{"id":14205,"date":"2018-04-07T09:25:02","date_gmt":"2018-04-07T09:25:02","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=14205"},"modified":"2018-04-07T09:25:03","modified_gmt":"2018-04-07T09:25:03","slug":"dhuna-ndaj-popullates-shqiptare-te-gjilanit-me-rrethine-pas-pushtimit-serb-me-1912","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/dhuna-ndaj-popullates-shqiptare-te-gjilanit-me-rrethine-pas-pushtimit-serb-me-1912\/","title":{"rendered":"Dhuna ndaj popullat\u00ebs shqiptare t\u00eb Gjilanit me rrethin\u00eb pas pushtimit serb m\u00eb 1912"},"content":{"rendered":"<p>Vendosja e sundimit serb n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitin 1912 \u00ebsht\u00eb pasuar me vrasje, pla\u00e7kitje, terror e masakra q\u00eb forcat serbe ushtruan mbi shqiptar\u00ebt. Veprimet m\u00eb \u00e7njer\u00ebzore ndaj popullat\u00ebs shqiptare t\u00eb Gjilanit me rrethin\u00eb ishin ushtruar nga ana e ushtar\u00ebve t\u00eb Armat\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb Serbe, nj\u00ebsiteve vullnetare e t\u00eb komit\u00ebve serb\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ishin p\u00ebrkrahur edhe nga serb\u00ebt lokal\u00eb.<br \/>\n<a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/2018\/04\/07\/dhuna-ndaj-popullates-shqiptare-te-gjilanit-me-rrethine-pas-pushtimit-serb-me-1912\/6c910815-1cb9-4f8f-9cc0-7872f464c963\/\" rel=\"attachment wp-att-14206\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/6C910815-1CB9-4F8F-9CC0-7872F464C963.jpeg\" alt=\"\" width=\"770\" height=\"433\" class=\"aligncenter size-full wp-image-14206\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/6C910815-1CB9-4F8F-9CC0-7872F464C963.jpeg 770w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/6C910815-1CB9-4F8F-9CC0-7872F464C963-600x337.jpeg 600w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/6C910815-1CB9-4F8F-9CC0-7872F464C963-300x169.jpeg 300w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/6C910815-1CB9-4F8F-9CC0-7872F464C963-768x432.jpeg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 770px) 100vw, 770px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Shkruan:Enver J. Sadiku<\/p>\n<p>Diplomacia, shtypi nd\u00ebrkomb\u00ebtar i koh\u00ebs, organizatat q\u00eb u mor\u00ebn me pasojat e Luft\u00ebrave Ballkanike, por edhe vet\u00eb socialdemokrat\u00ebt serb\u00eb, raportuan p\u00ebr krime ndaj popullat\u00ebs shqiptare q\u00eb nuk i ka njohur njer\u00ebzimi deri m\u00eb at\u00ebher\u00eb. U vran\u00eb, u rrah\u00ebn e keqtrajtuan qytetar\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm, iu dogj\u00ebn sht\u00ebpit\u00eb, iu vodh pasuria e u p\u00ebrndoq\u00ebn mij\u00ebra shqiptar\u00eb t\u00eb Gjilanit me rrethin\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi antishqiptar dhe pushtues i Serbis\u00eb, u d\u00ebshmua dhe me pushtimin e trojeve shqiptare nga ushtria serbe, dhe si rezultat pas k\u00ebsaj, e t\u00ebr\u00eb ajo propagand\u00eb dhe urrejtje ndaj shqiptar\u00ebve, q\u00eb ishte shprehur p\u00ebrmes shkenc\u00ebs, publicistik\u00ebs dhe aktivitetit propagandistik, tani u plot\u00ebsua me dhun\u00ebn e forcave ushtarake, policore, t\u00eb nj\u00ebsive paramilitare \u00e7etnike dhe t\u00eb qytetar\u00ebve serb\u00eb t\u00eb armatosur, q\u00eb vrisnin, pla\u00e7kitnin dhe vidhnin pa dallim shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>K\u00ebsaj dhune e terrori, e k\u00ebsaj politike t\u00eb Serbis\u00eb, n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe i kishte paraprir\u00eb edhe shtypi serb q\u00eb dilte n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane. Gazetat \u201cVardar\u201d, \u201cKosovo\u201d, \u201cCarigradski glasnik\u201d e gazeta t\u00eb tjera, t\u00eb cilat kishin botuar artikuj t\u00eb ndrysh\u00ebm mbi gjoja zullumet e shqiptar\u00ebve kund\u00ebr sllav\u00ebve. Ato shkrime ishin t\u00eb inskenuara dhe sensacionale q\u00eb e elektrizonin opinionin, duke mbjell\u00eb urrejtje midis popullit shqiptar dhe atij sllav. Kjo propagand\u00eb dhe urrejtje ndaj shqiptar\u00ebve kishte gjetur mb\u00ebshtet\u00ebs edhe jasht\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb \u00e7arqet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nj\u00eb rezistenc\u00eb e arsyeshme n\u00eb Serbi ishte b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm nga Partia Socialdemokrate Serbe e Dimitrije Tucoviqit. Ky socialdemokrat serb theksonte se aspiratat e Serbis\u00eb p\u00ebr t\u2019i arritur q\u00ebllimet e veta n\u00eb trojet shqiptare ishin t\u00eb mbrapshta, ngase at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb arrihej vet\u00ebm me marr\u00ebveshje dhe bashk\u00ebpunim miq\u00ebsor t\u00eb popullit shqiptar t\u00eb \u00e7liruar, deshi ta arrinte kund\u00ebr tij.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e Gjilanit me rrethin\u00eb, megjith\u00ebse gjendeshin n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe n\u00ebn terrorin e trysnin\u00eb e papar\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk ishin gjunj\u00ebzuar e k\u00ebt\u00eb m\u00eb s\u00eb miri e d\u00ebshmojn\u00eb fjal\u00ebt e Idriz Seferit, udh\u00ebheq\u00ebs i shqiptar\u00ebve t\u00eb Gjilanit, i cili as pas pushtimit nuk kishte l\u00ebshuar arm\u00ebt, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cJu b\u00ebni si t\u00eb doni e un\u00eb n\u00ebse jam burr\u00eb e di se ku duhet vdekur\u201d.