{"id":14240,"date":"2018-04-09T09:42:59","date_gmt":"2018-04-09T09:42:59","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=14240"},"modified":"2018-04-09T09:42:59","modified_gmt":"2018-04-09T09:42:59","slug":"agim-ramadani-vulosi-bashkimin-kombetar-me-1999-ne-koshare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/agim-ramadani-vulosi-bashkimin-kombetar-me-1999-ne-koshare\/","title":{"rendered":"Agim Ramadani-vulosi bashkimin komb\u00ebtar, m\u00eb 1999 n\u00eb Koshare"},"content":{"rendered":"<p>Po b\u00ebhen 19 vjet nga r\u00ebnia e heroit t\u00eb kombit Agim Ramadani, i cili gjat\u00eb luft\u00ebs u d\u00ebshmua si strateg i lart\u00eb duke qen\u00eb edhe nj\u00ebri nd\u00ebr hartuesit e planit p\u00ebr thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor po e risjellim shkrimin e Ramiz Bojaj.<br \/>\nHeroi Agim Ramadani, me vepr\u00ebn dhe guximin e tij, shkroi pavdek\u00ebsin\u00eb n\u00eb faqet m\u00eb t\u00eb ndritura t\u00eb historis\u00eb s\u00eb liris\u00eb s\u00eb kombit shqiptar. Beteja e Koshares, e cila identifikohet me thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar , mban\u00eb n\u00ebnshkrimin e Agimit t\u00eb madh. Ai sikur parandjeu pavdek\u00ebsin\u00eb e tij. \u201cM\u2019u shterrshin syt\u00eb n\u00ebse pushoj; lirin\u00eb t\u00ebnde me \u00ebnd\u00ebrrue; mallkue qoft\u00eb gjaku im, n\u00ebse m\u2019vrasin pa luftue\u201d. K\u00ebto jan\u00eb vargjet e poezis\u00eb \u201cLiria\u201d, q\u00eb Agim Ramadani pat shkruar n\u00eb dit\u00ebt e tij t\u00eb fundit, para se t\u00eb biente n\u00eb altarin e liris\u00eb.<\/p>\n<p>Heroi i kombit, Agim Ramadani, mbetet figura m\u00eb sublime qe jet\u00ebsoi lirin\u00eb reale t\u00eb Kosov\u00ebs, duke thyer tabut\u00eb kufitare, t\u00eb cilat padrejt\u00ebsisht, e mbanin t\u00eb ndar\u00eb kombin m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Ballkanit. Thyerja e kufirit Kosov\u00eb-Shqip\u00ebri, n\u00eb Koshare, m\u00eb 9 prill t\u00eb vitit 1999, ishte hapi m\u00eb vendimtar, m\u00eb realist dhe m\u00eb faktik i bashkimit t\u00eb kombit. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebri Agimi i madh me shum\u00eb trima t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Ky eveniment historik qe mban\u00eb vul\u00ebn e Heroit t\u00eb madh, ideatorit dhe strategut luftarak, Agim Ramadanit, ka hapur kapitullin e par\u00eb t\u00eb fitoreve ushtarake mbi armikun serb, shpartallimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb tij. Lufta dhe fitorja mbi armikun, d\u00ebshmoi se Heroi, Agim Ramadani, (me bashk\u00ebluftetar\u00ebt komandant\u00eb e ushtar\u00eb), mbetet modeli i oficerit modern dhe t\u00eb kompletuar, i cili ka pasur njohuri t\u00eb shumta jo vet\u00ebm t\u00eb fush\u00ebs ushtarake, por nga l\u00ebmit tjera t\u00eb arteve t\u00eb bukura, qe tregojn\u00eb p\u00ebr virtytet e tij t\u00eb nj\u00eb shqiptari m\u00eb frym\u00eb unifikuese, t\u00eb but\u00eb, por t\u00eb fort\u00eb e sypatrembur p\u00ebrball\u00eb armikut.<\/p>\n<p>Ai e deshti unitetin ushtarak, sepse kishte shpirt artisti, shpirt\u00eb liridash\u00ebsi e \u00e7lirimtari. Agimi nuk e deshi dredhin\u00eb e fjal\u00ebt e m\u00ebdha, por e deshi lirin\u00eb dhe u b\u00eb pjes\u00eb e saj. \u201cM\u2019u shterrshin syt\u00eb n\u00ebse pushoj; lirin\u00eb t\u00ebnde me \u00ebnd\u00ebrrue; mallkue qoft\u00eb gjaku im, n\u00ebse m\u2019vrasin pa luftue\u201d. K\u00ebto jan\u00eb vargjet e poezis\u00eb \u201cLiria\u201d, q\u00eb Agim Ramadani pat shkruar n\u00eb dit\u00ebt e tij t\u00eb fundit, para se t\u00eb biente n\u00eb altarin e liris\u00eb.