{"id":14217,"date":"2018-04-07T10:28:39","date_gmt":"2018-04-07T10:28:39","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=14217"},"modified":"2018-04-07T10:28:39","modified_gmt":"2018-04-07T10:28:39","slug":"pashket-kisha-ortodokse-serbe-apo-satana","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/pashket-kisha-ortodokse-serbe-apo-satana\/","title":{"rendered":"Pashk\u00ebt, Kisha Ortodokse Serbe apo Satana"},"content":{"rendered":"<p>Se kisha Ortodokse Serbe (KOS) ka qen\u00eb vazhdimisht n\u00eb funksion t\u00eb politik\u00ebs ekspansioniste serbe n\u00eb drejtim t\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes, dhe pjes\u00eb e krimeve t\u00eb llahtarshme kund\u00ebr popujve jo serb t\u00eb ish Jugosllavis\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar historikisht, por, edhe deklarata e fundit e patriarkut Irinej p\u00ebr TV Hram se \u201cNuk mund ta imagjinoj Serbin\u00eb pa Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb pa De\u00e7anin, pa Patriarkan\u00ebn e Pej\u00ebs, Gra\u00e7anic\u00ebn dhe vende t\u00eb tjera t\u00eb shenjta\u201d \u00ebsht\u00eb pretendim i hapur ndaj liris\u00eb dhe shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nShkruan: Fadil Kajtazi<\/p>\n<p>Kjo deklarat\u00eb p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr \u00ebsht\u00eb vazhdim\u00ebsi e p\u00ebrhapjes s\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes ndaj shqiptar\u00ebve dhe futjes s\u00eb k\u00ebsaj kishe n\u00eb funksion t\u00eb politikes kriminale t\u00eb Millosheviqit.<\/p>\n<p>Futja Kish\u00ebs Ortodokse Serbe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb k\u00ebsaj politike dhe kriminalizimi i saj \u00ebsht\u00eb evidentuar gjer\u00ebsisht nga mediat e shkruara dhe elektronike q\u00eb nga viti 1987, kur fillon ngritja politike e Millosheviqit e deri m\u00eb 1999, kur NATO e prir\u00eb nga SHBA bombardoi Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, KOS-ti ndikoj n\u00eb krijimin e doktrinave shoviniste t\u00eb cilat pat\u00ebn ndikim n\u00eb kriminalizimin e politik\u00ebs dhe shpirtit serb n\u00eb kurriz t\u00eb popujve joserb t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb. Dhe kjo u b\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb graduale duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e aksioneve politike t\u00eb Millosheviqit.<\/p>\n<p>Politika serbe kishte nevoj\u00eb p\u00ebr prodhimin e argumenteve historike, t\u00eb cilat asaj i ndihmonin q\u00eb t\u00eb krijohej opinion cyt\u00ebs n\u00eb Serbi dhe republikat tjera t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb, n\u00eb funksion t\u00eb rr\u00ebnimit t\u00eb autonomis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe, pastaj t\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb ekspansionit n\u00eb drejtim t\u00eb Kroacis\u00eb dhe Bosnj\u00ebs e Hercegovin\u00ebs.<br \/>\nAutori serb Millorad Tomiq, n\u00eb librin e tij \u201cKisha serbe n\u00eb luft\u00eb\u201d (botimi shqip Camaj-Pipaj, Shkod\u00ebr 2006), fakton faktor\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt ndikuan q\u00eb t\u00eb kriminalizohet shpirti serb, i cili n\u00eb fund t\u00eb shekullit XX t\u00eb kryen krime t\u00eb llahtarshme mbi popullat\u00ebn joserbe, kryesisht boshnjake, shqiptare dhe kroate.