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas hyrjes s\u00eb ushtris\u00eb serbe e malazeze n\u00eb Kosov\u00eb filluan krimet, vrasjet e pla\u00e7kitjet n\u00eb mbar\u00eb trojet shqiptare t\u00eb pushtuara prej tyre. Kudo ku shkel\u00ebn, n\u00eb fshatrat e qytetet e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, serb\u00ebt mboll\u00ebn vdekje e shkat\u00ebrrime. Vet\u00ebm n\u00eb dy muajt e par\u00eb t\u00eb luft\u00ebs, n\u00eb tetor-n\u00ebntor 1912, u vran\u00eb 25.000 shqiptar\u00eb. Qytete t\u00eb t\u00ebra, si Prishtina, Vushtrria, Ferizaj, Gjilani, Kumanova, Presheva, Prizreni, Peja etj., iu n\u00ebnshtruan shkat\u00ebrrimeve. Fshatrat p\u00ebrreth k\u00ebtyre qyteteve u b\u00ebn\u00eb shkrumb e hi, nd\u00ebrsa banor\u00ebt e tyre, pa kursyer as grat\u00eb, pleqt\u00eb e f\u00ebmij\u00ebt, u vran\u00eb ose u dogj\u00ebn t\u00eb gjall\u00eb, n\u00eb zjarrin e sht\u00ebpive t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr dhun\u00ebn q\u00eb ushtroi ushtria serbe n\u00eb Gjilan, Noel Malkolm shkruan se kjo ushtri p\u00ebrdorte forma t\u00eb ndryshme dhune mbi shqiptar\u00ebt p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ata lojal\u00eb ndaj pushtetit t\u00eb ri dhe kur ushtria nuk mund t\u2019a arrinte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb p\u00ebrdorte m\u00ebnyrat m\u00eb t\u00eb vrazhda, duke trokitur n\u00eb dyert e sht\u00ebpive t\u00eb shqiptar\u00ebve, duke i marr\u00eb prej aty burrat dhe duke i pushkatuar menj\u00ebher\u00eb. N\u00eb Gjilan vet\u00ebm brenda disa dit\u00ebsh numri i burrave t\u00eb vrar\u00eb kishte arritur n\u00eb 400.<\/p>\n<p>Katunde t\u00eb panum\u00ebrta u b\u00ebn\u00eb rrafsh me tok\u00eb, individ\u00eb t\u00eb panum\u00ebrt u masakruan n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb shtazarake. Aty ku dikur ishin sht\u00ebpit\u00eb modeste q\u00eb breza shqiptar\u00ebsh t\u00eb varf\u00ebr i kishin ngritur plot mund, s\u2019kishte mbetur gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 rr\u00ebnojave e tymit.<\/p>\n<p>Edith Durham, e cila ishte d\u00ebshmitare e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e k\u00ebtyre ngjarjeve, shkruante se nga krahinat e pushtuara vinin lajme t\u00eb dhimbshme mbi mizorit\u00eb e pad\u00ebgjuara q\u00eb i kryenin serb\u00ebt ashtu edhe malazez\u00ebt mbi popullsin\u00eb shqiptare. Sipas saj, ata n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i fshihnin veprat e tyre, p\u00ebrkundrazi mburreshin me to.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e popullsis\u00eb s\u00eb Gjilanit me rrethin\u00eb, duke i parandier masakrat kishin l\u00ebshuar sht\u00ebpit\u00eb e tyre, duke marr\u00eb me vete vet\u00ebm an\u00ebtar\u00ebt e familjes. N\u00eb Gjilan e rrethin\u00eb organet lokale serbe b\u00ebn\u00eb krime mizore n\u00eb mbar\u00eb kazan\u00eb. Gazeta \u201cReichespost\u201d q\u00eb botohej n\u00eb Vjen\u00eb, e cila shkruante p\u00ebr masakrat q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb forcat serbe gjithkund n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb, shkruante se n\u00eb Gjilan, ku shqiptar\u00ebt nuk ishin t\u00eb mbrojtur, gati t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt jan\u00eb vu n\u00ebn zjarr dhe n\u00ebn shpat\u00eb dhe se vet\u00ebm ata q\u00eb kishin marr\u00eb arratin\u00eb shp\u00ebtuan gjall\u00eb. Sipas rr\u00ebfimit t\u00eb mulla Mustaf\u00eb Selmanit, i lindur m\u00eb 1902, kur vinte ushtria serbe prej Bujanocit e Svirc\u00ebs, popullata, n\u00eb mesin e tyre gra, f\u00ebmij\u00eb e pleq ikte n\u00eb drejtim t\u00eb Ferizajt, duke menduar se kufiri mund t\u00eb vendoset n\u00eb hekurudh\u00eb, gj\u00eb e cila nuk ndodhi.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/2018\/04\/07\/dhuna-ndaj-popullates-shqiptare-te-gjilanit-me-rrethine-pas-pushtimit-serb-me-1912\/0a99d0bd-3e7a-436e-88df-eb89db4a9069\/\" rel=\"attachment wp-att-14207\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/0A99D0BD-3E7A-436E-88DF-EB89DB4A9069.jpeg\" alt=\"\" width=\"563\" height=\"343\" class=\"aligncenter size-full wp-image-14207\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/0A99D0BD-3E7A-436E-88DF-EB89DB4A9069.jpeg 563w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/0A99D0BD-3E7A-436E-88DF-EB89DB4A9069-300x183.jpeg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 563px) 100vw, 563px\" \/><\/a><br \/>\nPushtimi serb i Gjilanit me rrethin\u00eb u shoq\u00ebrua me tmerr e masakra t\u00eb papara deri at\u00ebher\u00eb, sidomos n\u00eb fshatrat e Gjilanit. Kjo nd\u00ebrmarrje shoviniste kishte p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb shkaktoj\u00eb frik\u00eb n\u00eb popullsin\u00eb shqiptare, e cila qysh n\u00eb filles\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohur Serbis\u00eb se nuk do t\u00eb pajtohej assesi me pushtimin e ri, prandaj, kryengritja do t\u00eb ishte filozofi e jet\u00ebs s\u00eb vend\u00ebsve. P\u00ebr pastrimin etnik apo zhdukjen e shqiptar\u00ebve, ushtria serbe ndiqte nj\u00eb taktik\u00eb t\u00eb p\u00ebrpunuar mir\u00eb nga specialist\u00eb e kriminel\u00eb. N\u00eb fillim vepronte ushtria, duke u futur n\u00eb \u00e7do fshat, ku kapte e ekzekutonte atdhetar\u00ebt, kryetar\u00ebt e familjeve, arrestonte dhe digjte sht\u00ebpi t\u00eb fshatar\u00ebve. Pasi largohej ushtria vinin forcat ushtarake \u2013 policore e paramilitare. K\u00ebto, n\u00ebn mask\u00ebn e vendosjes s\u00eb rendit, arrestonin, vrisnin e zhduknin banor\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm, gra, pleq e f\u00ebmij\u00eb. N\u00ebn mask\u00ebn e kontrolleve p\u00ebr mbledhjen e arm\u00ebve futeshin kudo n\u00ebp\u00ebr familje e kudo i bastisnin ato dhe i p\u00ebrzinin nga sht\u00ebpia.<\/p>\n<p>Shtypi i koh\u00ebs shkruante se vet\u00ebm n\u00eb Kazan\u00eb e Gjilanit jan\u00eb rr\u00ebnuar 29 katunde shqiptare n\u00eb Malet e Karadakut, jan\u00eb djegur e rrafshuar p\u00ebr tok\u00eb 280 sht\u00ebpi shqiptar\u00ebsh dhe jan\u00eb vrar\u00eb e therur gati t\u00eb gjith\u00eb meshkujt. Nj\u00eb num\u00ebr krejt i vog\u00ebl i t\u00eb ikurve i mbijetoi k\u00ebrdis\u00eb e si d\u00ebshmi e shkat\u00ebrrimit t\u00eb Gjilanit kan\u00eb mbetur ve\u00e7 rr\u00ebnojat.