{"id":14161,"date":"2018-04-05T10:18:23","date_gmt":"2018-04-05T10:18:23","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=14161"},"modified":"2018-04-05T10:18:23","modified_gmt":"2018-04-05T10:18:23","slug":"portreti-i-nje-aktori-dhe-regjisori-gjilanas-kenan-gurgurovci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/portreti-i-nje-aktori-dhe-regjisori-gjilanas-kenan-gurgurovci\/","title":{"rendered":"Portreti i nj\u00eb aktori dhe regjisori gjilanas \u2013 Kenan Gurgurovci"},"content":{"rendered":"<p>Kenan Gurgurovci \u00ebsht\u00eb aktor i talentuar, profesionist, i diplomuar n\u00eb Shkoll\u00ebn Akademi t\u00eb Aktrimit n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb Klas\u00ebn e m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit -aktor shum\u00eb i njohur edhe n\u00eb qarqe evropiane e bot\u00ebrore, Enver Petrovcit.<br \/>\nShkruan: Femi Halimi<\/p>\n<p>Pasi u gjend i pa pun\u00eb sepse u largua nga Teatri i Qytetit n\u00eb Gjilan ku ishte i angazhuar koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, iu rrek aktrimit dhe regjis\u00eb vet\u00eb dhe p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb sa ishte n\u00eb Kosov\u00eb pati nj\u00eb s\u00ebr\u00eb filmash t\u00eb metrazhit t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb shkurt\u00ebr me t\u00eb cil\u00ebt pati shum\u00eb suksese, mir\u00ebnjohje e shp\u00ebrblime.<\/p>\n<p>Tani ka dy vjet q\u00eb shumic\u00ebn e koh\u00ebs e kalon n\u00eb Atlanta \u2013Gjeorgjia, SHBA, ku ve\u00e7 pun\u00ebve t\u00eb biznesit atje, nuk ndahet nga profesioni i jet\u00ebs s\u00eb tij, t\u00eb aktrimit dhe t\u00eb regjis\u00eb. N\u00eb Atlanta tani ka nj\u00eb fluks regjistra t\u00eb filmave q\u00eb ia kalon me shum\u00eb\u00e7ka Holivudit dhe Kenani \u00ebsht\u00eb mu n\u00eb Atlanta ku pret t\u00eb angazhohet n\u00eb industrin\u00eb e filmit amerikan dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim nj\u00ebherit me artdash\u00ebs shqiptar\u00eb atje t\u00eb filmit.<\/p>\n<p>Ky aktor s\u00ebpari nisi rrug\u00ebn e aktrimit me kryerjen e dy viteve t\u00eb Kursit t\u00eb Aktrimit n\u00eb Qendr\u00ebn Rinore n\u00eb Gjilan, tek aktori profesionist prof Jashar Shahiqi, mandej te Alban Shahiqi aktor i diplomuar, e q\u00eb pas dy viteve t\u00eb kursit intensiv zgjedhet asistent tek profesori i tij. N\u00eb vazhdim Kenani kreu Akademin\u00eb e Artit -Dega Aktrim n\u00eb Universitetin e Tetov\u00ebs n\u00eb vitet 2003 -2004. Mandej vitin e dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb i kreu n\u00eb Akademin\u00eb e Arteve n\u00eb Prishtin\u00eb, ku profesor t\u00eb aktrimit dhe diksionit pati s\u00ebrish t\u00eb respektuarin aktor Enver Petrovcin. Diplomoi m\u00eb dat\u00eb 24. 06. 2006 me not\u00ebn Dhjet\u00eb, -10, n\u00eb provim karriere me rolin e Hamletit.<\/p>\n<p>Tutje ndoqi ligj\u00ebratat p\u00ebr dram\u00eb tek profesor\u00ebt nga Zagrebi \u2013Dino Mustafiq dhe Zija Mihajlloviq.<\/p>\n<p>Kenani n\u00eb sken\u00eb, u angazhua gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe n\u00eb shum\u00eb role t\u00eb cil\u00ebt i aktroi me shum\u00eb sukses. Rolet me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb aktroi n\u00eb dram\u00eb ishin:<\/p>\n<p>Hamleti n\u00eb \u201cLuget\u00ebrit\u201d e Shekspirit, n\u00eb regji t\u00eb Kastriot Saqipit. Ky rol n\u00eb k\u00ebt\u00eb shfaqje ishte p\u00ebr Tem\u00eb t\u00eb Diplom\u00ebs, ku u notua me Dhjet\u00ebshe nga Komisioni. Kjo shfaqje at\u00ebher\u00eb ka arrit\u00eb shum\u00eb suksese. Ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Festivalin Skena \u2013up dhe u zgjodh p\u00ebr shfaqje m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn nga publiku dhe pati at\u00ebher\u00eb shfaqje rekorde.<\/p>\n<p>N\u00eb \u201cLigatina\u201d n\u00eb regji t\u00eb Ismajl Ymerit, luajti rolet e nj\u00eb dervishi dhe t\u00eb nj\u00eb fshatari. Me k\u00ebt\u00eb shfaqje at\u00ebher\u00eb trupa teatrore gjegj\u00ebse muar\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb festivalin e Dram\u00ebs n\u00eb Dib\u00ebr \u2013Maqedoni, n\u00eb Fier dhe n\u00eb Vlor\u00eb, musafir t\u00eb ftuar posaq\u00ebrisht. Me k\u00ebt\u00eb shfaqje at\u00ebher\u00eb ishin edhe n\u00eb Festivalin e Ulqinit.<\/p>\n<p>N\u00eb \u201cHamleti\u201d t\u00eb regjisorit dhe aktorit Ekrem Sopit, luajti dy role, at\u00eb t\u00eb ushtarit dhe tjetrin, t\u00eb aktorit t\u00eb cirkut. Kjo shfaqje ishte p\u00ebr Diplom\u00eb tek Ekrem Sopi, ku \u00ebsht\u00eb pranuar shum\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb \u201cTregtari i varreve\u201d n\u00eb regji t\u00eb Sokol Plakollit, me tekst t\u00eb Ali Qerimit, luajti rolin e nj\u00eb biznesmeni fatlum, Fatlumit, -shfaqje q\u00eb u inskenua n\u00eb Teatrin e Bab\u00ebs at\u00ebher\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, q\u00eb ishte teat\u00ebr i improvizuar modern n\u00eb lokalin q\u00eb ishte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e prof Enver Petrovicit. Ishte nj\u00eb komedi me ngjyrime tragjike t\u00eb karaktereve t\u00eb rasteve, n\u00eb koh\u00ebrat q\u00eb ishin dram\u00eb vet\u00eb p\u00ebr jet\u00ebt njer\u00ebzore, e q\u00eb u shfaq n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb si dhe n\u00eb Dib\u00ebr, Strug\u00eb, etj.<\/p>\n<p>N\u00eb \u201cAusvajsi\u201d n\u00eb regji t\u00eb Muharrem Sylejmanit, me tekst t\u00eb Shqipe Kadriut, Kenani luajti rolin e nj\u00eb m\u00ebsuesi nga Drenica, -Bekimit. Ishte nj\u00eb komedi p\u00ebr koh\u00ebn e pasluft\u00ebs, p\u00ebr p\u00ebrpjeket p\u00ebr identitet t\u00eb ri n\u00eb rrethana t\u00eb rendit t\u00eb liris\u00eb dhe kaosit moral, si dhe t\u00eb p\u00ebrpjekjes intelektuale p\u00ebr zgjidhje. Ngjarja nd\u00ebrlidhej n\u00eb dram\u00eb n\u00ebmes dy familjeve t\u00eb ngat\u00ebrruara p\u00ebr nj\u00eb viz\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00eb \u201cSfinga e gjall\u00eb\u201d n\u00eb regji t\u00eb Ekrem Sopit, me tekst t\u00eb Rexhep Qosj\u00ebs, Kenani luajti rolin e nj\u00eb fqinji \u2013Stojanit. Kjo dram\u00eb at\u00ebher\u00eb u prit shum\u00eb mir\u00eb nga publiku gjilanas n\u00eb Teatrin e Qytetit.<\/p>\n<p>N\u00eb \u201cTeatri n\u00eb Pazar\u201d n\u00eb regji t\u00eb Muharrem Sylejmanit, me tekst t\u00eb Tahir Arifit, luajti nj\u00eb rol kompleks modern t\u00eb nj\u00eb fqinji, p\u00ebrcjell\u00ebs i drejtoresh\u00ebs, informator i saj.<\/p>\n<p>\u201cMani dhe Liza\u201d ishte n\u00eb radh\u00eb, n\u00eb regji t\u00eb Enver Petrovcit, p\u00ebr provim, n\u00eb rolin e Manit.<\/p>\n<p>\u201cBurr e grua\u201d mandej ishte roli i i burrit p\u00ebr Kenanin, n\u00eb dram\u00ebn me regji t\u00eb Enver Petrovcit.<\/p>\n<p>Vazhdoi me \u201cHamletin\u201d n\u00eb regjit t\u00eb Ali Mahmutit dhe t\u00eb vet\u00ebn, nga Uiliam Shekspir.<\/p>\n<p>N\u00eb \u201cGomar\u00ebt e kufirit\u201d, film artistik i metrazhit t\u00eb gjat\u00eb, n\u00eb regji t\u00eb Jeton Ahmetit, me tekst t\u00eb Jeton Nezirajt, luajti rolin e nj\u00eb fshatari.<\/p>\n<p>Ishte mandej nj\u00eb shfaqje eksperimentale n\u00eb regji t\u00eb Kastriot Saqipit.