohet totalisht, por p\u00ebr fat e koincidenc\u00eb vjen dikush dhe u ofron nj\u00eb pakt, me t\u00eb cilin ata mund t\u00eb dalin nga burgu e mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb dokumente n\u00eb \u00e7do shtet evropian. Porse, ama paraprakisht, ata detyrimisht duhet t\u00eb deklarohen publikisht sikur jan\u00eb &#8220;Gay&#8221;, me pretekst se atje ku do t\u00eb vejn\u00eb \u00e7mohet p\u00ebrcaktimi seksual si e drejt\u00eb fundamentale.<\/p>\n<p>P\u00ebr shfaqjen n\u00eb fund u debatua si zakonisht, nd\u00ebrsa kishte vler\u00ebsime t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat e pasqyruan edhe nj\u00eb her\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e patjet\u00ebrsueshme t\u00eb mendimit e vler\u00ebsimit kritik, n\u00eb debatet e udh\u00ebhequra me p\u00ebrpikm\u00ebri nga Liridon\u00eb Mehmeti, vler\u00ebsime e debate ato t\u00eb cilat erdh\u00ebn si imperativ p\u00ebr teatrin, si dhe patjet\u00ebrsueshm\u00ebri e domosdoshme artistike-skenike.<\/p>\n<p>Kishte mendime nga panelist\u00eb q\u00eb diskutuan p\u00ebrmbajtjen; kishte nga ata q\u00eb u fokusuan te tema, apo edhe te ideja; t\u00eb tjer\u00eb panelist\u00eb fol\u00ebn p\u00ebr loj\u00ebn e aktor\u00ebve apo \u00e7asjen regjisoriale, sikurse realizimin e t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm skenik t\u00eb shfaqjes. Por pati edhe t\u00eb till\u00eb q\u00eb kritikuan epilogun apo fundin e shfaqjes, vet\u00ebvrasjen apo varjen n\u00eb litar t\u00eb djaloshit, t\u00eb cilin akt e cil\u00ebsuan jo mjaftuesh\u00ebm t\u00eb arsyetuar e t\u00eb pamotivuar skenikisht, si ide q\u00eb ka mundur t\u00eb shmanget me nj\u00eb gjetje m\u00eb ndryshe brenda logjikes dramatike, gjegj\u00ebsisht vdekjes se personazhit.<\/p>\n<p>Padyshim se nj\u00eb kontribut t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me opinione e sqarime gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb festivalit t\u00eb dram\u00ebs ka dh\u00ebn\u00eb sociologia Trina Hoti, e cila s\u00ebrish foli p\u00ebr shfaqjen me fokus n\u00eb rrafshin sociologjik, duke konstatuar shp\u00ebrfaqjen e disa problematikave p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb, t\u00eb cilat shkaktojn\u00eb situata t\u00eb tilla tragjike, si pasoj\u00eb e problemeve t\u00eb theksuara me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor, ai i drejt\u00ebsis\u00eb, por edhe fushave tjera t\u00eb hallk\u00ebs institucionale. Nd\u00ebrsa studiuesja Trina <\/p>\n<p>Hoti vuri n\u00eb pah edhe rolin e mediave q\u00eb jo rrall\u00eb shkaktojn\u00eb probleme t\u00eb paimagjinueshme, si pasoj\u00eb e pasqyrimeve joreale e joprofesionale.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shfaqje q\u00eb p\u00ebrmbylli k\u00ebt\u00eb edicion t\u00eb &#8220;Talia e Flak\u00ebs&#8230;&#8221;, kan\u00eb folur edhe panelist\u00eb tjer\u00eb, si Muhamet Halili q\u00eb ve\u00e7oi loj\u00ebn e aktor\u00ebve, Hysen Kqiku e Avni Rudaku q\u00eb u fokusuan te p\u00ebrmbajtja por edhe aspekte tjera t\u00eb shfaqjes.<\/p>\n<p>Krejt n\u00eb mbyllje t\u00eb tij, kritiku i teatrit Josif Papagjoni, i b\u00ebri nj\u00eb rezyme t\u00eb thukt\u00eb rrjedh\u00ebs s\u00eb festivalit &#8220;Talia e Flak\u00ebs 2023&#8221;.