<\/p>\n<p>Beteja e bashkimit t\u00eb kombit<\/p>\n<p>Lufta liridash\u00ebse e kombit shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb, dhe gjithandej etnin\u00eb shqiptare, ishte i lidhur me emrin e heroit Agim Ramadanit, i cili mbeti shembelltyr\u00eb e rrall\u00eb, duke u b\u00eb flkadan lirie, ur\u00eb bashkimi e uniteti. Agimi mblodhi pran\u00eb vetes, luft\u00ebtar\u00ebt pa dallime regjioni, a bindje partiake. Heroi yn\u00eb e deshti shtetin Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, andaj edhe ra p\u00ebr t\u00eb mos vdekur kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrmes Brigad\u00ebs 138, bashk\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00ebt e tjer\u00eb (si Sali \u00c7eku, Xhemajl Fetahaj etj), por edhe p\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjall\u00ebt, la amanetin se si duhet te vdiset p\u00ebr liri, duke derdhur gjakun deri n\u00eb fund p\u00ebr komb e atdhe. Jo vet\u00ebm guximi, por edhe profesionalizmi e uniteti, tregoi se armiku e ka v\u00ebshtir\u00eb n\u00ebse p\u00ebrballet me burrat e v\u00ebrtet\u00eb, me njer\u00ebzit e artit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb luftarak. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, Kosharja ishte prov\u00eb e unitetit veprues t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, e cila i bashkoi t\u00eb gjith\u00eb luft\u00ebtar\u00ebt n\u00ebn nj\u00eb flamur\u2013simbolin e liris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kosharja dhe Brigada 138 e luajt\u00ebn k\u00ebt\u00eb rol historik, sepse n\u00eb krye t\u00eb saj, ishin luft\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb zgjedhur, komandant\u00ebt m\u00eb trima, si Agim Ramadani, Sali \u00c7eku, Xhemajl Fetahaj etj., t\u00eb cil\u00ebt shp\u00ebrfillen \u2018daullexhinjt\u00eb\u2019 dhe p\u00ebrqar\u00ebsit e luft\u00ebs, duke i hedhur n\u00eb qoshe t\u00eb historis\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb ata qe kishin hyr\u00eb n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr grada, para e pushtet. Agim Ramadani mbante rol ky\u00e7 n\u00eb krijimin e unitetit ushtarak por edhe n\u00eb planifikimin, zbatimin dhe udh\u00ebheqjen e operacionit p\u00ebr thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar. Ky unifikim e mban vul\u00ebn e emrit t\u00eb Agim Ramadanit, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nga sukseset m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb luft\u00ebs son\u00eb p\u00ebr liri. Brigada 138 \u00ebsht\u00eb unike n\u00eb historikun e U\u00c7K-s\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr numrin e madh t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve q\u00eb u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e saj, por edhe p\u00ebr luft\u00ebtar\u00ebt nga gjith\u00eb pjes\u00ebt e atdheut q\u00eb i kishin rreshtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb Brigad\u00eb. Nuk ka pjes\u00eb e Kosov\u00ebs por edhe t\u00eb viseve tjera shqiptare q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb pasur luft\u00ebtar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Brigad\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj edhe d\u00ebshmor\u00ebt q\u00eb ran\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb ishin d\u00ebshmor\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb Etnike. Bashk\u00ebluft\u00ebtari i Agimit, Xhafer Gashi, ka vler\u00ebsuar se Ramadani dha jet\u00ebn p\u00ebr mbrojtjen e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territoriale t\u00eb vendit duke e d\u00ebshmuar idealin dhe pun\u00ebn e tij n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shtetnd\u00ebrtimit t\u00eb Kosov\u00ebs. M\u00eb 9 prill t\u00eb vitit 1999 u shemb kufiri Kosov\u00eb-Shqip\u00ebri, n\u00eb Koshare.