<\/p>\n<p>Shfaqje tjet\u00ebr nj\u00ebsoj n\u00eb vazhdim, eksperimentale, n\u00eb regji t\u00eb Resul Jusufit\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb \u201cInspektori\u201d n\u00eb regji t\u00eb Fatos Berish\u00ebs luajti rolin e Svistunovit, pjes\u00ebtarit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>\u201cKush, ku kam lindur\u201d, n\u00eb regji t\u00eb Q\u00ebndrim Kqikut, n\u00eb rolin e bosit.<\/p>\n<p>\u201cMishi i gjuh\u00ebs\u201d, n\u00eb regji t\u00eb Muharrem Sylejmanit, n\u00eb rolin e sulltanit.<\/p>\n<p>\u201cRruga e liris\u00eb\u201d, n\u00eb regji t\u00eb vet\u00ebn, me tekst t\u00eb Femi Halimit\u2026<\/p>\n<p>Pas karrier\u00ebs s\u00eb bujshme n\u00eb dram\u00eb, Kenan Gurgurovci nisi me produksion filmik me Kompani t\u00eb vet\u00ebn, DARDANIA FILM \u2013in, me t\u00eb cil\u00ebn Kompani realizoi shum\u00eb filma t\u00eb metrazhit t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb shkurt\u00ebr dhe bashk\u00ebpunoi e bashk\u00ebveproi me shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb koleg\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e filmit te ne e n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vazhd\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb Kenan Gurgurovci luajti edhe shum\u00eb role qendrore n\u00eb filma, q\u00eb vet\u00eb i nxiti, i b\u00ebri dhe i realizoi me sukses t\u00eb madh.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb gjitha mjetet e nevojshme i mblodhi vet\u00eb nga donator\u00eb dashamir\u00eb kurse pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb harxhimeve e plot\u00ebsoi me euro t\u00eb vetat. K\u00ebshtu nga drama u largua p\u00ebrkoh\u00ebsisht dhe iu p\u00ebrkushtua filmit, pasi edhe e larguan nga vendi i pun\u00ebs n\u00eb Teat\u00ebr t\u00eb Qytetit, ku ishte disa vjet aktor profesionist, e ku siguronte pag\u00ebn mujore p\u00ebr jetes\u00eb, mir\u00ebpo dram\u00ebn nuk e harroi por e transferoi n\u00eb teknologji filmi t\u00eb p\u00ebrparuar dhe t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/2018\/04\/05\/portreti-i-nje-aktori-dhe-regjisori-gjilanas-kenan-gurgurovci\/kenani3\/\" rel=\"attachment wp-att-14162\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/kenani3.jpg\" alt=\"\" width=\"770\" height=\"433\" class=\"aligncenter size-full wp-image-14162\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/kenani3.jpg 770w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/kenani3-600x337.jpg 600w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/kenani3-300x169.jpg 300w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/kenani3-768x432.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 770px) 100vw, 770px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Filmat q\u00eb realizoi dhe rolet q\u00eb aktroi n\u00eb vazhdim:<\/p>\n<p>\u201cGjakova\u201d, n\u00eb regji t\u00eb Gazmend Nel\u00ebs, teksti G. Nela, n\u00eb rolin e nj\u00eb shp\u00ebtimtari t\u00eb luft\u00ebs, Trimit, -film artistik i metrazhit t\u00eb shkurt\u00ebr, zhanri dram\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cOra policore\u201d, n\u00eb regji t\u00eb Ekrem Sopit, teksti E. Sopi, n\u00eb rolin e nj\u00eb ushtari amerikan, Benjaminit, film i metr. t\u00eb gjat\u00eb, zhanri komedi.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebntoka\u201d 1, n\u00eb regji t\u00eb Halil Budakov\u00ebs, me tekst t\u00eb Visar Fejzullahut, n\u00eb rolin e nj\u00eb foliranti servil, Naserit. Film i metrazhit t\u00eb gjat\u00eb, zhanri dram\u00eb \u2013aksion dhe komedi.