<\/p>\n<p>Nga ushtria vrastare serbe kan\u00eb p\u00ebsuar r\u00ebnd\u00eb fshatrat n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kardakut, si Depca, Myqybaba, Caravajka, Pe\u00e7ena, Kurexhajt e fshatra t\u00eb tjera. Burrat e k\u00ebtyre fshatrave pasi ishin z\u00ebn\u00eb nga ushtria serbe ishin lidhur e grumbulluar n\u00eb Kodr\u00ebn e Pe\u00e7en\u00ebs dhe ishin masakruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb mizore. N\u00eb dy gropa q\u00eb ishin hapur, mbi 140 burra t\u00eb k\u00ebtyre an\u00ebve u ther\u00ebn, p\u00ebrv\u00ebluan e u dogj\u00ebn n\u00eb zhurm\u00ebn e daulles e t\u00eb xurlave. Masakra u b\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb fshatin Gruhali, ku u vran\u00eb 18 burra, gra e f\u00ebmij\u00eb q\u00eb n\u00eb rrug\u00eb e sip\u00ebr ishin duke ikur. N\u00eb Pidiq, fshatar\u00ebt b\u00ebn\u00eb rezistenc\u00eb p\u00ebrmasash t\u00eb vogla, dhe gjat\u00eb luftimeve pati t\u00eb vrar\u00eb e n\u00eb shenj\u00eb hakmarrjeje u dogj\u00ebn t\u00eb gjitha sht\u00ebpit\u00eb e fshatit bashk\u00eb me plevicat, ahuret e bag\u00ebtin\u00eb, nd\u00ebrsa vrasjet e djegiet vazhduan edhe n\u00eb fshatrat p\u00ebrgjat\u00eb Gryk\u00ebs s\u00eb Karadakut n\u00eb Haxhaj, Selisht\u00eb, Kurexhaj e Zheg\u00ebr. N\u00eb fshatrat e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Karadakut, shumic\u00ebn e t\u00eb vrar\u00ebve n\u00eb varreza t\u00eb cek\u00ebta do t\u2019i varrosnin grat\u00eb e fshatit, ngase burrat ishin arratisur n\u00eb male, kurse pati edhe trupa t\u00eb pajet\u00eb q\u00eb ngel\u00ebn l\u00ebndinave.<\/p>\n<p>N\u00eb Bresalc, pas ardhjes s\u00eb hordhive serbe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb barbare likuidohet Murat Bilalli, q\u00eb ishte krah i fort\u00eb i Idriz Seferit. Ai u likuidua bashk\u00eb me 26 bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00eb. Serbia kishte trash\u00ebguar nga osman\u00ebt list\u00ebn e luft\u00ebtar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt i zhduku nj\u00eb nga nj\u00eb pa gjurm\u00eb. Nga 27 luft\u00ebtar\u00eb sa u likuiduan dihet se vet\u00ebm Rrustem Mehmet Haziri dhe Adem Ali Halimi u pushkatuan ende pa u d\u00ebrguar n\u00eb Koretisht\u00eb dhe pastaj an\u00ebtar\u00ebt e familjeve i mor\u00ebn kufomat dhe i varros\u00ebn n\u00eb oborret e veta, derisa sipas familjar\u00ebve, viktimave t\u00eb tjera nuk u dihet varri, por besohet se Koretishta \u00ebsht\u00eb varreza e shumic\u00ebs prej atyre, sepse aty jan\u00eb masakruar shum\u00eb shqiptar\u00eb. P\u00ebr Murat Bilallin dihet se u ekzekutua n\u00eb Gjilan. Atij i \u00ebsht\u00eb hequr koka te nd\u00ebrtesa e vjet\u00ebr e gjimnazit, por varri i tij nuk dihet.<\/p>\n<p>Me qindra emra t\u00eb t\u00eb vrar\u00ebve n\u00eb vitet 1912 \u2013 1913 nga serb\u00ebt jan\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb murin p\u00ebrkujtimor t\u00eb Qendr\u00ebs Memoriale \u201cKodra e D\u00ebshmor\u00ebve\u201d n\u00eb Gjilan. Sipas komisionit q\u00eb n\u00eb terren ka mbledhur emrat e t\u00eb vrar\u00ebve n\u00eb komun\u00ebn e Gjilanit, del se gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebrave Ballkanike t\u00eb vrar\u00eb kishte n\u00eb Bresalc, n\u00eb Llashtic\u00eb, Zheg\u00ebr, Makresh i Ult\u00eb, Malishev\u00eb, P\u00ebrlepnic\u00eb, Livo\u00e7 i Ult\u00eb, Dunav\u00eb, Gumnisht\u00eb, Velekinc\u00eb, Sllakovc i Ult\u00eb, Sllakovc i Ep\u00ebrm, Livo\u00e7 i Ep\u00ebrm, V\u00ebrbic\u00eb e Zhegovcit, \u00c7elik, Llovc\u00eb, Lipovic\u00eb, Kurexh, Kishnapol\u00eb, Shurdhan, Uglar, Ponesh, Pogragj\u00eb, Sllubic\u00eb, Demiraj, Burinc\u00eb, Zhegoc, Muhaxher\u00eb t\u00eb Pasjanit, Haxhaj, Kmetoc, Pidiq, Myqybab\u00eb, Capar, Pasjak, C\u00ebrnic\u00eb, Stanishor, Nasal\u00eb e n\u00eb qytet, si n\u00eb lagj\u00ebn \u201cDerm\u00ebhalla\u201d, \u201cLagjen e Muhaxher\u00ebve\u201d e fshatrave e lagjeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Fshatrat T\u00ebrstenik, V\u00ebrban, Lubisht\u00eb dhe Gjylekar kan\u00eb qen\u00eb skena t\u00eb banjave t\u00eb gjakut, ku 283 burra e gra jan\u00eb torturuar pa m\u00ebshir\u00eb. Tragjedia e lubishtasve arrin n\u00eb 95 t\u00eb vrar\u00eb, t\u00eb pushkatuar dhe t\u00eb humbur. Shumic\u00ebs edhe sot nuk u dihen varret e n\u00eb mesin e t\u00eb vrar\u00ebve kishte edhe mysafir\u00eb nga fshatrat tjera.<\/p>\n<p>P\u00ebr sjelljet barbare t\u00eb 100 ushtar\u00ebve serb\u00eb n\u00eb krye me rreshterin e tyre, komandanti Gjorgje Jovanoviq e njoftonte komandantin e divizionit t\u00eb Kosov\u00ebs, se k\u00ebta ushtar\u00eb me t\u00eb arritur n\u00eb fshatin Lubisht\u00eb (fshat i banuar t\u00ebr\u00ebsisht me popullat\u00eb shqiptare) menj\u00ebher\u00eb e kan\u00eb rrethuar fshatin dhe t\u00eb gjith\u00eb fshatar\u00ebt e mosh\u00ebs madhore i kan\u00eb nxjerr\u00eb jasht\u00eb, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kontrollin e t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm t\u00eb fshatit, pastaj t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt i kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje, duke k\u00ebrkuar t\u00eb dij\u00eb se kush kishte gjuajtur n\u00eb drejtim t\u00eb ushtar\u00ebve dhe pasi q\u00eb askush nuk kishte treguar se kush ka gjuajtur, i kishin pyetur se a kishin qen\u00eb n\u00eb vendin prej ku ishte gjuajtur. T\u00eb revoltuar se shqiptar\u00ebt nuk kishin treguar se kush kishte gjuajtur, kishin djegur sht\u00ebpit\u00eb e fshatit dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e mosh\u00ebs madhore t\u00eb lidhur i kishin d\u00ebrguar n\u00eb nj\u00eb pyll, ku m\u00eb von\u00eb fshatar\u00ebt e V\u00ebrbovcit (i banuar me serb\u00eb) kishin rr\u00ebmihur gropa, n\u00eb t\u00eb cilat ishin futur shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ishin d\u00ebnuar me procedur\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/2018\/04\/07\/dhuna-ndaj-popullates-shqiptare-te-gjilanit-me-rrethine-pas-pushtimit-serb-me-1912\/6a701568-ce90-483e-8371-d02af962205c\/\" rel=\"attachment wp-att-14208\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/6A701568-CE90-483E-8371-D02AF962205C.jpeg\" alt=\"\" width=\"480\" height=\"290\" class=\"aligncenter size-full wp-image-14208\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/6A701568-CE90-483E-8371-D02AF962205C.jpeg 