{"id":140463,"date":"2023-01-30T10:06:41","date_gmt":"2023-01-30T09:06:41","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=140463"},"modified":"2023-01-30T10:06:41","modified_gmt":"2023-01-30T09:06:41","slug":"ekskluzive-dokumenti-i-fundit-nese-nuk-nenshkruhet-marreveshja-baze-do-kete-bllokim-te-procesit-integrues-ngrirje-te-mbeshtetjes-kthim-prapa-ne-raportet-me-perendimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ekskluzive-dokumenti-i-fundit-nese-nuk-nenshkruhet-marreveshja-baze-do-kete-bllokim-te-procesit-integrues-ngrirje-te-mbeshtetjes-kthim-prapa-ne-raportet-me-perendimin\/","title":{"rendered":"Ekskluzive \u2013 Dokumenti i Fundit: N\u00ebse nuk n\u00ebnshkruhet Marr\u00ebveshja Baz\u00eb do ket\u00eb bllokim t\u00eb procesit integrues, ngrirje t\u00eb mb\u00ebshtetjes, kthim prapa n\u00eb raportet me Per\u00ebndimin"},"content":{"rendered":"<p>Kosova \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb q\u00eb t\u00eb mos e themeloj\u00eb Asociacionin e Komunave me Shumic\u00eb Serbe dhe mund t\u00eb t\u00ebrhiqet krejt\u00ebsisht nga Marr\u00ebveshja e vitit 2013, por at\u00ebher\u00eb duhet \u201ct\u00eb bart pasojat e zhb\u00ebrjes s\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb arriturave t\u00eb m\u00ebhershme (l\u00ebvizjen e lir\u00eb, Kodin telefonik t\u00eb Kosov\u00ebs +383, integrimin e pjes\u00ebs veriore, kontrollin e dy pikave kufitare me Serbin\u00eb e t\u00eb tjera)\u201d, thuhet n\u00eb dokumentin e fundit non-paper q\u00eb ka siguruar ekskluzivisht Albanian Post.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr dhe aspak diplomatike n\u00eb k\u00ebt\u00eb non-paper, i punuar nga nj\u00eb diplomat per\u00ebndimor i p\u00ebrfshir\u00eb thell\u00eb n\u00eb procesin e pajtimit n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb se \u00e7far\u00eb humbasin Kosova dhe Serbia n\u00ebse p\u00ebrpjekjet e per\u00ebndimit p\u00ebr t\u00eb vendosur paqe n\u00eb rajon ballafaqohen me vonesa e bllokada t\u00eb q\u00ebllimshme nga Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 e Albin Kurti.<\/p>\n<p>I ndar\u00eb n\u00eb 11 pjes\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta dhe me mbi 20 n\u00ebnpika, non-paper prej gjasht\u00eb faqesh q\u00eb, sipas burimeve t\u00eb AP p\u00ebrmbledh gjith\u00e7ka me t\u00eb cil\u00ebn ballafaqohen Kurti dhe Vu\u00e7i\u00e7 ka m\u00eb shum\u00eb fokus sqarimin e pasojave fatale t\u00eb mos-n\u00ebnshkrimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes Baz\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb Propozimin Evropian, sesa shpjegimin e p\u00ebrfitimeve eventuale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb dokumentit \u00ebsht\u00eb titulluar \u201cDinamikat P\u00ebrpara \u2013 d\u00ebshtimi nuk \u00ebsht\u00eb opsion\u201d, ku b\u00ebhet e ditur se Bashkimi Evropian dhe Per\u00ebndimi nuk e kan\u00eb m\u00eb nd\u00ebrmend t\u00eb jen\u00eb lojtar\u00eb v\u00ebzhgues n\u00eb \u201ctaktikat vonuese\u201d dhe \u201ctaktikat bllokuese\u201d q\u00eb ata thon\u00eb se po i b\u00ebjn\u00eb Serbia e Kosova.<\/p>\n<p>Aty shkruhet se n\u00ebse Kosova, apo Serbia, d\u00ebshtojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb partner\u00eb konstruktiv\u00eb dhe nuk e n\u00ebnshkruajn\u00eb marr\u00ebveshjen, at\u00ebher\u00eb \u201ckjo n\u00ebnkupton ndalimin e procesit t\u00eb integrimit dhe nj\u00eb prapakthim potencial t\u00eb raporteve me BE-n\u00eb dhe t\u00eb mirave q\u00eb vijn\u00eb me t\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij dokumenti, \u201cKosova nuk mund t\u00eb aspiroj\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb ta g\u00ebzoj\u00eb mbrojtjen absolute nga bota per\u00ebndimore, q\u00eb \u00ebsht\u00eb jetike p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e vet dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb t\u00eb hezitoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrqafimin e p\u00ebrpjekjeve per\u00ebndimore p\u00ebr paqe t\u00eb p\u00ebrhershme\u201d.