{"id":140939,"date":"2023-02-04T16:30:24","date_gmt":"2023-02-04T15:30:24","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=140939"},"modified":"2023-02-04T16:30:24","modified_gmt":"2023-02-04T15:30:24","slug":"policet-me-shume-na-i-ulen-sesa-na-i-rriten-pagat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/policet-me-shume-na-i-ulen-sesa-na-i-rriten-pagat\/","title":{"rendered":"Polic\u00ebt: M\u00eb shum\u00eb na i ul\u00ebn sesa na i rrit\u00ebn pagat"},"content":{"rendered":"<p>Edhe pse Qeveria e Kosov\u00ebs tha se, p\u00ebrmes Ligjit t\u00eb ri p\u00ebr pagat n\u00eb sektorin publik, rriti pagat e zyrtar\u00ebve policor\u00eb, nga Policia e Kosov\u00ebs thon\u00eb se, me ligjin e ri, p\u00ebr disa pjes\u00ebtar\u00eb madje parashihet edhe ulja e pagave.<\/p>\n<p>M\u00eb 1 shkurt, ekzekutivi njoftoi se vlera e koeficientit t\u00eb pagave do t\u00eb jet\u00eb 105 euro. Me Ligjin e ri p\u00ebr pagat, niveli i koeficienteve \u00ebsht\u00eb nga 2 deri n\u00eb 18. Presidentes s\u00eb shtetit i \u00ebsht\u00eb caktuar koeficienti m\u00eb i lart\u00eb, sipas t\u00eb cilit ajo do t\u00eb ket\u00eb pag\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Rreth 83 mij\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb sektorit publik marrin pag\u00eb nga buxheti i shtetit. Me koeficient\u00ebt e rinj, Qeveria ka th\u00ebn\u00eb se synon t\u00eb krijoj\u00eb barazi n\u00eb mesin e sh\u00ebrbyesve publik\u00eb.<\/p>\n<p>Policia e Kosov\u00ebs num\u00ebron nj\u00eb staf prej af\u00ebr 10 mij\u00eb personash. Koeficientin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb e ka drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm (14.5), kurse m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtin (2) e kan\u00eb kadet\u00ebt policor\u00eb. Besohet se pjesa m\u00eb e madhe e pjes\u00ebtar\u00ebve n\u00eb Policin\u00eb e Kosov\u00ebs kan\u00eb pozit\u00ebn polic i lart\u00eb, koeficienti i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb 5.9, q\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb pag\u00eb baz\u00eb prej 619 eurosh.<\/p>\n<p>Drejtuesi i Sindikat\u00ebs s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Imer Zeqiri, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se me koeficient\u00ebt e rinj, Qeveria ka b\u00ebr\u00eb rritje minimale t\u00eb pag\u00ebs baz\u00eb, prej 20 deri n\u00eb 60 euro, p\u00ebr disa kategori brenda Policis\u00eb. Por, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, thot\u00eb se jan\u00eb ulur shum\u00eb paga.<\/p>\n<p>\u201cPaga baz\u00eb e nj\u00eb polici t\u00eb lart\u00eb q\u00eb, p\u00ebr shembull, punon n\u00eb NJSI [Nj\u00ebsia Speciale Intervenuese], \u00ebsht\u00eb 702 euro [392 pag\u00eb baz\u00eb, plus 310 euro shtesa]. E tash, m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb 702 apo 619 euro? Pse po e them k\u00ebt\u00eb? Gjasht\u00ebqind e n\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb euro \u00ebsht\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb koeficientit t\u00eb ri, pjes\u00ebn tjet\u00ebr shtes\u00eb, te Policia e Kosov\u00ebs, me Ligjin e ri t\u00eb pagave e kan\u00eb zvog\u00ebluar, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb e kan\u00eb hequr krejt, e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm 1 p\u00ebr qind t\u00eb buxhetit [t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs], q\u00eb nuk mbulon asgj\u00eb, e q\u00eb policin e l\u00eb pa shtesa edhe p\u00ebr rrezikshm\u00ebri\u201d, thot\u00eb Zeqiri.