480w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/6A701568-CE90-483E-8371-D02AF962205C-300x181.jpeg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 480px) 100vw, 480px\" \/><\/a><br \/>\nBashk\u00ebpjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb krimet e kryera ndaj shqiptar\u00ebve kan\u00eb qen\u00eb edhe serb\u00ebt lokal\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb forma t\u00eb ndryshme kan\u00eb cytur ushtrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer masakra ndaj shqiptar\u00ebve e d\u00ebshmi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jan\u00eb edhe vet\u00eb epror\u00ebt serb\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb t\u00eb cil\u00ebt njoftonin komandantin e Divizionit t\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebshtu p\u00ebr vrasjen ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Mogill\u00eb t\u00eb Vitis\u00eb raportohej se kur ushtria serbe n\u00eb koh\u00ebn kur po kalonte nat\u00ebn n\u00eb V\u00ebrbovc, nga serb\u00ebt e atysh\u00ebm \u00ebsht\u00eb njoftuar se n\u00eb Mogill\u00eb (fshat i banuar me shqiptar\u00eb e serb\u00eb), n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb shqiptar\u00ebve ka arm\u00eb dhe se aty mblidhen shqiptar\u00ebt p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb vesh. Ushtria bllokoi fshatin Mogill\u00eb dhe ka kryer kontroll n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi, ku gjeti nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb shqiptar\u00eb dhe aty gjet\u00ebn nj\u00eb pushk\u00eb dhe 54 fishek\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb u gjykuan me procedur\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr. Dhun\u00eb \u00ebsht\u00eb ushtruar edhe ndaj banor\u00ebve t\u00eb Gjylekarit, ku ushtria serbe n\u00ebn arsyetimin se k\u00ebrkonte arm\u00eb dhe persona t\u00eb dyshimt\u00eb t\u00ebr\u00eb mllefin e saj e zbrazte ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb pambrojtur.<\/p>\n<p>Imzot Laz\u00ebr Mjeda, arqipeshk katolik i Shkupit, n\u00eb raportin e tij, d\u00ebrguar Vatikanit m\u00eb 24 janar 1913, lidhur me pushtimin serb t\u00eb Kosov\u00ebs e Maqedonis\u00eb, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb njoftim t\u00eb plot\u00eb, kurse n\u00eb pjes\u00ebn ku fliste p\u00ebr krimet e kryera n\u00eb Morav\u00eb shkruante se njeriu tmerrohet kur i p\u00ebrshkruan vjedhjet, grabitjet dhe dhunimet e grave n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb barbare. \u201cN\u00eb T\u00ebrstenik 60 njer\u00ebz jan\u00eb vrar\u00eb, tridhjet\u00eb e dy n\u00eb Smir\u00eb, 90 n\u00eb Lubisht\u00eb, 20 n\u00eb V\u00ebrban dhe n\u00eb Komogllav\u00eb, fshat me 50 familje, t\u00eb gjith\u00eb meshkujt jan\u00eb vrar\u00eb pa p\u00ebrjashtim\u2026 ata q\u00eb ishin q\u00eblluar, por kishin mbetur gjall\u00eb, mbyteshin me bajoneta\u201d. Mjeda njoftonte Vjen\u00ebn se edhe Gjilani \u00ebsht\u00eb masakruar, ndon\u00ebse qyteti ishte dor\u00ebzuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Leo Freundlich n\u00eb \u201cAlbanische Korrespondenz\u201d m\u00eb 20 mars 1913 t\u00eb botuar n\u00eb Vjen\u00eb, shkruante pos tjerash se n\u00eb Lubisht\u00eb, oficer\u00ebt serb\u00eb shitnin grat\u00eb e fshatit si skllav\u00ebresha, madje edhe p\u00ebr 400 piestra.<\/p>\n<p>P\u00ebr mizorit\u00eb serbe n\u00eb Gjilan e rrethin\u00eb flasin edhe p\u00ebrfaq\u00ebsit\u00eb diplomatike t\u00eb Austro \u2013Hungaris\u00eb n\u00eb territoret e pushtuara. K\u00ebshtu, konsulli austro-hungarez n\u00eb Shkup e b\u00ebnte me dije Vjen\u00ebn p\u00ebr aktet e dhunimit t\u00eb grave shqiptare (t\u00eb fes\u00eb katolike) n\u00eb fshatin Letnic\u00eb dhe Shoshar\u00eb t\u00eb an\u00ebs s\u00eb Gjilanit. Gazeta londineze Daily Telegraph botoi korrespodenc\u00ebn nga Vjena p\u00ebr masakrat n\u00eb fshatrat Shoshar\u00eb, Letnic\u00eb, V\u00ebrban, Sefer, Lubisht\u00eb, Gjylekar, Selic\u00eb etj. Ushtria serbe kishte marr\u00eb katundin Shoshar\u00eb n\u00eb fund t\u00eb shkurtit. Mbasi kishin hequr krejt burrat e djemt\u00eb prej katundit, ushtar\u00ebt zun\u00eb t\u2019i p\u00ebrdhunojn\u00eb grat\u00eb dhe vajzat. Ushtar\u00ebt serb\u00eb kryen t\u00eb nj\u00ebjtat lig\u00ebsi n\u00eb katundin e Letnic\u00ebs. P\u00ebr p\u00ebrdhunimet n\u00eb fshatin Shoshar\u00eb dhe Letnic\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb shkurtit t\u00eb vitit 1913 shkruante edhe korrespondenti i luft\u00ebs, i gazet\u00ebs daneze \u201cRiget\u201d. K\u00ebto masakra t\u00eb papara kishin alarmuar edhe qarqet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kurse n\u00ebn presionin e jasht\u00ebm pushteti serb u detyrua t\u00eb b\u00ebnte hulumtime p\u00ebr terrorizimet e shkaktuara nga ushtria e saj. P\u00ebr t\u00eb konstatuar gjendjen kishte shkuar edhe vet prefekti i Gjilanit, Toma Popoviq, i njohur p\u00ebr brutalitet, por n\u00eb fshatrat e p\u00ebrmendura gjoja nuk kishte d\u00ebgjuar asgj\u00eb p\u00ebr dhunimet. Edhe gjenerali Mishiq d\u00ebrgoi atje p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim oficerin e tij. Konstatimet e ushtarakut binin n\u00eb kund\u00ebrshtim me pohimet e prefektit. Nga k\u00ebto hetime doli se n\u00eb fshatrat e sip\u00ebrp\u00ebrmendura u b\u00eb bastisja e t\u00eb gjitha sht\u00ebpive (me p\u00ebrjashtim t\u00eb konakut t\u00eb priftit dhe t\u00eb kish\u00ebs) p\u00ebr t\u2019i mbledhur arm\u00ebt dhe qet\u00ebsuar popullat\u00ebn. N\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij misioni ishin zakonisht komit\u00ebt e Narodna Odbran\u00ebs. Si\u00e7 konstatonte gazeta serbe e koh\u00ebs \u201cRadni\u00e7ke Novine\u201d, e cila kishte q\u00ebndrim m\u00eb paksa m\u00eb objektiv p\u00ebr zhvillimet e asaj periudhe, ishin komit\u00ebt serb\u00eb t\u00eb armatosur deri n\u00eb dh\u00ebmb\u00eb ata q\u00eb futeshin n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi pas mesnate, i nxirrnin meshkujt p\u00ebrjashta p\u00ebr t\u2019i d\u00ebrguar n\u00eb polici t\u00eb lidhur. Aty i shpallnin si ka\u00e7ak\u00eb dhe i shtronin n\u00eb dajak.