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebntoka\u201d 2, me tekst t\u00eb Reshat Sahitajt, regjia H. Budakova, n\u00eb rol t\u00eb Naserit s\u00ebrish.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebntoka\u201d 3, s\u00ebrish n\u00eb rolin e Naserit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u201cN\u00ebntoka\u201d ka ngjall\u00eb inetersimin masiv t\u00eb shikuesve ve\u00e7mas t\u00eb rinj\u00ebve dhe me k\u00ebt\u00eb rol t\u00eb Naserit Kenani u b\u00eb i njohur anemban\u00eb trojeve shqiptare dhe u ngrit n\u00eb nj\u00eb aktor profesionist. Shumica e t\u00eb rinj\u00ebve n\u00eb qytet e gjetiu e njihnin si \u201cNaseri\u201d!<\/p>\n<p>\u201cTe liqeni\u201d, t\u00eb Amir Vitis\u00eb, me tekst t\u00eb regjisorit, ishte n\u00eb rolin e nj\u00eb kontrabandisti nga Tropoja, Azizit. Ky film pati shfaqje shum\u00eb, mori pjes\u00eb n\u00eb festivalin e filmit t\u00eb p\u00ebrvjetsh\u00ebm n\u00eb Zvic\u00ebr ku mori nj\u00eb \u00e7mim. Mandej muar pjes\u00eb n\u00eb konkurenc\u00eb n\u00eb Festivalin Skena \u2013up ku u vler\u00ebsua p\u00ebr film m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb festivalit. Ishte ky film artistik i metrazhit t\u00eb shkurt\u00ebr, zhanri dram\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cCimer\u00ebt\u201d, n\u00eb regji t\u00eb Burim Halitit, n\u00eb rolin e nj\u00eb banditi, q\u00eb ishte edhe serial televiziv.<\/p>\n<p>\u201cVdekja solemne\u201d, n\u00eb regji t\u00eb Ilir Kabashit, n\u00eb rolin e narkomanit, Bek\u00ebs, -film artistik, metrazhi i shkurt\u00ebr, zhanri dram\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cE kuqja\u201d, n\u00eb regji t\u00eb Gazmend Nel\u00ebs, teksti i Ismajl Kadares\u00eb, n\u00eb rolin e nj\u00eb fshatari, -Luanit. Ky film n\u00eb festivalin e filmit n\u00eb Pej\u00eb ka marr\u00eb \u00e7mimin e par\u00eb t\u00eb publikut at\u00ebher\u00eb. Ishte edhe n\u00eb Festivalin e Filmit Pri \u2013film Festival n\u00eb Prishtin\u00eb, -film i metrazhit t\u00eb shkurt\u00ebr, zhanri dram\u00eb historike.<\/p>\n<p>\u201cHekurishtja\u201d, n\u00eb regji t\u00eb Burim Halitit, n\u00eb rolin e pijanecit, Milaimit. Ky film ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb shfaqje n\u00eb Gjermani, Zvic\u00ebr, Austri, Prishtin\u00eb. N\u00eb Festivalin Skena \u2013up ka marr\u00eb \u00e7mimin e par\u00eb nga juria profesionale. N\u00eb Tiran\u00eb ka marr\u00eb \u00e7mimin e par\u00eb p\u00ebr film. Po k\u00ebshtu n\u00eb Itali ka fituar \u00e7mimin Ariu i Art\u00eb. Ishte film artistik i metrazhit t\u00eb shkurt\u00ebr, zhanri komedi.<\/p>\n<p>SHAD \u2013SH\u00cbRBIMI ANTIDROG\u00cb, n\u00eb regji t\u00eb Kenan Gurgurovcit, n\u00eb rolin e policit sekret \u2013detektiv, Dritonit. Tem\u00eb sociale p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb e pasluft\u00ebs, me dilemat e koh\u00ebs s\u00eb re n\u00eb rrethana t\u00eb reja, n\u00eb liri por p\u00ebr shum\u00eb \u00e7ka t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr fatin e t\u00eb rinjve shumic\u00ebs n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>AZEM E SHOT\u00cb GALICA, n\u00eb regji t\u00eb Halil Budakov\u00ebs, n\u00eb rolin e kapitenit dhe eprorit t\u00eb ushtris\u00eb serbe Kost\u00eb Vojvod\u00ebs, -film artistik me tem\u00eb historike \u2013metrazhi i gjat\u00eb.<\/p>\n<p>LEPURI REPORTER, n\u00eb regji t\u00eb Kenan Gurgurovcit, skenari Femi Halimi, film artistik edukativ social p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, me mesazh t\u00eb madh p\u00ebr kthimin e njer\u00ebzve n\u00eb vendlindje n\u00eb mal\u00ebsi dhe n\u00eb natyr\u00eb.