{"id":140703,"date":"2023-02-01T19:45:07","date_gmt":"2023-02-01T18:45:07","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=140703"},"modified":"2023-02-01T19:45:07","modified_gmt":"2023-02-01T18:45:07","slug":"krasniqi-kurti-iu-dha-edhe-nje-goditje-tjeter-punonjesve-te-sektorit-publik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/krasniqi-kurti-iu-dha-edhe-nje-goditje-tjeter-punonjesve-te-sektorit-publik\/","title":{"rendered":"Krasniqi: Kurti iu dha edhe nj\u00eb goditje tjet\u00ebr punonj\u00ebsve t\u00eb sektorit publik"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Memli Krasniqi, konsideron se vlera prej 105 euro e koeficientit p\u00ebr pagat \u00ebsht\u00eb nj\u00eb goditje afatgjate p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Krasniqit, ky koeficient q\u00eb u b\u00eb i ditur sot, nuk \u00ebsht\u00eb rritje, por mashtrim i qytetar\u00ebve t\u00eb vendit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb po proklamohet si rritje, n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb manipulim dhe loj\u00eb fjal\u00ebsh. Ku thirren n\u00eb rritje, nuk ka kujdestari, shujta, meditje, bonuse dhe ka mashtrime t\u00eb krahasimeve bruto dhe neto. Ku nuk ka rritje, ka zbritje t\u00eb ndjeshme dhe degradim t\u00eb profesioneve e pozitave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shtetit\u201d, shkroi Krasniqi n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>Lideri opozitar tha se ky vendim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj thirrje p\u00ebr rritje t\u00eb numrit t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb duan t\u00eb largohen nga vendi.<\/p>\n<p>Ai ka p\u00ebrmendur nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb kryeministrit Kurti n\u00eb vitin 2018, ku Kurti thoshte se \u201ct\u2019ia rris\u00ebsh pag\u00ebn vetes \u00ebsht\u00eb hajni, \u00ebsht\u00eb vjedhje\u201d. Sipas Krasniqit, e bazuar n\u00eb fjal\u00eb t\u00eb kryeministrit, vet\u00eb Kurti n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka b\u00ebr\u00eb hajni.<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Sot, p\u00ebrmes zbulimit t\u00eb koeficientit t\u00eb pagave n\u00eb vler\u00eb prej 105 eurove, Qeveria e Kosov\u00ebs dhe Kryeministri Kurti i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe nj\u00eb goditje tjet\u00ebr, k\u00ebt\u00eb her\u00eb afatgjate, t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb sektorin publik.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, pafytyr\u00ebsisht, kjo Qeveri dhe ky Kryeminist\u00ebr jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mashtrojn\u00eb edhe publikisht n\u00eb lidhje me pagat, p\u00ebrqindjet dhe rritjet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb po proklamohet si rritje, n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb manipulim dhe loj\u00eb fjal\u00ebsh. Ku thirren n\u00eb rritje, nuk ka kujdestari, shujta, meditje, bonuse dhe ka mashtrime t\u00eb krahasimeve bruto dhe neto. Ku nuk ka rritje, ka zbritje t\u00eb ndjeshme dhe degradim t\u00eb profesioneve e pozitave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Para se gjithash, ky vendim i Qeveris\u00eb, c\u00ebnon mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, atyre q\u00eb me pun\u00ebn e tyre t\u00eb dinjitetshme dhe t\u00eb palodhshme mbajn\u00eb gjall\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebmb\u00eb funksionimin e shtetit ton\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb, pa p\u00ebrjashtim, kan\u00eb merituar m\u00eb shum\u00eb se sa kjo Qeveri u ka ofruar. Ky vendim, n\u00eb krahasim me kriz\u00ebn ekonomike dhe inflacionin e madh, nuk u plot\u00ebson as p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi nevojat dhe k\u00ebrkesat e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ky vendim \u00ebsht\u00eb thirrje p\u00ebr rritje t\u00eb numrit t\u00eb atyre qytetar\u00ebve q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb largohen nga vendi dhe, rrjedhimisht, p\u00ebrcaktim p\u00ebr d\u00ebmtimin e ekonomis\u00eb dhe funksionalitetit t\u00eb shtetit ton\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cT\u2019ia rris\u00ebsh pag\u00ebn vetes \u00ebsht\u00eb hajni, \u00ebsht\u00eb vjedhje\u201d \u2013 thoshte Kryeministri Kurti me 1 mars t\u00eb vitit 2018. Nd\u00ebrsa sot, ai rriti pag\u00ebn e tij n\u00eb 1785 euro. Pra sipas gjuh\u00ebs s\u00eb tij, ai b\u00ebri vjedhje.<\/p>\n<p>Sonte, n\u00ebse asnj\u00eb qytetar tjet\u00ebr i vendit, t\u00eb pakt\u00ebn ai mund ta b\u00ebj\u00eb gjumin i qet\u00eb dhe i lumtur, sepse mir\u00ebqenia e tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb popullit, sonte \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nata e par\u00eb e nj\u00eb realiteti t\u00eb ri e t\u00eb dhembsh\u00ebm!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Memli Krasniqi, konsideron se vlera prej 105 euro e koeficientit p\u00ebr pagat \u00ebsht\u00eb nj\u00eb goditje afatgjate p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs. Sipas Krasniqit, ky koeficient q\u00eb u b\u00eb i ditur sot, nuk \u00ebsht\u00eb rritje, por mashtrim i qytetar\u00ebve t\u00eb vendit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. \u201cAjo q\u00eb po proklamohet si rritje, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":140704,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-140703","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140703","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=140703"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140703\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/140704"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=140703"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=140703"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=140703"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}