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb bastisje e rrufeshme q\u00eb nd\u00ebrmor\u00ebn forcat serbe, ku pati ndjekje, vrasje e djegie t\u00eb sht\u00ebpive, t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e Begunc\u00ebs braktis\u00ebn fshatin dhe banor\u00ebt u ndan\u00eb n\u00eb dy kolona, nj\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb Shkupit e tjetra n\u00eb drejtim t\u00eb Kumanov\u00ebs. N\u00eb Smir\u00eb, 83 fshatar\u00eb t\u00eb lidhur dor\u00eb p\u00ebr dor\u00eb u pushkatuan n\u00eb vendin e quajtur Bjashkallave. Prej tyre shp\u00ebtuan gjall\u00eb e t\u00eb plagosur dy persona. N\u00eb Goshic\u00eb gjet\u00ebn vdekjen 50 burra, n\u00eb T\u00ebrstenik 60 e n\u00eb Komogllav\u00eb 50. Nj\u00ebzet meshkuj shqiptar\u00eb u pushkatuan n\u00eb Mogill\u00eb dhe nj\u00eb i vrar\u00eb u soll nga fshati Trenaj n\u00eb vendpushkatimin Rashi, pran\u00eb fshatit, e kolon\u00ebt vendas i nxor\u00ebn kufomat e masakruara dhe i varros\u00ebn n\u00eb l\u00ebndin\u00ebn e Mogill\u00ebs n\u00eb Rastanovic\u00eb- Zakuta, n\u00eb Veri t\u00eb Mogill\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar dhun\u00ebs s\u00eb forcave serbe, shqiptar\u00ebt nga rajoni i Morav\u00ebs, i Karadakut e i Gollakut tentuan t\u2019i mbrojn\u00eb fshatrat e tyre. Ushtria serbe nga drejtimi i Ferizajt po sulmonte fshatrat e k\u00ebsaj komune, kurse n\u00eb drejtimin tjet\u00ebr sulmoheshin fshatrat e Gjilanit me rrethin\u00eb p\u00ebr t\u2019u takuar t\u00eb dy krah\u00ebt n\u00eb Karadak e Gollak. Shqiptar\u00ebt b\u00ebnin q\u00ebndres\u00eb fillimisht n\u00eb Starasell\u00eb (Fshat i Vjet\u00ebr), p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb prit\u00ebn e dyt\u00eb n\u00eb Sojev\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebsaj q\u00ebndrese pati humbje t\u00eb ushtris\u00eb vullnetare shqiptare dhe t\u00eb asaj serbe e pas t\u00ebrheqjes s\u00eb vullnetar\u00ebve shqiptar\u00eb, i t\u00ebr\u00eb mllefi u zbraz mbi popullsin\u00eb civile. Nj\u00ebsit\u00eb sllave n\u00eb T\u00ebrstenik vran\u00eb 66 shqiptar\u00eb, n\u00eb Smir\u00eb vran\u00eb 83 njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm, n\u00eb Kabash, i mor\u00ebn dhe i d\u00ebrguan n\u00eb Zabel t\u00eb Sahit Ag\u00ebs, n\u00eb Kllokot dhe i vran\u00eb 56 veta, sa i vran\u00eb edhe n\u00eb Goshic\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb Lubisht\u00eb n\u00eb dy rrethime u vran\u00eb 95 shqiptar\u00eb e prej aty forcat serbe iu l\u00ebshuan fshatrave t\u00eb Karadakut t\u00eb Gjilanit e t\u00eb Preshev\u00ebs.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/2018\/04\/07\/dhuna-ndaj-popullates-shqiptare-te-gjilanit-me-rrethine-pas-pushtimit-serb-me-1912\/2946a914-5568-4f78-8ed7-611fe3e98988\/\" rel=\"attachment wp-att-14209\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/2946A914-5568-4F78-8ED7-611FE3E98988.jpeg\" alt=\"\" width=\"1100\" height=\"873\" class=\"aligncenter size-full wp-image-14209\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/2946A914-5568-4F78-8ED7-611FE3E98988.jpeg 1100w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/2946A914-5568-4F78-8ED7-611FE3E98988-600x476.jpeg 600w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/2946A914-5568-4F78-8ED7-611FE3E98988-300x238.jpeg 300w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/2946A914-5568-4F78-8ED7-611FE3E98988-768x610.jpeg 768w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/2946A914-5568-4F78-8ED7-611FE3E98988-1024x813.jpeg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1100px) 100vw, 1100px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Serb\u00ebt kryen masakra dhe demonstruan dhun\u00eb edhe n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Gollakut. K\u00ebshtu n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1912, nj\u00eb ekspedit\u00eb e armatosur bashibozuk\u00eb nga Kolloleqi, e udh\u00ebhequr nga m\u00ebsuesi serb Llazar Zeqeviq iu v\u00ebrsul Shipashnic\u00ebs. Pas torturimeve t\u00eb m\u00ebdha, kjo ekspedit\u00eb i ndau pes\u00eb veta, kat\u00ebr prej t\u00eb cil\u00ebve i pushkatuan n\u00eb malet e fshatit t\u00eb tyre. Vojvoda Llazar Zeqeviqi nga k\u00ebta kishte ndar\u00eb m\u00eb t\u00eb riun, t\u00eb cilin e kishin rrahur. N\u00eb Sfirc\u00eb kishin mbetur pa u djegur vet\u00ebm tri sht\u00ebpi. Nga dhuna serbe p\u00ebsuan edhe qindra qytetar\u00eb n\u00eb Tygjec, Sfirc\u00eb, Hogosht, Gmic\u00eb, Zaj\u00e7ec e n\u00eb fshatra tjera t\u00eb Gallapit.<\/p>\n<p>P\u00ebr sjelljet barbare t\u00eb ushtris\u00eb serbe shkruante edhe Dimitrije Tucoviqi, i cili thoshte se fshatrat shqiptare, prej te cilave burrat ishin larguar me koh\u00eb, u b\u00ebn\u00eb shkrumb. \u201cK\u00ebto qen\u00eb krematoriume barbare, ku u dogj\u00ebn p\u00ebr s\u00eb gjalli me qindra gra e foshnje. Kryengrit\u00ebsit shqiptar\u00eb, kur i zinin rob\u00ebr oficer\u00ebt dhe ushtar\u00ebt serb\u00eb, vet\u00ebm i \u00e7armatosnin dhe pa fjal\u00eb i l\u00ebshonin, nd\u00ebrsa ushtria serbe nuk i kurseu as f\u00ebmij\u00ebt, as grat\u00eb dhe as t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Korrespondenti special i \u201cDaily Telegraph\u201d raportonte se sjelljet mizore t\u00eb trupave t\u00eb gjeneralit serb Bozhidar Jankoviq ua shkuan t\u00eb gjitha tmerreve t\u00eb historis\u00eb. Serb\u00ebt, n\u00eb marshimin e tyre drejt Shqip\u00ebris\u00eb i vran\u00eb pabesisht jo ve\u00e7 shqiptar\u00ebt e armatosur, por n\u00eb t\u00ebrbimin e tyre madje edhe individ\u00ebt e paarmatosur, pleqt\u00eb, grat\u00eb, f\u00ebmij\u00ebt dhe foshnjat n\u00eb gji t\u00eb n\u00ebnave. P\u00ebr t\u00eb arsyetuar krimet serbe, ministri serb i Fes\u00eb dhe i Arsimit, Ljuba Jovanoviq, ka botuar nj\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb nj\u00eb gazet\u00eb sllave e t\u00eb cil\u00ebn e citonte \u201cDeutches Volksblatt\u201d, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai nd\u00ebr