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij autori, faza p\u00ebrgatitore p\u00ebr llahtarin\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb serbet nga viti 1991 deri me 1999, u b\u00eb nga trinomi Lidhja e Shkrimtar\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb, Akademia e Shkenc\u00ebs dhe Arteve dhe Kisha Ortodokse Serbe. \u201cPra, dhjet\u00ebvje\u00e7ari i par\u00eb i pun\u00ebs n\u00eb realizimin e rendit t\u00eb ri serb u krye me sukses. Qent\u00eb e luft\u00ebs ishin \u00e7artur me er\u00ebn e lules trepal\u00ebshe serbe (Lidhja e Shkrimtar\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb, Akademia e Shkenc\u00ebs dhe Arteve dhe Kisha Ortodokse Serbe) dhe, duke k\u00ebrc\u00ebnuar me dh\u00ebmb\u00eb t\u00eb sk\u00ebrmitur, t\u00ebrhiqnin zinxhir\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt qen\u00eb lidhur. Njeriu q\u00eb mbante n\u00eb duart e tij zinxhir\u00ebt ishte natyrisht, Slobodan Millosheviqi\u201d (Faq, 28).<\/p>\n<p>Natyrisht, strategjia e donte q\u00eb objektiv i par\u00eb t\u00eb ishte ai m\u00eb i lehti p\u00ebr t\u2019u rr\u00ebnuar, dhe k\u00ebshtu, t\u00eb gjitha kushtet i plot\u00ebsonte Kosova. N\u00eb ofensiv\u00ebn kund\u00ebr Kosov\u00ebs, KOS pati rolin e vet vendimtar, pasi ajo ishte pjes\u00eb e kombinimeve mediatike p\u00ebr ta paraqitur popullin serb dhe ortodoksin\u00eb si viktim\u00eb t\u00eb \u201cirredentist\u00ebve dhe separatist\u00ebve shqiptar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sh\u00ebnimin i 600 vjetorit t\u00eb Betej\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb vitin 1989, ishte prelud i k\u00ebtyre aktiviteteve; n\u00eb funksion t\u00eb arianizimit t\u00eb rac\u00ebs serbe. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, KOS gjat\u00eb gjith\u00eb vitit 1988 organizoi sh\u00ebtitjen e eshtrave t\u00eb Car Lazarit n\u00ebp\u00ebr hap\u00ebsirat serbe n\u00eb Bosnje, Serbi dhe Kosov\u00eb, ngjarje kjo e mbuluar me pompozitet nga RTS, i cili si medium publik, gjithashtu, ishte futur n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Millosheviqit.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast peshkopi i at\u00ebhersh\u00ebm i Shabacit e Valev\u00ebs, Jovan Velimirovi\u00e7, nxori qarkoren ku p\u00ebrmendet termi \u201cSerbia qiellore\u201d, t\u00eb cilin e p\u00ebrdor\u00ebn shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Sipas tij, \u201cme princin Lazar dhe Kosov\u00ebn serb\u00ebt, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, krijojn\u00eb Serbin\u00eb qiellore, e cila, deri m\u00eb sot, u rrit aq sa u b\u00eb shteti m\u00eb i madh qiellor.<\/p>\n<p>Po t\u00eb marrim vet\u00ebm viktimat e luft\u00ebs s\u00eb fundit (aludon n\u00eb L II B. F.K), miliona serb\u00eb e serbe, f\u00ebmij\u00eb e t\u00eb pambrojtur, t\u00eb vrar\u00eb e t\u00eb munduar me tortura t\u00eb tmerrshme ose t\u00eb hedhur n\u00ebp\u00ebr gropa e shpella nga kriminel ustash, at\u00ebher\u00eb jemi n\u00eb gjendje t\u00eb perceptojm\u00eb p\u00ebrmasat e perandoris\u00eb serbe ne qiell\u201d (faq.27).<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, n\u00eb k\u00ebt\u00eb qarkore p\u00ebrcaktohet edhe gjeografia e ekspansionit serb, pasi nga \u201cSerbia qiellore\u201d u krijua \u201cpopulli hyjnor serb\u201d dhe nga kjo kufiri serb; \u201cAty ku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb varr serb, \u00ebsht\u00eb tok\u00eb serbe\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb instrument tjet\u00ebr t\u00eb cilin KOS e shfryt\u00ebzoj p\u00ebr inspirimin e popullat\u00ebs serbe p\u00ebr krime deri n\u00eb gjenocid kund\u00ebr popujve jo serb n\u00eb hap\u00ebsirat e ish Jugosllavis\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb paragraf i ardhur nga Mesjeta e hershme i artikuluar nga \u201cSveti Atanasie\u201d (Athanasi i Madh), i cili u