<\/p>\n<p>Dhe kjo mbetet fitorja m\u00eb e madhe dhe m\u00eb e lavdishme e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb udh\u00ebhequra nga strateg\u00ebt dhe burrat m\u00eb t\u00eb d\u00ebshmuar t\u00eb kombit shqiptar. Beteja e Koshares e shkroi historin\u00eb e vet me gjakun e jet\u00ebn e heronjve tan\u00eb m\u00eb t\u00eb lavdish\u00ebm, duke q\u00ebndruar si parantez\u00eb e fitores s\u00eb madhe kund\u00ebr armikut. Pavar\u00ebsisht tentativave t\u00eb disa matrapaz\u00ebve hajdut\u00eb t\u00eb pasluft\u00ebs, t\u00eb veshur me petkun e \u2018gjeneral\u00ebve\u2019, politikan\u00ebve e bos\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb zbehur realitetin e k\u00ebsaj beteje, ose t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb poena p\u00ebr grada e pushtet, Kosharja mbetet unikatja dhe madh\u00ebshtorja, e cila ka shkruar historin\u00eb me gjakun e derdhur, duke shtyr\u00eb n\u00eb qoshe t\u00eb gjith\u00eb mashtruesit dhe ka\u00e7ak\u00ebt e zbarkuar n\u00eb asfalt,(p\u00ebr t\u00eb zn\u00ebn\u00eb e uzurpuar) pas largimit t\u00eb pushtuesit serb nga Kosova.<\/p>\n<p>Triumfi i luft\u00ebtar\u00ebve nga mbar\u00eb trojet e Kosov\u00ebs, t\u00eb bashkuar n\u00eb Brigad\u00ebn 138, n\u00eb krye t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ishte komandanti Agim Ramadani, b\u00ebri q\u00eb t\u00eb shembet muri qindravje\u00e7ar i v\u00ebn\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Beteja e Koshar\u00ebs ishte nj\u00ebra nd\u00ebr hallkat m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb zinxhirin e pak\u00ebputsh\u00ebm t\u00eb historis\u00eb komb\u00ebtare dhe si e till\u00eb do t\u00eb p\u00ebrkujtohet gjithmon\u00eb nd\u00ebr shqiptar\u00eb, si dita kur n\u00eb frontin e luft\u00ebs ran\u00eb heroikisht Agim Ramadani, Salih \u00c7ekaj e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Heronjt\u00eb e kombit si Adem Jashari, Ham\u00ebz Jashari, Salih \u00c7eku, Agim Ramadani, Zahir Pajaziti, Luan Haradinaj, Bekim Berisha, etj., do t\u00eb mb\u00ebsin gjithmon\u00eb t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn dhe n\u00eb historin\u00eb m\u00eb t\u00eb re t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Kosova po l\u00ebndohet dita-dit\u00ebs, nga pseudoluftetar\u00ebt e vetshpallur, dhe nga hajdut\u00ebt e ngjyrave t\u00eb ndryshme, por amaneti i heronjve: p\u00ebr Shqip\u00ebri Etnike, do t\u00eb triumfoj\u00eb mbi t\u00eb gjith\u00eb zhvat\u00ebsit, bandit\u00ebt dhe hajdut\u00ebt e paskrupullt, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb kapur shtetin e Kosov\u00ebs, tash e 17 vjet, pa treguar as m\u00eb t\u00eb voglin konsiderat\u00eb p\u00ebr sakrific\u00ebn ton\u00eb, pa ngritur asnj\u00eb padi p\u00ebr krimet serbe ndaj civil\u00ebve shqiptar\u00eb. P\u00ebrkthimi i \u00e7do pike gjaku e sakrifice n\u00eb interesa klanore, politike e pushtare, tash 17 vjet, po i vije fundi. Askush nuk mund t\u2019i duroj\u00eb m\u00eb dallkauk\u00ebt e kopuk\u00ebt qe t\u00eb tall\u00ebn me sakrific\u00ebn e heronjve tan\u00eb e gjakun e derdhur p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi.<\/p>\n<p>Let\u00ebrnjoftimi i Heroit, Agim Ramadani<\/p>\n<p>Agim Ramadani (1963-1999) lindi n\u00eb fshatin Zheg\u00ebr t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, n\u00eb Kosov\u00eb, me 3 maj t\u00eb vitit 1963. Shkollimin filor e kreu n\u00eb vendlindje, t\u00eb mesmen shkoll\u00ebn teknike n\u00eb Gjilan n\u00eb vitin 1980, nd\u00ebrsa Akademin\u00eb ushtarake-drejtimi i komunikacionit n\u00eb Zagreb t\u00eb Kroacis\u00eb.<\/p>\n<p>Me poezi dhe piktur\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb q\u00eb nga shkollimi i mes\u00ebm. P\u00ebrderisa poezit\u00eb e tij, sa ishte gjall\u00eb i mbet\u00ebn t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00ebp\u00ebr revista t\u00eb ndryshme e n\u00eb dor\u00ebshkrim, si piktor organizoi ekspozita kolektive e personale n\u00eb Kroaci, ku punoi si ushtarak e n\u00eb Zvic\u00ebr, ku jetoj si emigrant politik, meq\u00eb me fillimin e luft\u00ebs n\u00eb Kroaci, ai braktisi ish Armat\u00ebn Jugosllave ku punonte si oficer.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1998 pranohet an\u00ebtar nderi n\u00eb Akademin\u00eb Evropiane t\u00eb Arteve. Ndon\u00ebse kishte t\u00eb rregulluar statusin e emigrantit, Agim Ramadani n\u00eb vitin 1998, iu p\u00ebrgjigj thirrjes s\u00eb atdheut dhe u inkuadrua n\u00eb radh\u00ebt e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr tre f\u00ebmij\u00eb dhe gruan. Gjat\u00eb luft\u00ebs u d\u00ebshmua si strateg i lart\u00eb dhe udh\u00ebheq\u00ebs i dashur p\u00ebr ushtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00ebri nd\u00ebr hartuesit e planit p\u00ebr thyerrjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn edhe e b\u00ebri bashk\u00eb me shok\u00ebt e vet. Ishte i pari q\u00eb shkuli gurin-piramid\u00ebn-kufitare n\u00eb Koshare.<\/p>\n<p>Pas thyerrj\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij kufiri, n\u00eb pjes\u00ebn e Kosov\u00ebs, tek vendi i quajtur Rrasa e Zogut, ai ra heroikisht- duke mos vdekur kurr\u00eb. Njihet me emrin konspirativ-Katana. Llogaritet si nj\u00eb nga heronjt\u00eb m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb historis\u00eb s\u00eb re shqiptare. N\u00eb Gjilan para Teatrit Komb\u00ebtar i \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb shtatore, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb komponuar t\u00eb gjitha elementet artistike dhe luftarake t\u00eb Agim Ramadanit-Katan\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb disa leksikone dhe antologji t\u00eb shkrimtar\u00ebve shqiptar\u00eb, t\u00eb botuara pas vitit 2000. Agimi la pas vetes tre pasardh\u00ebs, djemt\u00eb Jetonin dhe Edonin, si dhe vajz\u00ebn Laurin\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Po b\u00ebhen 19 vjet nga r\u00ebnia e heroit t\u00eb kombit Agim Ramadani, i cili gjat\u00eb luft\u00ebs u d\u00ebshmua si strateg i lart\u00eb duke qen\u00eb edhe nj\u00ebri nd\u00ebr hartuesit e planit p\u00ebr thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor po e risjellim shkrimin e Ramiz Bojaj. Heroi Agim Ramadani, me vepr\u00ebn dhe guximin e tij, shkroi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14241,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-14240","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14240","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14240"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14240\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14241"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14240"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14240"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14240"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}