<\/p>\n<p>Derisa, \u201cSerbia nuk mund t\u00eb aspiroj\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb benefitet financiare, ekonomike dhe politike t\u00eb marr\u00ebveshjeve ekzistuese dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb t\u00eb minoj\u00eb p\u00ebrpjekjet e per\u00ebndimit p\u00ebr paqe t\u00eb p\u00ebrhershme\u201d.<\/p>\n<p>Dokumenti gjithashtu i b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb Serbis\u00eb se \u201cbixhozi me shpresa t\u00eb rrejshme se dikur, n\u00eb t\u00eb ardhmen, NATO dhe BE-ja do kolapsojn\u00eb duke mund\u00ebsuar k\u00ebshtu ri-pushtimin e Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb recet\u00eb p\u00ebr fatkeq\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Shtetet per\u00ebndimore b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument se jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb p\u00ebrfshira dhe po k\u00ebrkojn\u00eb n\u00ebnshkrimin e nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cminimalisht ambicioze\u201d, prandaj n\u00ebse hasin n\u00eb bllokada e vonesa t\u00eb tjera, do t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb rigoroz\u00eb n\u00eb qasje, sepse d\u00ebshtimi i k\u00ebtij procesi d\u00ebmton \u201cseriozisht kredibilitetin e BE-s\u00eb dhe kredibilitetin e t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs per\u00ebndimore\u201d.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00eb takimin e radh\u00ebs, pal\u00ebt \u201cdo t\u00eb informohen p\u00ebr pasojat e r\u00ebnda n\u00ebse refuzohet propozimi\u201d, dhe per\u00ebndimor\u00ebt do t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin pa hezitim shkopinjt\u00eb, sepse n\u00ebse tregohet hezitim kjo do t\u00eb mund t\u00eb n\u00ebnkuptohej si munges\u00eb p\u00ebrkushtimi.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr l\u00ebvizje e menj\u00ebhershme do t\u00eb jet\u00eb edhe caktimi i nj\u00eb date t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr n\u00ebnshkrim.<\/p>\n<p>\u201cPa nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb prer\u00eb, prolongimi i p\u00ebrhersh\u00ebm, vonesat dhe bllokadat edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr do qeverisin\/mbizot\u00ebrojn\u00eb procesin, duke p\u00ebrqeshur k\u00ebshtu pafuqin\u00eb e Evrop\u00ebs dhe bot\u00ebs per\u00ebndimore\u201d, thuhet n\u00eb dokumentin e siguruar nga Albanian Post.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja, pohon dokumenti, q\u00eb per\u00ebndimi \u00ebsht\u00eb angazhuar kaq fuqish\u00ebm, sepse \u201calternativa e asaj q\u00eb u tha m\u00eb lart\u00eb \u00ebsht\u00eb pranimi se bota per\u00ebndimore nuk ka kurrfar\u00eb ndikimi\u201d.<\/p>\n<p>Poq\u00ebse \u201cdiplomacia fluturuese\u201d nuk do t\u00eb ket\u00eb efektin e d\u00ebshiruar, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb ruajtur edhe nj\u00eb kart\u00eb e fundit si p\u00ebrpjekje finale.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse pal\u00ebt hezitojn\u00eb, organizohet nj\u00eb konferenc\u00eb evropiane (e modeluar sipas eksperiencave t\u00eb kaluara) si p\u00ebrpjekje e fundit p\u00ebr t\u00eb bindur pal\u00ebt\u201d, thuhet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Edhe Asociacioni i Komunave me Shumic\u00eb Serbe ka nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb rezervuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument.<\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebritet se p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb obligim t\u00eb patjet\u00ebrsuesh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs, derisa thuhet se \u201cp\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik t\u00eb Kosov\u00ebs, shoq\u00ebria civile dhe individ\u00eb prominent\u00eb e organizata duhet t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e diskutimeve t\u00eb ardhshme substanciale gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse t\u00eb fokusuara n\u00eb gjetjen e nj\u00eb konsensusi p\u00ebr modelin e pranuesh\u00ebm p\u00ebr Asociacionin t\u00eb parapar\u00eb me Marr\u00ebveshjen e vitit 2013\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak se n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn \u00ebsht\u00eb provuar q\u00eb themelimi i Asociacionit dhe Marr\u00ebveshja Baz\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, n\u00eb dokument \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb se jan\u00eb dy procese t\u00eb ndara dhe paralele q\u00eb nuk bashkohen.