<\/p>\n<p>DASHURIA NUK MJAFTON, n\u00eb regji t\u00eb Driton Hoxh\u00ebs\u2026<\/p>\n<p>SHKOLLA E MALEVE, n\u00eb regji t\u00eb Halil Budakov\u00ebs, n\u00eb rolin e nj\u00eb komandanti t\u00eb U\u00c7K \u2013s\u00eb, film p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr shkoll\u00ebn edhe n\u00eb koh\u00eb t\u00eb luft\u00ebs dhe p\u00ebr rezistenc\u00ebn popullore me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat deri n\u00eb liri.<\/p>\n<p>FATI JON\u00cb, n\u00eb regji t\u00eb Halil Budakov\u00ebs, n\u00eb rolin e Qerimit, -serial televiziv.<\/p>\n<p>LOT\u00cbT E HESHTUR, n\u00eb regji t\u00eb Enis Limanit, n\u00eb rolin e nj\u00eb mafiozi.<\/p>\n<p>ISTAMBULL CONECTION, -LIDHJA E STAMBOLLIT, n\u00eb regji dhe n\u00eb rolin kryesor t\u00eb detektivit t\u00eb Kenan Gurgurovcit, skenari Femi Halimi. Ky film artistik aksion ishte realizimi m\u00eb i fuqish\u00ebm i k\u00ebtij aktori dhe regjisori t\u00eb ri me shum\u00eb entuziaz\u00ebm e dashuri p\u00ebr artin filmik. N\u00eb film aktrojn\u00eb aktor\u00eb shqiptar\u00eb nga t\u00eb gjitha trevat tona si dhe disa aktor\u00eb turq\u00eb. Nj\u00ebsoj edhe kuadrot filmike u b\u00ebn\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha trojet shqiptare si dhe n\u00eb shum\u00eb vende n\u00eb Turqi.<\/p>\n<p>ZORI, Film artistik i metrazhit t\u00eb gjat\u00eb, aksion kriminalistik, producent Naser Qeli, regjia Esat Fejza, n\u00eb rolin e nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb band\u00ebs kriminale, ngjarje e rethanave t\u00eb pasluft\u00ebs tek ne, t\u00eb shfrenimit t\u00eb grupeve t\u00eb shantazhit e krimit dhe t\u00eb p\u00ebrpjekjes s\u00eb policis\u00eb s\u00eb re dhe t\u00eb gjyq\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u2019i dal\u00eb p\u00ebrball\u00eb krimit n\u00eb mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ishin.<\/p>\n<p>QYTETI I ZI, producent Kenan Gurgurovci, skenari e regjia e Dibran Fyelli, me tem\u00eb lufte, n\u00eb nj\u00eb nga rolet kryesore.<\/p>\n<p>BASKETBOLLISTI, producent e regjisor vet\u00eb, film i metrazhit t\u00eb shkurt\u00ebr, tem\u00eb p\u00ebr fatkeq\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb t\u00eb riu basketbollist, i cili e p\u00ebson n\u00eb fatkeq\u00ebsi komunikacioni n\u00eb koh\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb rinis\u00eb dhe t\u00eb ngritjes sportive dhe mbetet n\u00eb karroc\u00eb invalid\u00ebsh, i kufizuar me trup por mjaft aktiv n\u00eb karrier\u00eb t\u00eb sportit t\u00eb tij t\u00eb dashur.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/2018\/04\/05\/portreti-i-nje-aktori-dhe-regjisori-gjilanas-kenan-gurgurovci\/kenani2\/\" rel=\"attachment wp-att-14163\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/kenani2.jpg\" alt=\"\" width=\"770\" height=\"433\" class=\"aligncenter size-full wp-image-14163\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/kenani2.jpg 770w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/kenani2-600x337.jpg 600w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/kenani2-300x169.jpg 300w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/kenani2-768x432.