<\/p>\n<p>Ai thekson se te disa kategori t\u00eb zyrtar\u00ebve policor\u00eb ka ulje t\u00eb pag\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cTe shumica e kategorive, qoft\u00eb te hetimet, qoft\u00eb te nj\u00ebsit\u00eb e specializuara apo kategorit\u00eb tjera, te nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm, ka zbritje, nuk ka ngritje t\u00eb pag\u00ebs. Tek ata q\u00eb ka ngritje, ngritja m\u00eb e madhe mund t\u00eb jet\u00eb deri n\u00eb 50-60 euro\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Rritet paga baz\u00eb, por ulen shtesat<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani, pagat baz\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e kategorive kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, krahasuar m\u00eb k\u00ebto q\u00eb i ka prezantuar Qeveria e Kosov\u00ebs me Ligjin e ri p\u00ebr paga.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, zyrtar\u00ebt policor\u00eb kan\u00eb marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb pag\u00eb, pasi kan\u00eb pasur edhe shtesa t\u00eb tjera, si ajo e p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs, p\u00ebr rrezikshm\u00ebri, p\u00ebr pun\u00eb jasht\u00eb orarit dhe p\u00ebr pun\u00eb n\u00eb nd\u00ebrrimin e nat\u00ebs.<\/p>\n<p>Ligji i ri, i prezantuar nga Qeveria, rrit pag\u00ebn baz\u00eb, por pritet t\u00eb zvog\u00ebloj\u00eb vler\u00ebn e shtesave, pasi aty thuhet se p\u00ebr k\u00ebto shtesa mund t\u00eb shfryt\u00ebzohet vet\u00ebm 1 p\u00ebr qind e buxhetit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Buxheti vjetor i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr 2023 \u00ebsht\u00eb mbi 115 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa 1 p\u00ebr qind e k\u00ebtij buxheti \u00ebsht\u00eb 1.1 milion euro.<\/p>\n<p>Ky buxhet p\u00ebr shtesa, sipas Zeqirit, nuk mjafton as p\u00ebr nj\u00eb muaj. Policia e Kosov\u00ebs nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb p\u00ebr deklarat\u00eb lidhur me ndryshimin e pagave.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb momentin e publikimit t\u00eb k\u00ebtij shkrimi, Policia e Kosov\u00ebs nuk ka ofruar as t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr numrin e zyrtar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt preken si nga ulja, ashtu edhe nga rritja e pag\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, sipas Sindikat\u00ebs s\u00eb Policis\u00eb, dhe sipas ish-drejtorit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Rashit Qalaj, i cili tani \u00ebsht\u00eb deputet i partis\u00eb opozitare, Partis\u00eb Demokratike e Kosov\u00ebs, numri m\u00eb i madh i zyrtar\u00ebve policor\u00eb i takojn\u00eb kategoris\u00eb \u201cpolic i lart\u00eb\u201d, e cila p\u00ebrb\u00ebhet nga polic\u00eb q\u00eb kan\u00eb pes\u00eb e m\u00eb shum\u00eb vjet p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion.<\/p>\n<p>Qalaj thot\u00eb p\u00ebr REL-in se aktualisht ka konfuzion, dhe se nuk dihet se si do t\u00eb vendoset p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e shtesave p\u00ebr polic\u00ebt. Heqjen apo uljen eventuale t\u00eb tyre, Qalaj e konsideron t\u00eb papranueshme.<\/p>\n<p>Deputetja e partis\u00eb opozitare, Lidhja Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Hykmete Bajrami, gjat\u00eb nj\u00eb seance plenare, t\u00eb mbajtur m\u00eb 2 shkurt, tha se Qeveria u tregua e pasinqert\u00eb me zyrtar\u00ebt policor\u00eb, pasi q\u00eb, sipas saj, atyre do t\u2019u hiqen shtesat.