<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn \u201cDinamikat p\u00ebrpara \u2013 Qasje me shum\u00eb pista\u201d, thuhet se \u201cimplementimi i t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjeve t\u00eb arritura m\u00eb par\u00eb (p\u00ebrfshir\u00eb Asociacioni) dhe Propozimi aktual Evropian jan\u00eb dhe duhet t\u00eb trajtohen si dy procese t\u00eb ndara, t\u00eb fasilituara n\u00eb dy shtigje paralele\u201d.<\/p>\n<p>\u201cShtegu i par\u00eb\u201d, qart\u00ebson dokumenti, \u00ebsht\u00eb \u201cimplementimi i t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjeve t\u00eb m\u00ebhershme\u201d, kurse \u201cshtegu i dyt\u00eb\u201d paralel \u00ebsht\u00eb \u201cPropozimi Evropian\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb dokumentit b\u00ebhet e ditur gjithashtu se do t\u00eb themelohet nj\u00eb Mekaniz\u00ebm Monitorues i cili do t\u00eb operoj\u00eb sipas nj\u00eb seti \u201cparimesh p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrblyer ose d\u00ebnuar pal\u00ebt var\u00ebsisht nga p\u00ebrkushtimi i tyre n\u00eb implementimin e procesit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb non-paper theksohet se per\u00ebndimor\u00ebt tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb njohur me taktikat e Vu\u00e7i\u00e7-it dhe t\u00eb Kurtit p\u00ebr vonesa dhe prolongime t\u00eb procesit.<\/p>\n<p>Gjithsesi, v\u00ebrehet gjuh\u00eb me e ashp\u00ebr kundrejt Kurtit.<\/p>\n<p>\u201cTaktikat vonuese (Serbia: s\u00eb pari Asociacionin, pastaj Propozimin Evropian) dhe taktikat bllokuese (Kosova: s\u00eb pari garantimin e sigurt t\u00eb njohjeve nga 5 vendet mos-njoh\u00ebse t\u00eb BE-s\u00eb, pastaj Propozimin Evropian) jan\u00eb t\u00eb papranueshme\u201d.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket k\u00ebrkes\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr garanci t\u00eb njohjeve nga 5-shja mos-njoh\u00ebse e BE-s\u00eb konstatohet se \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb jepet nj\u00eb garanci e till\u00eb e shkruar, meq\u00eb secili nga shtetet \u00ebsht\u00eb sovran n\u00eb vendimet e veta, gjithsesi b\u00ebhet e ditur se pro Propozimit Evropian jan\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha 27 shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrkund\u00ebr se nuk jepen dot garanci t\u00eb tilla \u00e7far\u00eb i ka k\u00ebrkuar Kosova, n\u00eb dokument megjithat\u00eb ofrohet nj\u00eb skenar pozitiv n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr disa nga k\u00ebto shtetet, p\u00eblqimi i Serbis\u00eb p\u00ebr Propozimin Evropian \u00ebsht\u00eb baz\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb ngritur marr\u00ebdh\u00ebniet me Kosov\u00ebn n\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb plota diplomatike menj\u00ebher\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb dokument n\u00eb pjes\u00ebn ku sqarohet pozicioni i 5-shes mos-njoh\u00ebse p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse jo m\u00eb her\u00ebt, n\u00eb momentin q\u00eb Kosova b\u00ebhet an\u00ebtare e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs dhe organizatave t\u00eb tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare si rezultat direkt i Propozimit Evropian, k\u00ebta mos-njoh\u00ebs do t\u2019i bashkohen pozicionit t\u00eb shteteve t\u00eb tjera an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb (q\u00eb e njohin Kosov\u00ebn)\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr element q\u00eb dokumente t\u00eb tjera nuk e kan\u00eb pasur dhe \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij non-paper \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendja e shembullit t\u00eb Franc\u00ebs dhe Gjermanis\u00eb dhe m\u00ebnyra se si k\u00ebto dy shtete armike dikur, gjet\u00ebn \u201cpaqen e p\u00ebrhershme\u201d.