<\/p>\n<p>Sipas tij, ky edicion ka sh\u00ebnuar nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb interesimit nga ana e panelist\u00ebve, krahasuar me edicionet e m\u00ebhershme kur numri i tyre ishte duksh\u00ebm m\u00eb i madh, sikurse q\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb thella e m\u00eb p\u00ebrmbajt\u00ebsore gjykimet e vler\u00ebsimet kritike, p\u00ebrfshir\u00eb prezenc\u00ebn shum\u00eb m\u00eb masive, si n\u00eb panel ashtu edhe n\u00eb pjes\u00ebmarrjen e publikut.<\/p>\n<p>Papagjoni vler\u00ebsoi tipologjin\u00eb e prurjeve t\u00eb ndryshme e t\u00eb larmishme skenike t\u00eb shfaqjeve, duke n\u00ebnvizuar se pik\u00ebrisht tipologjia e ve\u00e7ant\u00eb ishte ajo q\u00eb e ka karakterizuar k\u00ebt\u00eb edicion: &#8211; Shfaqja e par\u00eb, &#8220;Fausti&#8221;, me tekst e regji t\u00eb Fadil Hysaj, tha se ve\u00e7ohej me ansamblin e num\u00ebrt t\u00eb aktor\u00ebve pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb t\u00eb, por edhe p\u00ebrkushtimin shum\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr realizimin e saj deri n\u00eb finalizim. Nd\u00ebrsa shfaqjen &#8220;Nyjat&#8221;, e ka vler\u00ebsuar si t\u00eb realizuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, duke shprehur rezerva n\u00eb lidhje me protretizimin e varfanjakut si personazh idealist, i cili sipas tij, nuk korrespodon me mend\u00ebsin\u00eb ton\u00eb, ngase idealet e m\u00ebdha i kan\u00eb mbrojtur njer\u00ebzit me vet\u00ebdije t\u00eb lart\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuese p\u00ebr kombin, jo t\u00eb till\u00ebt si lloji i varfanjakut.<\/p>\n<p>Te shfaqja e nat\u00ebs s\u00eb tret\u00eb, &#8220;Toka e shpirtrave t\u00eb trazuar&#8221;, Papagjoni ka ve\u00e7uar g\u00ebrshetimin e tekstit, imazheve, skenografis\u00eb, mizansken\u00ebs e korreografis\u00eb, q\u00eb erdh\u00ebn para artdash\u00ebsve si nj\u00eb simbolik\u00eb stilistike, apo metafor\u00eb teatrore. Aty tha se \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb harmonizohet komunikimi i nd\u00ebrsjell\u00eb mes loj\u00ebs s\u00eb aktor\u00ebve n\u00eb raport koherent me korreografin\u00eb, por edhe muzik\u00ebn, ku k\u00ebng\u00ebt lirike e operistike, her\u00eb-her\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrfutur n\u00ebp\u00ebr skena si gjetje adekuate.<br \/>\nShfaqjen e nat\u00ebs s\u00eb kat\u00ebrt &#8220;Burrneshta&#8221;, Papagjoni e ka vler\u00ebsuar si nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb ofruar p\u00ebr publikun nj\u00eb pasqyrim ndri\u00e7ues lidhur me nj\u00eb zakon t\u00eb m\u00ebhersh\u00ebm antropologjik tashm\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuar si &#8220;t\u00eb vdekur&#8221;.<\/p>\n<p>Kritiku Josif Papagjoni foli edhe p\u00ebr shfaqjen e nat\u00ebs s\u00eb pest\u00eb, &#8220;Babai dhe Babai&#8221;, nga Teatri &#8220;Integra&#8221;, t\u00eb cil\u00ebn e vler\u00ebsoi fare t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ve\u00e7mas loj\u00ebn e aktoreve dhe rrjedh\u00ebn natyrale e t\u00eb leht\u00eb komunikuese t\u00eb shfaqjes me publikun.