<\/p>\n<p>\u201cDje, koeficienti i pagave u caktua 105 euro, dhe Qeveria doli me statistikat e saj, si gjithher\u00eb, t\u00eb pasinqerta. Qeveria, dje, nuk i tregoi policit t\u00eb lart\u00eb q\u00eb po i rritet paga p\u00ebr 180 euro, por atij me pag\u00ebn e shkurtit nuk i paguhet m\u00eb shtesa prej 180 eurosh\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb reagim, pas publikimit t\u00eb koeficient\u00ebve t\u00eb rinj t\u00eb pagave, kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, tha se ky hap, mes tjerash, \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetje solide p\u00ebr Policin\u00eb dhe p\u00ebr kategorit\u00eb e tjera.<\/p>\n<p>\u201cBarazi dhe ndershm\u00ebri p\u00ebr pagat n\u00eb mes t\u00eb kategorive, ngushtim t\u00eb hendekut midis zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00ebve, si dhe mb\u00ebshtetje solide p\u00ebr kat\u00ebr kategorit\u00eb jetike p\u00ebr funksionimin e shoq\u00ebris\u00eb, at\u00eb t\u00eb mjek\u00ebve, arsimtar\u00ebve, polic\u00ebve dhe ushtarak\u00ebve\u201d, shkroi Kurti n\u00eb rrjetin social Facebook.<\/p>\n<p>N\u00eb Sindikat\u00ebn e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs thon\u00eb se Qeveria nuk u ka dh\u00ebn\u00eb sqarim t\u00eb qart\u00eb sa i takon \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb shtesave p\u00ebr Policin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Pag\u00eb &#8220;q\u00eb nuk siguron mir\u00ebqenie&#8221;<\/p>\n<p>Pas publikimit pagave t\u00eb reja p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, nj\u00eb zyrtar i k\u00ebtij institucioni, i cili nuk ka dashur t\u00eb identifikohet, i ka th\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se paga e tij baz\u00eb \u00ebsht\u00eb 392 euro, nd\u00ebrsa me ligjin e ri, paga e tij baz\u00eb pritet t\u00eb jet\u00eb 619 euro bruto.<\/p>\n<p>Por, sipas kalkulatorit t\u00eb pag\u00ebs, q\u00eb gjendet n\u00eb ueb-faqen e Administrat\u00ebs Tatimore t\u00eb Kosov\u00ebs, pasi q\u00eb kjo pag\u00eb t\u00eb tatohet dhe t\u00eb ndalen kontributet, n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb k\u00ebtij polici do t\u00eb dalin vet\u00ebm 551 euro.<\/p>\n<p>Zyrtari i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs thot\u00eb se, duke marr\u00eb parasysh rrezikun dhe munges\u00ebn e sigurimeve sh\u00ebndet\u00ebsore, me k\u00ebt\u00eb pag\u00eb nuk ia vlen as t\u00eb punohet.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb rritje kjo. Me k\u00ebt\u00eb rrog\u00eb nuk ia dal as qiran\u00eb ta paguaj. Dy f\u00ebmij\u00eb i kam, gruaja nuk punon, ata kan\u00eb th\u00ebn\u00eb 619 euro, por, n\u00eb fund, nuk dalin as aq\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij zyrtari, polic\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrbuzur vazhdimisht sa i takon \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb pagave, dhe jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr mburrje nga politikan\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb zor, me k\u00ebto \u00e7mime, t\u00eb jetosh e t\u00eb mbash familje. Se di pse duhet t\u00eb ndodh\u00eb kjo, kur ne, sa her\u00eb ju duhemi p\u00ebr aksione, krejt qeverit\u00eb l\u00ebvdohen me neve. Por, kur vjen puna te rritja e rrogave, b\u00ebjn\u00eb humor, si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb tash me pagat\u201d, thekson ai.<br \/>\n<a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/76F1D651-3E0D-405B-9DC2-2772C0740C25.png\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/76F1D651-3E0D-405B-9DC2-2772C0740C25.png\" alt=\"\" width=\"593\" height=\"501\" class=\"alignnone size-full wp-image-140941\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/76F1D651-3E0D-405B-9DC2-2772C0740C25.png 593w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/76F1D651-3E0D-405B-9DC2-2772C0740C25-300x253.