<\/p>\n<p>Premisa e per\u00ebndimoreve n\u00eb dokument \u00ebsht\u00eb se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr dy popuj q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u2019i zgjidhin problemet dhe t\u00eb l\u00ebvizin p\u00ebrpara, prandaj synimi thon\u00eb ata \u00ebsht\u00eb \u201cbashk\u00ebjetesa paq\u00ebsore dhe rritja e bashk\u00ebpunimit\u201d dhe kjo vjen, sipas tyre, \u201csi rezultat i implementimit t\u00eb Propozimit Evropian\u201d.<\/p>\n<p>Kjo, thuhet n\u00eb dokument, \u201ccakton ritmin p\u00ebr marr\u00ebveshjen finale ligj\u00ebrisht t\u00eb obligueshme pas vitit 2030\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb at\u00eb pik\u00eb, duke ndjekur shembullin e Berlinit dhe Parisit, Beogradi dhe Prishtina do t\u00eb inkurajojn\u00eb serb\u00ebt etnik\u00eb dhe shqiptar\u00ebt etnik\u00eb, t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb vende t\u00eb ndryshme n\u00eb ish-Jugosllavi, q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen faktor stabiliteti n\u00eb vendet e tyre respektive dhe t\u00eb promovojn\u00eb nj\u00eb kapitull t\u00eb ri historik t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb nga faqet e dokumentit jan\u00eb sqaruar gjithashtu p\u00ebrfitimet e Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, n\u00ebse tregohen konstruktiv\u00eb dhe pranojn\u00eb ta n\u00ebnshkruajn\u00eb marr\u00ebveshjen, e cila, p\u00ebrs\u00ebritet, synim ka nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb tret\u00eb q\u00eb n\u00ebnkupton dakordim p\u00ebr njohje t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Kosov\u00ebn thuhet se n\u00ebse n\u00ebnshkruan dhe themelon Asociacionin n\u00eb dy procese t\u00eb ndara, at\u00ebher\u00eb \u201czhbllokon procesin e integrimit n\u00eb NATO\/BE dhe fillon marrjen e fondeve dhe investimeve t\u00eb lidhura me procesin e integrimit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cFiton nd\u00ebrlidhshm\u00ebri rajonale dhe p\u00ebrfshirje n\u00eb t\u00eb gjitha programet e BE-s\u00eb q\u00eb do ta afektojn\u00eb ekonomin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse. Do shfaqen mund\u00ebsi t\u00eb reja p\u00ebr bizneset e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb rinjt\u00eb e Kosov\u00ebs, duke zhvilluar potencialin e mrekulluesh\u00ebm q\u00eb ka Kosova\u201d.<\/p>\n<p>Si\u00e7 kuptohet nga dokumenti, para vitit 2030 nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr marr\u00ebveshje q\u00eb ka \u201cn\u00eb qend\u00ebr njohjen\u201d, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb supozuar nga kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti.<\/p>\n<p>Por, propozimit evropian nga Serbia, do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte dokumentin e par\u00eb t\u00eb njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht ku Serbia do ta pranonte se \u201cKosova dhe Serbia jan\u00eb dy realitete legale\/politike t\u00eb ndara subjekte t\u00eb parimeve t\u00eb qeverisjes sipas t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, Serbia do t\u00eb pranonte se \u201cnuk mund t\u00eb pretendoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr ta p\u00ebrfaq\u00ebsuar ose vepruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pal\u00ebs tjet\u00ebr (Kosov\u00ebs)\u201d.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr benefit p\u00ebr Kosov\u00ebn do ishte se me k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje, meq\u00eb ajo ka aminin e 27 shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, ato \u201cnuk do ta kund\u00ebrshtonin an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, p\u00ebrfshir\u00eb edhe 5-shen mos-njoh\u00ebse.<\/p>\n<p>Dokumenti prezanton edhe nj\u00eb linj\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke filluar nga K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs e deri te Bashkimi Evropian e NATO.