p\u00ebrpunua dhe modifikua gjat\u00eb liturgjive n\u00ebp\u00ebr kishat serbe me q\u00ebllim t\u00eb hynizimit t\u00eb vrasjeve t\u00eb jo serb\u00ebve. Sipas tij, \u201ct\u00eb vras\u00ebsh n\u00eb luft\u00eb armiqt\u00eb \u00ebsht\u00eb e ligjshme dhe e drejt\u00eb p\u00ebr l\u00ebvdat\u00eb\u201d dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht, doktrina serbe p\u00ebr vrasjen mb\u00ebshtet\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkufizim, i cili \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe nuk i ndan\u00eb ata q\u00eb p\u00ebrfshihen direkt n\u00eb luft\u00eb (ushtar\u00ebt) nga civil\u00ebt.<\/p>\n<p>Baza e kriminalizimit t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht fakti i p\u00ebrfshirjes n\u00eb inspirimin e masave t\u00eb gj\u00ebra serbe, mbi baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj doktrine, p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb masakrat kund\u00ebr civil\u00ebve joserb n\u00eb hap\u00ebsirat e ish Jugosllavis\u00eb. Kjo d\u00ebshmohet m\u00eb s\u00eb miri nga prononcimi i peshkopit Anastasije Jevtiq i cili thot\u00eb se \u201ce di kush ka qen\u00eb Arkani; por tash ai \u00ebsht\u00eb hero dhe i till\u00eb duhet t\u00eb mbet\u00ebt\u201d. (Millorad Tomiq \u201cKisha serbe n\u00eb luft\u00eb\u201d faq. 264.) Ose deklarata tjet\u00ebr e tij: \u201c\u2026i qoft\u00eb p\u00ebr nder\u00eb q\u00eb ai (Arkani, F.K) atje po lufton p\u00ebr popullin serb\u201d. (E-novine, 25.04.2014).<\/p>\n<p>Por edhe pas gjith\u00eb llahtaris\u00eb kriminale t\u00eb shkaktuar nga strukturat shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb, gjat\u00eb viteve 1990-1999, prap\u00eb se prap\u00eb Kisha Ortodokse Serbe mbet\u00ebt ithtare e p\u00ebrdorimit t\u00eb dhun\u00ebs kund\u00ebr shqiptar\u00ebve. Patriarku Irinej, gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Nish, m\u00eb 03.11.2015, deklaron: \u201cT\u00eb gjith\u00eb jemi t\u00eb obliguar t\u00eb ngrem\u00eb z\u00ebrin n\u00eb mbrojtje t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Metohis\u00eb. N\u00ebse vjen te dhuna, duhet t\u2019i b\u00ebjm\u00eb t\u00eb gjitha q\u00eb me d\u00ebshir\u00eb apo me dhun\u00eb q\u00eb at\u00eb ta kthejm\u00eb\u201d. (Kosov\u00ebn. F.K) Kjo retorik\u00eb e dhun\u00ebs nuk ka ndryshuar aspak brend\u00ebsin\u00eb kriminale t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe, t\u00eb e cila p\u00ebr s\u00eb paku 200 vite m\u00eb tep\u00ebr i ka sh\u00ebrbyer Satan\u00ebs se sa Zotit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Se kisha Ortodokse Serbe (KOS) ka qen\u00eb vazhdimisht n\u00eb funksion t\u00eb politik\u00ebs ekspansioniste serbe n\u00eb drejtim t\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes, dhe pjes\u00eb e krimeve t\u00eb llahtarshme kund\u00ebr popujve jo serb t\u00eb ish Jugosllavis\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar historikisht, por, edhe deklarata e fundit e patriarkut Irinej p\u00ebr TV Hram se \u201cNuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14218,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-14217","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14217","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14217"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14217\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14218"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14217"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14217"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14217"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}