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 593px) 100vw, 593px\" \/><\/a><br \/>\nQ\u00eb nga viti 2001, n\u00eb kryeje t\u00eb detyr\u00ebs kan\u00eb vdekur 23 zyrtar\u00eb policor\u00eb, nd\u00ebrsa rreth 500 t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb p\u00ebsuar l\u00ebndime, disa prej t\u00eb cil\u00ebve kan\u00eb mbetur t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar s\u00ebrish detyr\u00ebn e policit.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb kushteve t\u00eb dob\u00ebta t\u00eb pun\u00ebs, munges\u00ebs s\u00eb sigurimit sh\u00ebndet\u00ebsor, dhe pag\u00ebs s\u00eb ul\u00ebt, Eris Jashari, pas pes\u00eb vjet\u00ebsh pun\u00eb si pjes\u00ebtar i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, m\u00eb 2017 dha dor\u00ebheqje nga ky institucion.<\/p>\n<p>Ai tha se paga e tij sillej nga 430 deri n\u00eb 460 euro. Jashari pohoi se, sikur ai, edhe shum\u00eb polic\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb t\u00ebrhequr nga Policia, pasi nuk kan\u00eb mundur t\u00eb sigurojn\u00eb mir\u00ebqenie p\u00ebr veten dhe p\u00ebr familjen.<\/p>\n<p>\u201cPolic\u00ebt e Kosov\u00ebs i kan\u00eb dy zgjedhje sot. Nj\u00eb, t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto kushte dhe t\u00eb heshtin, sepse s\u2019kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb flasin, nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb protestojn\u00eb, nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb greva, nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ta bojkotojn\u00eb pun\u00ebn, dhe e dyta, t\u00eb dalin dhe t\u00eb shikojn\u00eb alternativa tjera jasht\u00eb vendit\u201d, tha Jashari.<\/p>\n<p>Jashari ka punuar n\u00eb stacionin num\u00ebr 3, n\u00eb lagjen Kodra e Trimave, n\u00eb Prishtin\u00eb. Ky stacion i improvizuar ishte mbyllur, pas inspektimit t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Ushqimit dhe Veterinaris\u00eb [AUVK], p\u00ebr shkak se polic\u00ebt aty punonin n\u00eb kushte minimale higjienike, dhe n\u00eb kontejner\u00eb mbi 20 vjet t\u00eb vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb stacion e kishte vizituar edhe Komisioni parlamentar p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje t\u00eb Siguris\u00eb dhe Mbrojtjes, i cili kishte nxitur reagim institucional, p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimeve se kontejner\u00ebt e vjet\u00ebr mund t\u00eb ishin kancerogjen\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edhe pse Qeveria e Kosov\u00ebs tha se, p\u00ebrmes Ligjit t\u00eb ri p\u00ebr pagat n\u00eb sektorin publik, rriti pagat e zyrtar\u00ebve policor\u00eb, nga Policia e Kosov\u00ebs thon\u00eb se, me ligjin e ri, p\u00ebr disa pjes\u00ebtar\u00eb madje parashihet edhe ulja e pagave. M\u00eb 1 shkurt, ekzekutivi njoftoi se vlera e koeficientit t\u00eb pagave do t\u00eb jet\u00eb 105 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":140942,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-140939","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140939","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=140939"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/140939\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/140942"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=140939"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=140939"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=140939"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}