t\u00eb tjera thoshte se \u201cshqiptar\u00ebt i kan\u00eb rezistuar pushtimit serb e madje kan\u00eb qit\u00eb me arm\u00eb kund\u00ebr ushtar\u00ebve mbasi jan\u00eb dor\u00ebzuar\u201d. Sipas tij k\u00ebso qitjesh ka pasur jo ve\u00e7 jasht\u00eb, por edhe prej brenda sht\u00ebpive n\u00eb katundet e pushtuara dhe sipas tij, kjo ka \u00e7uar te ajo q\u00eb ndodh gjithkah kur njer\u00ebz q\u00eb s\u2019jan\u00eb luft\u00ebtar\u00eb i kund\u00ebrvihen nj\u00eb ushtrie fitimtare\u201d (q\u00eb d.m.th masakrimin e shqiptar\u00ebve). N\u00eb Raportin e Komisionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Luft\u00ebrat Ballkanike, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me luftimet q\u00eb i b\u00ebri Serbia, thuhet se gjetjet e komisionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar kan\u00eb rezultuar se ka pasur krime t\u00eb r\u00ebnda luftarake. Sipas k\u00ebtij raporti \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se arm\u00ebt nuk jan\u00eb p\u00ebrdorur vet\u00ebm kund\u00ebr ushtris\u00eb armike, por edhe p\u00ebr terrorin ndaj popullsis\u00eb shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Maqedoni, njer\u00ebzve t\u00eb vjet\u00ebr, fshatar\u00ebve, bujqve, grave dhe f\u00ebmij\u00ebve. Sipas raportuesve t\u00eb k\u00ebtij komisioni, Serbia kreu krime t\u00eb papara, duke shnd\u00ebrruar n\u00eb hi sht\u00ebpi t\u00eb t\u00ebra e duke masakruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masovike popullsin\u00eb e paarmatosur dhe t\u00eb pambrojtur. \u201cAkte t\u00eb dhun\u00ebs t\u00eb papara, pla\u00e7kitje dhe eg\u00ebrsi e llojeve t\u00eb ndryshme \u2013 k\u00ebto jan\u00eb mjetet t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrdorur dhe ende po p\u00ebrdoren nga ushtria serbo-malazeze, me q\u00ebllim t\u00eb nd\u00ebrrimit etnik t\u00eb krahinave q\u00eb jan\u00eb t\u00eb banuara vet\u00ebm me shqiptar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb raportimin e Komisionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar ku flitet p\u00ebr Gjilanin, thuhet se ndaj popullsis\u00eb s\u00eb Gjilanit kan\u00eb ndodhur masakra; qyteti \u00ebsht\u00eb djegur e shkat\u00ebrruar edhe pse shqiptar\u00ebt e atij qyteti nuk kishin b\u00ebr\u00eb rezistenc\u00eb. E t\u00ebr\u00eb kjo dhun\u00eb ishte e dirigjuar nga kreu i ushtris\u00eb serbe, ngase kjo ushtri nuk b\u00ebri asnj\u00eb hap n\u00eb ndaljen e vrasjeve, pla\u00e7kitjkeve, grabitjeve e dhunimeve t\u00eb shqiptar\u00ebve, por ajo ishte nxit\u00ebse e k\u00ebtyre krimeve dhe ushtria e k\u00ebrkonte dhe urdh\u00ebronte q\u00eb t\u00eb zbatohej kjo dhun\u00eb ndaj popullsis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>E t\u00ebr\u00eb kjo dhun\u00eb e ushtruar ndaj popullsis\u00eb shqiptare, kishte edhe nj\u00eb q\u00ebllim tjet\u00ebr, at\u00eb t\u00eb shp\u00ebrnguljes s\u00eb saj dhe konolizmin e k\u00ebtyre trevave me serb\u00eb t\u00eb ardhur, ngase deri te shp\u00ebrngulja nuk ka mundur t\u00eb vije vetvetiu e edhe civil\u00ebt nuk kan\u00eb mundur t\u00eb shkojn\u00eb pas ushtris\u00eb, e cila n\u00eb kaos t\u00eb plot\u00eb t\u00ebrhiqej. B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht p\u00ebr popullsi q\u00eb merrej me bujq\u00ebsi, e cila nuk e linte aq leht\u00eb tok\u00ebn dhe bag\u00ebtin\u00eb. T\u00eb l\u00ebsh tok\u00ebn do t\u00eb thoshte t\u00eb humb\u00ebsh gjith\u00e7ka, k\u00ebshtu q\u00eb vendimi p\u00ebr largim masiv nuk ka mundur t\u00eb jet\u00eb spontan. Duhej detyruar popullsin\u00eb q\u00eb t\u00eb zhvendosej dhe kjo b\u00ebhej, duke futur qetat ushtarake n\u00ebp\u00ebr fshatra dhe duke djegur fshatra dhe sht\u00ebpi. Komisioni i Karnegit ka gjetur se 80 p\u00ebrqind e fshatrave myslimane n\u00eb t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb futur ushtria kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb djegura. Jan\u00eb evidentuar raste kur ushtria ka hyr\u00eb n\u00ebp\u00ebr vendbanime, ka ndar\u00eb burrat prej grave dhe i ka vrar\u00eb me radh\u00eb. Shpesh k\u00ebto krime i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ushtar\u00ebt e shteteve q\u00eb ishin n\u00eb aleanc\u00eb. Sigurisht, k\u00ebto fakte d\u00ebshmojn\u00eb terrorin serb mbi shqiptar\u00ebt, d\u00ebshmojn\u00eb at\u00eb projekt shfaros\u00ebs q\u00eb Serbia edhe dekada t\u00eb tjera m\u00eb pas do ta ket\u00eb bib\u00ebl t\u00eb veten.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/2018\/04\/07\/dhuna-ndaj-popullates-shqiptare-te-gjilanit-me-rrethine-pas-pushtimit-serb-me-1912\/199f901c-5b47-46a0-97a7-101a52821475\/\" rel=\"attachment wp-att-14210\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/199F901C-5B47-46A0-97A7-101A52821475.jpeg\" alt=\"\" width=\"770\" height=\"433\" class=\"aligncenter size-full wp-image-14210\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/199F901C-5B47-46A0-97A7-101A52821475.jpeg 770w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/199F901C-5B47-46A0-97A7-101A52821475-600x337.jpeg 600w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/199F901C-5B47-46A0-97A7-101A52821475-300x169.jpeg 300w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/199F901C-5B47-46A0-97A7-101A52821475-768x432.jpeg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 770px) 100vw, 770px\" \/><\/a><br \/>\nN\u00eb vendet e pushtuara, ushtria serbe organizoi reparte \u00e7etnik\u00ebsh e xhandar\u00ebsh, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kriminel\u00eb, hajdut\u00eb, njer\u00ebz t\u00eb degjeneruar, vras\u00ebs. Ata trumbetonin se kan\u00eb ardhur t\u2019i \u00e7lirojn\u00eb territoret nga sundimi pes\u00ebshekullor osman, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrimin e dy popujve, t\u00eb \u201chapin\u201d rrug\u00eb e hekurudha, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u201ccivilizimin\u201d e Shqip\u00ebris\u00eb etj, nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr vazhdonin nj\u00eb gjenocid t\u00eb papar\u00eb. Kush nuk zbatonte rregullat e v\u00ebna nga komandant\u00ebt serb\u00eb pushkatohej n\u00eb vend.