\/albanianpost\/<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb, lexojeni dokumentin e plot\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthyer  nga anglishtja n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe:<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/25EC4699-6AB9-43DD-AC5C-3BFD8C115194.jpeg\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/25EC4699-6AB9-43DD-AC5C-3BFD8C115194.jpeg\" alt=\"\" width=\"603\" height=\"784\" class=\"alignnone size-full wp-image-140464\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/25EC4699-6AB9-43DD-AC5C-3BFD8C115194.jpeg 603w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/25EC4699-6AB9-43DD-AC5C-3BFD8C115194-231x300.jpeg 231w\" sizes=\"auto, (max-width: 603px) 100vw, 603px\" \/><\/a><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/3FD5FF95-D9A7-48BC-A003-52BB484527B0.jpeg\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/3FD5FF95-D9A7-48BC-A003-52BB484527B0.jpeg\" alt=\"\" width=\"605\" height=\"779\" class=\"alignnone size-full wp-image-140465\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/3FD5FF95-D9A7-48BC-A003-52BB484527B0.jpeg 605w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/3FD5FF95-D9A7-48BC-A003-52BB484527B0-233x300.jpeg 233w\" sizes=\"auto, (max-width: 605px) 100vw, 605px\" \/><\/a><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/2412C7C6-153F-4F8A-9719-0029069C9101.jpeg\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/2412C7C6-153F-4F8A-9719-0029069C9101.jpeg\" alt=\"\" width=\"603\" height=\"782\" class=\"alignnone size-full wp-image-140466\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/2412C7C6-153F-4F8A-9719-0029069C9101.jpeg 603w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/2412C7C6-153F-4F8A-9719-0029069C9101-231x300.jpeg 231w\" sizes=\"auto, (max-width: 603px) 100vw, 603px\" \/><\/a><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/050B9362-4314-4FA3-B4FC-F2A0F998B337.jpeg\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/050B9362-4314-4FA3-B4FC-F2A0F998B337.jpeg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"780\" class=\"alignnone size-full wp-image-140467\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/050B9362-4314-4FA3-B4FC-F2A0F998B337.jpeg 600w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/050B9362-4314-4FA3-B4FC-F2A0F998B337-231x300.jpeg 231w\" sizes=\"auto, (max-width: 600px) 100vw, 600px\" \/><\/a><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/3C67C654-AECE-4E48-9B83-273E4AC99E99.jpeg\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/3C67C654-AECE-4E48-9B83-273E4AC99E99.jpeg\" alt=\"\" width=\"601\" height=\"783\" class=\"alignnone size-full wp-image-140468\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/3C67C654-AECE-4E48-9B83-273E4AC99E99.jpeg 601w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/3C67C654-AECE-4E48-9B83-273E4AC99E99-230x300.jpeg 230w\" sizes=\"auto, (max-width: 601px) 100vw, 601px\" \/><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb q\u00eb t\u00eb mos e themeloj\u00eb Asociacionin e Komunave me Shumic\u00eb Serbe dhe mund t\u00eb t\u00ebrhiqet krejt\u00ebsisht nga Marr\u00ebveshja e vitit 2013, por at\u00ebher\u00eb duhet \u201ct\u00eb bart pasojat e zhb\u00ebrjes s\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb arriturave t\u00eb m\u00ebhershme (l\u00ebvizjen e lir\u00eb, Kodin telefonik t\u00eb Kosov\u00ebs +383, integrimin e pjes\u00ebs veriore, kontrollin e dy [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":140469,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-140463","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140463","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=140463"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140463\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/140469"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=140463"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=140463"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=140463"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}