<\/p>\n<p>Prezantimin e shfaqjes s\u00eb fundit, t\u00eb ardhur nga teatri eksperimental &#8220;Kujtim Spahivogli&#8221;, &#8220;Pak Pakt&#8221;, J. Papagjoni e cil\u00ebsoi mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse n\u00eb shum\u00eb aspekte por q\u00eb kishte hap\u00ebsirat e saj t\u00eb caktuara ku mund t\u00eb kritikohej.<\/p>\n<p>Festivali i Dram\u00ebs &#8220;Talia e Flak\u00ebs 2023&#8221; s\u00eb shpejti pritet t&#8217;i prezantoj an\u00ebtar\u00ebt e juris\u00eb vler\u00ebsuese, t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb publikuar p\u00ebr arsye profesionale.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt kjo \u00e7asje mbetet p\u00ebr t&#8217;u vler\u00ebsuar. N\u00eb mos jo p\u00ebr di\u00e7 tjet\u00ebr, at\u00ebher\u00eb s\u00eb paku p\u00ebr shkak t\u00eb patjet\u00ebrsueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb ruajtjes s\u00eb autonomis\u00eb vler\u00ebsuese profesionale t\u00eb ak\u00ebcilit an\u00ebtar, e t\u00eb cil\u00ebt mbase k\u00ebt\u00eb her\u00eb do ta ken\u00eb nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, dhe nj\u00eb sprov\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme para vetes, pasi jehona e Manifestimit &#8220;Flaka e Janarit&#8221; imponon domsdon\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb lart\u00eb t\u00eb vler\u00ebsimi t\u00eb besuesh\u00ebm, e aq m\u00eb shum\u00eb festivali i dram\u00ebs &#8220;Talia e Flak\u00ebs&#8221;, si nj\u00ebri nga festivalit q\u00eb ruan primatin elitar n\u00eb &#8220;panteonin&#8221; e sken\u00ebs teatrale shqiptare, madje p\u00ebr shum\u00eb arsye.<\/p>\n<p>Rezultatet e juris\u00eb do t\u00eb shpallen n\u00eb Gala Mbr\u00ebmjen e parapar\u00eb t\u00eb mbahet n\u00eb resorin impresiv t\u00eb Restaurant &#8220;Planeti&#8221;, m\u00eb 31 janar, kur do t\u00eb shpallen edhe vendimet tjera n\u00ebp\u00ebr shtyllat p\u00ebrkat\u00ebse, sipas rrjedh\u00ebs kontinuele, duke filluar nga &#8220;Peneli i Flak\u00ebs&#8221;, &#8220;Talia e Flak\u00ebs&#8221;, &#8220;Pena e Flak\u00ebs&#8221; e deri te &#8220;Fest Flaka&#8221;.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas gjasht\u00eb dit\u00ebsh intensive me prezantime t\u00eb shfaqjeve t\u00eb ardhura nga trupa teatrale t\u00eb ndryshme nga Kosova, Shqip\u00ebria e Maqedonia e Veriut, mbyllet pjesa garuese e festivalit t\u00eb dram\u00ebs shqipe &#8220;Talia e Flak\u00ebs 2023&#8221;. Nj\u00eb num\u00ebr i madh artdash\u00ebsish kan\u00eb defiluar p\u00ebr gjasht\u00eb dit\u00ebve me radh\u00eb, nga 23 deri m\u00eb 28 janar, n\u00eb Teatrin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":140395,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-140394","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140394","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=140394"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140394\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/140395"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=140394"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=140394"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=140394"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}