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 770px) 100vw, 770px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Kenan Gurgurovci luajti edhe n\u00eb shum\u00eb filma tjer\u00eb, n\u00eb skeqe humoristike tek producent\u00ebt e shumt\u00eb dhe pati role t\u00eb ndryshme kalimtare e t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb akter\u00ebve jet\u00ebsor\u00eb, me shum\u00eb fuqi artistike dhe me aktrim profesional gjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>Tani Kenani gjendet n\u00eb SHBA, n\u00eb Atlanta \u2013Gjorgjia, ku punon e jeton dhe ku merret n\u00eb koh\u00eb t\u00eb lir\u00eb sipas mund\u00ebsive me aktrim, me regji dhe me shkrime pjes\u00ebsh p\u00ebr skenare, e q\u00eb pret q\u00eb kur t\u2019i vij\u00eb koha t\u00eb realizoj\u00eb veprat e tija t\u00eb radh\u00ebs. Pret gjithk\u00ebshtu t\u00eb ky\u00e7et n\u00eb bot\u00ebn e filmit amerikan n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn specifike atje, pasi ka nj\u00eb simpati dhe nxitje p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb dhe punojn\u00eb atje dhe q\u00eb merren me artin e filmit.<\/p>\n<p>Atlanta tani \u00ebsht\u00eb qend\u00ebr e madhe e produksionit filmik dhe p\u00ebr shum\u00eb \u00e7ka ka shkuar p\u00ebrpara ndaj edhe vet\u00eb Holivudit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb qend\u00ebr metropol\u00eb filmi bot\u00ebror Kenani ka shans\u00ebn dhe fatin n\u00eb t\u00eb ardhm\u00ebn t\u00eb ngritet n\u00eb bot\u00ebn e filmit n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb re n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>Fati zgjedh trimat dhe t\u00eb fuqishmit ngriten dhe duken n\u00eb horizonte nga vjen drita e diellit n\u00eb lindje. Kenani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasionant pa kufi e me gjith\u00eb shpirt p\u00ebr zejen e aktorit, q\u00eb rrall\u00eb haset i till\u00eb. Gjith\u00eb nj\u00eb jet\u00eb q\u00eb ka e p\u00ebrkushtoi gjith\u00eb p\u00ebr aktrimin, dram\u00ebn dhe filmin. Sigurisht se do t\u00eb ngritet n\u00eb artin e filmit atje n\u00eb Atlanta, sikur q\u00eb u ngrit vazhdimisht k\u00ebtu, n\u00eb Shqip\u00ebri e Turqi, me filma sidomos e me bashk\u00ebpunim me koleg\u00eb aktor\u00eb e regjisor\u00eb m\u00eb n\u00eb z\u00eb tan\u00ebt dhe t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Atje n\u00eb Atlanta punon n\u00eb projekte t\u00eb reja dhe me koh\u00eb do t\u00eb dal me vepra dhe suksese t\u00eb reja, m\u00eb ndryshe dhe m\u00eb me cil\u00ebsi se gjith\u00eb deri tani. Me k\u00ebt\u00eb t\u00eb gjith\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb e shkruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb tekst p\u00ebr t\u00eb, ne i urojm\u00eb suksese Kenanit, sh\u00ebndet dhe arritje t\u00eb q\u00ebllimeve t\u00eb tija n\u00eb pun\u00eb dhe n\u00eb jet\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kenan Gurgurovci \u00ebsht\u00eb aktor i talentuar, profesionist, i diplomuar n\u00eb Shkoll\u00ebn Akademi t\u00eb Aktrimit n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb Klas\u00ebn e m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit -aktor shum\u00eb i njohur edhe n\u00eb qarqe evropiane e bot\u00ebrore, Enver Petrovcit. Shkruan: Femi Halimi Pasi u gjend i pa pun\u00eb sepse u largua nga Teatri i Qytetit n\u00eb Gjilan ku ishte i angazhuar koh\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14164,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-14161","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14161","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14161"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14161\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14164"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14161"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14161"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14161"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}