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes k\u00ebtyre gjykatave do t\u00eb fillojn\u00eb edhe konfiskimet e shpron\u00ebsimet e shqiptar\u00ebve. Ata nuk i merrnin parasysh as tapit\u00eb e vjetra familjare t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb tokave e sht\u00ebpive nga periudha osmane si dhe kontrata t\u00eb asaj kohe. Q\u00ebndrimi antishqiptar shihet edhe me diskriminimin n\u00eb planin arsimor. Me rregulloren p\u00ebr viset e pushtuara parashihej kontrolli i plot\u00eb i shtetit mbi shkollat shtet\u00ebrore dhe private si dhe institucionet fetare. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj rregulloreje shkollimi fillor shtet\u00ebror ishte i obliguesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e pjes\u00ebve t\u00eb \u201c\u00e7liruara\u201d pa dallim. Por shkollimi ishte i lejuar vet\u00ebm atyre q\u00eb flisnin gjuh\u00ebn serbe, gjuh\u00ebt joserbe ishin t\u00eb ndaluara zyrtarisht.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt, q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb e me k\u00ebt\u00eb edhe n\u00eb Gjilan e rrethin\u00eb p\u00ebrher\u00eb ishin popullat\u00eb dominuese, asnj\u00ebher\u00eb nuk u p\u00ebrfshin n\u00eb organet vendimmarr\u00ebse. Atyre iu mohua e drejta p\u00ebr pron\u00eb, identitet komb\u00ebtar, e drejta e besimit t\u00eb lir\u00eb, e drejta e shkoll\u00ebs, e drejta e pun\u00ebs, e gjuh\u00ebs dhe e l\u00ebvizjes.<\/p>\n<p>Edhe n\u00ebp\u00ebrmjet planit t\u00eb saj p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsimin e krer\u00ebve shqiptar\u00eb me ndikim, Serbia tentonte q\u00eb n\u00ebse ky plan do t\u00eb ket\u00eb sukses, at\u00ebher\u00eb do t\u2019i shfryt\u00ebzonte ata p\u00ebr interesa t\u00eb veta e n\u00ebse nuk do t\u00eb mund t\u2019ia arrinte k\u00ebtij q\u00ebllimi, at\u00ebher\u00eb Serbia m\u00ebtonte q\u00eb krer\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb komprometoheshin para bashkatdhetar\u00ebve t\u00eb tyre si njer\u00ebz t\u00eb shitur. Duke arrestuar krer\u00ebt shqiptar\u00eb, apo t\u00eb edhe nj\u00eb a m\u00eb shum\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjeve n\u00ebp\u00ebr fshatra e n\u00eb qytete, ushtria serbe synim t\u00eb sajin kishte q\u00eb t\u2019i detyronte shqiptar\u00ebt e zonave t\u00eb pushtuara q\u00eb t\u00eb rrin\u00eb t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb mos i kund\u00ebrvihen ushtris\u00eb pushtuese serbe.<\/p>\n<p>Nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr e dhun\u00ebs ndaj shqiptar\u00ebve ishte edhe sjellja e kolon\u00ebve serb\u00eb, marrja me dhun\u00eb e pasuris\u00eb, tentimi p\u00ebr nd\u00ebrrimin e fes\u00eb dhe forma t\u00eb tjera dhun\u00ebs. Kolon\u00ebt serb\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb privilegjuar se shqiptar\u00ebt n\u00eb \u00e7do pik\u00ebpamje, ata ishin m\u00eb t\u00eb priveligjuar edhe ndaj serb\u00ebve vendor\u00eb. Kolon\u00ebt kishin edhe shum\u00eb t\u00eb drejta q\u00eb nuk i g\u00ebzonin shqiptar\u00ebt e as serb\u00ebt autokton\u00eb, ata kishin t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb b\u00ebnin prerjen e druve t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb malin e komun\u00ebs dhe n\u00eb malet shtet\u00ebrore, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpive dhe objekteve ndihm\u00ebse. K\u00ebto t\u00eb drejta t\u00eb kolon\u00ebve, shqiptar\u00ebt autokton\u00eb nuk i g\u00ebzonin n\u00eb asnj\u00eb fush\u00eb, por p\u00ebrkundrazi shqiptar\u00ebt tatimet mbi tokat, pyjet, malet etj., i paguanin me \u00e7mime t\u00eb trefishuara, nd\u00ebrsa kolon\u00ebt ishin t\u00eb liruar nga tatimet p\u00ebr tok\u00eb, p\u00ebr kafsh\u00eb p\u00ebr tre vjet dhe nga t\u00eb gjitha tatimet komunale e shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/2018\/04\/07\/dhuna-ndaj-popullates-shqiptare-te-gjilanit-me-rrethine-pas-pushtimit-serb-me-1912\/b4138198-d519-4ed3-9074-5ef11fe4a8be\/\" rel=\"attachment wp-att-14211\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/B4138198-D519-4ED3-9074-5EF11FE4A8BE.jpeg\" alt=\"\" width=\"512\" height=\"373\" class=\"aligncenter size-full wp-image-14211\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/B4138198-D519-4ED3-9074-5EF11FE4A8BE.jpeg 512w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/B4138198-D519-4ED3-9074-5EF11FE4A8BE-300x219.jpeg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 512px) 100vw, 512px\" \/><\/a><\/p>\n<p>N\u00eb kushte t\u00eb tilla t\u00eb diskriminimit t\u00eb hapur, jeta p\u00ebr shqiptar\u00ebt ishte b\u00ebr\u00eb e padurueshme dhe e pap\u00ebrballueshme, andaj t\u00eb gjitha k\u00ebto veprime t\u00eb nd\u00ebrmarra nga aparati shtet\u00ebror serb dhe nga kolon\u00ebt b\u00ebn\u00eb q\u00eb nga fshatra t\u00eb ndryshme t\u00eb Gjilanit me rrethin\u00eb t\u00eb nis shp\u00ebrngulja e banor\u00ebve p\u00ebr n\u00eb Turqi. Pushteti serb, me q\u00ebllim t\u00eb nxitjes s\u00eb shp\u00ebrnguljes sa m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebrdorte format nga m\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb presionit. Ai p\u00ebrpos dhun\u00ebs dhe persekutimeve fizike, p\u00ebrdorte edhe presion politik, duke mos p\u00ebrjashtuar as presionin ekonomik dhe sidomos t\u00eb atyre t\u00eb tatimeve t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr tok\u00eb. Presion ushtrohej sidomos ndaj shqiptar\u00ebve q\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb pasur dhe q\u00eb kishin sasi m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb punueshme, duke i ngarkuar me tatime t\u00eb pap\u00ebrballueshme. Duke p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb presionit, pushteti serb m\u00ebtonte t\u00eb shp\u00ebrngulte njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb pasur e m\u00eb me ndikim, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb me ata q\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr m\u00eb pas t\u2019ia b\u00ebnte m\u00eb leht\u00eb. Qytetar\u00eb q\u00eb shp\u00ebrnguleshin p\u00ebr n\u00eb Turqi, ka pasur raste kur para se t\u00eb niseshin kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb dokumente se t\u00ebr\u00eb tok\u00ebn e tyre ia falin \u201cshtetit\u201d, ngase tok\u00ebn e tyre nuk e kishin marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr as t\u00eb af\u00ebrmit e tyre, shkaku i pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb pages\u00ebs s\u00eb tatimeve q\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb larta. Nj\u00eb praktik\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur sa her\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nevojitur t\u00eb shp\u00ebrngulen shqiptar\u00ebt. Duke pasur parasysh rendimentin e dob\u00ebt t\u00eb tok\u00ebs, shum\u00ebn e tatimit q\u00eb ishte e pap\u00ebrballueshme dhe mblidhej me dhun\u00eb, at\u00ebher\u00eb popullsia ishte e pak\u00ebnaqur dhe jeta e tyre ishte b\u00ebr\u00eb e padurueshme, andaj popullata k\u00ebrkonte shp\u00ebtimin n\u00eb shp\u00ebrnguljen nga trojet e veta.<\/p>\n<p>Nj\u00eb lloj tjet\u00ebr i presionit mbi shqiptar\u00ebt ishte edhe ai p\u00ebr nd\u00ebrrimin e fes\u00eb \u2013 konvertimi me dhun\u00eb i mysliman\u00ebve dhe i katolik\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb fen\u00eb ortodokse. Kjo ishte nj\u00eb form\u00eb e posa\u00e7me e terrorit dhe gjenocidit shtet\u00ebror, me q\u00ebllim p\u00ebrfundimtar shkomb\u00ebtarizimin e popullat\u00ebs shqiptare dhe asimilimin e k\u00ebsaj popullsie n\u00eb territoret e pushtuara, sikurse edhe shp\u00ebrnguljen e asaj popullsie q\u00eb nuk e pranonte nd\u00ebrrimin e fes\u00eb. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ishte tentuar t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb fshatrat e Karadakut. Pushtuesit serb\u00eb u kishin caktuar edhe emra sllav\u00eb banor\u00ebve shqiptar\u00eb, duke sjell\u00eb edhe certifikata nga Beogradi dhe tentonin t\u00eb impononin bindjen se shqiptar\u00ebt me vullnet e kan\u00eb nd\u00ebrruar fen\u00eb. Ushtria serbe p\u00ebr mosb\u00ebrje kryq e nd\u00ebrrim t\u00eb fes\u00eb vrau shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ishin k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs t\u00eb ruanin fen\u00eb e tyre, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i Salih Ajvazit nga Terzijaj, i cili para se t\u00eb vritej u kishte th\u00ebn\u00eb serb\u00ebve: \u201cSalih kam le dhe Salih du me dek\u00eb\u201d. Serb\u00ebt lokal\u00eb d\u00ebbuan edhe shqiptar\u00ebt q\u00eb njiheshin si muhaxhir\u00eb t\u00eb Pasjanit.<\/p>\n<p>Pla\u00e7kitja e pasuris\u00eb dhe e tokave, dhuna q\u00eb ushtrohej ndaj popullsis\u00eb dhe pamund\u00ebsia e punimit t\u00eb tok\u00ebs, b\u00ebn\u00eb q\u00eb dimri i vitit 1912\/1913, p\u00ebr Gjilanin t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb. K\u00ebto an\u00eb i kishte kapluar uria dhe popullsia jetonte jet\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Nga raportet e inspektoratit t\u00eb policis\u00eb e udh\u00ebheq\u00ebsve tjer\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, t\u00eb janarit e shkurtit 1913, thuhej se n\u00eb Rrethin e Gjilanit dhe Llapit kishte munges\u00eb t\u00eb drithit dhe se urgjentisht duhet d\u00ebrguar mis\u00ebr p\u00ebr t\u00eb zbutur urin\u00eb.<\/p>\n<p>Shum\u00eb njer\u00ebz qen\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb dalin ka\u00e7ak\u00eb n\u00eb mal, q\u00eb ndiqeshin nga pushteti, i cili shpesh i hakmerrej popullsis\u00eb, kurse djegiet n\u00eb mas\u00eb i arsyetonte me rezistenc\u00ebn e armatosur q\u00eb u b\u00ebhej nga sht\u00ebpit\u00eb gjat\u00eb ndjekjes s\u00eb ka\u00e7ak\u00ebve.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu tmerrin e masakrave e t\u00eb vdekjeve e shtonte ndarja dhe ikja p\u00ebr n\u00eb Turqi, po edhe gjendja e r\u00ebnd\u00eb sociale, respektivisht varf\u00ebria ekstreme. Shqiptar\u00ebt me gjith\u00eb presionin q\u00eb b\u00ebhej ndaj tyre, rezistuan edhe at\u00ebher\u00eb kur Serbia i shtr\u00ebngonte q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgohen n\u00eb luft\u00eb, tashti kur aleatit t\u00eb saj t\u00eb dikursh\u00ebm Bullgaris\u00eb, por shqiptar\u00ebt n\u00eb mas\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn thirrjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb q\u00eb nuk ishte p\u00ebr lirin\u00eb e popullit t\u00eb tyre e shum\u00eb shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u2019iu shmangur k\u00ebsaj lufte dhe terrorit t\u00eb pushtuesve serb\u00eb dol\u00ebn ka\u00e7ak\u00eb n\u00eb mal, duke mos u dor\u00ebzuar kurr\u00eb dhe duke pritur dit\u00eb m\u00eb t\u00eb volitshme p\u00ebr nj\u00eb kryengritje t\u00eb re.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendosja e sundimit serb n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitin 1912 \u00ebsht\u00eb pasuar me vrasje, pla\u00e7kitje, terror e masakra q\u00eb forcat serbe ushtruan mbi shqiptar\u00ebt. Veprimet m\u00eb \u00e7njer\u00ebzore ndaj popullat\u00ebs shqiptare t\u00eb Gjilanit me rrethin\u00eb ishin ushtruar nga ana e ushtar\u00ebve t\u00eb Armat\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb Serbe, nj\u00ebsiteve vullnetare e t\u00eb komit\u00ebve serb\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ishin p\u00ebrkrahur edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14212,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-14205","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14205","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14205"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14205\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14212"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14205"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14205"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14205"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}