{"id":14167,"date":"2018-04-05T12:58:18","date_gmt":"2018-04-05T12:58:18","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=14167"},"modified":"2018-04-05T12:58:18","modified_gmt":"2018-04-05T12:58:18","slug":"grahni-punes-sjeni-asnje-te-gatshem-per-zgjedhje-te-parakohshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/grahni-punes-sjeni-asnje-te-gatshem-per-zgjedhje-te-parakohshme\/","title":{"rendered":"Grahni pun\u00ebs, s\u2019jeni asnj\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme"},"content":{"rendered":"<p>Edhe n\u00ebse partit\u00eb politike jan\u00eb t\u00eb gatshme p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme nacionale, qytetar\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb brenda nj\u00eb viti t\u00eb mbahen tri pal\u00eb zgjedhje. Kosova nuk e ka komoditetin buxhetor t\u00eb mbaj\u00eb zgjedhje sa her\u00eb q\u00eb nj\u00eb apo disa partive politike, nuk i p\u00eblqen t\u00eb qenit n\u00eb opozit\u00eb.<br \/>\nShkruan: Adian Azemi<\/p>\n<p>Jan\u00eb krijua presedane t\u00eb rrezikshme p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs. \u00cbsht\u00eb b\u00eb praktik\u00eb q\u00eb qeverit\u00eb t\u00eb mos e p\u00ebrmbyllin asnj\u00ebher\u00eb mandatin e plot\u00eb, kjo p\u00ebr shkak se pushteti shihet si mjet p\u00ebrmes s\u00eb cilit p\u00ebrfitojn\u00eb individ\u00ebt dhe nj\u00eb grup njer\u00ebzish q\u00eb opinioni i njeh si \u201cajka\u201d e partis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb asnj\u00eb vend opozita nuk angazhohet t\u2019ia zgjas jet\u00ebn pushtetit. Ajo (opozita) gjithmon\u00eb k\u00ebrkon zbraz\u00ebtira p\u00ebr ta rr\u00ebzua pushtetin. Mir\u00ebpo, n\u00eb vendet ku ka demokraci, zhvillim e arsim cil\u00ebsor, moral e vet\u00ebdije n\u00eb politik\u00eb, opozita \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse gati sa pushteti, si p\u00ebr p\u00ebrparim t\u00eb vendit, ashtu edhe p\u00ebr ngecje.<\/p>\n<p>Roli i opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb ta monitoroj pun\u00ebn e pushtetit, dhe t\u00eb jet\u00eb kritike kundrejt \u00e7do parregullsie a l\u00ebshimi q\u00eb pushteti e b\u00ebn\u00eb. Kritik\u00ebn duhet ta shoq\u00ebrojn\u00eb alternativat dhe idet\u00eb, n\u00ebse pushteti se ka mir\u00eb, at\u00ebher\u00eb opozita e ka p\u00ebr obligim t\u00eb thot\u00eb cila rrug\u00eb shpie tek interesi qytetar\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjedhjet jan\u00eb mund\u00ebsi e mir\u00eb p\u00ebr ta legjitimua pushtetin, mir\u00ebpo kur ato b\u00ebhen praktik\u00eb e keqe dhe krijojn\u00eb presedane t\u00eb rrezikshme, duhet t\u00eb ndalen. Si t\u00eb tilla, ato (zgjedhjet) nuk duhet konsideruar si mjet p\u00ebr plot\u00ebsim d\u00ebshirash. Ato b\u00ebhen t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme at\u00ebher\u00eb kur jan\u00eb shtjerr\u00eb t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb Kosov\u00eb nuk kemi opozit\u00eb, kemi parti q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pushtet, dhe parti q\u00eb me \u00e7do kusht duan t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb pushtet. Dallimi nd\u00ebrmjet opozit\u00ebs n\u00eb vendet e zhvilluara dhe opozit\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se n\u00eb rrethana aktuale, asnj\u00eb subjekt politik\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm q\u00eb vendi t\u00eb shkoj n\u00eb zgjedhje. K\u00ebrkesat p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme nacionale, vijn\u00eb si rezultat i paaft\u00ebsis\u00eb dhe inatit p\u00ebr ti ndihmuar proceset n\u00eb Kosov\u00eb, si dhe k\u00ebto thirrje i kan\u00eb edhe nj\u00eb lloj mat\u00ebsi t\u00eb besimit t\u00eb qytetar\u00ebve kundrejt partive.<\/p>\n<p>Shumica e subjekteve politike jan\u00eb ose pritet te hyjn\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb brendsh\u00ebm zgjedhor. \u00c7do proces zgjedhor, as nuk \u00ebsht\u00eb i leht\u00eb e as i k\u00ebnaqsh\u00ebm. N\u00eb fund t\u00eb \u00e7do procesi t\u00eb till\u00eb, dalin dy grupe; t\u00eb k\u00ebnaqurit dhe t\u00eb pak\u00ebnaqurit.<\/p>\n<p>Prandaj, shkruarja n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shuplak\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr partit\u00eb. Kosova ndodhet n\u00eb prag t\u00eb shum\u00eb temave t\u00eb m\u00ebdha, dhe si t\u00eb tilla, k\u00ebrkojn\u00eb unitet politik t\u00eb partive shqiptare, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb edhe t\u00eb p\u00ebrmbyllen k\u00ebto tema, por edhe t\u00eb ruhet sovraniteti i shtetit dhe integriteti territorial.<\/p>\n<p>As LDK, e as VV, nuk munden me i qu k\u00ebto tema, madje as nuk duan t\u00eb jen\u00eb n\u00eb pushtet minimum edhe tre vjet. Jan\u00eb procese t\u00eb v\u00ebshtira, t\u00eb ndjeshme, dhe shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb menaxhueshme pa nj\u00eb unitet politik. Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim e bashk\u00ebveprim n\u00eb rrug\u00ebtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian, dhe n\u00eb mekanizma tjer\u00eb n\u00eb vendimmarrje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si dhe t\u00eb ruaj orientimin dhe synimin e saj kah BE dhe kah per\u00ebndimi.<\/p>\n<p>Pra, zgjedhjet n\u00eb k\u00ebto rrethana \u00e7far\u00eb ndodhet dhe do t\u00eb ndodhet vendi, p\u00ebrve\u00e7 se nuk jan\u00eb zgjidhje, ato mund vet\u00ebm ta ruajn tharmin e krizave n\u00eb vend, dhe ta minojn\u00eb t\u00eb ardhmen e vendit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edhe n\u00ebse partit\u00eb politike jan\u00eb t\u00eb gatshme p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme nacionale, qytetar\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb brenda nj\u00eb viti t\u00eb mbahen tri pal\u00eb zgjedhje. Kosova nuk e ka komoditetin buxhetor t\u00eb mbaj\u00eb zgjedhje sa her\u00eb q\u00eb nj\u00eb apo disa partive politike, nuk i p\u00eblqen t\u00eb qenit n\u00eb opozit\u00eb. Shkruan: Adian Azemi Jan\u00eb krijua [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14168,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-14167","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14167","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14167"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14167\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14168"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14167"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14167"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14167"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}